Mund të ndodh që pasi të dëgjoi këshillat (në ndonjë kuvend) ndëgjuesi t’i shkaktohet një zgjim, dhe pasi të ndahet nga ai kuvend ku përkujtohet Allahu, të rikthehet sërish tek ashpërsia dhe hutimi i mëparshëm! Pasi e vrejta me kujdes shkakun e kësaj dukurie, arrita të mësoj.

Më pas vura se njerëzit ndryshojnë në lidhje me këtë dukuri, ku shkaku i përgjithëm është se zemra nuk gjendet në një gjendje të vetme për sa i përket zgjimit para se të dëgjojë këshillat dhe pas tyre, për dy arsye ;
Së pari, duhet bërë e ditur se këshillat janë si kamgjiku, i cili nuk shkakton të njejtat dhimbje si gjatë ashtu edhe pas mbarimit të goditjeve.
Së dyti, në çastet e dëgjimit të këshillave, njëriu është i qetë, ku me trupin dhe mendjen e tij është i larguar nga shqetësimet e kësaj bote. Ai dëgjon me pranin e zemrës së tij, dhe kur i kthehet sërish punëve, kjo botë e tëreq sërish drejt veseve të saja. E si mund të themi që gjendja e tij është ashtu siç ishte më pare ?
Kjo është ajo gjendja e cila i përfshin të gjitha krijesat, vetëm që njerëzit që zgjohen janë të ndryshëm për sa i përket jetëgjatësisë së efektit të këshillave. Ka njerëz që hidhen në veprim pa asnjë hezitim, vazhdojnë përpara pa u kthyer pas dhe nëse karavani i natyrës së tyre njerëzore do të ndaloj së ecuri, ata do të ndiheshin keq, ashtu siç thotë edhe Handhale për vetveten: “Handhalja është treguar hipokrit” (historinë e Handhales e ka transmetuar Muslimi në “Kapitullin e Pendesës”). Kurse disa të tjerë, natyra e tyre i merr me vete, herë drejt hutimit dhe herë i thërret drejt atyre këshillave për të punuar me to. Këta i ngjajnë kallirit që valëvitet nga errërat. Kurse për disa njerëz të tjerë, këto këshilla nuk kan asnjë efekt, vetëm për sa kohë ata i dëgjojnë ato, ashtu si uji që qëndron mbi një shkëmb të lëmuar.

Ibn Xheuzi – “Gjuetia e meditimeve”

`