Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 09.10.2015

Historiku

NNë fshatin Verbicë të Zhegocit gjendet Xhamia e Verbicës.
Kjo xhami, sipas shënimeve të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës, është ndërtuar në vitin 1866. Xhamia i ka dy etazhe: përdhesen dhe katin e parë. Në pjesën e hyrëse ka edhe çardakun të punuar me dru. Kulmi i saj është katërujor. Nuk ka minare.
Në brendi ndodhen mihrabi dhe mahvili e minberi të punuara nga druri.
Ndërtimi është realizuar me gurë e tulla, elemente të drurit në enterier e eksterier, si dhe tjegulla të reja në kulm.
Dritaret i ka të vogla, në formë katrore. Objektit i janë bërë rinovime të nevojshme, kohë pas kohe. Dritaret e drurit janë zëvendësuar me ato nga plastika, dera hyrëse është zëvendësuar me derë metalike, është bërë suvatimi i ndërtesës brenda dhe jashtë, si dhe tjegullat e vjetra të kulmit janë zëvendësuar me ato të rejat.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000220

Emri: Xhamia në fshatin Verbicë e Zhegocit

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Gjilan

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Gjilan

Qyteti/Fshati: Verbicë e Zhegocit

Lokaliteti: Verbicë e Zhegocit – Afër shkollës së fshatit

Kodi Postar: 60000

Emri i rrugës:

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XIX



Source link