Pyetjet që ndihmojnë në definimin e  vizionit

 

Vizioni është një deklarim frymëzues i një të ardhmeje emocionale e idealiste të një organizate ose grupi. Vizioni përshkruan emocionin themelor njerëzor që themeluesi ose themeluesit synojnë të përjetohet nga njerëzit me të cilët organizata ndërvepron. Vizioni i vendos baza të forta grupit (institucionit) në mënyrë që të mund ta aktualizojë ndonjë ndikim ekzistencial në botë.

Vizioni është drejtimi, është caku më i largët i cili kur arrihet, ri-përcaktohet. Ai është gjithmonë ambicioz. Për dikë mund të jetë ëndërr, por përfundimisht ai duhet të jetë i pranueshëm.

Projektoni veten në një të ardhme deri në 10 vjet. Ëndërroni ëndrra të mëdha dhe përqendrohuni te suksesi. Përdorni kohën e tashme kur e shkruani tekstin.

Përdorni një gjuhë të qartë, koncize, pa zhargon.

Mbusheni atë me pasion dhe e bëjeni atë frymëzues.

Drejtojeni atë me vlerat dhe qëllimet e institucionit tuaj.

 

Një vizion efektiv duhet t’i ketë karakteristikat e mëposhtme në mënyrë që të mund të shërbejë si një mjet menaxhimi për t’i ofruar organizatës një sens të drejtimit:

Karakteristika Grafike – Vizualizimi: Vizioni duhet të paraqesë një pamje, një fotografi në mendjet e njerëzve që të mund të zbulojnë se ku po shkon organizata dhe gjithashtu të mund të tregojë qartë pozicionin në shoqëri.

Karakteristika e drejtimit: Duhet të jetë në gjendje të sigurojë drejtim të qartë për menaxhmentin dhe punonjësit si dhe të përshkruajë një pamje të së ardhmes së organizatës.

Karakteristika e Fokusit: Mund të udhëzojë në mënyrë specifike menaxherët në vendimmarrje dhe ta bëjë të natyrshëm alokimin e burimeve të kompanisë.

Karakteristika e Fleksibilitetit: Duhet të jetë mjaft fleksibël në mënyrë që me ndryshimet në institucion, komunitet ose shoqëri, vetë vizioni të mund të ndryshohet gjithashtu për të ecur me hapin e situatës së ndryshuar.

Karakteristika e të qenit i realizueshëm: Duhet të portretizojë një pritje për të ardhmen që është e arritshme – jo vetëm të shprehë një pritje për hir të tregimit.

Karakteristika e të qenit i dëshirueshëm: Duhet të jetë në gjendje të tregojë; ‘Pse rruga e zgjedhur ka kuptim të mirë për organizatën dhe pse është joshës për organizatën dhe për punëtorët.

Karakteristika e të qenit lehtë i komunikueshëm: Vizioni duhet të formulohet në mënyrë të tillë që të komunikohet lehtësisht me palët e interesit, veçanërisht menaxhmentin, hierarkinë qendrore, punonjësit dhe xhematin.

 

Pyetjet që ndihmojnë në definimin e  vizionit

 

  1. Për çfarë na ndjen më shumë, për çfarë interesohemi më shumë?
  2. Çfarë problemi kërkon të zgjidhë organizata ime? Pse besoj se ky problem duhet të adresohet? A ka rëndësi ky problem për njerëzit e tjerë? Si do të ishte institucioni im, vendi im, apo bota pa atë problem?
  3. Për çfarë jemi duke punuar që të bëjmë një ndryshim të thellë për ne dhe për të tjerët?
  4. Cilat janë pikat e forta të organizatës sime? Çfarë resursesh dhe talentesh po përdorni aktualisht? Cilat resurse dhe talente nuk janë duke u përdorur aktualisht e që dëshironi t’i vini në veprim për ta realizuar ndryshimin e thellë pozitiv?
  5. Ku do të dëshironit të jeni në 3 vite? Në 5 vite? Në 10 apo 20 vitet e ardhshme?
  6. Cila është ëndrra ime për këtë organizatë? Si do të ishin gjërat ndryshe nëse ëndrra ime do të bëhej realitet?
  7. Çfarë do të arrinit nëse do të ishit dhjetë herë më të guximshëm e 100 herë me mundësi më të mëdha?
  8. Nëse do të kishit vetëm një vit jetë, si do të donit ta jetonit?
  9. Cila ‘temë’ përshkon vazhdimisht jetën dhe punën tuaj?
  10. Çfarë dëshironi të lini për të tjerët, për fëmijët dhe nipërit, për brezat që do të vijnë?

 

 

Krijoni një plan për ta komunikuar deklaratën tuaj të vizionit për të gjithë punonjësit tuaj.