Moslem icon vector Illustration

Harresa e Allahut shpije në harrimin e vetvetes

إنَّ الْحَمْدَ لِلهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ، وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَمِنْ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا، مَنْ يَهْدِهِ اللهُ فَلاَ مُضِلَّ لَهُ، وَمَنْ يُضْلِلْ فَلاَ هَادِىَ لَهُ، وَأَشْهَدُ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللهُ وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ، وَأَشْهَدُ أَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ

(يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونَ)

Besimtar të nderuar!

Po jetojmë në një kohë të ndodhive të shumta, po ndryshojnë edhe ato që janë shtylla të një shoqërie normale, dëgjojmë shpesh lajme tronditëse, kurse të vërtetat dhe virtytet morale e fetare na i paraqesin si të vjetra dhe jo bashkëkohore.

Angazhimet me dunjan po rriten çdo ditë, dhe njerëzit po mbesin të habitur se sa shpejt po ndryshojnë gjërat dhe nuk po mbetet kohë as për ta shiju jetën e kësaj bote e as për të fituar rehatin e botës tjetër.

Andaj të gjithë kemi nevojë që të ndalemi pak dhe të meditojmë me plot zemër ajetin nga Kurani Fisnik:

وَلَا تَكُونُوا كَالَّذِينَ نَسُوا اللَّهَ فَأَنْسَاهُمْ أَنْفُسَهُمْ أُولَئِكَ هُمُ الْفَاسِقُونَ (حشر 19)

“Dhe mos u bëni si ata që duke i harruar urdhëratë e Allahut, Allahu i ka shpie ata që të harrojnë edhe vetveten, ata janë mëkatarë të vërtetë” (Hashër, 19).

A paska mundësi njeriu edhe vetveten me harru?

Si ka mundësi që njeriu ta harroj vetveten e tij?

Padyshim që ka mundësi ky është ajet i Kuranit Fisnik fjalë e të madhit Allah, s’ka dyshim në vërtetësinë e saj.

Ai që e harron Allahun duke mos e përmend emrin e Tij të lartësuar, duke mos i bë ibadet apo adhurim atij padyshim që ai ka me harru edhe vetën e tij.

Atë njeri ka me lodh dynjaja, si mendjen ashtu edhe trupin edhe shpirtin por jo duke vrapuar pas punëve të mira e as duke shkuar pas qëllimeve fisnike.

  • Ka me harru vetveten e tij ai që e ka harru qëllimin final pse ka ardhur në këtë dunja, apo qëllimin pse është krijuar nga Zoti i tij.

I shohim njerëzit vrapon, ngutet , i lodhur me punë, s’mundet kokën me ngritë nga angazhimet, por nëse ndalesh dhe i shikon punët e tij apo fjalët e tij që i vepron gjatë ditës e natës, gati se nuk sheh asnjë punë që bëhet për Zotin e tij, kurse Ai është duke e përcjell çdo hap dhe çdo frymë të tij, ku mbeti atëherë ajeti Kuranor:

قُلْ إِنَّ صَلَاتِي وَنُسُكِي وَمَحْيَايَ وَمَمَاتِي لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ * لَا شَرِيكَ لَهُ وَبِذَلِكَ أُمِرْتُ وَأَنَا أَوَّلُ الْمُسْلِمِينَ

“Thuaj: Me të vërtetë, namazi im, edhe adhurimi im, jeta ime, dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të Gjithësisë.

Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)! “ (En’am 162-163).

Andaj ti pyesim vetët tona, për kënd po e jetojmë këtë jetë? A nuk është meritor për me ja kushtu jetën dhe çdo vepër tonën Atij që na e ka dhanë atij që na furnizon e që na mban gjallë, Krijuesit tonë të vetëm.

  • E ka harruar vetveten e tij gjithashtu ai që namazin e falë pa përulje apo e kalon si rutinë.

E për ata që ende nuk i kryejnë pesë farzet e namazit, ata ja kanë kthyer shpinën shtyllës kryesore te Islamit, ata pesë herë në ditë e refuzojnë thirrjen e ezanit, eja në namaz, eja në shpëtim, mirëpo ne jemi duke folur për ata që falen, bien në sexhde, bien në ruku, mirëpo ju mungon ajo që i jep shpirt namazit, e që është përqendrimi me zemër në suret, duat e dhikret dhe çdo lëvizje të tij.

Ky namaz pa shpirt, pa vëmendje, veç me lëvizje e fjalë goje, nuk ta mundëson me përjetu këtë ibadet të madh. Namazi është takim me Allahun është bisedë me Atë në dorën e të cilit është çdo gjë, Krijuesin e gjithë Universit.

Namazi është vendi ku e gjejnë qetësin e shpirtit ata që e duan Allahun, namazi duhet me qenë vendi ku e heqim mallin e takimit me Zotin, vendi ku e qajmë çdo hall dhe problem tonin. Posa ti ngrisim duart për tekbirin fillestar duhet të na kujtohet fjala e Pejgamberit tonë alejhi selam:

“وجُعلتْ قرَّةُ عيني في الصَّلاة“

“Më është bërë namazi, kënaqësi dhe qetësim për shpirtin” apo thënja tjetër e të Dërguarit alejhi selam:

أرِحْنا بها يا بلال

Na qetëso o Bilal duke thirrur ezanin…

  • E ka harruar vetveten e tij gjithashtu ai që gjuha e tij është terur dhe është tha nga përmendja e Allahut, ka harru kur u ndal dhe e ka përkujtuar Allahun e plotfuqishëm me dhikër apo meditim.

I dëgjon njerëzit duke diskutuar thuajse për çdo lloj teme, lloj lloj debati në takimet e tyre mirëpo indiferent, i shkujdesur nga përmendja e Allahut, kjo është rezultat i imanit të dobët dhe harrimit të vdekjes, zemrës së lodhur nga gjynahet e shumta.

وَلَا تُطِعْ مَنْ أَغْفَلْنَا قَلْبَهُ عَنْ ذِكْرِنَا وَاتَّبَعَ هَوَاهُ

“Mos e paso, mos e shoqëro, atë njeri që zemrën e tij e kemi bë të pakujdesshme ndaj përmendjes tonë, dhe i cili është pasues i epsheve apo tekave të tij” (Kehf, 28).

  • E ka harruar vetveten e tij edhe ai që i kalojnë muajt dhe vitet e jetës së tij të shtrenjtë në humbje kohe dhe gjëra të kota, duke ndjek mendjelehtët e kështu nuk përfiton as në këtë botë as në ahiret.

حَتَّى إِذَا جَاءَ أَحَدَهُمُ الْمَوْتُ قَالَ رَبِّ ارْجِعُونِ * لَعَلِّي أَعْمَلُ صَالِحًا فِيمَا تَرَكْتُ كَلَّا إِنَّهَا كَلِمَةٌ هُوَ قَائِلُهَا وَمِنْ وَرَائِهِمْ بَرْزَخٌ إِلَى يَوْمِ يُبْعَثُونَ

“E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e të kompensoj atë që lëshova!” Kurrsesi, (Kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen” (Mu’minun, 99).

أقولُ ما تَسمعونَ, وأستغفرُ اللهَ العظيمَ لي ولكم من كلِّ ذنبٍ فاستغفروه؛ إنَّه هو الغفورُ الرحيمُ

II

الحمدُ للهِ الملكِ المجيدِ، الذي يُبدئُ ويُعيدُ، ويفعلُ في خلقِه ما يريدُ، وصلِّ وسلِّمْ وباركْ على عبدِكَ ورسولِكَ سيدِنا محمدٍ، وعلى آلِه وصحبِه، وعلى كلِّ من اهتدى بهديه، واستنَّ بسنتِه، وسارَ على نهجِه، ودعا بدعوتِه إلى يومِ الدِّينِ

  • E ka harruar vetveten e tij edhe ai që ka harruar ta kontrolloj se nga po vjen pasuria e tij a po e fiton rrizkun e tij me hallall dhe me nderë apo me haram dhe me mashtrime.

I sheh njerëzit ju intereson vetëm a po rritet pasuria, e nuk e kan parasysh se bereqeti në pasuri është më i rëndësishëm, e aty ku hyn pasuria haram, gjithçka pritet veç rehati e lumturi jo, ai fiton në shikim të parë mirëpo nuk shkon kohë e gjatë plasin telashet, probleme me familjarë apo probleme me shëndet apo shkatërrim i pasurisë, me haram nuk ka rehati.

Malli i shtohet mirëpo varfërinë do ta ketë para syve çdo herë ,siç ka thanë i dërguari  Allahut:

وَمَنْ يَأْخُذْ مَالًا بِغَيْرِ حَقِّهِ؛ فَمَثَلُهُ كَمَثَلِ الَّذِي يَأْكُلُ وَلَا يَشْبَعُ

“Kush merr ndonjë pasuri pa të drejtë, është sikurse shembulli i atij që han e nuk ngopet” (Sahihu i Muslimit, 1052).

  • Dhe për fund e ka harruar vetveten e tij edhe ai që e ka harruar se çka është duke e prit përpara, ai që ka harruar ditën e madhe të llogarisë, ditën ku do të vihen veprat e secilit e madhe apo e vogël në peshoren e Allahut.

وَوُضِعَ الْكِتَابُ فَتَرَى الْمُجْرِمِينَ مُشْفِقِينَ مِمَّا فِيهِ وَيَقُولُونَ يَاوَيْلَتَنَا مَالِ هَذَا الْكِتَابِ لَا يُغَادِرُ صَغِيرَةً وَلَا كَبِيرَةً إِلَّا أَحْصَاهَا وَوَجَدُوا مَا عَمِلُوا حَاضِرًا وَلَا يَظْلِمُ رَبُّكَ أَحَدًا

“Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dh thonë: “Të mjerët ne, ç’është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?” dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme – prezente, e Zoti yt nuk i bën padrejt askujt” (Kehf, 49).

Allahu na ndihmoftë që ta përmendim, ta falënderojmë e ti bëjmë ibadet në mënyrën më të mire.

Allahun e lusim që të na i kthej zemrat tona kah Ai dhe bindja ndaj Tij.

Allahu na bëftë prej atyre që vetëm Allahun e adhurojmë, vetëm për Të e falim namazin, Atij i kërkojmë falje dhe tek ai pendohemi.

Allahu na i zbardhtë fëtyrat tona ditën e llogarisë.

Allahu na shpëtoftë nga sprovat e dunjas dhe nga denimet e ahiretit.

O Allah na fal ne, fali prindërit tanë, familjarët tanë, të gjallë qofshin apo të vdekur.

O Allah ruaj dhe përmirësojë fëmijët tanë dhe fëmijët e gjithë muslimanëve kudo që janë, mbroj ata nga sprovat dhe devijimet e kësaj bote.

اللهم أعنَّا على ذِكرِك وشُكرِك وحُسنِ عبادتِك، اللهم يا مقلَّبَ القلوبِ صرِّف قلوبَنا على طاعتك، اللهم اجعلنا لك موحِّدينَ، لك مُصلِّين، لك تَائبينَ مُنيبينَ، اللهم بيِّض وجوهَنا يومَ نَلقاك، وأجِرنا مِن خِزي الدنيا، وعذابِ الآخرةِ

وَقَالَ -‏صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ-: “مَنْ صَلَّى عَلَيَّ صَلاةً وَاحِدَةً؛ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ بِهَا عَشْرًا“

Përktheu:

Nisma për zhvillimin e predikuesve – thirrësve/ Thirrja.org