1. Ka thënë Omeri r.a.: “Qëndroni me të penduarit ngase ata kanë zemrat më të buta!”
  2. Ka thënë Ibni Abbasi r.a.: “Pendimi i sinqertë është të ndiesh keqardhje me zemër, të kërkosh falje me gjuhë dhe të vendosësh që të mos i kthehesh më mëkatit.”
  3. Ka thënë Muxhahidi: “Kush nuk pendohet mbrëmje e mëngjes është prej të padrejtëve (zullumqarëve).”
  4. Ka thënë Ibni Tejmije: “Njeriut i (ri)kthehet mëkatit për shkak të asaj që ka mbetur në zemrën e tij (nga koha e mëkatit). Kur nga zemra e tij të largohet dyshimi dhe epshi, nuk do t’i kthehet mëkatit.”
  5. Ka thënë Jahja ibn Muadhi: “Gjëja që pengon njerëzit nga pendimi është shpresa e gjatë. Shenjat e të penduarit janë derdhja e lotit, dashuria për vetmim (izolim) dhe llogaritja e vetvetes për çdo gjë që dëshiron ta bëjë.”
  6. Ka thënë Ibnu-l-Kajjimi: “Nëse robi pendohet me pendim të sinqertë, atëherë pendimi i djeg-zhduk që të gjitha mëkatet e mëhershme dhe atij ia kthen rrobën e të mirave të tij.”
  7. Ka thënë Jahja ibni Muadhi: “I penduari disponon me një krenari, që asnjë nga krenaritë e tij nuk është ekuivalente me të: (krenaria e) gëzimit të Allahut me pendimin e tij.”
  8. Është pyetur Imam Shafiu: “A është më i mirë një jobesimtar që pendohet dhe bëhet besimtar apo një besimtar mëkatar që pendohet dhe i kthehet fesë? Imami është përgjigjur: “Jo, besimtari mëkatar është më i mirë ngase, jobesimtari kur të pendohet kalon nga gjendja e injorancës në raport me Zotin në gjendje të dijës për Të ndërsa besimtari nga gjendja e kundërshtimit në gjendje dashurie ndaj Tij.”.”
  9. Ka thënë Ibnu-l-Xheuzijj: “Të folurit tënd shkruhet, fjalët tua llogariten, ti –or i mjerë- je i kërkuar; ti ke mëkat e nuk pendohesh ndërsa dielli i jetës sate është në perëndim, sa e vrazhdë është zemra jote në mesin e zemrave.”