Përgatitur nga: Departamenti i Kudsit – Bashkësia e Ulemave të Palestinës
Hutbeja e parë
Falënderimi i takon Allahut, të Plotfuqishmit, Mbizotëruesit, Mbështetësit të të dobëtëve, Poshtëruesit të tiranëve dhe mendjemëdhenjve në çdo kohë dhe vend. Dëshmoj se s’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Një dhe i Vetëm, që s’ka shok, dhe dëshmoj se Muhammedi është robi dhe i Dërguari i Tij. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
E më pas, o robër të Allahut…
Ju këshilloj dhe veten time të mangët me frikën ndaj Allahut të Lartësuar, sepse ajo është këshilla e Allahut për të parët dhe të fundit. Allahu i Madhëruar thotë:
“Ne i kemi këshilluar ata që u është dhënë Libri para jush, edhe juve, që ta keni frikë Allahun.” (Nisa: 131)
O muslimanë!
Në një kohë kur armiqtë janë ngritur kundër umetit tonë, kur e vërteta është rrethuar dhe kur flamujt e së kotës ngriten lart, mbetet xhamia e bekuar Aksa pulsi i gjallë i këtij umeti dhe matësi i gjallërisë së tij. Sulmi mbi të është sulm mbi akiden tonë, mbi nderin tonë dhe mbi të gjitha gjërat tona të shenjta.
Së pari: Aksa në zemër të akides islame
O të dashur!
Xhamia Aksa nuk është vetëm një gur apo një gjurmë historike. Ajo është kibla e parë e muslimanëve, është mesxhidi i tretë më i shenjtë, dhe është vendi i udhëtimit të Israsë së Profetit tonë ﷺ.
Allahu i Madhëruar thotë:
“I lartësuar qoftë Ai, i cili e bëri robin e Tij të udhëtojë natën prej Mesxhidi Haram-it në Mesxhidi Aksanë.” (Isra: 1)
Ky udhëtim nuk ishte drejt një vendi të zakonshëm, por drejt një mesxhidi që përfaqëson simbolin e akides dhe unitetin e umetit.
I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Mos shtrëngoni shalat e udhëtimit (për adhurim) veçse për në tre xhami: në Mesxhidi Haram, në xhaminë time dhe në Mesxhidi Aksa.”
(E transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)
O robër të Allahut!
Sot Aksa është shndërruar në një arenë shkeljesh të përsëritura dhe të planifikuara. Ajo dhunohet çdo ditë para syve të botës. Në të ndalohet falja e xhumasë përveç për të moshuarit dhe me numër të kufizuar! Mbyllen dyert e saj, ndoten oborret e saj, dhe mbi të vendosen ndarje kohore dhe hapësinore, në një përpjekje për të imponuar një realitet të ri dhe për të zhdukur identitetin e saj islam.
Së dyti: Rreziku i normalizimit të krimit
O vëllezërit e mi, ajo që po ndodh sot është më e rrezikshme sesa thjesht një pushtim…
Është një përpjekje për të normalizuar në mesin e umetit shkeljen e nderit të xhamisë së shenjtë Aksâ, dhe për t’i bërë këto sulme diçka të zakonshme, që nuk përbën më objekt zemërimi ose kundërshtimi.
Synohet që ne të mësohemi të shohim ushtarët teksa i dëbojnë falësit, ndalojnë ezanin, dhe kryejnë ritet e tyre talmudike brenda në xhami… pa u lëvizur, pa u hidhëruar e pa reaguar!
Allahu i Madhëruar thotë:
“E ç’është me ju që nuk luftoni në rrugën e Allahut dhe për të dobëtit…” (En-Nisâ: 75).
A do të pranojmë vallë të jemi prej atyre që e tradhtuan të dobëtin?
Së treti: Gaza – çmimi i ndihmës për Aksânë
O besimtarë, Gaza e rrethuar tash e mbi 18 vjet, nuk u nënshtrua dhe nuk bëri pazare, por gjithmonë ka qëndruar në besnikëri për mbrojtjen e Aksâs dhe Kudsit.
Ajo e shpalli betejën e “Tufanit të Aksâs” si përgjigje ndaj shkeljes dhe ndotjes së shesheve të saj, dhe populli i saj pagoi një çmim të rëndë:
-
Masakra të tmerrshme.
-
Shkatërrim i gjithanshëm.
-
Rrethim dhe uri.
-
Mijëra dëshmorë e të plagosur.
Dhe sot Gaza nuk po paguan çmimin vetëm për mbrojtjen e vetvetes, por po paguan për ju të gjithë… për nderin e umetit… për Kiblen e parë të besimit.
Hutbja e dytë
Falënderojmë Perëndinë për dhuntitë e Tij dhe mirësitë e Tij. Dëshmojmë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, dhe dëshmojmë se Muhammedi është rob e i Dërguari i Tij.
O robër të Allahut! Ku është umeti i Islamit në gjithë këtë ngjarje? Pse kjo heshtje e plotë?
Umeti u zënë me punët e kësaj bote dhe u çorientua nga çështjet e tij; media mashtruese pushtoi vetëdijen e tij; dhe u bëmë ashtu siç tha i Dërguari ﷺ: “Gati janë kombet që të vërsulsen mbi ju ashtu siç vërsulen ngrënësit mbi pjatën e tyre…” (shënuar te Ebu Davudi).
Detyrat fetare dhe praktike që na prekin të gjithëve
-
Përkatësia e besimit (përkatësia imanore):
Çështja e Aksas nuk është çështje politike; është çështje besimi.
I Dërguari ﷺ tha: “Kush nuk merret me çështjen e muslimanëve, nuk është nga ata.” (shënuar te At-Taberani) -
Duaja dhe Kunuti (lutjet e posaçme):
Shpërndajeni lutjen për ata që qëndrojnë në frontin e mbrojtjes dhe për ata që bëjnë xhihad.
Rinovoni Kunutin e emergjencave (Kunût n-nevazil) në namaze — ai është armë e besimtarëve. -
Përhapja e vetëdijes:
Mësoni fëmijët tuaj se Aksa nuk është vetëm e palestinezëve; është e të gjithë Umetit .
Përdorni mjetet e komunikimit për të shpërndarë të vërtetën. -
Bojkotimi ekonomik:
Bojkotoni produktet dhe kompanitë që mbështesin armikun.
Allahu thotë: “Mos bashkëpunoni në mëkat dhe në armiqësi.” (El-Maidah: 2) -
Mbështetja financiare:
Mbështetni institucionet e besueshme që veprojnë në Gaza, dhe kujdesuni për familjet e dëshmorëve. -
Presioni popullor dhe politik:
Dilni në rrugë; organizoni protesta dhe mbledhje; kërkoni nga qeveritë tuaja që të ngrisin zërin dhe të kenë qëndrime të qarta për Aksan.Udhëzime praktike për çdo mysliman
• Cakto një ditë në javë për të ndriçuar dhe vetëdijesuar të tjerët rreth çështjes së Aksas.
• Posto çdo javë një material informues në llogaritë e tua (rrjete sociale).
• Bojkoto të paktën tre kompani që mbështesin armikun.
• Cakto një pjesë të rrogës mujore për të ndihmuar Gazën.
• Lid fëmijët e tu me dashurinë për Aksan përmes tregimeve, hartave dhe aktivitetesh.O myslimanë kudo që jeni…
• Aksa është amanet, dhe Gaza është taksa e dinjitetit tonë.
• A do të pranoni që të humbasim amanetin?
• A do të përgjigjemi para Zotit ndërsa heshtim?Allahu thotë:
…وَمَا لَكُمْ لَا تُقَاتِلُونَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ وَالْمُسْتَضْعَفِينَ
“E ç’ju pengon të luftoni në rrugën e Allahut për të ndihmuar të dobëtit (të shtypurit)….?” (El-Nisaʼ: 75).



