Si ti mbajmë të rinjtë të sigurt në internet? Si të promovojmë angazhim pozitiv në internet?

Hyrje dhe temat kryesore

Teknologjia sot është bërë pjesë e rëndësishme e përditshmërisë tonë. Të rinjtë në veçanti e kalojnë pjesën të madhe të kohës së tyre në rrjetet sociale. Sipas Common Sense Media, një i ri mesatarisht i kalon 50 orë brenda javës përballë ekranit (telefon qoftë apo TV). Nëntë nga dhjetë të rinjë janë frekuentues të rrjeteve sociale, tre nga katër kanë edhe llogari në rrjetet sociale. Zhvillimi i tyre i përgjithshëm ndikohet ndjeshëm nga koha e shpenzuar dhe përmbajtja e konsumuar në internet.

Telefonat e mençur, laptopët, tabletët dhe pajisjet e tjera që ofrojnë akses në internet janë bërë pjesë e pandashme e jetës së adoleshentëve. Në internet, ata lidhen me miqtë, bëjnë detyrat e shtëpisë, bëjnë kërkime, blejnë, bëjnë fotografi dhe shumë më tepër. Interneti ofron mundësi të pafundme për angazhim – pozitive dhe negative.

Duke jetuar në internet, të rinjtë – si dhe të rriturit me të cilët ndërveprojnë, si prindërit, mësuesit, dhe të tjerë – duhet të dinë se si të jenë qytetarë dixhitalë të përgjegjshëm. Për të udhëhequr dhe mbështetur sjelljen e sigurt dhe të përgjegjshme në internet, dhe për të promovuar angazhim pozitiv në internet, të rriturit që ndërveprojnë me të rinjtë duhet të jenë të mirë informuar me atë çka interneti dhe rrjetet sociale në veçanti ofrojnë. Me përparimet e vazhdueshme dhe të shpejta në botën tonë dixhitale, qëndrimi aktual mund të jetë i frikshëm, por kurrë nuk ka qenë më i rëndësishëm se sot.

“Adoleshenca është karakterizuar gjithmonë nga intensiteti emocional, impulsiviteti dhe gadishmëria për të rrezikuar, oferta për autonomi, kërkimi për identitet dhe dëshira për intimitet – seksual dhe të tjera. Për një adoleshent, teknologjia është aksesori i përsosur. Është mjeti për të bërë gjithçka, ‘thika e ushtrisë zvicerane’ për adoleshencën moderne.” —Catherine Steiner-Adair, The Big Disconnect

Disa tema dhe rekomandime nga diskutimet:

  • Qytetari i Përgjegjshëm Dixhital

Si qytetarë të hapësirës kibernetike, të jemi të përgjegjshëm është një domosdoshmëri për të rinjtë muslimanë. Siguria në internet është parësore në botën e sotme, siç është aftësia për të “menduar në mënyrë kritike, për të marrë pjesë me përgjegjësi dhe për t’u sjellë në mënyrë etike”.

Common Sense Media, Edudemic dhe kompani të tjera kanë zhvilluar burime për prindërit dhe edukatorët që kërkojnë të promovojnë prani dixhitale të sigurt dhe të përgjegjshme tek të rinjët e e tyre. Kurrikulat nga këto organizata përfshijnë sesione mbi: sigurinë në internet, të kuptuarit e gjurmëve dixhitale, sjelljen e respektueshme në internet dhe edukimin mediatik në formate tërheqëse si studimet e rasteve, lojërat e ndryshme, diskutimet në panel dhe mjete të tjera të dobishme.

  • Radikalizimi

Një rrezik online specifik për të rinjtë muslimanë është radikalizimi. Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare e përkufizon radikalizimin e dhunshëm si “procesin e adoptimit ose promovimit të një sistemi besimi ekstremist me qëllim të lehtësimit të dhunës me bazë ideologjike për të çuar përpara ndryshimet politike, fetare ose sociale”. Radikalizimi rrallë ndodh ekskluzivisht në internet, por komunikimi online është një mjet kritik për ekstremistët e dhunshëm. Shteti Islamik dhe organizata të tjera komunikojnë me të rinjtë përmes internetit, dhe sipas Think Progress, “rrjeti i gjerë i mediave sociale i ISIS-it përcjell të paktën 500 milionë mesazhe në ditë përmes më shumë se 46,000 llogarive në Twitter”.

Në mënyrë tipike, kombinimi i strategjive multimediale të ekspertëve dhe narrativave të favorshme nga tregimtarët simpatikë synohet drejt një “brezi të zgjuar kompjuterik, të ngopur me media, të varur nga video lojërat”. Duke reflektuar ndryshimet në tendencat dhe përdorimin e internetit, ka një zhvendosje nga faqet e internetit dhe forumet e dedikuara dhe një lëvizje drejt platformave kryesore si YouTube, Facebook, Twitter dhe Instagram.

Fjala e vjetër, “parandalimi është më mirë se kurimi”, vlen për radikalizimin, si dhe për parandalimin e përdorimit të drogës dhe varësisë. Të rinjtë e prirur ndaj përdorimit të drogës dhe varësisë janë shumë të ngjashëm me të rinjtë e prirur ndaj radikalizimit. Të parët kërkojnë t’i shpëtojnë izolimit dhe tjetërsimit të tyre nëpërmjet përdorimit të drogës dhe varësisë, ndërsa të dytët kërkojnë të përkasin diku nëpërmjet përpjekjeve të tjera negative.

Sipas Humera Khan, Drejtoreshë Ekzekutive në Muflehun, një organizatë jofitimprurëse që fokusohet në potencialin e të rinjve, parandalimi i radikalizimit fillon me rritjen e ndërgjegjësimit. Prindërit dhe të rriturit e tjerë që ndërveprojnë me të rinjtë duhet të dinë kërcënimin që ekziston dhe të përqendrohen në ngritjen e barrierave për mënyrën se si të rinjtë hasin ose e gjejnë radikalizimin, duke i penguar kështu të rinjtë që të dëshirojnë madje të konsiderojnë radikalizimin në radhë të parë.

  • Rritja e ndërgjegjësimit

Interneti është një pjesë thelbësore e jetës sot, megjithatë pak njerëz janë të aftë të mbrohen nga ajo çka ofron interneti dhe nuk mund të dallojnë midis faktit dhe gënjeshtrës në përmbajtjen që konsumojnë. Sipas Konferencës së Politikave të Institutit për Dialog Strategjik me titull: “Kundërshtimi i Thirrjes për Ekstremizëm në Internet”, një studim i mësuesve të shkollave në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se:

  • Një në tre adoleshentë besonte se rezultatet nga kërkimet e tyre në internet ishin të vërteta.
  • Një në katër adoleshentë dështoi të verifikonte informacionin e marrë nga një uebsajt i ri.

Hulumtimet tregojnë se edukimi mediatik dhe aftësitë e konsumit kritik janë faktorë në mbrojtjen e të rinjve kundrejt propagandës së radikalizimit. Për më tepër, iniciativa të ngjashme në lidhje me bullizmin, dhunimet dhe pornografinë ekzistojnë tashmë dhe janë provuar të jenë efektive.

Të izoluar dhe të pambrojtur, të rinjtë muslimanë të cilët botën e shohin vetëm bardh e zi, i drejtohen internetit, duke rritur ndërgjegjësimin për taktikat e radikalizimit në internet dhe mënyrat për t’u mbrojtur kundër tyre është më e rëndësishme se kurrë më parë.

  • Mbrojtja kundër radikalizimit në internet fokusohet në zhvillimin e aftësive, përkatësisht:
  • Zhvillimi i aftësive kritike të konsumit – për të ndihmuar të rinjtë të njohin, identifikojnë dhe të bëhen të hapur ndaj teknikave të propagandës në internet; për të mësuar aftësitë e verifikimit të burimit për të vlerësuar vërtetësinë e deklaratave në internet.
  • Zhvillimi i aftësive të edukimit dixhital dhe programeve të trajnimit për të ndihmuar të rinjtë të kuptojnë internetin dhe mjetet e ndryshme online.
  • Dekonstruksioni i narrativave ekstremiste – për të ndihmuar ata që janë më të rrezikuar të kuptojnë teknikat narrative të përdorura nga ekstremistët.

Mbrojtja kundër radikalizimit në internet varet gjithashtu nga krijimi i alternativave pozitive ndaj radikalizimit në internet dhe sjelljeve të tjera negative dhe të rrezikshme.

  • Alternativa pozitive në internet

Siç u përmend më herët, mbrojtja kundër radikalizimit në internet varet gjithashtu nga krijimi i alternativave pozitive ndaj radikalizimit në internet dhe sjelljeve të tjera negative dhe të rrezikshme. Kjo perfshin:

– Kuptimi dhe shfrytëzimi i mediave sociale

Të rinjtë kanë nevojë për hapësirë dhe privatësi për të bashkëvepruar me bashkëmoshatarët me të njëjtin mendim. Mediat sociale janë të vlefshme sepse u japin të rinjve këtë mundësi, si dhe mundësinë për të eksploruar identitetin e tyre. Peizazhi i mediave sociale ndryshon shpejt dhe përfshin:

  • Twitter dhe Facebook me oferta të fuqishme duke përfshirë platformat e publikimit, rrjetëzimit dhe diskutimit.
  • Aplikacionet e mesazheve të shpejta si WhatsApp, Facebook Messenger dhe SMS.
  • Platformat për publikim si WordPress, Tumblr dhe SquareSpace.
  • Platformat e rrjetëzimit si LinkedIn, Snapchat dhe Reddit
  • Platformat për shpërndarje si YouTube dhe Vimeo (video), Instagram dhe Pinterest (imazhe), Vine (video), Google Plus dhe Periscope (transmetim i drejtpërdrejtë).

Për t’u angazhuar me të rinjtë në mediat sociale, prindërit, edukatorët dhe të tjerët që janë të angazhuar me të rinjtë duhet të kuptojnë vlerën, dobinë dhe popullaritetin e platformave të ndryshme. Për shembull, sot të rinjtë amerikanë preferojnë mesazhe të çastit në grupe privat, cicërima në Twitter, mesazhe me tekst dhe shkëmbime fotosh në Facebook apo rrjetet tjera sociale. Në përputhje me tendencat globale drejt përdorimit të telefonit, adoleshentët preferojnë të identifikohen nga telefonët e tyre dhe preferojnë më shumë preferojnë fotot dhe videot sesa çdo formë angazhimi statik.

Në një shembull tjetër, Facebook dhe Snapchat janë rrjete sociale ndërvepruese mes moshatarëve më shumë sesa mes fëmijëve dhe prindërve. Kështu, nuk ka gjasa që të rinjtë të miqësohen me prindërit ose që prindërit t’i angazhojnë me sukses fëmijët e tyre drejtpërdrejt në media. Nga ana tjetër, një udhëheqës grupi të rinjësh që është më i afërt me ta në moshë do të ketë më shumë sukses në angazhimin e të rinjve drejtpërdrejt në një nga këto platforma.

“Kam marrë mesazhe nga mijëra njerëz – muslimanë dhe jomuslimanë – duke vënë në dukje se si historia e Adnanit* i ka humanizuar muslimanët për një audiencë ndërkombëtare në një mënyrë që fushatat PR nuk mundën kurrë. Për një herë, një i ri mysliman fetar i devotshëm ishte qendra e një historie pa asnjë lidhje me terrorizmin, një histori që zgjoi mbështetje dhe ndjeshmëri globale për të dhe familjen e tij.” – Rabia Chaudry, anëtare, Amerika e Re

* Historia e Adnanit – Në fillim të vitit 2000, Adnan Syed u dënua me burgim të përjetshëm plus tridhjetë vjet për vrasjen e ish të dashurës së tij Hae Min Lee, një maturante në Baltimore, Maryland. Syed është shprehur i pafajshëm dhe Rabia Chaudry, një mike e familjes, e ka besuar gjithmonë atë. Në vitin 2013, pasi pothuajse të gjitha mundësitë për ankesa ishin shterur, Rabia kontaktoi Sarah Koenig, një producente në This American Life, me shpresën për të gjetur një gazetare që mund të hidhte dritë mbi historinë e Adnanit. Në vitin 2014, hetimi i Koenig u shndërrua në një podcast  me emrin Serial, fitues i çmimit Peabody me më shumë se 500 milionë dëgjues ndërkombëtarë.

Solli në shqip:

Nisma për zhvillimin e predikuesve – thirrësve | Thirrja.org