Libri: Eshamil fi fikhil hatibi vel hutbeh

Dr. Suud Eshurejm

( Imam dhe Hatib i Xhamisë së shenjtë)

 

Është zakon i shumë hatibëve që ta përfundojnë hutben duke u lutur për Pejgamberin a.s. me salavate , apo edhe  duke i urdhëruar xhematin me të,  edhe pse   nuk ka argument specifik për këtë,  në këtë pozicion, prandaj  është më mirë të mos kufizohet  me një vend të përcaktuar. Kësisoj ai ndonjëherë ai bie salavet  në fillim, e herë të tjera në mes, dhe nuk përkufizohet vetëm në një vend, pasiqë me kohë mund të  formohet iluzioni se ashtu është  sunnet. 

Por si qëndron puna me çështjen kur Hatibi  urdhëron xhematin ta bien salavat? 

Përgjigja: 

 Nuk ka asnjë argument për të urdhëruar xhematin me salavate, por megjithatë  nuk ka as ndalesë  që kjo  të bëhet ndonjëherë si përkujtim për vlerën e tyre, sidomos ditën e xhuma, sepse hutbeja është për këshillë, përkujtim dhe udhëzim. Ndërsa  sa i përket që të veprohet në vazhdimësi nuk ka dëshmi për të.  Megjithse njerëzit e kanë bërë këtë që nga kohërat e hershme,  unë nuk di ndonjë bazë për këtë. Përkundrazi, kam hasur në një transmetim të dobët që e ndalon, ku  El-Taberaniu transmeton në El-Kebir nga Abdullah ibni El-Zubejri r.a., se ka thënë: “Nuk është është sunet që të lutemi për Profetin, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, të xhumanë nga minberi.” 

El-Hejthemi në lidhje me këtë tranmsetim thotë : E transmeton Taberani në El-Kebir ndërsa në zingjirin e tij është  Lejth bin Ebi Selimin dhe ai është mudelis. 1 

Bazuar në këtë thënie të Ibnul Zubejrit, urdhërimi i xhematit me salavate do të ishte edhe më arsyeshme të mos lejohet, por ky tranmsetim, siç u pa, është i dobët. 

Prej thënieve  më të hershme që kam hasur për këtë çështje janë ato të Imam El-Evzaiut, Allahu e mëshiroftë, i cili vdiq në vitin 157h.. Ai, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nëse imami dërgon salavat  për Pejgamberin,  hesht pak derisa edhe xhemati të dërgojnë salavat, e nëse ai nuk hesht, njerëzit e dëgjojnë dhe vetëm i bëjnë amin lutjes së tij”.2  

Më pas vijon thënia e Ebu Jusufit, Allahu e mëshiroftë, i cili vdiq në 182h.  Ai, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nëse imami lexon në hutben e tij ajetin e salevateve: “Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”!”  atëherë njerëzit në atë situatë duhet të bien salavat për  Pejgamberin, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.” 3 

Ndërsa Ebu Xhafer et-Tahaviu thoshte: “Njerëzit duhet të dëgjojnë derisa predikuesi të përcjell thënien e të Madhëruarit: “O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”! 4

Ibnul-Mundhiri, i cili është një nga dijetarët e shekullit të tretë, ka thënë: “Ata u ndanë në lidhje me atë që duhet të bëjë dëgjuesi i hutbesë nëse imami lexon:  “Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”!”  ku  njëri grup thanë: Ata i dërgojnë salavat atij brenda vetes dhe i japin selam… etj.). 5

Ibn Hazmi përderisa po fliste për salavatet  gjatë Hutbes tha: “ Bëhen salevatet për të Dërguarin  nëse Hatibi urdhëron me to, si dhe lutjeve të tij i përgjigjet me amin”. 6

Ndërsa Neveviu thotë: “Autori në librin   El-Bejan: ka thënë:  Nëse imami lexon në hutbe:  “Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”!”, lejohet që dëgjuesi të lutet për Profetin me salavat dhe ta ngrejë zërin me to.” 7

Edhe Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka folur për diçka të tillë, dhe ai nuk e ka mohuar duke thënë: “Kjo është për shkak se Zoti i Madhëruar në Librin e Tij urdhëroi që të lutemi me salavate dhe lutjet të bëhen posaçërisht me to kur tha: “Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”!”    Këtu Ai s.v.t. na njofton dhe na   urdhëron.  Ndërsa për sa i përket të drejtës së besimtarëve të përgjithshëm, ai vetëm informoi dhe nuk urdhëroi, kur  i Lartëmadhëruari tha: Është Ai që ju bekon, ndërkohë që engjëjt e Tij luten për ju,” dhe për këtë arsye, kur hatibët  e përmendin atë, thojnë: Zoti ju ka urdhëruar me një çështje që Ai e ka nisur me Veten e tij, duke vazhduar me engjëjt e Tij, dhe i ka thirrur  besimtarët prej  krijesave të Tij, duke iu thënë: “O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”! 8

Prandaj, mund të them se tërë kjo tregon për popullaritetin e kësaj thënieje që nga koha e hershme, që në shekullin e dytë hixhrij, ndërsa  dija e vërtetë është tek Allahu i Madhëruar. 

Pastaj unë  hasa në një thënie të Shejh Ali Tantavi, Allahu e mëshiroftë, i cili është bashkëkohor, e ai  thotë kështu: “Ajo që hatibët i përmbahen  në  vazhdimësi, pra në predikimin e dytë, si salavatet Ibrahimike dhe lutjet për sahabët e  për halifët dhe pasuesit e tyre nuk është diç të cilës i përmbahej Selefi- të parët e Ummetit.” 9 

Vërejtje  

Shejhu ynë i nderuar  dr. Salih El-Feuzan ka përmendur  se urdhëri i hatibit  që të pranishmit të bien salavat  për Profetin s. është bidat dhe injorancë. Ai thotë: “Ndoshta disa predikues i urdhërojnë të pranishmit që ta bëjnë këtë – domethënë të luten për Pejgamberin, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ndërsa  kjo është injorancë dhe bidat dhe nuk lejohet të bëhet.” 10

Disa studentë të dijes diskutuan me mua për këtë çështje, e disa prej tyre e shihnin  atë si bidat dhe ia atribuan Shejhut të Islamit, Allahu e mëshiroftë. 

Unë them se nuk vërtetohet nga Shejhul Islami, sipas dijes dhe hulumtimit tim, që urdhrin e hatibëve  për xhematin  të  luten për Pejgamberin a.s. e ka kosideruar bidat  Përkundrazi, ai e përmendi atë  në formën e konfirmimit, pasi nuk iu qas me kritikë në asnjë mënyrë. Ndoshta ata që e cituan këtë çështje nga Shejhul Islami ishin mashtruar e hutuar në lidhje me këtë çështje me një qëndrim të tij  tjetër që ai ka përmendur, por ajo ka të bëjë me myezinët dhe xhematin  dhe nuk ka të bëjë me hatibët. Me gjasë kushdo që e ka lexuar këtë e ka krahasuar predikuesin me të, ose ka menduar se fjalët e Shejhul Islamit janë të përgjithshme dhe përfshijnë edhe predikuesin. Në vijim është teksti i fjalëve të Shejhul Islamit për këtë çështje, Ai, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Muezini që e lexon këtë me zë të lartë d.m.th., duke dërguar salavate mbi Pejgamberin,etj.  kur predikuesi ngjitet në minber, ose lutet me zë të lartë për hatibin  dhe imamin e të ngjajshme, tërë kjo  nuk ka qenë traditë në kohën e profetit s  e as  halifëve e tij të udhëzuar, e as që është rekomanduar nga ndonjëri prej  imamëve.  Edhe më e rëndë se kjo është të lexohet me zë  diçka e tillë në hutbe, dhe e gjithë kjo është bidat, e Zoti e di më së miri.” 11 

Thashë: Thënia e Shejhul  Islamit: “ Edhe më e rëndë se kjo është të lexohet me zë  diçka të tillë në hutbe, dhe e gjithë kjo është bidat.” e cila  është fraza  subjekt i paqartësisë  për ata që mendojnë se Shejhul Islami e sheh urdhrin për salavat  nga Hatibi si bidat, dhe ky keqkuptim është i kotë për arsyet e mëposhtme: 

Aspekti i parë: Ai tha  “të lexohet me zë  diçka të tillë në hutbe”, ndërsa siç dihet  hutbeja në tërësi  nuk është e fshehtë, por është me zë të qartë, gjë që tregon se qëllimi i Shejhul Islamit ishte që ta thoshte me zë të lartë nga myezini ose audiencës së xhematit. 

Aspekti i dytë: Kemi parë se si  Shejhul Islami të citojë fjalët e Hatibëve  me urdhërin për t’u lutur për Pejgamberin a.s., me një mënyrë konfirmimi pasiqë ai nuk i ka kritikuar me asnjë formë kritike, kështu që kjo tregon se ai nuk e konsideron si risi. 

Aspekti i tretë: Ajo që mbështet se qëllimi i Shejhu i Islamit ishte ajo që bënin muezinët përgjatë kohës së  hutbesë, d.m.th. duke urdhëruar me zë të lartë lutjet për Pejgamberin a.s.  Është thënia e tij në një vend tjetër ku e shpreh këtë edhe më qartë: “ Ngritja e zërit nga muezinët me salavate etj. përgjatë hutbes është gjë e urryer me pajtimin e të gjithë dijetarëve”. Kjo  që tregon se thënia e tij këtu “përgjatë hutbesë”  është si thënia e tij atje “në hutbe”, dhe të dy i referohen të njëjtit një veprim atij të  Muezinit, e Zoti e di më së miri. 

 

 1. Shih: Mexhmeul Zzevaid: 2/188

 2. Shih:Muhtesar Ihtilafil Ulema: 1/333. 

3. Shih: Elasl: 1/351, Elmebsut: 2/29, Muhtesar Ihtilafil Ulema: 1/333. 

4. Shih: Elfetava Ttatarhanijeh: 2/67.

5. Shih: ElEvsat: 4/81.

6. Shih: Elmuhala: 6/62.

7. Shih: Elbejan: 2/600, Elmexhmu: 4/412.   

8. Shih: Mexhmuul Fetava: 27/408.

9. Shih: Fusul Islamijeh: 125. 

10. Elmulehhasul Fikhij: 1/175.

11. Shih: Mexhmuul Fetava: 27/408. 11.