Prishtinë, 26 shtator 2019
Në Prizren u përuruan konvikti i vajzave dhe qendra kulturore. Në këtë eveniment mori pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, hoxha i nderuar nga Turqia Osman Nuri Topbashi dhe mysafirë të tjerë.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava falënderoi për ndihmat e vazhdueshme nga Turqia e në veçanti për këtë ndihmë shumë domethënëse nga hoxha nga Turqia Osman Nuri Topbashi. Unë e falenderoj shumë dhe ai më këtu është sinonim i bamirësit të madh dhe jo vetëm në Kosovë. Ky hajrat pa dyshim do të jetë i vazhdueshëm edhe kur të mos jemi ne dhe, Allahu e shpërbleftë!
Edhe hoxha nga Turqia Osman Nuri Topbash mori fjalën duke u lutur që ky vend të jetë dhe të shfrytëzohet nga nxënëset që do t’i bëjnë dobi popullit të Kosovës si në rrafshin fetar ashtu edhe në atë social dhe falenderoi Zotin që na e ka dhënë mundësinë të ndihmojnë duke premtuar se ky bashkëpunim me BIRK-un do të vazhdojë edhe më.
Rubrika e informacioneve sjell lajme nga aktivitetet që organizojnë institucione islame, organizata islame, thirrës apo ngjarje të tjera me interes për komunitetin musliman. Sjellja e informacioneve nuk nënkupton pajtueshmëri të redaksisë së Thirrja.org me ngjarjet apo përmbajtjen e informacioneve që sillen.