Kam vënë re se shumë të pasur i përdorin hoxhallarët, madje i nënvleftësojnë duke u dhënë diçka të vogël nga zekati i pasurisë së tyre. Hoxhallarët, për shkak të nevojës, kënaqen me këtë lloj përbuzjeje, dhe kjo është padyshim injorancë, sepse nuk dinë se çfarë duhet të bëjnë për të ruajtur dijen e tyre.
Ilaçi për këtë problem janë dy këshilla:
1- Kënaqja me pak, ashtu siç thotë edhe një fjalë e urtë: “Kush kënaqet me uthull dhe bathë, nuk robërohet kurrë”.
2- Një pjesë të kohës që është lënë në shërbim të dijes ta shfrytëzojë për të fituar pasuri, sepse kjo bëhet shkak që të shtohet më tepër dituria. Ky veprim është më mirë sesa të shpenzosh të gjithë kohën në dispozion në kërkim të dijes, dhe pastaj të vuash përçmimin nga pasanikët.
Kush i dallon këto gjëra dhe ka dinjitet, di ta menaxhojë atë pasuri që zotëron, duke siguruar për vete bukën e gojës, ose punon për të fituar aq sa i mjafton. Kurse ai që nuk e kupton këtë dhe nuk ka dinjitet, ka marrë nga dija veçse sipërfaqen e saj, por jo thelbin.
Shkëputur nga libri “Gjuetia e Meditimeve” – Ibn Xheuzi
Rubrika e informacioneve sjell lajme nga aktivitetet që organizojnë institucione islame, organizata islame, thirrës apo ngjarje të tjera me interes për komunitetin musliman. Sjellja e informacioneve nuk nënkupton pajtueshmëri të redaksisë së Thirrja.org me ngjarjet apo përmbajtjen e informacioneve që sillen.