Falënderimi i takon All-llahut. Atë e
falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga
All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon
All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e
udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe
dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.


“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një
frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!”
(Ali Imran:
102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një
veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e
gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin,
se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.”
(En-Nisa:1)
“O ju
besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju
mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.”

(El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut,
kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve
sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në
zjarr…

Pushimi dimëror dhe shfrytëzimi i kohës

Dije, vëlla i ndershëm, se koha është një element shumë i rëndësishëm në jetën tonë. Ajo është kapitali dhe fushëveprimi jonë në jetën e kësaj bote, në të cilën njerëzit e devotshëm garojnë, se cili prej tyre do të afrohet më afër të Gjithëmëshirëshmit.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.” [Sure Asr]

Pra, i Gjithëfuqishmi betohet në kohën, e kjo na tregon vlerën e madhe që ka ajo, sepse All-llahu [subhanehu ve teala] betohet në gjërat me vlerë, ndërsa njeriut nuk i lejohet të betohet në askënd tjetër përpos All-llahut [subhanehu ve teala].

Të shumta janë ajetet dhe hadithet që flasin në këtë drejtim, gjë që tregon se sa rëndësi ka shfrytëzimi i kohës. Mirëpo, sa të pakët janë ata që e shfrytëzojn si duhet këtë dhunti. Ata janë si diamanti, i cili në sasi është pak, mirëpo ka vlerë të madhe.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] shumë qartë e sqaroi këtë gjë, kur tha: “Në dy begati janë të papërfillshëm shumica e njerëzve. Ato janë: shëndeti dhe koha e lirë.” [Buhariu].

Pra, shumica e njerëzve nuk e shfrytëzojn si duhet kohën e tyre, e ky fakt na motivon që ta këshillojmë së pari vetveten, e pastaj edhe vëllezërit tanë, që t’i frikësohemi All-llahut e ta shfrytëzojm këtë dhunti, sepse do të përgjigjemi para All-llahut për këtë gjë.

Vëllezër të ndershëm!

Ne që jemi në studime dhe në shkolla të mesme, këto ditë All-llahu na ka begatuar me këtë dhunti, sepse gjendemi në pushimin dimëror dhe jemi të lirë nga obligimet shkollore, prandaj duhet që këtë kohë ta shfrytëzojm maksimalisht. Edhe pse ky pushim bëhet për shkak të festave pagane të krishtera, që janë “Krishtlindjet” apo “Viti i ri” (Festimi i të cilave është rreptësisht i ndaluar për muslimanët, sepse na është ndaluar imitimi i pabesimtarëve në traditat e tyre në mënyrë të rreptë. E çka mund të themi në këtë rast, kur ata të mallkuar e festojnë lindjen e “djalit të zotit”?), kjo nuk d.t.th. që ne mos ta shfrytëzojm këtë kohë. Përkundrazi, ne i urrejmë dhe i kundërshtojm këto festa, ndërsa këtë kohë e shfrytëzojm në gjëra që e kënaqin Krijuesin tonë.

Të shumta janë veprat, me të cilat ne si muslimanë mund ta mbushim këtë kohë, e në vijim do t’i përmendim disa prej tyre, duke e lutur All-llahun të na jep sukses.

1. Pastrimi i vetes

Me keqardhje themi se ne si nxënës dhe studentë, gjatë kohës që jemi në shkolla apo univerzitete, ballafaqohemi me harame nga më të ndryshmet, duke filluar nga planprogrami laik e deri te lakuriqësia e vajzave të paturpshme. Ne mundohemi maksimalisht të mbrohemi, mirëpo ky “virus” lë pasoja në zemrat tona, duke i mbuluar ato me pluhurin e mëkateve. Kjo gjendje është alarmante, e rrezikun e kësaj nuk e kupton veçse ai që ka zemër të shëndoshë.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë! Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.” [Shems: 7-10].

Pra, nuk na mbetet tjetër veçse të mundohemi ta pastrojmë veten tonë nga flliqësirat e mëkateve, sepse në të kundërtën do të jemi prej të dështuarve.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Ka shpëtuar ai që është pastruar. Që e përkujton madhërinë e Zotit të vet dhe falet.” [Eala: 14-15].

Në këtë ajet All-llahu i përmend dy gjëra për pastrimin e vetvetes, e ato janë:

1. Dhikri (përmendja e All-llahut).

2. Namazi.

Në përgjithësi çdo vepër e mirë është shkak për pastrimin e shpirtit tonë, kurse çdo vepër e keqe është shkak për flliqjen e tij. Andaj të nxitojm kah mëshira e All-llahut me të gjitha forcat që i kemi. All-llahu na dhashtë sukses.

2. Kujdesi për Kuranin

Kurani është libri i All-llahut, fjala e Tij, mesazhi i fundit për njerëzimin, dalluesi i të vërtetës nga e kota, është shërues për besimtarët, kurse zullumqarëve nuk u shton veçse dëshpërimin. E zbriti All-llahu nëpërmjet engjëllit më fisnik, Xhibrilit [alejhis-selam], dhe i’a zbriti njeriut më fisnik, Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], që të jetë udhëzim dhe këshillë për njerëzit dhe xhinët.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Dhe ky është libër, dobiprurës, Ne e zbritëm, përmbanju këtij, ruajuni ashtu që të mëshiroheni.” [En’am: 155].

“Po a nuk u mjaftoi atyre që Ne ta shpallëm librin, i cili u lexohet atyre, e s’ka dyshim se kjo është dhuratë e përkujtim për njerëzit që duan të besojnë.” [Ankebut: 51].

“Dhe ajo që Ne të shpallëm ty nga libri, është e vërtetë e saktë, që vërteton edhe për ata që ishin para tij. Vërtet, All-llahu është hollësisht i njohur ndaj robërve të vet, i sheh të gjitha. Pastaj Ne u lamë në trashëgim librin robërve Tanë që Ne i kemi zgjedhur; e prej tyre ka që janë dëmtues të vetvetes, ka që janë mesatarë, e ka prej tyre që janë me ndihmën e All-llahut, të parët në punë të mira, e kjo është ajo mirësia e madhe.” [Fatir: 31-32].

Pra, të bëhemi prej trashëgimtarëve të denjë të librit, prej atyre që e lexojn rregullisht atë dhe i ndjekin porositë dhe urdhërat që gjenden në të.

Çudi me një musliman, i cili nuk di të lexojë Kuran, e as që mundohet për të mësuar. Disa vëllezër musliman me vite falin namaz, mirëpo nuk dinë të lexojn Kuran me texhvid. Me të vërtetë kjo është pakujdesi e madhe. Si ka mundësi një musliman mos të dijë ta lexojë librin e All-llahut? La haule ve la kuvvete il-la bil-lah.

Vëlla i dashur! Nëse je nga ata që nuk dinë ta lexojnë librin e All-llahut, nxito që të gjeshë dikënd i cili do të mëson, e assesi mos u bën përtac në këtë drejtim. Dije se Kurani është argument për ty ose kundër teje. E nëse je nga ata që dinë ta lexojnë Kuranin, mësoj vëllezërit tu dhe ndihmoju atyre, e All-llahu do të shpërblen me shpërblim të madh.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve.” [Muslimi].

Nga ky hadith kuptojm se mësuesi më i mirë është ai që ua mëson Kuranin të tjerëve, e rrjedhimisht nxënësi më i mirë është ai që e mëson Kuranin.

A thua vallë, si shpresojmë që All-llahu të na ngritë e të na jep fitore dhe krenari, kur ne nuk dimë ta lexojmë librin e Tij?

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Vërtetë All-llahu me këtë libër do t’i ngrit disa popuj, ndërsa disa të tjerë do ti degradojë.” [Muslimi].

Vëlla i ndershëm! E këshilloj së pari veten e pastaj ty, që ta shfrytëzojm kohën e lirë për ta mësuar Kuranin dhe për tua mësuar të tjerëve, sepse kjo është ndër veprat më fisnike që mund t’i bëjmë.

3. Zgjedhja e shokëve

Me këtë nënkuptojmë: Shoqërimi me besimtarët e devotshëm dhe besimdrejtë dhe distancimi nga të shfrenuarit, mëkatarët dhe pabesimtarët.

Vëlla i dashur! Dije se ky është një kusht i rëndësishëm për të mos devijuar nga rruga e drejtë, dhe se kjo çështje ka rëndësi të madhe dhe zë vend të posaçëm në fenë e All-llahut [tebareke ve teala]. Kur e themi këtë bazohemi në hadithin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Njeriu është në fenë e shokut të vetë, andaj le të ketë kujdes me kë shoqërohet” [transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu].

Andaj, shoqërohu me besimtarët e devotshëm, të cilët ta përkujtojn All-llahun dhe të këshillojn për të mirë, sepse prej tyre do të përfitosh në sjelljen, diturin dhe moralin tënd. Dhe largohu nga shoqëria e keqe, sepse prej tyre do të përfitosh shprehi të neveritshme.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Shembulli i shokut të mirë dhe shokut të keq është si shembulli i shitësit të miskut (parfumit) dhe farkëtarit. Sa i përket shitësit të miskut ai ose do të dhurojë misk (erë të mirë), ose do të blesh prej tij, ose së paku do të kënaqesh nga era e mirë që i vjen. Sa i përket farkëtarit ai ose do ti djegë teshat ose do të marësh erë të keqe prej tij.” [Buhariu dhe Muslimi].

Sa të shumtë janë ata që kanë devijuar për shkak të shoqërisë së keqe, sa shumë njerëz kanë rënë pre e shokëve të këqij dhe kanë devijuar nga rruga e të Gjithëmëshirshmit, janë larguar nga udhëzimet e Tij dhe kanë përfunduar me një përfundim të tmerrshëm. Sa të dëshpëruar do të jenë ata kur ta takojnë Zotin e tyre dhe ta shohin realitetin, mirëpo do të jetë vonë.

All-llahu [subhanehu ve teala] duke e përshkruar tmerrin e Ditën së Gjykimit thotë: “Atë ditë zullumqari do t’i kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit!” O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik! Në të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejë, ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar.” [El-Furkan: 27-29].

4. Prezentimi në tubime të diturisë

Tubime të diturisë janë ato tubime në të cilat lexohen ajete nga Kurani dhe hadithe të Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], në të cilat mësohet feja islame dhe mbahen ligjërata fetare.

Nxito që të prezentosh në këto tubime, sepse ecja drejt tyre ta lehtëson ecjen drejt xhennetit, prezenca në ato tubime është shkak për faljen e mëkateve dhe shtimin e diturisë.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush niset në rrugë që të kërkojë dituri, All-llahu do t’ia lehtësojë rrugën për në Xhennet”. [Muslimi].

Poashtu ka thënë: “Kujt i dëshiron All-llahu mirë, ia mundëson që ta kuptojë fenë” [Buhariu dhe Muslimi].

Ky hadith na tregon se prezenca jote në ato tubime është përgëzim për ty, sepse je nga ata të cilëve All-llahu ua don të mirën.

Kërkimi i dijes është ndër veprat më fisnike, e kërkuesit e dijes janë njerëzit më fisnik, janë trashëgimtarët e të dërguarve të cilët nuk lanë trashëgimi as dinarë e as dirhem, po e lanë këtë dije.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush niset për në rrugë duke kërkuar dije, All-llahu do t’ia lehtësojë rrugën për në Xhennet. Vërtet edhe melekët ia shtijnë krahët kërkuesit të diturisë nga kënaqësia me veprën e tij. Për dijetarin falje kërkon çdo gjë në qiej dhe në tokë, e madje edhe peshqit në ujë. Vlera e dijetarit ndaj robit të devotshëm është sikur që është vlera e hënës ndaj të gjithë yjeve tjerë (ngase rrezja e hënës për tokën është më e fuqishme sh.k.). Vërtet dijetarët janë trashëgimtarë të pejgamberëve; pejgamberët nuk kanë lënë trashëgimi dinarë as dirhemë, por ata kanë lënë për trashëgimi dijen, prandaj kush e merr, ka marrë hisen më të bollshme.”. [Ebu Davudi dhe Tirmidhiu].

5. Leximi i literaturës fetare

Viteve të fundit është shënuar rritje e madhe në përkthimin e librave fetarë në gjuhën shqipe, e për këtë falënderimi i takon All-llahut [azze ve xhel].

Vëlla i dashur! Të shumta janë ajetet dhe hadithet që na urdhërojn të lexojm dhe të pajisemi me diturinë më të mirë, e ajo është dituria mbi fenë Islame. Prandaj, mundohu që këtë kohë ta shfrytëzosh maksimalisht për të lexuar libra fetarë. Fillo me ato libra që trajtojn temat më të rëndësishme, siç janë librat e akides, teuhidit, moralit, fikhut (sidomos për shtyllat e islamit), historisë së Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], historisë së sahabeve e kështu me rradhë.

Në fund e lusim All-llahun [tebareke ve teala] që të na mundëson ta shfrytëzojm çdo çast të jetës tonë për të bërë vepra me të cilat Ai është i kënaqur. Amin.

Omer Islami

Omer Islami,
7.1.2005