Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 2006
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10. 2014
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 09.10.2015
Historiku
Në fshatin Meshinë, komuna e Dardanës, gjendet xhamia e fshatit Meshinë.
Është ndërtuar në vitin 1886. Xhamia ka bazë drejtkëndëshe, të mbuluar me kulm katërujor. I ka dy etazhe. Karakterizohet me minaren nga druri, që konsiderohet si shembull i rrallë dhe unik në rajon. Ndërtesa ka tetë dritare, me korniza druri. Dera hyrëse është metalike dhe është vendosur më vonë.
Sallës së lutjeve i prinë hajati, në të cilin ndodhen shkallët për të hipur në mahvil, nga i cili hyhet në minaren e drurit nëpërmjet një deriçke. Mahvili dallon nga mahvilat në xhamitë e tjera: shtrihet në formë “U”-je mbi sallën e lutjes, dhe në anën perëndimore përfundon pa u bashkuar me minberin.
Muret e hajatit janë të dekoruara me vijëza me ngjyrë blu dhe ngjyrë kafe, ndërsa pjesa e poshtme e murit vetëm me kafe. Në anën e sipërme të mureve, mbi dekorimin me ngjyra ndodhen simbolet e islamit: ylli gjashtëcepash me gjysmëhënën.
Salla e lutjeve ka sipërfaqe 7. 40 m x 10.60 m. Gjerësia e mureve është 85 cm. Suvaja e mureve të sallës së lutjeve është ngjyrë jeshile e çelur, kurse korniza në pjesën e sipërme të murit është shirit në formë frizi.
Mihrabi dhe minberi janë punuar thjeshtë prej druri. Mahvili qëndron vetëm në një shtyllë, ndërsa anash është i mbështetur në muret anësore. Parapeti i mahvilit është stilizuar bukur në formë halash peshku.
Kjo xhami është në gjendje mjaft të keqe, sidomos muret dhe minarja prej druri.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 000245
Emri: Xhamia në Meshinë
Klasa: Monument
Institucioni: IKMM-Prishtinë
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Kamenicë
Qyteti/Fshati: Meshinë
Lokaliteti: Në mes të fshatit, afër një përroi.
Kodi Postar: 62000
Emri i rrugës:
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi):Arkitektuale
Periudha: Osmane
Shekulli: XIX