Prof. Dr. Abdul Kerim Bekkar
Libri: “Ligjëruesi i mirë Koncepte dhe Mekanizma”
6 – Zëri kumbues është një bekim i madh nga Zoti i Plotfuqishëm, si dhe ëmbëlsia dhe këndshmëria e zërit është një bekim tjetër, andaj ligjëruesi duhet të dijë ta përdor atë për të tërhequr dhe influencuar dëgjuesit e tij. Nuk ka dyshim se zëri është një nga karakteristikat më të qëndrueshme të trupit të njeriut dhe ndryshimi i tij është një çështje shumë e vështirë, por ne mund të mësojmë diçka për përdorimin më të mirë të tij dhe maksimalizimin më të mirë të ndikimit të tij, e në këtë drejtim ja disa vërejtje:
- a) Nuk kemi dyshim se fjalët janë bartësit kryesorë të konotacioneve dhe kuptimeve, por ato nuk janë faktori vendimtar në formimin e përshtypjeve dhe imazheve vendimtare të të adresuarëve. Disa studime kanë treguar se toni i zërit dhe pamja e jashtme e personit kontribuon 90% në formimin e përshtypjes së krijuar nga të tjerët për ne.
Ndërsa një studim tjetër tregon se toni i zërit, prehtësia, intensiteti dhe shpejtësia e tij kanë një ndikim deri në 35 % në interpretimin e të tjerëve ndaj asaj që themi. Pavarësisht se çfarë thuhet për ekzagjerimin e statistikave të tilla, ato mbeten domethënëse dhe duhet të merren parasysh.[1]
B – Ligjëruesi, veçanërisht hatibi, duhet të sigurohet gjithmonë që zëri i tij të jetë i përshtatshëm për dëgjuesit, pasi një zë i lartë është i bezdisshëm dhe shqetësues e rrjedhimisht shpesh ndikimi i tij i bën njerëzit të angazhohen ndaj perceptimit të kuptimeve që përcillen në veshët e tyre, ndërsa zëri i ulët i privon ata që janë larg ligjëruesit nga dëgjimi dhe përfitimi prej tij. Në fakt, ajo që vërehet është se shumë predikues dhe ligjërues ngrenë zërin dhe i bëjnë tonet e tyre shumë më të mprehta se sa që kërkohet.
Nevoja për të ngritur dhe për të ndryshuar zërin shfaqet në ligjërata të gjata, me qëllim që të shmanget mërzia dhe monotia, ndërsa nëse është fjalë rasti një deri në tre minuta, siç është rasti me fjalën e moderatorit, atëherë ngritja e zëri dhe aktrimi me të gjatë performimit është i pakuptimtë. Në përgjithësi shija e re kulturore preferon një zë të ulët, të qetë më shumë se një zë të lartë, të mprehtë dhe emocional. Ndjeshmëria e njerëzve sot është se toni i qetë aludon në vetbesim dhe mbizotërim të situatës, retorikës së sinqertë. Megjithatë tek natyra e temës, dhe qëndrimit mbetet norma përfundimtare në këtë cështje.
Ka dallim, në hapësirat e hapura kërkohet një zë më i lartë se hapësirat e mbyllura dhe folësi duhet të jetë i vetëdijshëm se duhet të jetë i kujdesshëm në ngritjen e zërit, nëse e di se fjalimi i tij do të jetë i gjatë në mënyrë që mos mbesë pa zë në mes të ligjërimit apo hytbes. Sa e sa herë kemi dëgjuar hatibë që u humbset zëri deri në atë pikë sa nuk mund të kuptohet si pasojë e mosmarrjes në konsideratë të kësaj cështje!
C – Është e rëndësishme që folësi të gjejë një pikë të përshtatshme të ekuilibruar në çështjen e shpejtësisë dhe ngadalësisë në të folur. Shpejtësia e stërtepruar në të folur ndikon që mos të kuptohet mesazhi sikurse që nëse ligjëruesi flet shumë ngadalë, lë përshtypjen tek dëgjuesit se ai është i rraskapitur, i dobët ose i patalentuar, prandaj ata preferojnë një person që është i lirë dhe i rrjedhshëm në të folurin e tij, përveç nëse kjo shpie në pamundësi për ta ndjekur atë e për të kuptuar atë që ai thotë. Sa më preciz dhe i thellë të jetë fjalimi, aq më i ngadalshëm duhet të jetë.
Rrethanat e fjalimit dhe mjetet me të cilat përhapet fjalimi kanë ndërlidhje me çështjen në fjalë. Folësit në tv – për shembull – i kërkohet të shpejtojë deri dikund fjalimin e tij, sepse shumica e shikuesve lëvizin nga kanali në kanal dhe njëri prej tyre mund të mos ndalet paranjë programi për më shumë se tridhjetë sekonda për të krijuar përshtypjen e parë për folësin dhe temën për të cilën ai flet, dhe ne duhet ta ndihmojmë atë të krijojë një përshtypje pozitive sa më shpejt të jetë e mundur.
Është e përshtatshme që folësi të anojë sa më shumë kah fjalitë e shkurtra. Sepse përcjellja e një bisede me fjali të gjata është e vështirë për dëgjuesit. Ritmi i kohës sonë është i shpejtë dhe durimi i njerëzve për të ndjekur është bërë më i dobët se më parë.
D – Është e rëndësishme që folësi, hatibi dhe ligjëruesi t’u kushtojnë vëmendje pauzave gjatë fjalimit të tij, në mënyrë që të ndihmojnë dëgjuesin të kuptojë. Transmetohet nga Muslimi se një njeri iu drejtua Pejgamberit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, dhe i tha: “Kush i bindet Zotit dhe të Dërguarit të Tij, ai është udhëzuar në rrugën e drejtë. Ndërsa kush i kundërshton ata, ka humbur”. Burri u ndal në “mosbindje ndaj tyre” dhe më pas tha: “Ai ka humbur rrugën, atëherë Profeti i tha: “Çfarë predikuesi i mjerë je për njerëzit”, siç duhej të ndalej tek “Reshed” dhe jo “Nuk iu bind atyre”[2] në mënyrë që integriteti i kuptimit të mos prishet dhe mendja e dëgjuesit të mos ngatërrohet.
Pushimet e shkurtra midis fjalëve që shqiptojmë gjatë një predikimi, ligjërate ose paraqitjeje gjyqësore bëjnë një ndikim të madh në shpirtrat e dëgjuesve dhe pauzat mund të përdoren për të tërhequr vëmendjen e dëgjuesve në pikat e rëndësishme të fjalimit nëse folësi di të përdorë saktë pauzat e tij.
Përmdentet se si një avokat qëndroi para një gjykate duke thënë: Mjeti transportues ishte duke lëvizur (ndaloi këtu pak) me një shpejtësi prej 70 milje në orë kur goditi vajzën. Ndalja pas fjalës “lëvizur” kishte për qëllim tërheqjen e vëmendjes së gjyqtarëve për të ditur shpejtësinë e makinës. Ndërsa sikur avokati të donte t’u tërhiqte vëmendjen se vajza ishte viktimë e një gabimi të bërë nga shoferi, ai duhet të ndalojë në “goditi” dhe më pas të thotë: “Vajzën”.
Pauza megjithatë nuk duhet të jetë tepër e shkurtër në mënyrë që të kryejë funksionin e saj në tërheqjen e vëmendjes. Sytë gjithashtu duhet të përfshihen në procesin e ndikimit gjatë ndalimit.
[1] Është e rëndësishme të thuhet: Shkalla e ndikimit të zërit, lëvizjes ose veshjes në përcjelljen e kuptimeve dhe krijimin e imazheve mendore ndryshon shumë në varësi të kulturave, situatave, rrethanave dhe temave. Është e rëndësishme të mos bëni gabimin e përgjithësimit.
[2] Në mesin e dijetarëve ka nga ata që besojnë se arsyeja e çortimit është për shkak se ligjëruesi bashkoj mes Zotit të Plotfuqishëm dhe të Dërguarit të Tij në një përemër.