Një model për lidership të imamit dhe për matjen e performancës së xhamisë

(Model Malajzian)

Abstrakt

Ky punim synon të trajtojë tre argumente kryesore.

E para, performanca e xhamisë mund të matet të paktën duke përdorur dy dimensione; numri i xhematit të rregullt të xhamisë dhe numri i ligjëratave fetare të organizuara nga xhamia.

E dyta, parashikimi i performancës së xhamive duke bërë lidhshmërinë e kapaciteteve udhëheqëse të imamëve dhe performancës së xhamive, kjo duke u bazuar në supozimin se tiparet e lidershipit të imamëve dhe aftësitë dhe sjellje efektive e tyre kanë një rol në udhëheqjen e xhamive.

E treta, lidhja e tipareve të udhëheqjes së imamëve, sjelljes së lidershipit dhe performancës së xhamisë mund të moderohet nga niveli i autonomisë që kanë imamët. Ky studim aplikon qasjen e analizës së përmbajtjes për të analizuar hulumtimet dhe teoritë në fushën e studimit të udhëheqjes organizative si dhe performancën e xhamisë. Bazuar në analizën e kryer, ky studim propozon një model të lidhjes ndërmjet lidershipit të imamëve dhe performancës së xhamisë që do të zbatohet në kërkimet në lidhje me udhëheqjen e imamëve dhe performancën e xhamive në Malajzi apo kudo tjetër.

Fjalë kyçe: Sjellja e lidershipit; Imamët; Performanca e xhamisë

SHKARKO: Modeli i lidershipit te imamit dhe matja e performances se xhamive