Ky artikull synon të diskutojë tre argumente kryesore. Së pari, performanca e xhamisë mund të matet të paktën duke përdorur dy dimensione; numri e xhematit të rregullt të xhamisë dhe numrin e ligjeratave fetare të organizuara nga xhamia. Së dyti, lidhja e udhëheqjes së imamëve dhe performanca e xhamisë është e përqendruar në çështjen se si tiparet e lidershipit të imamëve ndikojnë në aftësinë e tyre të sjelljes efektive të udhëheqjes në parashikimin e performancës së tyre si udhëheqës të xhamive. Së treti, lidhja e tipareve të udhëheqjes së imamëve, sjelljes së lidershipit dhe performancës së xhamisë mund të moderohet nga niveli i autonomisë që kanë imamët. Ky studim aplikon qasjen e analizës së përmbajtjes për të analizuar hulumtimet dhe teoritë në fushën e studimit të udhëheqjes organizative si dhe performancën e xhamisë. Bazuar në analizën e kryer, ky studim propozon një model të lidhjes ndërmjet lidershipit të imamëve dhe performancës së xhamisë që do të zbatohet në kërkimet në lidhje me udhëheqjen e imamëve dhe performancën e xhamive në Malajzi apo kudo tjetër.

Artikullin më të zgjeruar e gjeni të disponueshëm për shkarkim në linkun e mëposhtëm.

Nje model i lidershipit te imameve dhe performances se xhamise