▪️Allahu i madhëruar u ka thirrur disa herë robërve të Tij në Kuran dhe ato sipas përdorimit të tyre janë për tërheqjen e vëmendjes për ndonjë punë, a mirësi, a realitet të rëndësishëm me qëllim që dëgjuesi të dëgjojë me vëmendje dhe ti kushtojë asaj rëndësinë e duhur.

▪️Shembulli i një thirrjeje për një punë të rëndësishme është si ajeti:

“O ju njerëz, adhuroni Zotin tuaj i cili u krijoi juve dhe ata që ishin para jush me qëllim që ju ti ruheni Atij”
(Sure El-Bekare: 21)

Thirrja në këtë ajet është për adhurimin e Allahut, detyra kryesore për të cilën janë krijuar njerëzit dhe xhindet dhe nëpërmjet saj fitohet kënaqësia e Allahut dhe shmanget zemërimi i Tij.

▪️Shembulli një thirrjeje për vënë në dukje një realitet të rëndësishëm është si ajeti:

“O ju njerëz, Ne ju kemi krijuar nga një mashkull dhe një femër dhe u kemi bërë popuj e fise që ju të njiheni. Më i shtrenjti prej jush te Allahu është më i devotshmi”
(Sure El-Huxhurat: 13)

Thirrja në këtë ajet përcjell realitetin e barazisë së njerëzve para Allahut, pa dallim race dhe fisi, sepse ata të gjithë kanë një prejardhje dhe janë bijtë e një çifti të vetëm, përvese me devotshmëri e cila fitohet me besim dhe punë të mira.

▪️Ndërsa shembulli i një thirrjeje për të kujtuar një mirësi me rëndësi të madhe është:

“O bijtë e Ademit! Ne ju zbritëm veshje të cilat ju mbulojnë vendet tuaja të turpshme”
(Sure El-Araf: 26)

Thirrja në këtë ajet është për kujtuar rëndësinë e veshjes me të cilën njeriu mbulon pjesët e tij të turpshme nga sytë e të tjerëve dhe ruan nderin e tyre, madje ajo në origjinë mbron shëndetin e tij sepse njeriu pa veshje nuk jeton dot.

▪️Çdo thirrje Allahut të madhëruar ka qëllimin e saj, prandaj kur ta dëgjosh Allahun e madhëruar duke i thirrur robërit e Tij, dëgjoi ato me vëmendje dhe dije se aty ka një gjë me shumë rëndësi për ty.


/hoxheAbdullahNabolli/