Falënderimi i takon All-llahut. Atë e
falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga
All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon
All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e
udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe
dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një
frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!”
(Ali Imran:
102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një
veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e
gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin,
se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.”
(En-Nisa:1)
“O ju
besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju
mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.”

(El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut,
kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve
sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në
zjarr…

 

Zilija

Çështja e zilisë (hasedit) është shumë e rëndësishme. Është një problem serioz me të cilin të gjithë ne duhet të përballemi. Zilia përhapet në shoqëri si një sëmundje e frikshme dhe është një sëmundje që kërkon shërim.

Zilia është me të vërtetë serioze, ngandonjëherë është sëmundje fatale. Është një karakteristikë që i shkatëron marrëdhëniet midis njerëzve, komuniteteve dhe madje edhe popujve. Në një komunitet që është i errësuar nga kjo cilësi e urrejtur ndodh që bashkëpunimi dhe dashuria bëhen të panjohura kurse armiqësia dhe dhuna bëhen urdhëri i ditës.

Zilia ndodh kur ne shohim disa bekime në duart e dikujt tjetër dhe dëshirojmë që këto begati të atij personi të zhduken, ose të humben. Dijetarët muslimanë e kanë përkufizuar këtë ndjenjë në shumë mënyra por të gjitha përkufizimet e tyre përmbajnë këtë kuptim esencial për të dëshiruar që dikujt tjetër t’i humbet e mira që ai ose ajo me të cilën është begatuar.

En-Nevevi e përshkruan zilinë në mënyrën e mëposhtme: “Zilia është dëshira për dikënd i cili gëzon një begati të zhduket nga ai, qoftë ajo begati me natyrë fetare apo e dynjasë”.

El-Gazali shkruan: “Përsa i përket zilisë, dijetarët islam e kanë përkufizuar si urrejtje për një begati dhe dëshirë që të zhduket ajo nga dikush që është begatuar me atë begati”

Ibën Xhevzi ka thënë: “Zilia është shpresa që dikush që është parë me zili për një begati që ai gëzon, t’i hiqet dhe jo patjetër të jetë kjo e shoqëruar për të pasur një begati të tillë për vete”.

Zilia është diçka që mbizotëron në botë. Kjo është pse Kur’ani flet shpesh rreth saj. Allahu thotë:

“A u kanë zili atyre njerëzve për atë që All-llahu u tha nga mirësitë e Tij? Ne u patëm dhënë pasardhësve të Ibrahimit librin e sheriatin dhe u patëm dhënë atyre pushtet të madh”. [en-Nisa : 54]

Allahu na mëson ne për të kërkuar strehim nga “…Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron”. [el-Felek : 5]

Në Kur’an, ne gjithashtu kemi: “E ata do t’ju thonë: “Jo, por ju na keni zili!”. [el-feth: 15]

Ne duhet gjithashtu të mos harrojmë historinë e famshme të Jusufit, alejhis selam, dhe vëllezërve të tij të cilët e patën ate zili për dashurinë e babait të tyre për atë aq shumë sa që ata e hodhën atë në një pus.

Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, ka paralajmëruar kundër rrjedhojave të këqija të zilisë mbi ziliqarin, duke thënë: “Kujdesni nga zilia, sepse zilia humb të mirat e një personi si zjarri drurin”. [Sunen Ebu Davud (4903)]

Ai ka thënë: “Shkatërrimet e popujve të mëpërpashëm që do të biejnë mbi ju janë zilia dhe smira” [Sunen et-Tirmidhi (2510)]

Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, ka parajmëruar aq shumë kundër zilisë për shkak të rrezikshmërisë dhe natyrës së saj shkatërruese. Mund të na çojë në shkatërrim në të dyja, në jetën e dynjasë dhe ate të ahiretit.

I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Mos keni s’mirë dhe zili për njëri-tjetrin. Mos ia ktheni shpindën njëri-tjetrit dhe mos i pritni lidhjet. Bëhuni të devotshëm ndaj Allahut dhe vëllezër ndaj njëri-tjetrit. Nuk është e lejueshme për një musliman për të ndarë (me mos folje etj.) vëllain e tij më tepër sesa tre ditë”. [Sahih el-Buhari (6065) dhe sahih Muslim (2559)]

I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem, gjithashtu ka thënë: “Në zemrën e adhuruesit, besimi dhe zilia nuk mund të bashkëjetojnë”. [Sunen en-Nesai (3109)]

Zilia është me të vërtetë një e keqe vdekjeprurëse dhe e madhe. Kur godet, në mënyrë të paevitueshme shkakton shkatërrim. Si rezultat shkaqet e zilisë janë të shumta, ata mund të përmblidhen si mëposhtë:

1. Dobësia e besimit dhe pakënaqësia me furnizimin e Allahut

Zemra e një personi i cili është i pakënaqur është në vazhdimësi e ndarë më dysh dhe e flakëruar. E gjitha çfarë ai shikon është të shikojë dikënd tjetër i cili gëzon disa begati që ai e shikon veten se është i privuar. Një person i tillë është i pavetëdijshëm që me të vërtetë Allahu është Ai që na furnizon të gjithë ne.

Të qënurit i kënaqur me vendimin e Allahut në furnizimin e Tij është rruga që sjell rehatinë e shpirtit dhe qetësinë e zemrës.

2. Injoranca mbi pasojat e këqija të zilisë

Një ziliqar është rallë i aftë të kuptojë se ku mund ta çojë zilia e tij, dëmtimet e saja mbi besimin e tij, jetën e tij dhe komunitetin ku ai jeton.

Përsa i përket besimit të tij, një ziliqarë është i zemëruar dhe i mërzitur me vendimin e Allahut. Ai e shikon Zotin e Tij si të padrejtë, madhështia i qoftë Allahut përmbi atë çfarë ziliqari i përshkruan Atij, përderisa ai është i pakënaqur që Allahu ia ka vendosur një begati një personi tjetër që Ai (Allahu) nuk ia ka garantuar edhe atij. Kjo me të vërtetë është një çështje serioze.

Përsa i përket jetës së tij, një ziliqar është përjetësisht i zënë me të mirat që Allahu i ka dhënë të tjerëve. Ai jeton në një gjendje vuajtjeje dhe dëshpërimi ndërsa ai shikon lumturinë e të tjerëve të cilët e gëzojnë ndërsa ai është i privuar nga ajo. Personaliteti i tij bëhet edhe më i errët. Jeta bëhet një barrë për të. Kënaqësia e mashtron atë në çdo gjë dhe e gjitha ajo që e ndjek pas pakënaqësisë së tij është smira.

Ai distancohet nga shoqëria e tij, sikurse çdokush, i ri dhe i vjetër, që e shohin shoqërinë e tij të pakëndshme. Të afërmit e tij shpesh nuk e duan atë më shumë sesa duan të huajt dhe ai ndjehet i alienizuar (i huajsuar) gjatë gjithë kohës. Qëndrimi i tij në shoqëri vuan, ashtu siç bën edhe në jetën e tij profesionale.

3. Urrejtja, armiqësia dhe smira

Këto janë arsyet më të mëdha që sjellin zilinë. Një person i cili fsheh të tilla ndjenja drejt të tjerëve automatikisht fillon të ndjejë zili drejt tyre për të mirat që ata kanë. Në një gjendje të tillë, urrejtja dhe zilia e tij mund të nxitë atë që të dëmtojë dhe dhunojë ata.

4. Çudia

Allahu na tregon në Kur’an sesi popujt e mëparshëm i refuzuan Pejgamberët të cilët ishin dërguar për ta. Ata thanë:

“Ju nuk jeni tjetër, vetëm se njerëz sikurse ne dhe se All-llahu nuk u ka shpallur asgjë; ju nuk jeni tjetër vetëm se rrenacakë”. [el-Ja-sin: 15]

“Si t’u besojmë dy njerëzve që janë si ne, kur populli i tyre është në shërbimin tonë?” [el-Muminun : 47]

Çudia e tyre që njerëz si ata vetë mund të ngriheshin aq lart sa të shkonin në rangun e Pejgamberëve i çoi ata të kenë zili dhe si rrjedhojë i çoi në mosbesim.

5. Mendjemadhësia

Zilija që jobesimtarët ndjenë për pejgamberin Muahmmed, salallahu alejhi ve sel-lem, u mboll nga mendjemadhësia.

“Pastaj thanë: “Përse të mos i ketë zbritur ky Kur’an një njeriu të madh nga dy qytete?” [el-Zuhruf : 31]

Ebu Xhehli e tregoi arsyen për mosbesimin në pejgamberin, salallahu alejhi ve sel-lem, si më poshtë: “Ne rrjedhim nga Benu Menafët për nga nderi. Ata i ushqejnë njëzërit kështu ne i ushqejmë njerëzit. Ata mbajnë përgjegjësi kështu mbajmë edhe ne. Ata japin dhe edhe ne japim. Kështu kur ne jemi qafë më qafë në racë, ata deklarojnë: ‘në kemi një Pejgamber i cili merr shpallje nga qielli. Kur ne do të jemi të aftë ta krahasojmë këtë? Vallahi! Ne kurrë nuk do të besojmë tek ai, e as që do të besojmë në atë çfarë ai thotë”.

Ne mund të shohim sesi zilija që mbushi zemrën e Ebu Xhehlit i shkaktoi atij që të mos besonte. Ai nuk mund ta shihte sesi Allahu ishte duke e begatur pejgamberin Muhammed dhe duke e nderuar atë me pejgamberllëk dhe me mesazhin e Tij.

6. Smira e shpirtit

Disa njerëz thjeshtë kanë smirë kur një e mirë bie mbi disa të tjerë. Atyre i bëhet qejfi kur dëgjojnë për vuajtjet dhe fatkeqësitë e tyre. Allahu thotë rreth këtyre njerëzve, duke thënë: “Nëse ju përjetoni ndonjë të mirë, ata i dëshpron ajo, e nëse u godet ndonjë e keqe, ata gëzohen për atë”. [Al-Imran: 120]

7. Rivaliteti

Kur njerëzit kanë ambicie të njëjta, ata mund të frikësohen se mund të humbasin ndaj të tjerëve me të cilët i ndajnë ato ambicje. El-Gazaliu shkruan: “Kjo është vetëm për njerëzit në garë më njëri-tjetrin. Si rrjedhojë, secili prej tyre ka zili ndaj rivalëve të tij për çfarëdo që ata i sjell afër me qëllimet e tyre. Kjo përfshin zilinë prej cilës vuajnë gratë në lidhje me burrin e tyre. Kjo gjithashtu përfshin zilinë që ndjenë vëllezërit e Jusufit, alehis selam, për suksesin e tij për të tërhequr dashurinë e babait të tyre.

Allahu na transmeton ne: ” Kur ata (vëllezërit) thanë: “Pasha Zotin, Jusufi dhe vëllai i tij, janë më të dashur te baba ynë se sa ne, ndërsa ne jemi grup (i fortë). Vërtet, babai ynë është në gabim sheshazi”. [el-Jusuf : 8]

Të armatosur me diturinë mbi ato gjëra që sjellin zilinë, ne duhet të bëjmë të pamundurën për t’ju shmangur rënies në të. Ne duhet të punojmë për të hequr këto faktorë negativë nga jetët tona dhe të bllokojmë çdo rrugë që mund të na hedh poshtë në rrugën e shkatërrimit.

Sunneti rekomandon për ne disa gjëra për të na ndihmuar në këtë detyrë.

Nëse ne shikojmë me smirllëk dhe ndjejmë që shikimi jonë po bëhet ziliqarë ndaj begative të dikujt tjetër ne duhet ta bëjmë zakon të themi: “Mashallah, La ku-vete ila bil-lah” që do të thotë, Kjo është çfarë ka vendosur Allahu, nuk ka fuqi tjetër përveç se asaj që ka Allahu.

Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Kushdo që shikon diçka që ai pëlqen atëhere le të thotë : “Mashallah, la ku-vete ila bil-lah” e cila nuk i sjell dëm asaj”.

Ne duhet gjithashtu t’i lutemi Allahut që ta begatojë atë person. Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Kushdo midis jush që shikon tek vëllai i tij diçka që i pëlqen atij duhet të bëjë dua Allahu që ta begatojë atë”. [Musned Ahmed (155550) dhe Sunen Ibën Maxhe (3509)]

Vendosja e kësaj këshille në praktikë do të na mbrojë zemrat tona nga zilija dhe do të mbrojë vëllezërit dhe motrat tona nga dëmi që sjell zilija kur ne i vizitojmë ata.

Ka edhe mënyra të tjera që janë të vendosura në sunnet për ne që të kërkojmë nga Allahu mbrojtje nga dëmi i atyre që na kanë zili.

Ne duhet të lexojmë nga Kur’ani, suren Fatiha dhe Ajetin Kursij. Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Nëse një adhurues lexon hapjen e Kur’anit (suren Fatiha) dhe Ajetin Kursij në shtëpinë e tij, ai nuk do të goditet atë ditë nga shëkimi ziliqarë i njëriut dhe i xhindit”. [Ed-Dejlemi]

Ne duhet gjithashtu të lexojmë dy kapitujt e fundit të Kur’anit; Suret el-Felek dhe en-Nas që të na mbrojë nga e keqja e atyre që na kanë zili.

Halid Husejn

Marrë nga: islamtoday. net

Përktheu: Ammar Ardit Kraja

Halid Husejn,
13.1.2006