Prishtinë, më 30 janar 2025

Këshilli Drejtues i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame mbajti mbledhjen e rregullt, nën kryesimin e drejtorit prof. Sabri ef. Bajgora.

Gjatë kësaj mbledhje u diskutua për përgatitjet rreth organizimit të Konferencës shkencore për vakëfet në trojet shqiptare.

Me këtë rast, anëtarët e Këshillit Drejtues dhanë sugjerimet dhe propozimet e tyre përkitazi me këtë Konferencë, e cila pritet që të mbahet gjatë këtij viti.

Burimi
* Rubrika e informacioneve sjell lajme nga aktivitetet që organizojnë institucione islame organizata islame, thirrës apo ngjarje të tjera me interes për komunitetin musliman. Sjellja e informacioneve nuk nënkupton pajtueshmëri të redaksisë së Thirrja.org me ngjarjet apo përmbajtjen e informacioneve që sillen.