‘’وَاعْتَصِمُوا بِحَبْلِ اللَّهِ جَمِيعًا وَلَا تَفَرَّقُوا’’
‘’Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e All-llahut, e mos u përçani!’’
(Surja Ali Imran, 103)
Hyrje
Kurani i Madhërishëm dhe tradita e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, i adresojnë dhe i qartësojnë çështjet në vijim:
a. Rëndësinë e unifikimit të umetitt
b. Efektet negative të përçarjes, duke treguar se mosmarrëvjeshja dhe hakmarrja janë në dëm të vlerave të Islamit
c. Statusin e djetarëve dhe imamëve në Islam, si trashëgimtarë të profetëve dhe modeli më i mirë i umetit musliman.
Prandaj muslimanët sot kanë shumë nevojë për urtësinë dhe bashkimin e imamëve, në veprimet e tyre dhe bashkëpunimin mes vete.
Ky kod do të rregullojë marrëdhënien e veçantë ndërmjet imamëve, e cila është e mishëruar në Kuran, traditën e Profetit, paqja e Allahut qoftë mbi të dhe veprat e paraardhësve tanë të drejtë.
Pikat në vazhdim janë forma të etikës dhe sjelles së imamëve të cilat duhet respektuar:
1. Ruajtja e identitetit islam
a. Plotësojeni amanetin që Allahu ua ka besuar dijetarëve dhe imamëve dhe udhëheqni me shembullin më të mirë në shoqëri
b. Përpiquni drejt ruajtjes së identitetit islam pa kompromentuar vlerat thelbësore të Islamit
c. Demonstroni përshtatje më të madhe ndaj pikëpamjeve kundërshtuese të bazuara në parimet autentike të Sheriatit
d. Kërkoni sqarime për të kuptuar bazën e pikëpamjeve të kundërta përpara se të bëni komente publike që hedhin poshtë pikëpamje të tilla
2. Sinqeriteti dhe këshillimi i mirë
a. Si trashëgimtarë të Muhamedit alejhi selam, imamët pritet të veprojnë me sinqeritet dhe të kenë qëllim vetëm kënaqësinë e Allahut
b. Si vëllezër në besim, imamët duhet të këshillojnë njëri-tjetrin me sinqeritet dhe mirëbesim
c. Jini të ndërgjegjshëm ndaj Allahut dhe praktikoni vetëllogarinë
3. Etika e mospajtimeve
a. Keni sjelljen të lartë etike në trajtimin e mospajtimeve juridike dhe shmangni rreptësisht konfrontimin me kolegët imamë
b. Shmangni kërkimin e qëllimshëm të gabimeve dhe të metave të kolegëve imamë për t’i nënçmuar në publik
c. Mos e ekzagjeroni në komentimin e gabimeve të imamëve tjerë në publik
4. Jeni respektues për kolegët
a. Kujdesuni dhe keni respekt të lartë për kolegët imamë, ashtu si doni që dikush të ju respektojë juve
b. Përdorin gjithmonë fjalë dhe tituj të përshtatshëm dhe të respektueshëm kur i drejtohen njëri-tjetrit, në publik e para të tjerëve
c. Angazhohuni në debate të shëndetshme për tema që duhet të debatohen me respekt të ndërsjellë duke përdorur shprehje respektuese dhe shmangni mosrespektimin ndaj kolegëve imamë
5. Sjellja profesionale
a. Sinqeriteti në punë për Allahun e Madhërishëm, shërbimin ndaj Islamit dhe komunitetit
b. Mbështetni vendimet kolektive (Ixhma) të marra nga organizata lokale kredibile që e rregullon jetën fetare në vendin ku jetoni edhe nëse nuk jeni dakord si individ
c. Përpiquni për vepra të suksesshme me objektiva të përbashkëta që bashkojnë imamët dhe komunitetin musliman
d. Shmangni ushtrimin e presionit ndaj të tjerëve për të ndjekur një mendim të diskutueshëm ose shkollë mendimi në një mënyrë që krijon intolerancë ndaj opinioneve të tjera ose imamëve
e. Mbani dialog të shëndetshëm për çështjet bashkëkohore në frymën e kërkimit të së vërtetës pa paragjykime dhe të mos ndjeheni të ofenduar kur mendimet personale nuk pranohen nga imamët e tjerë
f. Mos i ekspozoni imamët e tjerë negativisht në publik, përveç nëse ka një nevojë fetare dhe etike
6. Solidariteti profesional
a. Përpiquni fort për të ruajtur solidaritetin midis imamëve të tjerë dhe përmbahuni nga çdo aktivitet që mund të shkaktojë përçarje midis imamëve
b. Angazhohuni për të mbështetur unitetin dhe të mirën e përbashkët midis imamëve dhe komunitetit musliman
c. Qëndroni të bashkuar; në kohë nevoje dhe në kohë kur imamët dhe udhëheqësit muslimanë janë nën sulm ose presion ose kritikohen nga të tjerët
d. Përmbahuni rreptësisht nga demonstrimi i çdo forme armiqësie ndaj imamëve të tjerë, pavarësisht ndonjë mosmarrëveshje ndërmjet veti
e. Përmbahuni nga debatet e pashëndetshme publike me kolegët e tuaj imamë për çështje kontestuese të jurisprudencës, duke përfshirë forumet publike ose nëpërmjet ndonjë platforme të mediave sociale që mund të shkaktojë përçarje në komunitet
7. Zgjidhja e mospajtimeve
a. Çdo mospajtim ndërmjet imamëve duhet të sillet në Këshillin e Imamëve për pajtim dhe zgjidhje duke i respektuar të gjitha vendimet e marruar
Përktheu:
Nisma për zhvillimin e predikuesve – thirrësve | Thirrja.org