Sinqeriteti
Shumë njerëz e kuptojnë sinqeritetin si sinqeritet të gjuhës përmes të folurit vetëm.
Në realitet, sinqeriteti është një kurrikulum i gjërë.
Kjo nuk është më shumë se njëra nga karakteristikat e personalitetit të muslimanit në të dyja: përbrenda dhe përjashta; siç është të folurit e tij dhe veprat e tij.
Nga këto janë si vijojnë:
a. Sinqeriteti në transmetimin e fesë
Kjo është, personi duhet të deklarojë hapur besimin e drejtë të ndërtuar mbi sinqeritetin ndaj All-llahut, subhanehu ve te’ala, e jo mbi hipokrizinë, mashtrimin apo mendjemadhësinë.
Kjo është pse sinqeriteti është përmendur në Kur’an si e kundërta e hipokrizisë:
“All-llahu do të shpërblejë të sinqertët për sinqeritetin e tyre dhe do të ndëshkojë hipokritët nëse ai dëshiron ose të kthehet i mëshirshëm drejt tyre…….”
Prandaj është e nevojshme të posedojmë islamin e jashtëm dhe imanin e brendshëm.
Është e nevojshme për të pasur një besim korrekt në All-llahun, Ditën e Gjykimit, Engjëjt, Librat dhe të dërguarit.
Paraqitja e jashtme duhet të konfirmojë atë të brendshme.
Këtu është njëra nga cytjet e djallit i cili inspiron tek thirrësi në islam të neglizhojë disa vepra të jashtme nën pretendimin që realiteti i brendshëm nuk është i tillë.
Kështu që ai i largohet kësaj në mënyrë që t’i largohet mashtrimit të njerëzve.
Ky është një gabim shumë i madh.
Veprat e mira që ju bëni nga jashtë është kështu për shkak të sinqeritetit dhe drejtësisë së zemrës tuaj të gjatë sa ju nuk bëni atë për reputacion ose në mënyrë për të mashtruar besimtarët.
b. Sinqeriteti në të folurit
Sinqeriteti në të folur shpreh një personalitet dinjitoz, burrëri, përgjegjësi dhe bujari.
Askush nuk do të vazhdonte të gënjente vetëm nëse ai ka një natyrë imorale, një nefs imoral dhe një personalitet të dobët.
Një individ me natyrë të mirë refuzon të gënjejë dhe të rivazhdojë në të, i cili është shkaku që të gjitha [shpalljet] kanë rënë dakord mbi ndalimin dhe dënimin e gënjeshtrës.
Disa thirrës në islam mund të hyjnë në paqartësi duke bërë disa dëshmi të cilat disa njerëz i keqkuptojnë, atëherë më vonë ata mund të gjejnë të kundërtën e asaj çfarë keqkuptuan.
Atëherë ata e akuzojnë atë për gënjeshtër.
Në një anë, paqartësia mund të dërgojë në pranimin e disa gënjeshtrave të vogla nën pretendimin që ato janë të nevojshme.
Kështu, bëhu i vëmendshëm!
Nëse gjendesh në një situatë e cila do të shtyjë të gënjesh, shmangu asaj dhe kujto fjalët e Ebu Sufjanit përpara Herakliut, kur ai ishte pyetur rreth të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe ai (më vonë ia transmetoi Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem):
“Unë betohem për All-llahun, nëse unë do të isha i sigurtë që ata nuk do ta kishin përcjellur një gënjeshtër nga unë, unë do të kisha gënjyer rreth teje.” [Buhari]
Ky i cili ishte idhujtar në atë kohë, u shmang gënjimit nga frika që kjo gënjeshtër do të përcillej ose që ai do të fyehej dikur për shkak të kësaj.
Shmangu gënjeshtrës madje edhe nëse nevojitet për ta thënë atë.
Ne e dimë që nderi i thirrësit të sotëm në islam është një shënjestër për një tufë shtizash dhe është e nevojshme për atë të mbyllë dyert përpara se era e ndyrë të hyjë brenda.
Kështu që ai mund të shpëtojë.
c. Sinqeriteti në vepra
Me këtë kuptojmë që veprat e një personi duhet të bëhen në mënyrë të pastër për All-llahun e Madhëruar e jo për të kërkuar reputacion të mirë:
“Kushdo që shpreson të takojë Zotin e Tij, ai duhet të bëjë vepra të mira dhe mos t’i shoqërojë askënd në adhurimin e Zotit të tij.”
“Që Ai mund t’ju sprovojë ju për të parë kush prej jush është më i miri në vepra.”
Fudail bin Ajad komentoi që “cili nga ju është më i miri në vepra”:
Kuptohet më i sinqerti dhe më i përshtatshmi.
Ai ishte pyetur:
“O babai i filanit! Çfarë është sinqeriteti dhe përshtatshmëria?”
Ai tha:
“Nëse vepra është e sinqertë dhe jo e përshtatshme ajo nuk pranohet, dhe nëse është e përshtatshme dhe jo e sinqertë ajo nuk pranohet.
Nuk do të pranohet derisa të jetë e sinqertë dhe e përshtatshme.”
Përfshihet në subjektin e sinqeritetit në vepra posedimi i qartësisë dhe shmangia e dyshimit dhe paqartësisë.
Është transmetuar mbi autoritetin e Ebu Daudit dhe Nisasë që pas një konfrontimi me një burrë, kur shokët e Pejgamberit All-llahu, qoftë i kënaqur me ta, nuk u ngritën në këmbë për atë sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ai i kritikoi ata.
Kështu që ata thanë:
“O i dërguar i All-llahut, ne nuk dimë çfarë është në mendjen tënde. A nuk mundeshe të na e luaje syrin tënd?”
Ai sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Nuk është për një Pejgamber që të ketë një sy mashtrues!” –
Ebu Daud, Nisa, Hakimi, Ahmedi – nga një thënie e Pejgamberit nga Enesi në të cilën thuhet:
“Një Pejgamber nuk luan syrin.”
Tirmidhiu ka transmetuar që Abdullah bin Selam – qoftë All-llahu i kënaqur me të – ka thënë:
“Kur Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem erdhi në Medine, njerëzit dolën jashtë dhe thanë:
‘I Dërguari i All-llahut ka ardhur! I Dërguari i All-llahut ka ardhur!’
Kështu unë erdha përpara midis njerëzve për ta parë atë sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe kur pashë fytyrën e tij, e dija që fytyra e tij nuk ishte fytyrë gënjeshtari.
Dhe gjëja e parë që ai sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
‘O njerëz! Shkëmbeni selam, shërbeni ushqimin dhe faluni gjatë kohës që njerëzit janë duke fjetur – ju do të hyni në parajsë paqësisht.’”
[Ahmedi, Tirmidhiu dhe Ibën Maxhxhe]
Sinqeriteti i të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem përshkonte zemrën e tij drejt gjuhës së tij, në mënyrë ekstreme sa që u manifestua në fytyrën e tij sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem…
Çdo njeri i cili shikonte pamjen e tij të shkëlqyeshme shikonte sinqeritet, dhe është transmetuar që fytyra e tij nuk ishte absolutisht fytyra e një gënjeshtari!
Ne kemi nevojë për tipe thirrësish në islam të cilët transmetojnë sinqeritetin me fjalimet dhe veprat e tyre aq shumë sa që sinqeriteti të bëhet një instinkt natyral përmes venave të tij, duke shpërthyer nëpërmjet sjelljeve të tyre të jashtme.
Kështu kur njerëzit t’i shikojnë ata, ata të thonë:
“Këta nuk janë fytyrat e gënjeshtarëve!”
Ne gjithashtu kemi nevojë për thirrës në islam të cilët janë të zbukuruar me një moral të shkëlqyeshëm, që janë larg nga vetëjustifikimet dhe nuk janë neverikë, por ngulmojnë përmes qetësisë së tyre; të cilët janë të ekuilibruar në sjelljet e tyre, të të folurit në të gjitha rrethanat, në mënyrë që njerëzit janë të aftë të shohin karakteristikat e tyre dhe të thonë:
“Këto janë karakteristikat e Pejgamberëve!”
Me të vërtetë, sinqeriteti në ndërmarrjen e thirrjes në islam është një shkak për njerëzit për të pranuar fenë tonë.
Ne nuk duhet të bëhemi si aktori në skenë, i cili njerëzve ju paraqet të kundërtën e asaj çfarë ai është në të vërtetë.
Në këtë rast, një thirrës në islam si i tillë shpejt do të demaskohet dhe njerëzit do të largohen nga ai.
Është transmetuar që një nga të parët tanë, si pasojë e fjalimeve të tij, kanë bërë që njerëzit të afeksionohen dhe të derdhin lot deri në atë pikë sa ju mund t’i dëgjonit të qarat e tyre të fuqishme.
Ndërsa dikush tjetër mund të japë një ligjëratë më të mirë në të njëjtin grumbullim dhe mund të jetë më i ditur, por që nuk do të influencojë në zemrat e tyre dhe as të kthejë ato në lot!
Kështu biri i tij e pyeti atë rreth kësaj, dhe përgjigjja ishte:
“Të qarat e nënës e cila ka humbur fëmiun e saj nuk janë si e qara e ndonjërit i cili është paguar për të bërë kështu.”
Si përfundim:
Kushti i parë për suksesin e thirrësit në islam është:
-
Sinqeriteti i tij në ndërmarrjen e thirrjes në islam.
-
Serioziteti në të.
-
Dhe sinqeriteti në fjalët dhe veprat e tij duhet të bëhen metoda dhe karakteristika të tijat.
Fjalët e ëmbla nuk janë shumë të rëndësishme – edhe kur ato janë të nevojshme – më i rëndësishëm është sinqeriteti që është në harmoni me vetveten, dhe fjalimet e tij vijnë nga zemra.
Kohë përpara është thënë:
“Nëse një fjalë vjen nga zemra, ajo do të zë vend në zemër.
Dhe nëse ajo vjen nga gjuha, ajo nuk arrin as tek veshët.”
Selman el-Avde
Marrë nga: “Etikat e Daiut”
Përktheu: Ammar Ardit Kraja



