Falënderimi i takon All-llahut. Atë e
falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga
All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon
All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e
udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe
dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.


“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një
frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!”
(Ali Imran:
102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një
veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e
gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin,
se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.”
(En-Nisa:1)
“O ju
besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju
mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.”

(El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut,
kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve
sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në
zjarr…

Ramazani mes realitetit dhe obligimit

Ramazani është sezonë e mirësive të cilat All-llahu ua ka dhuruar robërve të Vet që tua forcon besimin, tua shton devotshmërinë dhe tua përforcon kontaktin e tyre me All-llahun, subhanehu ve teala.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

((يَا أََيُّهَا الَذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ)) [البقرة: 183].

“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. (El-Bekare: 183).

Ai që analizon me vëmendje argumentet fetare që flasin mbi agjërimin dhe mbi urtësitë dhe synimet e agjërimit dhe realitetin e muslimanëve do të sheh dallimin shumë të madh mes këtyre gjërave te shumica e muslimanëve.

Do të mundohem me leje të All-llahut, azze ve xhel-le, që ti preku shkaqet më të dalluara që kanë shkaktuar këtë diskrepancë dhe mënyrën për shërmin e kësaj gjendje.

Një: Shkaqet.

Ka shumë shkaqe që kanë shkaktuar këtë gjendje, mirëpo ne do ti përmendim më të dalluarat:

1- Mos njohja e objektivave dhe urtësive të agjërimit.

Injoranca dhe mosnjohja e objektivave dhe urtësive të agjërimit që ka në sherijatin islam dhe zbatimi i këtij adhurimi te shumica e muslimanëve si traditë dhe për hatër të shoqërisë, duke mos analizuar dhe studiuar këtë adhurim është ptej shkaqeve më të rëndësishme që e shkaktojnë këtë diskrepancë.

Shejh Abdurahman Duseriu thotë:

“Nëse njerëzimi nuk e ka perceptuar urtësinë e ligjeve islame dhe frytet e tyre në dynja para se të shkojmë në ahiret, ata nuk do t’i zbatojnë plotësisht ose ashtu si duhet”. (Shiko: Safvetul-Athar vel-Mefahim”, 3/ 82).

Këto urtësi mund t’i përmbledhim në këto gjëra:

a) Arritja e devotshmërisë.

Kjo gjë konsiderohet prej urtësive më të dukshme të agjërimit.

Raziu thotë:

“Agjërimi shkakton devotshmërinë sepse me agjërim dobësohet epshi dhe pasioni, largohet njeriu nga mendjemadhësia, mburrja dhe imoraliteti, i bëhen të pavlefshme lezetet e dynjasë dhe pozita. Kjo ndodh për shkak se agjërimi e dobëson epshin e barkut dhe organit, andaj që shumë agjëron i bëhen të pavlefshme këto dy epshe dhe e ka më lehtë të lufton kundër tyre, në këtë mënyrë agjërimi e pengon njeriun që të bëjë harame dhe vepra imorale, nuk ka ndonjë peshë të madhe pozita dhe autoriteti në dynja. Kështu përmblidhen të gjitha shkaqet e devotshmërisë…”. (Shiko: “Mefatihul-Gajbi”, 5/ 70).

b) Edukimi në durim dhe vullnet të çelikt.

Edukimi i njeriut në durim është prej synimeve të mëdha të agjërimit, pasiqë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e ka emërtuar muajin e agjërimit si muaj të durimit, sepse agjërimi e edukon njeriun në vullnet të çelikt për të frenuar epshin dhe egoizmin dhe që të forcohet njeriu në lënien e gjërave të zakonshme, siç është ngrënia, prija, marëdhëniet intime, ashtu që vullneti për ti zbatuar urdhërat e All-llahut dhe bartjen e misionit të Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe shtytja e tij përpara duke i tejkaluar të gjtiha pengesat dhe vështirësitë… Agjërimi është një lloj durimi, i cili domethënë përqëndrim në realizimin e adhurimeve dhe në të gjitha çeshtjet e jetës”. (shiko: “Tefsirul-Menar”, 2/45).

Njeriu gjat agjërimit e detyron veten të duron në adhurimet ndaj All-llahut duke i respektuar kufinjtë e All-llahut, si urdhëra dhe si ndalesa.

All-llahu, subhanehu ve teala, pasiqë përmendi disa dispozita mbi agjërimin tha:

(تلك حدود الله فلا تقربوها)) [البقرة: 187]

“Këto janë kufinjtë (dispozitat) e All-llahut, pra mos i kundërshtoni”. (El-Bekare: 187).

Po edhe e frenon dhe e disiplinon për tiu nënshtruar urdhërave të All-llahut vullnetarisht dhe duke shpresuar shpërblimin e tyre.

Ska dyshim se në këtë mënyrë edukohet njeriu në vendoshmëri dhe vullnet, gjëra që e bëjnë njeriun të kontrolloj epshin dhe pasionin e tij.

c) Edukimi në dorëzim dhe nënshtrim All-llahut, subhanehu ve teala.

Agjërimi e edukon muslimanin që ta kontrollon shpirtin e tij të lig, ta dominon dhe ta udhëheq, duke mos iu nënshtruar atij por duke iu nënshtruar urdhërave të Zotit të vet, duke iu nëhstruar ndalesave të Tija dhe duke i dhënë përparësi gjërave të dashura të All-llahut para kërkesave të trupit dhe epshit.

d) Krijon frikën nga All-llahu dhe vetëdijen se Ai e mbikqyrë.

Agjërimi është adhurim i sinqertë mes njeriut dhe Zotit të vet, andaj e edukon muslimanin që ti frikohet All-llahut, të jetë i vetëdishëm se Ai e mbikqyr dhe të synon shpërblimin e Tij. Sepse njeriu ka mundësi të shfaqet para njerëzve agjërueshëm, kurse në realitet të mos jetë me agjërim, pa marë parasysh formën se si e prish agjërimin, duke ngrënë ose duke munguar nijeti. Kjo gjendje e manifeston vërtetësinë e besimit, plotësinë e adhurimit, fuqinë e dashurisë ndaj All-llahut dhe shpresimin e asaj që gjindet te All-llahu, pasiqë shpërblimi i agjërimit te All-llahu është shpërblimi më i madh karshi të gjitha adhurimeve tjera.

All-llahu, subhanehu ve teala, në hadithin kudsi thotë:

(كل عمل ابن آدم يضاعف، الحسنة بعشر أمثالها إلى سبعمائة ضعف إلى ماشاء الله عزوجلّ، إلا الصوم فإنه لي وأنا أجزي به، يدع شهوته وطعامه من أجلي..)(4).

“Çdo vepër e birit të Ademit i shumfishohet, një e mirë dhjetëfish deri në shtatëqind fish e derisa të dojë All-llahu, azze ve xhel-le. Përpos agjërimit, sepse ai është për Mua dhe unë shpërblej për te, e le epshin dhe ushqimin për mua…”. (Muslimi).

Ibën Kajimi, rahimehull-llah, thotë:

Njerëzit mund të shohin lërjen e gjërave të dukshme që e prishin agjërimin, kurse lërja e ushqimit, pijes dhe epshit për hirë të All-llahut është një gjë të cilën nuk mund ta shohin njerëzit, kurse kjo është realiteti i agjërimit”. (Shiko: “Zadul-Mead”, 2/29).

E) Koncentrimi dhe përqëndrimi i zemrës dhe mendjes në krijesat e All-llahut.

Nëse ushqimi, pija, biseda, gjumi dhe përzierja e tepruar e dekoncentrojnë njeriun dhe e ndërpresin nga udhëtimi i tij drejt All-llahut, e dobësojnë, e pengojnë ose e ndalojnë, mëshira e All-llahut ndaj robërve të Tij ka qenë ajo që ka caktuar agjërimin që ti largon nga ushqimi i tepruar dhe ta pastron zemrën nga përzierjet e ndryshme të epshit. Gjithashtu ka caktuar adhurime tjera gjatë Ramazanit, siç është itikafi, namazi i natës, lutja, leximi i Kur’anit me qëllim që ta largon njeriun nga biseda, gjumi dhe përzierja e tepruar me njerëz. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

(الصوم جنة وحصن حصين من النار)

“Agjërimi është mburojë dhe fortifikatë e fuqishme kundër zjarit”. (Hasen, ahmedi).

E ka llogaritur si fortifikatë e besimtarit për disa shkaqe:

– Sepse e dobëson epshin. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

(خصاء أمتي الصيام)

“Dredhja e umetit tim është agjërimi”. (Sahih, Ahmedi).

Dhe ka thënë:

(يامعشر الشباب من استطاع منكم الباءة فليتزوج، ومن لم يستطع فعليه بالصوم فإنه له وجاء).

“O ju të rinjë! Kush ka mundësi që të martohet le të martohet, e ai që nuk ka mundësi të martohet le të agjëron, sepse agjërimi për te është mburojë”. (Muslimi).

– Ia ngushton shejtanit kanalet e qarkullimit duke ngushtuar kanalet e ushqimit dhe pijes.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

(إن الشيطان يجري من ابن آدم مجرى الدم)

“Shejtani qarkullon te njeriu nëpër venët e gjakut”. (Muslimi).

Në këtë mënyrë pushojnë zytjet e shejtanit.

Zemra gjat agjërimit angazhohet vetëm me meditim rreth argumenteve të All-llahut dhe krijesave të Tija, sepse teprimi në konsumimin e gjërave që na i do epshi na fusin në neglizhencë, madje na e ngurtësojnë zemrën dhe na verbërojnë nga e vërteta.

Imam Ibën Rexhebi, rahimehull-llah, thotë:

(وخلو الباطن من الطعام والشراب ينور القلب ويوجب رقته ويزيل قسوته ويخليه للذكر والفكر).

“Zbrazja e barkut nga ngrënia dhe pija e ndriçon zemrën, e bën suptile, e largon ngurtësinë dhe e paston vetëm për dhikër dhe logjikim”. (Shiko: “Letaiful-Mearif”, fq. 290).

F) Njerëzit i kuptojnë begatitë që i kanë dhe të pasurit e kujtojnë gjendjen e të varfërve.

Njerëzit e pasur nga shkaku i abstenimit nga ushqimi dhe pija gjatë ditës së agjërimit vuajnë, e kjo gjendje shkakton që të kupton sasinë e dhuntive që ua ka dhënë All-llahu kur i ka bërë të pasur, sepse ua ka dhënë këtë begati gjatë tërë vitit, në kohë kur të tjerët nuk kanë patur këtë mundësi, sdo mend se kjo ia imponon falënderimin All-llahut, subhanehu ve teala.

Po edhe të varfërit shohin dobinë që sjell gjatë këtij muajit, siç është koncentrimi për logjikim, adhurim dhe dhikër për shkak të urisë dhe barkut të zbrazët dhe e kuptojnë se kjo gjendje i shoqëron ata tërë vitin përafërsisht dhe se ata janë të përgaditur që të shfrytëzojnë këto begati gjatë tërë kohës, e kjo sdo mend se duhet tua imponoj edhe këtyreve falënderimin ndaj All-llahut.

Agjërimi gjithashtu është shkak që të pasurit të shikojnë rreth vetes dhe ti vërejnë vëllezërit e tyre të varfër dhe kjo i thërret ata që të jenë të mshirshëm dhe të solidarizohen me ta.

G) Forcon trupin dhe i jep shëndet.

Qëllimi i agjërimit është ta forcon besimin dhe ti ofron njeriut devotshmëri, e cila e largon nga mëkatet dhe gabimet, mirëpo ka edhe qëllime dhe dobi tjera. Në mes tyre është edhe ajo që na është qartësuar në shekullin tonë edhe më shumë: forcimi i trupit dhe ndikimi i tij në shëndetin e njeriut, duke e mbrojtur njeriun nga sëmundjet dhe defektet fizike dhe psiqike.

2- Zbatimi i agjërimit vetëm me lërje.

Shumë njerëz mendojnë agjërimi përbëhet prej një sërë lërjesh duke haruar se All-llahu, subhanehu ve teala, e ka bërë obligim agjërimin dhe me këtë adhurim ka përcaktuar edhe vepra tjera që ndihmojnë në realizimin dhe arritjen e qëllimeve të shpresuara.

Prej veprave më të dalluara që mund të bëhen gjat Ramazanit janë këto:

– Namazi i teravisë gjat Ramazanit

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

من قام رمضان إيماناً واحتساباً غفر له ما تقدم من ذنبه ” رواه البخاري (2008) ومسلم (759/1) عن أبي هريرة

“Ai që e ngjall me namaz Ramazanin me besim dhe shpresim, i falen mëkatet që i ka bërë më herët”. (Buhariu dhe Muslimi).

– Umreja në Ramazan

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

العمرة في رمضان تعدل حجة أو كحجة معي ” رواه البخاري (1863) , ومسلم (1256) من حديث ابن عباس .

“Umreja në Ramazan vlen sa haxhi, ose haxhi me mua”. (Buhariu dhe Muslimi).

– Ngjallja e natës së Kadrit me adhurime

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

من قام ليلة القدر إيمانا واحتسابا غفر له ما تقدم من ذنبه ” رواه البخاري (38) ؛ ومسلم (759)

“Ai që e ngjall natën e Kadrit me besim dhe shpresim, i falen mëkatet që i ka bërë më herët”. (Buhariu dhe Muslimi).

– Itikafi

Itikafi është një adhurim, i cili shkakton që njeriu të vetmohet dhe të analizon vetveten, veprat e tija, të arriturat e tija, gabimet dhe rrëshqitjet e tija. Është një mundësi shumë e madhe për përmirësim. Larg nga çdo bisedë e kotë, larg nga çdo ndejë e pavlefshme, larg çdo gjëje që e largon njeriun nga Zoti, Famëmadh.

“Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit bante itikaf”. (Buhariu dhe Muslimi).

Imam Zuhriu, rahimehull-llah, thotë:

“Çudi me muslimanët që kanë lërë itikafin, kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, që nga dita që erdhi në Medinë e derisa vdiq nuk e la ate”.

– Dhënia iftar agjëruesve.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

” من فطر صائماً كان له مثل أجره ، غير أنه لا ينقص من أجر الصائم شيئاً ” أخرجه الترمذي

“Ai që i jep iftar një agjëruesit, ka sa shpërblimi i tij, edhe pse atij nuk i pakësohet aspak shpërblimi”. (Sahih, Tirmidhiu).

– Shtimi i leximit të Kur’anit

Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ibn Abbasi [radijall-llahu anhuma], i cili thotë:

كان النبي صلى الله عليه وسلم أجود الناس , وكان أجود ما يكون في رمضان حين يلقاه جبريل فيدارسه القرآن , فلرسول الله صلى الله عليه وسلم حين يلقاه جبريل أجود بالخير من الريح المرسلة .

“Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishte njeriu më bujar, edhe më bujar ishte në Ramazan, kur takohej me Xhibrilin [alejhis-selam], para të cilit e mësonte Kur’anin. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur takohej me xhibrilin ishte edhe më bujar se sa era që sjell bereqetin”.

(الصيام والقرآن يشفعان للعبد يوم القيامة، يقول الصيام: أي رب منعته الطعام والشراب فشفعني فيه، ويقول القرآن منعته النوم بالليل فشفعني فيه، قال: فيشفعان)

“Agjërimi dhe Kur’ani do të ndërmjetësojnë për njeriun në Ditën e Kijametit. Agjërimi do të thotë: o Zot e kam larguar nga ushqimi dhe epshi, andaj më lejo që të ndërmjetësoj për te, kurse Kur’ani do të thotë: o Zot e kam penguar nga gjumi gjatë natës, andaj më lejo që të ndërmjetësoj për te. Thotë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: ato do të ndërmjetësojnë”. (Sahih, Ahmedi).

– Sadakaja.

كان النبي صلى الله عليه وسلم أجود الناس , وكان أجود ما يكون في رمضان حين يلقاه جبريل فيدارسه القرآن , فلرسول الله صلى الله عليه وسلم حين يلقاه جبريل أجود بالخير من الريح المرسلة .

“Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishte njeriu më bujar, edhe më bujar ishte në Ramazan, kur takohej me Xhibrilin [alejhis-selam], para të cilit e mësonte Kur’anin. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur takohej me xhibrilin ishte edhe më bujar se sa era që sjell bereqetin”.

Imam Shafiu, rahimehull-llah, thotë:

“Ua dëshiroj muslimanëve që të shtojnë bujarinë gjat Ramazanit në shenjë të pasimit të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe për shkak të nevojës së njerëzve dhe për shkak të angazhimit të shumicës së tyre me agjërim dhe namaz”.

– Lutja:

All-llahu, subhanehu ve teala, në mes të ajeteve të agjërimit e ka vënduar ajetin:

{ وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِ إِذَا دَعَانِ فَلْيَسْتَجِيبُوا لِي وَلْيُؤْمِنُوا بِي لَعَلَّهُمْ يَرْشُدُونَ } [ البقرة:186]

“E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua”. (El-Bekare: 186).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

( ثلاثة لا ترد دعوتهم: الصائم حين يفطر، والإمام العادل، ودعوة المظلوم ) [ رواه الترمذي ].

“Tre personave nuk u kthehet prap lutja: agjëruesit kur hanë iftarin, prijësit të drejtë dhe lutja e të shtypurit”. (sahih, Tirmidhiu).

– Pendimi.

Ramazani është sezonë e pendimit dhe kthimit te All-llahu për shkak të Bujarisë së madhe të Tij dhe dhunitve që i jep në çdo kohë, e sidomos në këtë muaj, ku prangosjen djajtë.

All-llahu, xhel-le shanuhu, për çdo natë liron njerëz nga zjari i xhehenemit dhe njeriu është i përgaditur për këtë gjë me agjërim dhe me adhurimet tjera, andaj Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

(رغم أنف رجل دخل عليه رمضان ثم انسلخ قبل أن يغفر له).

“I privuar qoftë njeru që hyn në Ramazani derisa të përfundon dhe nuk i falen mëkatet”.

– Shtimi i adhurimeve në dhjetë ditët e fundit.

Aisheja [radijall-llahu anhu] thotë:

(كان -صلى الله عليه وسلم- إذا دخل العشر أحيا الليل، وأيقظ أهله وجد وشد المئزر)

“Kur hynin dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ngjallte tërë natën me adhurime, e zgjonte familjen dhe e shtërngonte brezin”. (Buhariu dhe Muslimi).

Gjithashtu thonte:

(كان رسول الله -صلى الله عليه وسلم- يجتهد في العشر الأواخر مالايجتهد في غيره)(20).

“Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, aq shumë përpiqej me adhurime në këto dhjetë ditë të fundit sa nuk përpiqej në ditët tjera”. (Muslimi).

Veprat e mira që mund të bëhen gjatë muajit të Ramazanit janë të shumta, andaj muslimani duhet të kujdeset që ya angazhon kohën e tij me gjëra që i sjellin dobi të madhe kur të takohet me All-llahun, azze ve xhel-le.

3- Nuk e ndiejnë ndikimin e mëkateve në agjërim.

Mëkatet janë shkaku që privohet njeriu nga përfitimet e agjërimit dhe nuk arrinë të realizon devotshmërinë.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

((وَمَا أَصَابَكُم مِّن مُّصِيبَةٍ فَبِمَا كَسَبَتْ أَيْدِيكُمْ وَيَعْفُو عَن كَثِيرٍ)) [الشورى: 30]

“Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë”. (Esh-Shura: 30).

Për këtë “pakësohet shpërblimi i agjërimit me mëkate edhe nëse nuk e asgjësojnë ate tërësisht. Agjëruesi edhe pse lodhet, uritet dhe etshohet, nuk do të fiton shpërblimin e duhur, nëse nuk agjëron si duhet”.

Kanë ardhur disa hadithe që e japin këtë kuptim dhe e sqarojnë këtë gjë, prej tyre:

(رب صائم ليس له من صيامه إلا الجوع، ورب قائم ليس له من قيامه إلا السهر)

“Sa agjërues nuk marrin nga agjërimi asgjë përpos urisë dhe sa njerëz që falin namaz nate, mirëpi nuk marrin prej këtij namazit asgjë përpos pagjumsisë”. (Sahih, Ahmedi).

(ليس الصيام من الأكل والشرب، إنما الصيام من اللغو والرفث، فإن سابك أحد، أو جهل عليك، فقل: إني صائم)

“Agjërimi nuk është vetëm abstenim nga ngrënia dhe pirja, por nga fjalët e kota dhe të ndyta. Nëse të shan ndokush ose të injoron thuaj: jam agjërueshëm”. (Sahih, Hakimi).

(من لم يدع قول الزور والعمل به فليس لله حاجة في أن يدع طعامه وشرابه ((23).

“Ai që nuk i le fjalët e rrejshme dhe veprimin sipas tyre All-llahu nuk ka nevojë që ta le ushqimin dhe pijen”. (Buhariu).

4- Gabimet e disa agjëruesve.

Disa agjërues bien në gabime të ndryshme, ne do ti përmendim disa prej tyre:

a) Harxhimet e tepruara.

Agjërimi përveç tjerash është edhe shkollë e kursimeve dhe stërvitje e vetes në durim dhe kontrollim i dëshirave dhe pasioneve, mirëpo fatkeqësisht në mesin e muslimanëve të sodit është duke ndodhur e kundërta. Në këtë muaj te ata shtohen harxhimet dhe kalohet në shkatërrim të pasurisë dhe pamaturi.

b) Ngrënia e ushqimeve dhe pijeve të ndryshme.

Është shndërruar Ramazani në sezonë të ngrënies, pijes dhe kënaqësirave të ndryshme, sdo mend se kjo është në kundërshtim me synimet e agjërimit.

c) Qëndrimi zgjuar gjatë natës dhe gjumi gjatë ditës.

Gjatë Ramazanit përmbyset jeta e njerëzve, nata u bëhet ditë, kurse dita natë. Natën e kalojnë në takime, ndeja dhe biseda, kurse ditën në gjum dhe dembeli. Shtoja kësaj edhe haramet që ndodhin në ato ndeja dhe lërja e obligimeve.

d) Kapja pas dynjasë dhe mos interesimi për ahiret.

Disa njerëz me të hyrë të Ramazanit u shtohet angazhimi me tregti, me shitje dhe blerje. Disave u kalon edhe dita edhe nata në këto aktivitete. Tregtia dhe shitblerja nuk janë haram në Islam, mirëpo është e urrejtur dhe e qortuar mvarshmëria pas dynjasë dhe dhënia e tërë mundit dhe kohës kësaj veprimtarie, duke e neglizhuar hisen e ahiretit dhe nevojën për vepra të mira që e edukojnë dhe ia largojnë veset dhe gabimet.

e) Shoqërimi me njerëz të papunë dhe dembela.

Ata ua harxhojnë kohën njerëzve në gjëra që nuk u sjellin asnjë të mirë as në dynja dhe as në ahiret, ndoshta edhe nuk u bën ndonjë prishje dhe devijim në fe, mirëpo u sjell pendim dhe keqardhje për harxhimin e kohës në gjëra të kota dhe të pavlera.

f) Gabimet në disa adhurime.

Njerëzit zakonisht në këtë kohë kujdesen për disa adhurime, mirëpo forma se si i bëjnë ato adhurime është e gabuar.

– Vonimi i namazit.

– Kujdesi i njerëzve për rekatet e namazit të teravisë e jo për mënyren se si duhet të falet ky namaz.

– Njerëzit kujdesen që në këtë muaj ta bëjnë një herë apo më shumë hatme Kur’anin, mirëpo nuk meditojnë dhe analizojnë ajetet që i lexojnë.

Leximi i shpejtë dhe i pavëmendshëm i Kur’anit është në kundërshtim me qëllimin e leximit të Kur’anit.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

((كِتَابٌ أَنزَلْنَاهُ إلَيْكَ مُبَارَكٌ لِّيَدَّبَّرُوا آيَاتِهِ وَلِيَتَذَكَّرَ أُوْلُوا الأَلْبَابِ))[ص: 29].

“(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend”. (Sad: 29).

Është e vërtetë se disa nga selefi kanë bërë hatme shumë herë gjat Ramazanit, saqë Imam Zuhriu, rahimehull-llah, ka thënë:

إذا دخل رمضان فإنما هو قراءة القرآن وإطعام الطعام

“Ky muaj është për të lexuar Kur’an dhe për të dhënë ushqim”.

Mirëpo udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili ka thënë:

(لايفقه من قرأ القرآن في أقل من ثلاث).

“Nuk kupton ai që e lexon Kur’anin për më pak se tre ditë”.

– Disa musliman kujdesen për Itikafin, mirëpo në formë të kundërt me qëllimin dhe synimin e itikafit. Ata shkojnë në itikaf në mënyrë kolektive dhe në vend se të vetmohen dhe të llogarisin veten, të meditojnë mbi krijesat e All-llahut dhe argumentet e Tija, ata e kalojnë kohën në biseda dhe ndeja të përbashkëta nga të cilat nuk ka ndonjë dobi të madhe.

Imam Ibën Kajimi, rahimehull-llah, pasiqë tregoi mënyrën si e ka bërë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, itikafin, tha:

“Në këtë mënyrë arrihet qëllimi i itikafit dhe shpirti i tij, në kundërshtim me atë që e bëjnë disa injorantë duke e shndërruar vendin e itikafit në vend takimi, vizite dhe futje në biseda të llojllojshme. Kjo është diçka kurse itikafi i Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, është diçka tjetër”.

– Hapen dyert e veprave të mira dhe të gjitha ato nuk mund ti kryen besimtari. Andaj kjo kërkon që njeriu të bën selektimin e veprave dhe të zgjedh për vehte ato vepra që i sjellin atij më shumë dobi dhe shoqërisë në përgjithësi. Ajo që vërejmë te disa njerëz është fakti se ata mundohen ti arrijnë të gjitha veprat e mira, mirëpo në realitet asnjë vepër nuk mund ta arrijnë ashtu si duhet, ose angazhohet me vepra të mira, mirëpo po të angazhohej me disa tjera ato do të ishin për te më të dobishme.

– Media dhe kontaktet shoqërore.

Media, qoftë televizive, audio, apo e shkruar ka një rol të madh në dekoncentrimin e mendjes së shumë agjëruesve, e sidomos djemve dhe vajzave të reja. Andaj mvarshmëria prej tyre i largon njerëzit nga qëllimi dhe synimi i agjërimit dhe përfitimi prej tyre në përmirësimin e shpirtit dhe shoqërive ashtu si duhet.

Fatkeqësisht media ofron materiale argëtuese dhe dëfryese dhe pak janë ato programe që kanë qëllime edukative dhe morale, po edhe ato programe fetare që paraqiten në ekranet televizive janë sipërfaqësore dhe nuk luajnë rolin e duhur në shoqëri.

Zgjërimi në kontaktet shoqërore mes familjes, shokëve dhe farefisit ka një rol të dukshëm në humbjen e kohës, andaj është më mirë për muslimanët që gjatë këtij muajit të kujdesen për kohën e tyre dhe të përcaktojnë pjesën më të madhe të kohës të jetë për të përforcuar kontaktin me All-llahun, subhanehu ve teala, dhe për të mësuar mësimet dhe udhëzimet e islamit.

Dy: Shërimi

Këto ishin shkaqet më të dukshme që kanë shkaktuar këtë fenomen, kurse këto që do t’i paraqesim mund të jenë shkaqet më të dukshme për shërimin e tyre, shtoja kësaj edhe elimin e shkaqeve të asaj gjendje.

1- Dijetarët dhe hoxhallarët duhet ta luajnë rolin e tyre në edukimin dhe orientimin e umetit, duke u përzier me ta, duke i mësuar ata, duke u ofruar shembull të mirë atyreve, nëpërmjet sjelljes dhe zhvillimit të jetës në mënyrë të rregulluar sipas fesë.

2- Muslimani duhet të percepton detyrën e tij të vërtetë në jetë, rëndësinë e kohës për te që të bëhet kjo shtytës për seriozitet në jetë dhe barazpeshë mes veprave që mund ti kryen dhe që të arrijë të shfrytëzon maksimalisht begatinë e kohës, duke i ikur zhytjes në gjëra të lejuara dhe pëlqyera në llogari të detyrave dhe obligimeve. Muslimani duhet të stërvit veten në kryerjen e veprave të mira, siç është shkuarja herët në namaz, qëndrimi pas namazit të sabahut në xhami, etj. me qëllim që edhe pas Ramazanit të mbetet shprehi e tij kjo vepër.

3- Të gjith duhet të punojmë në thellimin e pasimit të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe marrjen e tij si shembull në të gjitha çeshtjet e jetës dhe sidomos gjatë këtij muajit të bekuar.

Kjo kërkon të mësojmë dispozitat e agjërimit, rregullat e agjërimit, urtësitë dhe synimet e agjërimit dhe tu ofrojmë mjetet që i mundësojnë të gjitha shtresave të umetit islam të përfitojnë nga agjërimi në edukimin e tyre, përhapjen e të mirës, vlerës, nderit dhe luftimit të të keqes, imoralitetit dhe ndytësirave.

4- Institucionet e orientimit, qoshin ato mediat, shkollat, xhamiat, qendrat për rekreim, të gjitha këto duhet të nisen nga pikënisja e fesë dhe të mbjellin seriozitet në popullin tonë, sidomos në këtë kohë kur populli jonë ballafaqohet me sfida të ndryshme.

5- Thirësit islamik si individ dhe si institucione duhet të rianalizojnë programet e tyre edhe në cilësinë edhe në sasinë e tyre që të kontribojnë në mënyrë më të mirë në zgjidhjen e problemeve të njerëzve dhe të veprojnë në eliminimin dhe përmirësimin e gabimeve të tyre, me qëllim të arritjes të devotshmërisë dhe tu forcohet besimi në All-llahun.

All-llahun e lusim që të na bëjë nga të pranuarit. Amin

Fejsal ibën Ali El-Budani

Përshtati: Bekir Halimi

Fejsal ibën Ali El-Budani,
14.10.2005