Nevoja jonë për dituritë themelore dhe të punuarit sipas tyre është shumë me madhe sesa për këshilla emocionale a ligjërime motivuese…

Dëgjimi i ligjëratave të shumta në rrjetet sociale të natyrës këshilluese (të njohura si emocionale a motivuese) nuk janë një dukuri e shëndetshme.

Në fakt, shumë më tepër rezultate në raportin me Allahun dhe besimin tënd do të shohësh po që se i shton veprat tuaja të mira.

Nëse e ke bërë shprehi të dërgosh shumë këso këshillash a shkëputjesh, atëherë vetja jote do të hezitojë ndaj shumë veprave të mira, meqë ndjen se ka përmbushur boshllëkun e këshillimit që është dashur ta bëj.

Dëgjimi i ligjëratave me karakter këshillues a qortues nuk e ngjallin zemrën, përkundrazi ato ia humbin ndjesinë asaj.

Nëse do që ta vërtetosh këtë, provoje të afrohesh tek Allahu me shtimin e veprave vullnetare, dhikr e lexim të Kuranit, e ndërkohë dërgoje ndonjë ligjëratë a shkëputje të asaj natyre dhe do ta shohësh dallimin.

Në parim qëndron përhapja e diturisë themeltare, ndërsa ligjëratat këshilluese janë sikur kamxhik për zemrën, për të cilën nuk ka nevojë gjithnjë.

Dituria është ushqimi, ndërsa këshillat janë ilaçet. Nëse gjithë jetën tënde e kalon duke pirë nga një gllënjkë njërën pas tjetrës nga ilaçet, atëherë je duke vuajtur nga uria për ushqim.

Dituria është Kurani dhe hadithet e Profetit ﷺ, si dhe të punuarit sipas tyre me frikë-respekt e përulje ndaj Allahut ﷻ.

Turki esh Shethrij

Në shqip: Blerim O. Rexha