Është detyrë e njeriut që të njohë vlerën dhe rëndësinë e kohës së tij. Kështu, atij i duhet të mos e humbas asnjë çast pa kryer një adhurim (punë të mirë) dhe ajo t`ì shërbejë për fjalët dhe punët më të mira. Synimi (njeti) i tij për punët e mira duhët të bëhet realitet, pa rënë në plogështi dhe pa një pengesë që e pengon trupin për ta kryer punën, ashtu siç transmetohet edhe në hadith (thënjen e Profetit Muhammed): ”Nijeti (qëllimi, synimi) i muslimanit është më i mirë se vepra e tij.”
Disa prej të parët tanë i shfrytëzonin më së miri castet e jetës së tyre.

Nga Amir bin Abdi Kejsi transmetohet se një burë i është drejtuar atij duke i thënë: “Më fol?” dhe ai i është përgjigjur: Ndale diellin.”
(kuptimi i kësaj është se ai nuk ka kasur kohë të lirë të fliste për muhabete të thjeshta ngase ishte i angazhuar në shfrytëzimin e kohës me punë të mira, andaj i kishte thënë ”ndale kohen” pastaj rrim dhe bëjmë muhabet sa të duash.)

Ibn Thabit El-Bunani thotë: ”Shkova te babai im për ti shqiptuar dëshmin (shahadetin), ndërsa ai më tha: "O djali im! Më lër sepse tani jam në uirdin tim të gjatë (duke lexuar disa pjesë të gjata nga Kurani).”

Kur janë futur tek njëri prej të parve tanë të mirë në castin e dhënies së shpirtit të tij, e kanë gjetur duke u falur dhe duke tënë: ”Tani do të më hidhet regjistrimi im.”

Nëse njeriu mëson -edhe pse përpiqet seriozisht- se vdekja mund ta ndalojë nga kryerja e veprave, atëherë ai punon gjatë jetës së tij për ato vepra që i sigurojnë vazhdimsinë e shpërblimit pas vdekjes. Nëse i dhënë diqka prej kësaj bote, ai falë një vakfë, ai mbjellë një filiz (fidane), hap një lum apo përrua (bunar), përpiqet me aq sa mundet që të edukojë pasardhës që do ta përkujtojnë Allahun pas tij, duke përfituar shpërblim, apo duke shkruar një libër rreth dijes, sepse shkrimet e një dijetari janë fëmija e tij i pavdkeshëm, apo bënë një vepër të mirë me dije të plotë dhe pasi ta ket transmetuar atë (ditur) tek të tjerët, bën që të tjerët të marrin shembull prej saj. Ky është ai besimtar i cili nuk vdes. Sa e sa kan vdekur, por që vazhdojnë të qëndrojnë të gjallë në mesin e njerëzve.

Ibn Xheuzi – “Gjuetia e meditimeve”