Të gjitha falënderimet e plota dhe lavdërimet absolute i takojnë vetëm All-llahut të Madhëruar, Zotit të vetëm të gjithësisë, vetëm Atë e adhurojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Salavatet dhe selamet më të përzemërta ia dërgojmë zotërisë së bijve të Ademit, Muhammedit ﷺ të cilin e dërgoi All-llahu mëshirë për krejt krijesat e Tij, familjes së tij fisnike, shokëve të tij besnik dhe të gjithë atyre që e pasojnë traditën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
O ti i brengosur, përmbaju devotshmërisë ndaj Zotit të Plotfuqishëm se Ai do ta lehtësojë çështjen tënde, “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’ia lehtësojë çështjen..” [Et-Talak: 4] Frika nga Zoti i Plotfuqishëm është shkak lumturie dhe gëzimi të thellë, si dhe rrugëdalje nga shqetësimi dhe ankthi. “ E atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) ” [Et-Talak: 2]
O ti që ankohesh nga shqetësimet dhe vështirësitë e jetës,
përgëzime se Zoti juaj rrugën e ka sqaruar.
Kush i frikësohet Mëshiruesit, të Madhërishmit dhe të Lavdishmit
Ai nga çdo vështirësi rrugëdalje ka pë t’i lehtësuar
Shejh Ali Al-Tantawi – Zoti e mëshiroftë – thotë: “Njëherë, më pushtoi një shqetësim i madh, i cili nuk më linte as ulur e as në këmbë. Fillova të mendojë për rrugën e shpëtimit, e të shumëzoja pesat me gjashtë e të peshoja mundësitë, por ende kisha frikë nga ajo që mund të më sillte e nesërmja. Pastaj i thash vetes: Sa injorant që jam, pasi mendoj se unë jam ai që vet i menaxhon punët e mia dhe i bartë shqetësimet e së nesërmes sime mbi shpinë. Kush i menaxhonte punët e mia kur isha foshnjë e shtrirë në tokë sinjë jastëk, as i vetëdijshëm e as i aftë të flas, dhe i paaftë të mbrohesha nga ndonjë akrep nëse zvarritej drejt meje, apo nga ndonjë zjarr poqëse shpërthente, ose nga ndonjë mushkonjë nëse gumëzhinte përreth meje? Kush kujdesej për mua para kësaj si fetus, dhe pas kësaj si foshnje? A do të më braktisë Zoti mua tani? E pashë se si barra që ishte mbi supet e mia u hoq dhe fjeta i qetë.” Të vërtetën e ka thënë, Zoti e mëshiroftë. Si mund të brengoset dikush që ka një Zot që i “Udhëheq çështjet” (Junus: 3)?
Si mund të brengoset dikush që ka një Zot i cili thotë: “Atij i takon sundimi i qiejve dhe i tokës dhe Allahut i kthehen të gjitha çështjet” (Ali Imran: 109)?
Si mund të brengoset dikush që reciton fjalët e Allahut të Plotfuqishëm? ” Allahu e përmbush me siguri vendimin e Tij dhe për çdo gjë Ai ka caktuar masë.” (Et-Talak: 3)?
Si mund të brengoset dikush që beson në fjalët e Tij: “Ti nuk e di se pas kësaj Allahu mund të sjellë ndonjë rrethanë tjetër.”?
Ai që i tha këto vragje të vërtetën e ka thënë :
Allahu do të hapë edhe atë derën që e pate menduar
Nga intensiteti i madh i dëshpërimit, se asaj çelës nuk i është krijuar.
A e dije, o i shqetësuar, se asgjë nuk qëndron midis teje dhe largimit të brengosjes e pikëllimit tënd përveç fjalëve të bekuara dhe lutjeve të mëdha?! Abdullah ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, tranmseton se: I Dërguari i Allahut, bekimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Asnjë rob nuk ka thënë kurrë, kur e godet shqetësimi dhe trishtimi: ‘O Allah, unë jam robi Yt dhe djali i robit Tënd dhe djali i robëreshës Tënde. Ballukja ime është në dorën Tënde. Urdhri Yt mbi mua është valid. Vendimi Yt për mua është i drejtë. Të lutem me çdo emër që është Yti, me të cilin e emërtove Veten, ose të cilin e ke shpallur në Librin Tënd, ose që ia ke mësuar ndonjërit nga krijesat e Tua, ose e ke ruajtur për Vete në dijeninë e të Fshehtës tek Ti, që ta bësh Kuranin pranverën e zemrës sime, dritën e gjoksit tim, larguesin e trishtimit tim dhe heqës të ankthit tim” përveçse Allahu, i Plotfuqishmi dhe i Lartësuar, do ta largojë ankthin e tij dhe do ta zëvendësojë pikëllimin e tij me gëzim.” Ata thanë: O i Dërguari i Allahut, është e përshtatshme për ne t’i mësojmë këto fjalë? Ai tha: “Po, kushdo që i dëgjon, le t’i mësojë.” ( Essilsiletu Ssahihah: nr. 199 )
Nëse Zoti i Plotfuqishëm është me ty, atëherë i Forti, i Plotfuqishmi është me ty: “ Allahut nuk mund t’i shpëtojë asgjë, as në qiej, as në Tokë. Ai është vërtet i Gjithëdijshëm dhe i Fuqishëm për çdo gjë. ” [Fatir: 44].
Nëse Zoti i Plotfuqishëm është me ju, atëherë i Gjithëdijshmi, i Urti është me ju: “Çfarë mendoni ju për Zotin e gjithësisë?” [Es-Saffat: 87].
Nëse Zoti i Plotfuqishëm është me ju, atëherë i Gjithëmëshirshmi, i Mëshirploti është me ju: “Allahu pas vështirësisë do të sjellë lehtësimin” [Et-Talak: 7].
O ti që je goditur nga pikëllimi, si mund të harrosh ajetin: “S’ka zot tjetër, përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar!” [El-Enbija: 87], kur Allahu i Lartësuar më pastaj thotë: “ Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam nga brengosja. Kështu, Ne i shpëtojmë besimtarët. [El-Enbija: 88].
O ju që jeni të goditur nga e keqja, si mund të harroni të thoni siç tha Ejjubi a.s. : (Kujtoje) Ejubin, kur iu lut Zotit të vet: “Mua më ka goditur fatkeqësia e Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!” [El-Enbija: 83], pasiqë Allahu i Lartësuar menjëherë i thotë: “ E Ne iu përgjigjëm atij, ia larguam mjerimin që kishte [El-Enbija: 84].
E ju që jeni të goditur nga frika, si mund të harroni të thoni: “Neve na mjafton Allahu, Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!”, kur Allahu i Plotfuqishëm iu përgjigjet : ”Ata u kthyen me dhuntitë dhe mirësitë e Allahut, nuk i gjeti asgjë e keqe dhe fituan kënaqësinë e Allahut”.
Ndërsa ju që jeni të goditur nga mashtrimi i njerëzve, si mund të harroni të thoni: “ Dhe unë ia besoj çështjen time Allahut Sepse Vërtet, Ai i sheh robërit e vet” [Gafir: 44], kur Allahu i Plotfuqishëm thotë: “ Dhe Allahu e ruajti atë prej të këqijave dhe kurtheve të tyre,”[Gafir: 45].
Pra, është pjesë e mendimit tënd të mirë për Zotin tënd që i sheh të gjithë treguesit duke rënë, diellin e shpresës duke perënduar, dyert e shpresës duke u mbyllur dhe dëshpërimin duke u ngritur mbi kodra, ndërsa ti vazhdon të përsëritësh: “A nuk i mjafton Allahu robit të Tij?” (Ez-Zumer: 36). Nuk ka vend për dëshpërim, përderisa me ty është i Përjetshmi, Mbikqyrësi “mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut. Shpresën në mëshirën e Allahut nuk e humb askush, përveç jobesimtarëve”. ( JuSuf: 87 )
Ja ky është Musai, deti ia bllokoi rrugën dhe ushtria e madhe e rrethoi ” Kur dy grupet panë njëri-tjetrin, shokët e Musait thirrën: “Me të vërtetë, na zunë!” ” Por ai që e njeh Zotin e tij, që i beson besëlidhjes së Tij dhe është besimtar, iu përgjigj atyr me premtimin e Tij: “Ai tha: “Jo, assesi! Vërtet, Zoti im është me mua; Ai do të më udhëzojë.” [Esh-Shuara’: 62-63].
O ju që për të cilët bota, pavarësisht gjerësisë së saj, është bërë shumë e ngushtë, thuani: “Jo, assesi! Vërtet, Zoti im është me mua; Ai do të më udhëzojë.”
O ti që dritat e jetës janë të janë errësuar, thuaj: “Jo, assesi! Vërtet, Zoti im është me mua; Ai do të më udhëzojë.”
O ti që të është bërë padrejtësi dhe nuk ke gjetur mbështetës, thuaj: “Jo, assesi! Vërtet, Zoti im është me mua; Ai do të më udhëzojë.”
O ti që që të janë grumbulluar borxhe, thuaj: “Jo, assesi! Vërtet, Zoti im është me mua; Ai do të më udhëzojë.”
O ti që ke humbur të dashurit, thuaj: “”Jo, assesi! Vërtet, Zoti im është me mua; Ai do të më udhëzojë.”
O ti që të gjitha dyert të janë mbyllur, thuaj: “”Jo, assesi! Vërtet, Zoti im është me mua; Ai do të më udhëzojë.” Nëse situata bëhet e rëndë, shqetësimi rritet dhe trazira shtohet, atëherë mbani mend atë që Zoti i plotfuqishëm tha: “Unë vërtetë jam me ju; dëgjoj dhe shoh.”
Nëse je i rrethuar nga pikëllimet, je i mbushur me pikëllim dhe e ndjen shtypjen e të shtypurve, kë e thërret? Jo çdokush që e thërret dëgjon dhe jo çdokush që dëgjon vlerëson, por ndiq shembullin e profetëve që e dinë se kënd ta thërrasin: ”Kur Nuhu Na thirri (në ndihmë), Ne iu përgjigjëm bukur” ( Saffat: 75) Pra, nëse gjendja arrin në pikën e të pamundurës, sipas mendimit tënd, dhe je i goditur me atë që e goditi Zekerijan, paqja qoftë mbi të, kur tha: Ai tha: “O Zoti im, si mund të kem unë djalë, kur bashkëshortja ime është beronjë dhe unë kam arritur pleqërinë e thellë?!”, atëherë kujto përgjigjen: ” I tha: “Ashtu ka thënë Zoti yt. Kjo për mua është lehtë.” [Merjem: 8-9],
O rob i Allahut, shqetësimi ka orët e veta, brengosja ka kohët e veta dhe sëmundja ka momentet e veta. Mos u magjeps nga keqardhja dhe dëgjo fjalët më të bukura: “ Nëse nga Allahu të godet ndonjë fatkeqësi, atëherë askush përveç Tij nuk mund të të shpëtojë.” [El-En’am: 17], dhe dije se fitorja vjen me durim, lehtësimi vjen me vuajtje dhe se me vështirësinë vjen lehtësimi. Ibn Ujejne – Allahu e mëshiroftë – vizitoi një të sëmurë dhe i tha: O Ebu Muhamed, lutju Allahut për mua. Ai tha: Lutja jote për veten tënde është më e mirë se lutja ime për ty. A nuk e ke lexuar thënien e Tij: “ A ka më të mirë se Ai që i vjen në ndihmë nevojtarit të këputur, kur i lutet Atij,” Neml: 62
O ti i shqetësuar, mos harro bekimet që ke dhe kujto fatkeqësitë që Zoti i Plotfuqishëm të ka larguar. Salih Dimeshki i tha të birit: “Biri im, nëse të kalon një ditë dhe një natë në të cilën feja jote, trupi yt, pasuria jote dhe fëmijët e tu janë të sigurt, atëherë rrit mirënjohjen-falenderimin tënd ndaj Zotit të Plotfuqishëm. Sa prej tyre u është pezulluar feja, u është marrë pasuria,, u është grisur mbulesa dhe u është thyer kurrizi atë ditë, ndërsa ti je me mirëqenie të plotë”
O ju që jeni të goditur nga një ndonjë shqetësim i madh, dijeni se keni një Zot më të madh dhe se Zoti i Plotfuqishëm ka thënë të vërtetën: “ ndodh që All-llahu të japë shumë të mira në diçka që ju e urreni. [En-Nisa: 19]. Nuk është vetëm një e mirë, por mund të ketë shumë, shumë, shumë të mira në atë që ju nuk e pëlqeni.
Ibnul Kajimi – Zoti e mëshiroftë – ka thënë: “Nëse Zoti do ta hiqte perden nga robi i Tij dhe do t’i tregonte se si ia menaxhon punët e tij, dhe se si Zoti është më i shqetësuar për interesat e robit sesa ai për veten e tij, dhe se Ai është më i mëshirshëm me të sesa nëna e tij, zemra e robit do të shkrihej nga dashuria për Zotin dhe zemra e tij do të shpërthente nga mirënjohja ndaj Zotit.”
Vëllai im i pikëlluar, kjo botë është plot me fatkeqësi dhe sprova. Kush prej nesh nuk është prekur nga shqetësimi dhe trishtimi? Nuk ka shpëtim nga shqetësimet dhe hidhërimet, por mos harroni se ajo që ju ka ndodhur është një shlyerje për mëkatet tuaja dhe një ngritje e pozitës tuaj. Kur Zoti ynë, i Plotfuqishmi, e do një rob, Ai e sprovon atë dhe Ai nuk e sprovon atë përveçse për të dëgjuar lutjet dhe ankesat e tij. O ju që keni humbur të gjitha mjetet dhe të gjitha dyert janë mbyllur para jush, trokitni në dyert e qiellit dhe këmbëngulni t’i luteni Allahut. Përcillni ankesat tuaja Atij dhe kini mendime të mira për Zotin tuaj, sepse ai që mbështet shpresën e tij tek Allahu nuk do të zhgënjehet kurrë dhe ai që i lutet Atij nuk do të refuzohet. Kënd tjetër kemi përveç Allahut, të Plotfuqishmit, për tu ngushëlluar duke iu ankuar me të vogël e duke ia qarë hallet tona? Pra, lutjuni fshehurazi Zotit tuaj në orët e para të mëngjesit dhe përuluni para të Plotfuqishmit, Falësit e më pastaj bëbuni optimist për lehtësim nga shqetësimet dhe mirësi të bollshme.
O ju që jeni të shqetësuar, shqetësimi do të lehtësohet. Gëzohuni për lajmet e mira, sepse lehtësuesi është Allahu.
Dëshpërimi ndonjëherë është shumë i madh për bartësin e tij, por mos u dëshpëroni, sepse iu mjaton juve Allahu.
Allahu sjell lehtësim pas vështirësisë. Mos u bëni të paduruar, sepse Allahu është Krijuesi.
E nëse jeni të pikëlluar, atëherë mbështetuni te Allahu dhe jini të kënaqur me Të. Vërtet, Allahu është Ai që largon fatkeqësinë.
O Allah, lehtëso shqetësimet e të shqetësuarve! Lehtëso vuajtjet e të pikëlluarve, lehtëso borxhet e borxhlinjve dhe lehtëso punët e muslimanëve. O Allah, na jep lehtësim nga çdo shqetësim, rrugëdalje nga çdo vështirësi, mirëqenie nga çdo pikëllim, kurë për çdo sëmundje, shlyerje të çdo borxhi, përmbushje të çdo nevoje dhe falje e mëshirë për çdo mëkat. O Allah, mbështet fenë Tënde, Librin Tënd, Sunetin e Profetit Tënd Muhamed dhe robërit e Tu të drejtë!
O Allah, mëshiro të pikëlluarit, të uriturit, të frikësuarit dhe të shtypurit! O Allah, bëji zemrat tona të forta në besim. Zoti ynë, na jep nga bashkëshortët dhe pasardhësit tonë kënaqësi për sytë tonë dhe na bë udhëheqës për të drejtët!
Nisma për zhvillimin e predikuesve – thirrësve | Thirrja.org



