Udhëheqësi i komunitetit – Lideri komunitar

Udhëheqësi i komunitetit (lideri komunitar) është një definicion, që më shpesh bëhet nga burime dytësore (veçanërisht nga mediat), për një person që perceptohet gjerësisht se përfaqëson një komunitet. Një mënyrë e thjeshtë për ta kuptuar udhëheqjen e komunitetit është ta shihni atë si udhëheqje në komunitet, për komunitetin dhe nga komuniteti. Komuniteti ‘shpesh është i vendosur në një vend të caktuar dhe kështu është lokal ose rajonal, megjithëse ai gjithashtu mund të përfaqësojë një komunitet që kanë praktika të përbashkëta, qëllime ose interesa të përbashkëta”. [1]
Udhëheqja e komunitetit është një formë specifike e konceptit të përgjithshëm të lidershipit. Udhëheqja e komunitetit mund të jetë udhëheqje individuale ose grupore, vullnetare ose e paguar. Në shumë lokalitete sigurohet nga një kombinim i vullnetarëve lokalë, biznesit dhe qeverisë dhe shërbehet më së miri nga ajo që quhet “menaxhimi i vendeve”, d.m.th. një kombinim brenda një rajoni i resurseve të Qeverisë, aftësive profesionale , aftësive të biznesit dhe energjive të komunitetit lokal [Sorenson & Epps, 1996: 115-117; Osborne & Gaebler, 1993]. [2]

Liderët komunitar nuk zgjidhen domosdoshmërisht në pozicionet e tyre, dhe zakonisht nuk kanë fuqi juridike, por ato shpesh përdoren nga media dhe policia si një mënyrë për të përcaktuar ndjenjën e përgjithshme brenda një komuniteti të caktuar, ose duke vepruar si një pikë ndërlidhjeje midis këstij komuniteti dhe autoriteteve.

Ndërtimi i komuniteteve të shëndetshme
Udhëheqja e komunitetit së bashku me njohuritë dhe aftësitë, vullnetarizmin, rrjetet dhe partneritetet janë identifikuar si ndër pesë indikatorët kryesorë për komunitetet më të forta dhe shoqërinë civile [3]
Udhëheqja efektive e komunitetit si praktikë njihet gjithnjë e më shumë në shoqëritë e zhvilluara, si një kontribues i rëndësishëm në zhvillimin shoqëror lokal. Qasja e lidershipit bazohet në premisën që zhvillimi individual e rrit kapacitetin e komunitetit. Kjo arrihet përmes trainimit që pajis njerëzit me mjetet dhe të kuptuarit e procesit të vendimmarrjes dhe lejon që pikëpamjet e tyre të shprehen dhe përfshihen në zhvillimin dhe planifikimin e ardhshëm. Përvetësimi i aftësive të reja gjithashtu rrit efektivitetin në adresimin e çështjeve që prekin komunitetet e tyre. Ai gjithashtu duhet të forcojë aftësinë e komunitetit për të identifikuar mundësitë dhe adresimin e krizave në mënyra inovative.

  1. Anderson L., O’Loughlin P. & Salt A. (2001). Community leadership programs in New South Wales, UTS Shopfront, for the Strengthening Communities Unit, NSW Premier’s Department, Australia December 2001
  2. Quoted in ‘Leadership Theory: Definitions of Community Leadership Archived 2011-02-19 at the Wayback Machine at www.leadershipforwomen.com.au (Accessed 7 February 2011)
  3. Gauntlett E, Hugman R, Kenyon P & Logan P (2000), A meta-analysis of community-based prevention and early intervention action, Policy Research Paper 11 Archived 2008-07-21 at the Wayback Machine, Department of Family and Community Services, Western Australia March 2000