Mendojmë se do të ishte më korrekte që këtë Përkujtesë ta paraqesim në tërësi, ashtu siç e kanë shkruar vetë autorët, sepse lexuesi më mirë do ta vërejë se format e presionit ndaj shqiptarëve në përgjithësi, në Mbretërinë SKS, por edhe të qyteteve me rrethinë e që i përmendëm, ishin të njëjta:
“Zotit Kryeminister në BELGRAD
Me aplikimin e reformes agrare dhe ligjit t’emigrimit prej anes se Gjykates agrare dhe zyrave te këtij dikasteri te formueme ne krahinat Jugore t’atdheut tone per myslimanet e atjeshem, si me than gjendje e padurueshme, prandaj kemi lirsin qe kete gjendje te deshprueme, ne pikat ma kryesore, t’i-a prashtrojm Zotnis se tij Kryetarit te Keshillit Ministruer, me lutje qe te marr masat sa ma te shpejta per gabimet e bame qe keshtu pa drejtesia te ndreqet. E para asht pa drejtësia e tmerrshme e bame myslimaneve te krahines jugore, me ane se ciles pergjithesisht u meret pasunije e pa-tundeshme, edhe pse ato nuk mund te numërohen si pasuni te medha, edhe pse ne keto vende kur s’kane qene marredhenjet e vifcilyke. Prej shembellave te pa numurta po numrojm ketu posht disa raste ne shum katunde te Prizrenit (Zagradska Hoca), Poslishte, Zhuri, Pirana, Lahovica, Krajka, Ljubishte etj.), ne te cilat u asht marr e tana pasunija e te gjithe myslimaneve bujq. As katundet atje kurr githe myslimanet e atjeshem jane pronare te pasurive te vogla dhe kryesisht te gjithe rrojne prej bujqesise, siç kan qene edhe gjushat e tyne krejt bujq qysh prej kohnave ma te vjetra. Ne qoft se deshirohet sinqerisht dhe perzemersisht t’ap likohet principi i reformes agrare, tokat iu përkasin atyne qe e punojn, at-here keta mysliman duhet te kane te drejten e shenjte dhe te pa-mohueshme mbi tokat qe punojn dhe qe punuan baballarët e tyne qysh prej kohe. Akoma edhe kjo: prej ç’ka kane me rrojtur keta njerez me familjet e veta kur dine vetem mjeshterit e bujqesise, kur se tashti iu kane marre edhe pllamben e fundit te tokes? A mund te kuptohen mire interesat shtetnore kur punohet keshtu, kur keta bujqe qene neneshtetas te qete dhe rregullisht paguajshin taksat qeveritare dhe tani u eshte ba kejo padrejtesi? E dyta padrejtësi gjakasore: Ne baze te cilavet arsye gjyqet agrare dhane mendimet e veta mbi grabitjet e mallnave te patundshme te myslimaneve me qellim qe te zbatohet reforma agrare? Me kete gje as nuk nderohen vendimet e Ministris per reformen agrare, as gjykimet e konfliktit te dhana me vendim te Keshillit te Shtetit, te cilat vendime jane te dhana ne themel te shkresavet plotesisht te vertetueme (tapi etj.). Ne vend te kesaj gjyqet kenaqen vetem me deshmin e thjesht te dy deshmitareve tue mos u besue aspak vërtetimeve te shkresave qe gezojn pronaret e tokave. Çka ma teper ka ndodh, si me Zotin Dushan Jovcici, Kryetar in e Reformes Agrare ne Shkup, ku ky kryetar si Gjykates i nalt del ne korridor dhe thot me ze te nalt: ” Le te vine dy deshmitare, se per ndryshe tokat s’mund t’i grabiten askujt.” Me Nr. 2230 dt. 10/ VI/ 1924, Komisioni i Reformes Agrare ne Shkup ka kufizue 200 hektare toke per Reformen Agrare ne katundin Orizare i Siperm dhe kete kufizim e ka pranuar Zyra e nalte Agrare e Shkupit me shkresen e saj Nr. 3908 dt. 10/II/ 1925. Per kete vendim jane ankue pronaret dhe marredhenje çifliklleku. Keto arsye i ka pranuar Ministria Agrare me Vendimin e saj Nr. 26296 me dt. 27/VI/1926, ka anulue marrjen e tokave dhe ka urdhnue kthyemjen e tyne pronareve kejo toke iu asht marre perseri prej kohe reformes agrare. Te gjitha vertetiemt e dokumentime me shkrim jan paraqit me kohe prej pronareve te vertet, tashti i ka anulue fakti i deshmis se dy vetave te dyshimit. Me Nr. 261 e me vendim gjyqi me dt. 3/I/1935 Gjyqi agrar ka gjykue token e Blagoje Pavloviç nga Kuçevishta. Kejo toke para disa vjet ka qene e ndame per Pavloviçin me vendim te Zyres se Nalt agrare me Nr. 2384 dt. 28/ 7/ 1926. Ky vendim ashta anullue se gjoja nuk asht ma ligjor nga ana e Ministris per Reformen agrare me shkres Nr. 21301 dt. 6/ IV/ 1928, mandej nga ana e këshillit Ministruer me Nr. 28034 dt. 5/ I/ 1931. Edhe pse u vendos prej Kasacionit per punet administrative, kejo toke u asht marre zotuesve ligjore ne baze te dy deshmitareve te naltpermendun, dhe Kryetari i kesaj gjykate ka qene Z. Jovicici cili vet ka dal ne korridor dhe ka therit qe te paraqiten deshmitaret, por thirrjes se tij asnjë nuk i asht lajmerue. Çeshtja e katundit Vizbegov komuna Moravickes i Nen prefektures se Shkupit, ashtu tregon çeltazi veprimet e Zyres Agrare te Shkupit. Ketu Xhafer Ahmet Kumbarexhi ka toke te veten. Ne kohen e saj Zyra Agrare e Shkupit me Nr. 31911 e dt. 23/III/1925 ka vendos qe kejo toke e tij nuk i takon re formes agrare, pse nuk asht pasuni e madhe, as qe nonje here nuk kane egzistue marredhanjet çifliklleku. Kundra këtij vendimi nuk jane ankue ata qe nuk iu dha kjo toke, siç shifet nga certifikata e Ministris se Reformes agrare me Nr. 15. 705 me dt. 21/ 7/ 1923 me 3/ XII/ 1930, toka i asht doreze te zotit, i cili e ka pas mbajt disa vjet. Por Ministrija e Bujqesis me gjith kete ka urdhnue qe kejo toke te mirret nga i zoti ligjor dhe t’iu epet atyne per përdorim, te cilet nuk kane mundur qe te ankohen kundra vendimeve t’ autoriteteve agare. Mbas kërkimit te kuej u ba kjo, nuk dihet. Mos respektimi i vendimeve te mëparshme kemi edhe rastin e te ndjerit Xhevdet Ajdinagicit, ne Ilixhen e Tharte( Kiselo Ilixha) komuna e Pozhegut prefektura e vjeter Novi- Pazar. Xhevdet Ajdinit ju dha toka, ne te cilen mbronojshin mardhanjet e cifliklleke dhe aj me 1923 fitoj deshmin se pasunija e ti nuk ka te beje me reformen agrare. Por ky besim dhe vendim i maparshem tashti nuk perfillet ma dhe pasunija i grabitet dhe pronaret e ligjshem çvishen prej çdo te drejte mbi kete. E treta, gjithashtu nje padrejtesi e madhe e bame prej anes se Komisioneve agrare pronareve mysliman, kurr, tuj mos mate korrektesisht pasunin, veç e smadhuan dhe e sgjan uan, dhe mandej ia grabit me arsyetime qesharake se po ja zevendesojne me aq toke te tjera sa thone autoritetet agrare. Keshtu Z. Emin Jasharit, ish deputet radikal prej Shkupit, ja muar token prej 45 hektare. Kjo toke ndodhet prane Shkupit anes lumit Vardar. Me qene se ne tokat e tij rriten me bollëk njomësirat si: duhan, mak, pamuk etj. Nje hektar shitet per 25- 50.000 dinare. Gjyqi agrare ne Shkup i dha Zotnis tij per te gjithe token vetem 17 dinar dhe 80%( 17. 80%). Kjo asht nje shum sa arthkeqosre aq dhe qesharake. Sidomos asht per te qeshur vendimi i këtij gjykaci te sakt, i cili jep te tilla gjykime. Gjithashtu ka ndodhe edhe me rastin e nje tokes prej 19 hek. E grabitur prej Z. Kemal Osmani, ish deputet prej Shkupit, ne Dushanovac. Nje hek. Toke shitet ketu 70-80mije dinare, por gjyqi agrar i Shkupit i dha zotni per te gjithe token 900 dinare. Me sa qellime te keqija, me sa padrejtësi dhe pa ligje kalohet ketu mbi te drejtat e myslimaneve, rrefen edhe kejo rrethane qe Z. Qemal Osmani ka ne xhep vendimin e Keshillit te Shtetit ku thuhet se ne kete pasuni te tij nuk mund t’aplikohet reforma agrare, pse eshte fort e vogel dhe kurr s’ka qene çifçillek. Kejo deshmi nuk qe mjaft per me kënaq gjyqin agrar, dhe pse konfliktet qytetare zgjidhen mbas deshve me shkrim. Ne baze te dy deshmitareve gjyqi agrar kaloi neper te gjitha, nuk e shikoi vendimin e gjyqit te nalte, se morri parasysh vendimin e Keshillit te nalte dhe aq lark shkoi me padrejtesin e tij sa toka ia u kan dhene pronareve te ri t’a livrojn dhe t’a gezojn edhe pse vendimi gjyqësor akoma s’ka marre formen ekzekutive. Keto te dite u grabitet gjithe pasuria( bahçe, kopshte, vreshta, livadhe) Mehmet Age Ivkoviçi prej Novi- Pazarit. Kete pasuni e përmenduni e gezon tash 100 vjet. Ne kete pasuni kurr s’kane qene marredhanjet çifçilleku. Ivkoviçi vertet ka pas 20 shtepi çifçileke, por kete pasuni ia morri me kohe Reforma Agrare. Per at pasuni qe i mbeti i përmenduni paguan taksat rregullisht. Ay dhe shtëpia e tij tashti me ma sat e fundit mbeten me gjishte ne goje, edhe pse Ivkoviçi eshte mysliman pej origjines serbe. Kete gje e theksojm me teper, pse gjyqi agrar ka vendosur qe çdo musliman t’a çdukij si te damshem. Kur se njerëzit perzehen nga shkaku i besimit fes), ateher kemi ne shekullin e sotshem ate ndjekje te tmerrshme te njoftun ne Histori me eminin ndjekje fetare. Nuk dime se sa i dhane Ivkoviçit si shpërblim te mallrave te grabitura, por sigurisht s’qe edhe ay ma i lumtur se te tjeret. Egzistojn me mijra kesi rastesh qe deftojne shpërblime qesharake per ish-pronaret dhe nuk besojm qe asnjë prej ketyne te paguhet seriozisht per tokat qe grabiten. Nje rase ne Komunen e Ilim-berdit, ne katundin Verbanic. Ketu u maten 14 hek. Tok, kurse ne realitet ishte fort ma pak. Shperblimi vetem 700 dinar. Ne ket vend po sjellim edhe nje shembull prej ka shifet shuma bukur se si gjykatat agrare po na formojne te tjere bejlere e te tjere çifçi. Nje fare sherbetorit nga Novi- Pazari i-u dha gjithe pasur ia e nje muhamedani. Pronari i ri thot te vjetrit: “ Une kam nepunesi, kam rrogen, as di me lavrue as te punoj. Hajde t’a godisim punen se bashku. Ti ke me punue ket toke dhe ke me me dhan hesap per prodhimin e saj”. Dhe keshtu u ba. Sherbetori u ba bej dhe begu sherbetor. Ka mjaft kesi shem bella qe sherbetoret ortodokse bahen çifçi dhe çifçit mysliman behen sherbetor. Mjafton vetem qe sherbetoret t’i paraqiten Gjykates agrare, dhe menjeher behen bejler. Kjo mënyrë aplikimi e reformes agrare s’ka mbet as pa gjak. Qe shembella: Ne komunen Cerna Aucka, ne katundin Lapushnik, N/ prefektura Podrinska, u-vra Ibrahim Murtezai prej nje t’ar dhuri ne pasuni. Ky i ardhur filloi me livrue token e fqinjes se vet Ibrahimit, dhe pse askush s’i kishte dhene te drejte, po as vete Gjykata agare. Kur ibrahimi i tha se toka nuk i asht nda atij, i ardhuni qiti pushken dhe e vrau, ne nje menyre qe keshtu kishte me vra cilindo qe kishte guxue me i dale përpra per me e ndaluem. Ne katundin Krusha e Madhe i dhane Kos Simicit 15 hek. Toke pjellore tue lane 15 familje pa toke, pse ajo qe u grabit qe toka me pjellore ne kete qark. As xhamit myslimane nuk u kursyen prej Reformes Agra re. Ne Novi- Pazar u mat dhe duhet te ndahet toka e Vakufit haxhet, ku ndodhen e regullume bukur varrezat muhamedane. Populli pyet” po a thue as te vdekurit nuk lehen te qete?” kesaj çudie prej reformes agrare i shtojm ç’fare reforme asht kejo kurse dhe varrezat i damton? Ne vendin banja ku me banjat t’atjeshme vakuf ndodhet edhe pasuria e patundshme e cila u mat dhe duhet te ndahet. Me sa na dime, ne qarkun qe quhet Mosavski, Manastiri Monasi ka tremije hektare toke. Kete toke kallogjeret kaq keq e punojn sa as Manastiri s’mund te paguaje taksat e veta rregullisht. Pse keto toka nuk ndahen askujt, kurse katundaret reth e përqark jane te vobekte? Pse as kishe kristiane nuk imerret pasuria? Qe edhe disa shembella te tjera se si vetem xhamit e vakefet myslimane grabiten prej reformes agrare: Me vendimin e Gjykates se nalte agrare te Shkupit ne Nr. 530 dt. 23/ 4/ 92 hyni ne fuqi vendimi i Gjykates agrare Nr. 392, mbas se ciles u grabit pasuria e katundit Zakuqani qe i perket vakufit te Mehmet Pashes prej 59 hektar 33 ar dhe 77 copa, dhe si shpërblim vakufit i dhane: a) Si rente prej 1919 deri ne diten e vendimit 22. 594. 79 dinare. b) Per toke prej 1919 deri ne diten e vendimit 48. 964. 50 dinare. Ne kete pasuni ka dhe 5 shtepi brenda ne Shkup, ne vendin e quajtur Qirilishani, te marre prej Reformes agare. Per kete pasuni bashk me 8 hek. 41 ar dhe 5 km.2 i-u dha vakufit 15. 251 dinare. Vendimi i Gjyqit Nr. 524 i morri Vakufit Ibni Pajko ne Tahtajliç te Shkupit pasunin prej 6 hek. Dhe i dha vetem 7. 404, 50 dinare. Vendim gjyqi Nr. 622 dt. 5/ III/ 1935 i mori vakufit Kasum Gazi bashten me shtepi prej 1883 km.2 per 505, 40 dinare. Vendim gjyqi Nr. 621 dt. 5/ 3/ 925 i mori vakufit te Mehmet Pashes bashten e kafe “ Prolece” sipërfaqe 1 hek. E 6 ar per shpërblimin dinare 2241, 26. Asgje tjeter nuk duhet te themi per kete reforme agrare se ne te asht te asht lare çdo ide agare dhe çdo mendim reforma tiv. Me reforma ndriten ide dhe zbukurohen jetime, nxihen zemra dhe lihen njerez pa buke. Kush kishte me mendue se midis Shkupit ekziston kesi Zyre reformash e cila i fyen çdo njeriut edhe ma te shenjtat ndjenja fetare tuj mos i lene as vakëfet rahat. Me grabitjen e pasunive jane te godituna familjet e vobekta fshatre, sidomos tashti përpara dimini. Tuj thane se fshataret ndodhen ne toke qeveritare, u mueren kete vjet edhe bereqe tin. Reforma agrare kete bereqt i-a shet tregtareve spekulatore dhe keta u a shesin prape po atyre katundareve me çmime te nalta. Kështu që Çetniku Gjuro Tripkoviç bleu per 1000 dinare prodhimin e ketyre fshatrave qe vijojne: Ibrahim Veselit, Brg Zejnelit, Halit Ramadanit, Hajrullah Vehap, Qazim Hajrul lah, Bislim Ademi, Bajram Ibishi, Halit Mehmedi, Agush Rrahmani dhe Mustafa Durmishi. Ndersa prej gjith ketyne e bleu per 1000 dinara, ky vetem Bajram Ibishtit i mori 1 700 dinare per prodhimin e tij qe i-a shiti. Dr. Bozhidar Popoviçi, mjek i sigurmit te punëtoreve ka ble per 1000 dinare prodhimin e 10 fshatareve te katundit Krajca: Abedin Osman, Ramadan Selimit, Fetah Rexhepit, Hara Syles, Ramadan Umerit, Halili Mahmutit, Xhem Mahmutit, Xhem Shabanit, Rashit Kadris, Avdi Demes, dhe Din Bajramit. Ish nepunes i plocis Gjulakoviçi, ne pension, bleu prodhimin e Shaqir Xhemalit prej katundit Pirane per 3000 dinare dhem bas disa diteve po kete prodhim i-a shiti per 59000 dinar. Petar Gjuriçi, Kontrollor i Finances, bleu prodhimin e Halil Tifes e shoke nga katundi Gjona i N/ Prefektures Sharplanines per 1000 dinare, dhe mbas disa ditesh u shiti zotuesve te parshim per 4000 dinare. Gjithash tu asht marr prodhimi ne katundin Maleshove dhe ne te tjera katunde te Nenprefektures Podrimes e gjithe toka pjellore e fshatareve te kesaj Nenprefekture, përveç shtepis dhe kopshteve u grabit per qellime agrare 90% e tokave pjelore a 10% t’atyre qe japin prodhim. Kejo gje po keshtu ndahet tash dhe ne nenprefekturen e Gjilanit, siç kemi marre vesh deri sot ne kete reth jane marre 5000 hektare dhe marrja e tokave asht tue vazhdue. Po keshtu ka fillue dhe ne Nenprefekturen e Shkupit( katundi Studeniçan) grabitjet vazhdojne. Theksojm sidomos, se per shkak shkurtimit nuk i përmen dim te gjitha keqpërdorimet e reformes agrare te cilat jane me qindra dhe me mijra ne çdo krahin te Jugut. Tuj pas si baze reformen agrare dhe ligjin e emigrimit ne Jugen e atdheut, asht organizue potera dhe bombardimi mbi muhamedanet qofshin prej origjines serbe ose shqiptare. Prandaj eshte e domosdoshme qe ky aplikim te ndalohet deri sa te hyne ne fuqi ligjet e ra, ma te mire dhe me drejtesi, se keshtu s’bajne gje tjater veç nje keqpërdorim te reformes agrare. Ndalimi i kesaj organizate duhet qe t’anulohet dhe çdo vendim e ekzekutim t’asaj deri tashti, deri sa te hyn ne fuqi ligjet e mira qe i presim t’u kthehen ne regull ato qe jane marre. Gjithe veprimet ne baze te ketyne ligjeve per çmime e pasurive te mbrohen prej Komisionit, ne te cilen te kete dhe perfaqesues muhamedane te Jugut. Per prodhimin e marrun prej fshatareve me çmime te ulta, kete prodhim ne qoft se spekulantet nuk e kane shitur akoma, t’u kthehen fshatareve ne gjendje te regullte. Per zyrtaret e reformes agrare, kerkojm denim ne qofte se vërtetohet se ata me qellim e kan keqperdore detyren e tyre, si dhe per gjithe ata deshmitare, qe kane dëshmuar si gënjeshtar.
Me mirenjohje dhe shprehje te nderimeve ma te thella…
N’emen të myslimanëve të Jugut
Ferhat Draga d.v.
Dr. Momcilo Ivanic d.v.”
Belgrad, 17 tetor 1935.15
Përfundim Nga sa u tha më sipër kuptojmë se, nga të gjitha tokat private dhe vakëfet për të cilët bëhet fjalë në këtë shkresë, që i përfshinte reforma agrare, më të prekura ishin tokat private dhe vakëfet e Shkupit dhe Prizrenit me rrethinë, në kuptimin e marrjes dhe konfiskimit të pronës së tyre, pavarësisht se toka e vakëfit nuk u la pa u prekur edhe në rajonet e tjera, si në Novi Pazar apo diku tjetër. Për Ferhat Dragën dhe për bashkënëshkruesin e këtij dokumenti, me këtë reformë “zbukurohen jetime, nxihen zemra dhe lihen njerëz pa buke”. Kurse, sa i përket konfiskimit të pronës së vakëfit, ata këtë veprim e cilësojnë se i “ fyen çdo njeriut edhe ma te shenjtat ndjenja fetare tuj mos i lene as vakëfet rahat”. Për këtë njeri elementi fetar, por edhe ai kombëtar, ishte shkasi kryesor i largimit nga pronat e tyre. Po që se do të bënim fjalë me shifra, që janë përmendur në këtë Përkujtesë, rezulton se janë marrë toka në: Prizren dhe rrethinë – (Hoçë, Poslisht, Zhur, Piranë, Landovicë, Krajkë, e Lubishtë), u janë marrë të gjitha pasuritë e bujqve, kurse katundit Krushë e Madhe i janë marrë 19 hektarë tokë bujqësore. Gjilan – 5000 (pesëmijë) hektarë tokë pjellore. Pazari i Ri- 20 shtëpi, 14 hek tarë tokë, si dhe toka e vakëfit. Shkup- 200 hektarë në Oriza re të Poshtme, Emin Jasharit 45 hektarë dhe Kemal Osmanit 19 hektarë, që gjithsej janë 264 hektarë tokë private. Kurse, toka e vakëfit në Shkup dhe rrethinë u mor në: Vakufin e Mehmet Pashës (në Zakuqan dhe Qirilishan etj.), 68 hektarë, 80 ari, 77 copa, 5 km2 dhe 5 shtëpi. Vakufin Ibni Pajko (në Tahtalijç), 6 hektarë. Vakufin Kasum Gazi, 1883 km2, që i bie se gjithsej në Shkup tokë e vakëfit, sipas theksimit të nënshkruesve të kësaj Përkujtese, pra është marrë 74 hektarë, 80 ari, 77 copa, 1888 km2 dhe 5 shtëpi. (Fund)
(1) Ferhat bej Draga (1880-1944). Veprimtar politik për të drejtat kombëtare të popullit shqiptar në Kosovë, në gjysmën e parë të shek. XX. Më 1919 ndihmoi të vëllanë, Nexhipin, për ngritjen e organizatës legale “Xhemijeti”, bashkëpunoi me Komitetin Mbrojtja Kombëtare e Kosovës në Shkodër. Më 1921, pas vdekjes së Nexhipit, u bë kryetar i “Xhemijetit”, dhe ishte përfaqësues në parlamentin jugosllav, në gjysmën e parë të viteve të 20-ta. Në fillim të viteve të 30-ta, kur rivendoset jeta e partive politike në Jugosllavi, ishte aktiv në gjirin e “Komunitetit Fetar Mysliman për Serbinë Jugore”. Më 1935-1938 përmes disa përkujtesave kërkoi liri politike dhe kulturore për shqiptarët, dhe anulimin e shpronësimit agrar e të shpërnguljes së tyre në Turqi. Vdiq në rrethana të paqarta, në Kralan të Gjakovës. Fjalori Enciklope dik Shqiptar 1, ASHSH. Tiranë, 2008, f. 508. (2) Pajazit Nushi, Determinantet psiko-sociale të gjenocidit të pushtetit serbe ndaj shqiptarëve dhe struktura kognitive e tyre, në: “Gjenocidi dhe aktet gjenocidiale të pushtetit Serb ndaj shqiptarëve nga Kriza Lindore e këndej”, ASHAK, Prishtinë, 1995, f. 37. (3) Milovan Obradoviq, Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu (1918- 1941),Priština, 1981; Milovan Obradoviq, Reforma agrare dhe kolonizimi në Kosovë (1918- 1941), (Përktheu nga serbishja Ve hap Shita), IH- Prishtinë, 2005; Marenglen Verli, Reforma agrare kolonizuese në Kosovë (1918- 1941), Ilira, Tiranë, 1992; Jusuf Os mani, Lënda arkivore për kolonizimin dhe reformën agrare në Kosovë 1918-1941, Prishtinë, 1996; Fatmir Sejdiu, Politika agrare si instrument i shtypjes nacionale në Kosovë, UP- FJ, Prishtinë, 2011. (4) Arkivi i Institutit të Historisë – Tiranë ( më tej: AIHT), Fondi ( më tej: F ), A – VII – 50. (5) AIHT, F. A – VII – 356, fl. 21. (6) AIHT, F. A – VII – 356, fl. 21. (7) AIHT, F. A – VII – 356, fl. 21. (8) AIHT, F. A – VII – 356, fl. 21. (9) AIHT, F. A – VII – 356, fl. 23. (10) Vakëf:(arab)- Pasuri e lënë testament për qëllime bamirësie, nën kushte të veçanta që gjenden në vakëfname. Kjo pasur shfrytëzohet vetëm për destimin të caktuar dhe ajo nuk është në dispozicion të lirë të askujt. Qemajl Morina, Glosar i nocioneve fetare(islame, ortodokse, katolike, çifute), FSI, Prishtinë, 2010, f. 96. (11) AIHT, F. A – VII – 356, fl. 23. (12) AIHT, F. A – VII – 356, f l. 23. (13) AIHT, F. A – VII – 356, fl. 24. (14) AIHT, F. A – VII – 356, fl. 24. (15) AIHT, F. A – VII – 356, fl. 21-24.
Dr. Nuridin Ahmeti
DITURIA ISLAME-303



