Falënderimi i takon Allahut, i Cili do ta plotësojë dritën e Tij, edhe nëse kjo i rëndon jobesimtarët; Ai do ta shfaqë fenë e Tij mbi të gjitha fetë, edhe nëse kjo i rëndon idhujtarët. Dëshmoj se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, i Vetëm, pa shok, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij, në një numër të madh e të pafund.

E më pas: O robër të Allahut! Kini frikë Allahun me një frikë të vërtetë, dhe mbikëqyreni Atë në fshehtësi dhe në publik, në vetmi dhe në shoqëri.
Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që besuat! Kini frikë Allahun me një frikë të vërtetë dhe mos vdisni përveçse duke qenë muslimanë.” (Ali Imran: 102)

A keni dëgjuar ndonjëherë për tregimin e atij që ishte i qetë dhe i sigurt në Zotin e tij, që kishte bindje të plotë në premtimin dhe ndihmën e Tij?

Ejani t’ju tregoj diçka për imamin e atyre që mbështeten tek Allahu, për Profetin tonë Muhamedin ﷺ.

Një ditë, Profeti ﷺ ishte ulur, dhe përpara tij qëndronte ‘Adij ibn Hatimi. Ndërkohë, i erdhi njëri që  iu ankua për varfërinë. Pastaj erdhi një tjetër dhe iu ankua për pasigurinë në rrugë, për shkak të hajdutëve dhe prishësve të rendit.  Njerëzit në atë kohë vuanin nga varfëria dhe nga pasiguria, nga rrugët që kontrolloheshin nga grabitësit dhe nga cubët që përhapnin kaos në tokë.

Në këtë moment, Profeti ﷺ iu drejtua ‘Adij ibn Hatimit me një pyetje të çuditshme dhe profetike: “O ‘Adij! A e ke parë ndonjëherë Hirën (qytet në Irak)?”
‘Adij tha: “Nuk e kam parë, por kam dëgjuar për të.”
Profeti ﷺ i tha: “Nëse do të keshë  jetë të gjatë, do të shohësh se si gruaja do të  niset nga Hira dhe shkon deri në Qabe për ta kryer tavafin, pa pasur frikë nga askush tjetër veç Allahut.”

‘Adij rrëfen: “Thashë me vete: Po ku janë hajdutët e fisit Tai’, të cilët kishin vënë zjarr në gjithë vendin (kishin bërë rrugët e frikshme dhe të pasigurta)?!”

Pastaj Profeti ﷺ shtoi: “Nëse do të keshë  jetë të gjatë, do të hapen për ju thesaret e Kisras (mbretit të Persisë).”‘Adij i habitur tha: “Kisra, biri i Hurmuzit?!”
Profeti ﷺ tha: “Po, Kisra, biri i Hurmuzit.”

Pastaj Profeti ﷺ tha:“Nëse të zgjasë jeta, do ta shohësh njeriun që nxjerr një grusht plot me ar ose argjend, dhe do të kërkojë dikë t’ia japë, por nuk do të gjejë askënd që ta pranojë prej tij.”

Kaluan ditët dhe vitet… Profeti ﷺ u nda nga kjo botë, por ajo që ai kishte lajmëruar si premtim i Allahut nuk u shua dhe nuk dështoi.

‘Adij ibn Hatimi dëshmoi me sytë e tij përmbushjen e këtyre fjalëve profetike. Ai thotë: “E pashë gruan që nisej nga Hira dhe bënte tavafin rreth Qabes pa pasur frikë nga askush përveç Allahut. Ndërsa unë vet  isha ndër ata që morën pjesë në hapjen e thesareve të Kisras, birit të Hurmuzit. Dhe nëse do t’ju zgjatet jeta juve, do ta shihni edhe atë që tha Profeti ﷺ — njeriun që nxjerr  grushta të mbushur me ar apo argjend dhe s’gjen kë ta pranojë.” (1)

Që nga dita që Allahu e dërgoi Profetin ﷺ me fenë e së vërtetës, ai e dinte me bindje të plotë se Allahu do ta plotësonte dritën e Tij, edhe nëse kjo do t’i rëndonte jobesimtarët.

A nuk ka thënë Zoti ynë i Lartësuar: “Ata duan ta shuajnë dritën e Allahut me gojët e tyre, por Allahu do ta plotësojë dritën e Tij, edhe nëse kjo u vjen rëndë jobesimtarëve. Ai është që e ka dërguar të Dërguarin e Tij me udhëzimin dhe fenë e së vërtetës, për ta bërë atë ngadhënjyese mbi të gjitha fetë, edhe nëse kjo u vjen rëndë idhujtarëve.”(Es-Saff: 8–9)

Profeti ynë ﷺ kishte një besim të madh e të palëkundur në premtimin e Allahut. Ai i përgëzonte gjithmonë shokët e tij, edhe në momentet më të vështira të dobësisë dhe shtypjes, se fitorja është e sigurt për ta, sepse ajo është premtuar nga Allahu.

Na rrëfen Habbab ibnul-Erett, një nga sahabët e parë të vuajtur për fenë: “Iu ankuam të Dërguarit të Allahut ﷺ ndërkohë që ai ishte mbështetur në një mantel të tij nën hijen e Qabes, dhe i thamë: ‘A nuk do të kërkosh ndihmë për ne? A nuk do të lutesh për ne?’”
Ai ﷺ tha: “Popujt para jush janë marrë, i është hapur një gropë në tokë, është vendosur në të, pastaj është sjellë një sharrë dhe është vendosur mbi kokën e tij, duke e çarë në dysh! Gjithashtu e kanë  krehur me krehra hekuri që i kanë ndarë mishin nga kockat! Por asgjë nga kjo nuk e ka larguar nga feja e tij! Pasha Allahun! Allahu do ta plotësojë këtë çështje (fenë), deri sa ndonjëri të udhëtojë nga San‘aja në Hadramevt pa pasur frikë nga askush përveç Allahut dhe ujkut për kopenë e tij. Por ju jeni nxitues!” (2)

Ejani, së bashku të zbresim me zemrat tona në Hendek, në momentet e rrethimit të Medinës. Profeti ﷺ ishte duke gërmuar hendekun bashkë me shokët e tij. Para tyre qëndronte një ushtri prej dhjetë mijë jobesimtarësh, që ishin nisur drejt Medinës për ta shkatërruar shtetin islam ashtu siç mendonin. Brenda qytetit, hebrejtë kishin tradhtinë në zemër dhe prisnin momentin për ta shfaqur. Ndërsa hipokritët ishin në mesin e muslimanëve, të dredhur si gjarpërinj, duke përhapur frikë dhe panik, duke thënë me zë të lartë:“Allahu dhe i Dërguari i Tij nuk na kanë premtuar veçse mashtrime!” (El-Ahzab: 12)

Në atë kohë të vështirë, Profeti ﷺ qëndronte si një mal i palëkundur, që nuk e tundnin as stuhitë më të forta. Ai ngriti kazmën për të goditur një shkëmb të madh që shokët e tij nuk mund ta thyenin dot, dhe tha me vendosmëri:“Bismilah – me emrin e Allahut!” dhe e goditi. Ndërsa u thye një e treta e shkëmbit Ai tha: “Allahu është më i Madhi! M’u dhanë çelësat e Shamit! Pasha Allahun, unë po i shoh pallatet e saj të kuqe që nga vendi ku jam!”

Pastaj tha përsëri:“Bismilah!” — dhe e goditi herën e dytë. U thye një e treta tjetër e shkëmbit dhe tha: “Allahu është më i Madhi! M’u dhanë çelësat e Persisë! Pasha Allahun, unë po i shoh pallatet e Medainit dhe pallatin e saj të bardhë nga këtu ku jam!”

Pastaj tha herën e tretë: “Bismilah!” — e goditi goditjen e fundit dhe u thye tërësisht shkëmbi. Ai tha: “Allahu është më i Madhi! M’u dhanë çelësat e Jemenit! Pasha Allahun, unë po i shoh portat e Sanasë nga vendi ku jam!” (3)

Kështu Profeti ﷺ i përgëzonte shokët e tij me premtimin e Allahut, në një moment ku të gjitha rrethanat ishin të errëta dhe të frikshme. Ai ﷺ u tregonte se këto kombe idhujtare e politeiste, që kishin mohuar Allahun dhe kishin adhuruar gurë, idhuj, zjarrin, rabinët, murgjit, mbretërit e Persisë dhe perandorët e Romës, në vend të Allahut  do të zhdukeshin, dhe se nderi, fuqia dhe fitorja i përkasin Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve.

Profeti ﷺ, në kulmin e dobësisë dhe në momentet më të vështira të përndjekjes, i drejtohej shokëve të tij me një siguri të patundur, duke u thënë:

“Kur të shkatërrohet Kisra (mbreti i Persisë), nuk do të ketë më Kisra pas tij. Dhe kur të shkatërrohet Kajseri- Cezari (perandori i Romës), nuk do të ketë më Kajser pas tij. Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, me siguri do të shpërndahen thesaret e tyre në rrugën e Allahut!” (4)

Ai ﷺ u tregonte shokëve të tij për sundimin që do të arrinte umeti i tij pas tij, dhe se ky sundim do të shtrihej në lindje e në perëndim të tokës. Ai ﷺ tha: “Allahu ma mblodhi  Tokën, e unë pashë lindjet dhe perëndimet e saj, dhe sundimi i umetit tim do të arrijë aq sa më është treguar prej saj.” (5)

O robër të Allahut!

Edhe pse gjendja momentale që përjeton umeti është e dhimbshme, edhe pse ngjarjet janë të rënda, tragjeditë përsëriten, mizoritë e jobesimtarëve e kriminelëve zgjaten, dhe njerëzit e sinqertë shpesh duken të pafuqishëm…
Besimtari nuk dëshpërohet kurrë nga mëshira dhe ndihma e Allahut. Ai ka një mendim të bukur, të mirë dhe të lartë për Zotin e tij dhe Mbështetësin e tij.

O besimtar! Mendo me zemrën tënde dhe pyet veten me sinqeritet:

A nuk është Zoti yt i përsosur në çdo cilësi, i lavdëruar dhe që meriton falënderime për çdo vepër të Tij?

A nuk është Zoti yt dëshmitar për çdo gjë?

A nuk është Zoti yt i Plotfuqishëm mbi çdo gjë, dhe asgjë nuk e dobëson, as nuk e ndalon?

A nuk është Zoti yt i Dijshmi, i Urti, që çdo gjë e bën me urtësi madhështore?

A e din  si i përshkruan Allahu ata që dëshpërohen nga mëshira e Tij?
Allahu i Lartësuar thotë:“Mos u dëshpëroni nga mëshira e Allahut! Vërtet, nga mëshira e Allahut dëshpërohen vetëm popujt jobesimtarë.”
(Jusuf: 87)

Dhe thotë:“E kush tjetër dëshpërohet nga mëshira e Zotit të tij, përveç të humburve?” (El-Hixhr: 56)

Allahu i përshkruan ata që dëshpërohen si të humbur dhe jobesimtarë. E di pse? Sepse dëshpërimi nga mëshira dhe ndihma e Allahut është një formë mohimi të cilësive të Tij, një dyshim në Fuqinë, Mençurinë dhe Premtimin e Tij të qartë. Ai që e njeh Allahun me të vërtetë, nuk dëshpërohet kurrë, sado të errëta të jenë pamjet dhe sado të rënda të jenë sprovat.

Sepse dëshpërimi nga mëshira e Allahut lind vetëm kur robi nuk e njeh Zotin e tij në përsosmëritë e Tij të plota. Dëshpërimi buron nga mendimi i gabuar se Allahu nuk i di çështjet, ose është i paaftë për të ndryshuar gjendjen, ose se është dorështrënguar e se i mungon bujaria!  Por Allahu është i lartësuar dhe i pastër nga çdo mangësi e tillë.

Kush mendon se drita e Islamit do të shuhet dhe se flamuri i tij do të bjerë, ai ndodhet në rrugën e hipokritëve që mendojnë keq për Allahun, për të cilët Ai tha:
“Dhe për të ndëshkuar hipokritët e hipokritet  dhe idhujtarët  e idhujtaret,  ata që mendojnë për Allahun mendime të këqija.” [El-Fet’h: 6].

Islami dhe ithtarët e tij, përgjatë historisë, kanë kaluar nëpër sprova të mëdha dhe fatkeqësi të rënda. Jobesimtarët janë bashkuar kundër tij, ndonëse të ndarë në besimet e tyre. Megjithatë, Islami ka qenë dhe mbetet një dritë ndriçuese, që nuk mund ta errësojnë lakuriqët e natës. Po, ndonjëherë drita mund të zbehet përkohësisht, dhe flamuri të tundet nga stuhitë, por dielli i Islamit nuk perëndon, dhe flamuri i tij nuk bie.

I Dërguari i Allahut ﷺ e nisi thirrjen islame i vetëm. Kundër tij u ngritën si të afërmit ashtu edhe të largëtit. E akuzuan për magji, fall, poezi dhe gënjeshtër. I torturuan shokët e tij, i vranë, i dëbuan dhe ua morën pasuritë dhe shtëpitë. Por, megjithë këto sprova, as i Dërguari ﷺ dhe as shokët e tij nuk u dëshpëruan. Ata qëndruan të palëkundur, derisa Allahu i Madhëruar ua ngriti shtetin e Islamit në Medinë.

Më pas, idhujtarët dhe çifutët u bashkuan kundër tyre, u përpoqën ta vrisnin të Dërguarin ﷺ shumë herë, e tradhtuan atë dhe shokët e tij. Shumë sahabë ranë dëshmorë. Por, megjithatë, ai qëndroi në Ditën e Haxhit të Madh me më shumë se njëqind mijë myslimanë përkrah tij.

Më pas i Dërguari ﷺ ndërroi jetë, dhe shumë arabë u zbrapsën nga Islami. Por luanët e Islamit, sahabët e tij të ndershëm, e morën barrën dhe amanetin mbi supe, derisa jobesimtarët dhe armiqtë e Islamit u mundën. Allahu ua hapi atyre Persinë dhe Bizantin, dhe Islami u përhap në të gjitha viset e botës. U themelua Hilafeti i drejtë mbi metodën profetike.

Pastaj sprovat vijuan. Kryqtarët e kryqëzatave  erdhën në nëntë ekspedita të njëpasnjëshme; therën qindra mijëra të pafajshëm dhe e pushtuan Mesxhidul-Aksanë, të cilën e mbajtën të robëruar për nëntëdhjetë vjet. Por Allahu i Madhëruar i mposhti dhe  ktheu sërish Aksanë pranë gjirit  Islam.

Pastaj, pas tyre, erdhën tatarët si hijena të uritura; pushtuan tokat islame, vranë miliona njerëz dhe rrëzuan shumë prej qyteteve muslimane. Por edhe ata, në fund, Allahu i Madhëruar i mundi.

Dhe kështu ka qenë gjithmonë: sundimi i të pavërtetës është vetëm një moment, ndërsa pushteti i Islamit do të qëndrojë deri në Kiamet.

Allahu e bëftë të bekuar  për mua dhe për ju në Kuranin Famëlartë! Allahu na bëftë dobi mua dhe juve nga ajetet dhe përkujtimet e urta që gjenden në të. I kërkoj falje Allahut për veten time dhe për ju; kërkoni faljen e Tij, sepse Ai është Falësi i Madh, Mëshirëploti.

Hytbja e dytë:

Falënderimi i takon Allahut,  salavatet dhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi ata që e përkrahin, dhe pas kësaj:

E ardhmja i përket Islamit dhe njerëzve të tij që veprojnë sipas tij, qoftë edhe nëse politeistët dhe jobesimtarët e urrejnë këtë.

A i sheh ti hebrenjtë dhe krimet e tyre? Me të vërtetë, ata dhe shteti i tyre janë  të paqëndrueshëm që do të zhbëhen. Aq sa Pejgamberi ﷺ ka thënë: “ KIjameti nuk do të ndodhë derisa muslimanët të luftojnë hebrenjtë dhe t’i vrasin ata, derisa hebrejtë të fshihen pas gurëve dhe pemëve, dhe guri e pema do të thërrasin: ‘O musliman, o rob i Allahut, pas meje është një hebre; “eja vrite” përveç Garkadi , sepse ajo është pema  e hebrejve.”

A e sheh ti kryqtarët dhe dredhitë e tyre? Kryqi do të zhduket dhe Islami do të përhapet sa nata dhe dita. Pejgamberi ﷺ tha: “Nuk do të mbetet në faqen e dheut asnjë shtëpi qoftë me tulla apo tendë nga leshi i deves, me nderin e të nderuarve apo me poshtrimin e të poshtruarve. Ose i nderon dhe bëhen prej ithtarëve të  tij apo i poshtron dhe i nënshtrohen atij.”

Pejgamberi ﷺ thotë gjithashtu: “ Kijameti nuk do të  ndodhë derisa i biri i Merjemes (Isa, alejhis-selam) të zbresë mes jush si një gjykatës drejt, të thyjë kryqin, të vrasë derrin, të heqë xhizjen dhe pasuria të rrjedhë aq shumë sa askush të mos e pranojë.”

A e sheh ti korrupsionin dhe padrejtësinë që kanë mbuluar tokën? Ato do të zhduken dhe do të vijë  Hilafeti i drejtë sipas  metodës  profetike. Pejgamberi ﷺ tha: “Profetsia do të jetë midis jush sa të dojë Allahu; pastaj Ai do ta ngrejë atë kur të dojë; pastaj do të jetë një Hilafeti mbi metodën e profetisë, dhe do të jetë sa të dojë Allahu, e pastaj Ai do ta ngrejë.  Pastaj do të jetë një sundim i ashpër dhe do të jetë sa të dojë Allahu, dhe pastaj Ai do ta ngrejë edhe atë. Pas kësaj  do të jetë një mbretëri e dhunshme edhe këtë   Ai do ta ngrejë pastaj.  Pas kësaj do të jetë Hilafeti mbi metodën e profetisë.”

Ky është premtim i Allahut që nuk dështon: “E kemi dërguar më parë fjalën Tonë te të Dërguarit Tanë; me të vërtetë ata do të jenë ndihmuar; dhe me të vërtetë ushtria jonë do të jenë triumfuese.” (Es-Safat: 171–173)

Besimtari duhet të veprojë dhe të mbjellë, duke pasur shpresë dhe mirëbesim te Zoti i tij; të bindet se fjala e Allahut është më e larta, dhe se Allahu, nëse do, do t’i jepte fitoren menjëherë, por Ai e lejon të ndodhë përplasja që të dallojë të keqin nga i miri.

O Allah, ndihmo Islamin dhe ndero myslimanët, dhe shkatërro jobesimtarët kriminelë; o Allah, zbrit qetësinë në zemrat e luftëtarëve në rrugën Tënde, shpëto robët  e Tu të shtypur, ngrit flamurin e fesë me fuqinë Tënde, o i Fortë, o i Pathyeshëm.

Zoti ynë, na jep të mirën në këtë botë dhe në Ahiret të mirën, si dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!

 

  1. Sahihul Buharij: 3595
  2. Sahihul Buharij: 6943
  3. Musnedul Imam Ahmed: 18694
  4. Sahihul Buharij: 3120
  5. Sahih Muslim: 2889
  6. Sahih Muslim: 2992
  7. Musnedul Imam Ahmed: 23814
  8. Sahihul Buharij: 2222
  9. Musnedul Imam Ahmed: 18406

 

 

Përktheu dhe përshtati

Thirrja.org Nisma për zhvillimin e imamëve – thirrësve