Një nga parimet moderne administrative më të spikatura është shfaqja e marrëdhënieve ndërnjerëzore midis punëtorëve në të njëjtin sektor, veçanërisht midis menaxherëve dhe punonjësve të tyre.

Shumë studime të fundit e kanë prekur këtë temë në detaje.

Është i ditur fakti se të Dërguarin e Allahut, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], e lidhnin marrëdhë- nie të veçanta dhe të forta me të gjithë shokët e tij dhe në veçanti me ata që ai i kishte caktuar në dety- ra shtetërore në anët e ndryshme të shtetit islam. Një nga rastet e tilla është ai kur të Dërguarit të Allahut, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], i rrodhën lot kur u takua me Usame Ibn Zejdin pas rënies shehid të babait të tij, Zejd Ibn Harithe, në betejën e Mu’tes. Usame Ibn Zejdi erdhi te Profeti [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], ndërsa ky i doli para me lotët që i rridhnin në sy. Të nesërmen Usame erdhi sërish dhe Profeti [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i tha: “Po ndjej para teje të njëjtën gjë që ndjeva edhe dje”.

Po ashtu, dihet mirë interesimi i të Dërguarit të Allahut, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], për gjen. djen e të martuarve dhe beqarëve nga shokët e tij dhe për prijësit e emëruar prej tij. Madje është tra nsmetuar se ai i shkroi një urim njërit prej prijësve kur mësoi se atij i kishte lindur një fëmijë. 62

Shpesh nëpunësit kanë nevojë për ndonjë gjest mbështetjeje morale nga ana e përgjegjësve dhe drejtuesve të tyre, sidomos kur përballen me akuza ose nëpërkëmbje. Në këtë rast është e nevojshme një mbështetje morale e veçantë që i ndihmon ata dhe ua kthen besimin tek vetja dhe i riaftëson për kryerjen e detyrave që u janë ngarkuar. I Dërguari i Allahut, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], ishte vazhdimisht i kujdesshëm për mbështetjen e prijësve dhe komandantëve të tij për të pasur respektin e të tjerëve. Njëri nga shembujt për këtë është hadithi i transmetuar nga Ibn Omeri [radijallahu anhu), i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut e emëroi Usame Ibn Zejdin në krye të një grupi, por disa prej tyre nuk e pëlqyen këtë zgjedhje dhe Profeti [sal-lallahu alejhi ve sel- lem] tha: “Mospëlqimi juaj ndaj udhëheqjes së tij është njësoj si mospëlqimi që keni treguar më parë edhe ndaj udhëheqjes së babait të tij. Por, betohem për Allahun se ai e meritonte udhëheqjen dhe ishte nga njerëzit më të dashur për mua, ashtu si edhe ky është nga njerëzit më të dashur për mua pas tij” ²

I Dërguari i Allahut, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], i vizitonte ata dhe interesohej për kush- tet e tyre. Ai i priste vetë dhe i përcillte persona- lisht ndërsa ata drejtoheshin për të shkuar në detyrat që u caktoheshin, duke e lutur Allahun e Lartësuar që t’u jepte sukses dhe mbarësi.

Transmetohet nga Ibn Omeri [radijallahu anhu] se ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut përshëndetej me ndonjë burrë (në detyrat që u caktoheshin), e kapte për dore dhe nuk ia lëshonte derisa tjetri ta hiqte dorën nga dora e tij dhe i thoshte: “Lerja amanet Allahut fenë tënde, amanetin tënd dhe punët e tua të fundit!” ³

Ai interesohej gjithashtu për gjendjen famil- jare të tyre. Beqarët i nxiste dhe i ndihmonte që të martoheshin, merrte pjesë në gëzimet e tyre familjare në festa dhe në dasma, i vizitonte të sëmurët, i ngushëllonte në rastet e vdekjeve, u uronte për fëmijët që u lindnin, madje edhe luante me fëmijët e tyre, edhe pse ai ishte prijësi suprem i gjithë umetit musliman.

Nuk ka dyshim se kjo marrëdhënie e mreku- llueshme profetike pati një rol të madh në forcimin e moralit të punonjësve dhe nëpunësve në administratën e Profetit [sal-lallahu alejhi ve sel- lem], duke i bërë ata ta ndiejnë interesimin dhe përkujdesjen e tij për gjendjen dhe ndjenjat e tyre.

dr. Abdulaziz b. Ibrahim el-Umeri
“Parimet e planifikimit dhe menaxhimit në jetën e Profetit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem)”

¹ Muhamed Hamidullah, “El vethaik es sijasije lil and nebevij vel hilafeti er rashide”, f. 211. ² Sahihul-Buhari, hadithi nr. 2919. ³ ³ ³ Sunen Et-Tirmidhi, hadithi nr. 3364.