Misioni përfshinë arsyen e ekzistencës, themelimit dhe funksionimit. Ai i jep formë kulturës së organizatës.
1. PSE JEMI KËTU, CILA ËSHTË ARSYEJA E PARË? Çfarë dëshironi për veten tuaj, familjen tuaj dhe komunitetin tuaj? Mendoni për shkëndijën që ndezi vendimin tuaj për të filluar këtë angazhim. Çfarë do ta mbajë atë të ndezur?
2. ÇFARË BËJMË NE? SI E BËJMË ATË? PËR KË E BËJMË? ÇFARË VLERE PO SJELLIM? Çfarë mund të bëni për ta që do të pasurojë jetën e tyre dhe do të kontribuojë në suksesin e tyre – tani dhe në të ardhmen?
Cilin imazh të organizatës tuaj doni ta përçoni? Xhemati, populli, kolegët, institucionet, mediat dhe publiku i gjerë çfarë perceptimi do të kenë të gjithë këta për organizatën tuaj. Si do ta krijoni fotografinë e dëshiruar?
Çfarë niveli të shërbimit ofroni? Shumica e organizatave besojnë se ato ofrojnë “shërbimin më të mirë në dispozicion”, por a pajtohen qytetarët, dhe besimtarët tuaj? Mos jeni të paqartë; përcaktoni se çfarë e bën shërbimin tuaj kaq të jashtëzakonshëm.
Çfarë lloj marrëdhëniesh do të mbani me xhematin e rregullt? Çdo organizatë është në partneritet me mbështetësit e saj. Kur të ketë sukses organizata, edhe ata do të bëjnë të njëjtën gjë.
3. ÇFARË KA NEVOJË MË SË SHUMTI VENDI, SHTETI DHE BOTA QË NE MUND TUA OFROJMË NË NJË MËNYRË UNIKE?
4. ÇFARË DUAM TË SAKRIFIKOJMË?
5. CILAT VLEN MË SHUMË SE PUNA E SIGURTË DHE PARAJA?
6. A JEMI TË GJITHË NË KËTË MISION SË BASHKU?
7. SI DALLOHENI NGA INSTITUCIONET TJERA? Çfarë bëni më mirë, çfarë ofroni më lirshëm, çfarë ofroni më shpejt se institucionet tjera? Si mund t’i përdorni dobësitë e institucioneve tjera në avantazhin tuaj?
8. SI DO TË PËRDORNI TEKNOLOGJINË, KAPITALIN, PROCESET, PRODUKTET DHE SHËRBIMET PËR TË ARRITUR QËLLIMET TUAJA?
Përgjigjet e këtyre pyetjeve i grumbulloni në një vend së bashku. Në një paragraf ( me 1-4 rreshta).