Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes:
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012
Historiku
Xhamia e Xhylfatynit-Pejë
Xhamia e Xhylfatynit ndodhet në lagjen “Karagaqi” në Pejë dhe është ndërtuar në vitin 1697, përkatësisht në periudhën osmane.
Emri i kësaj xhamie ndërlidhet me legjendën mbi një grua me emrin Xhylfatyn, që sipas të dhënave gojore thuhet se kishte investuar në ndërtimin e xhamisë, prandaj pas vdekjes i është ngritur tyrbja mbi varr, si rrjedhojë edhe xhamia mori emrin Xhylfatyn.
Xhamia është ndërtuar në sistem masiv nga guri me konstruksion të brendshëm nga druri. Karakterizohet me arkitekturë të cilën e kanë ndërtuar vendasit. Ka bazë katërkëndëshe dhe përbëhet nga salla e lutjeve dhe minarja e ngritur me gurë të gdhendur e të suvatuar në anën e djathtë të hyrjes, në mes të xhamisë. Karakterizohet me kupolë të brendashkruar të mbuluar me çati katërujore.
Mahhvili mbahet mbi katër shtylla, me simetri të formës katërkëndëshe e cila theksohet nga një dalje gjysmërrethore në mes. Mahvili ka gardh druri, i cili pjesën e poshtme e ka të thurur. Minberi është i punuar nga druri dhe i dekoruar me elemente florale.
Qoshet, dyert dhe dritaret janë nga guri i gdhendur dhe eksterieri ka qenë në gjendje natyrale pa suvatim. Pas restaurimit, xhamia është suvatuar dhe në vitet e mëvonshme. Në saje të nevojave, xhamisë i është shtuar edhe një pjesë në anën veriore.
Xhamia në përbërjen e vet ka edhe tyrben e cila është e rrethuar me varre.
Objekti si tërësi me përjashtim të aneksit të ndërtuar më vonë nuk ka ndryshuar në formë dhe nuk ka pësuar as ndryshim të funksionit.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 001160
Emri: Xhamia e Xhylfahatunit
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Pejë
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Pejë
Qyteti/Fshati: Qytet Pejë
Lokaliteti: Pejë
Kodi Postar: 30000
Emri i rrugës: Mbreti Agron
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi):Arkitektuale
Periudha: Osmane
Shekulli: XVII