Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 20.08.2000

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2013

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2015

Historiku

Xhamia e Llapit ndodhet në pjesën periferike veriore të qendrës së vjetër të qytetit (Çarshia e Vjetër) të Prishtinës.
Historikisht, është e njohur po ashtu me emrin Xhamia e Ramadanisë dhe i përket Periudhës Osmane. Shumica e dëshmive dokumentuese dëshmojnë se Xhamia e Llapit ishte ndërtuar në vitin 1470. Por, në vitin 1996 është gjetur në oborr një pjatë e mermerit e cila shpie në një datë tjetër të ndërtimit (Hixhri 959, respektivisht 1551).
Sipas një udhëtari anonim, është thënë që xhamia është filluar si kishë. Kur ndërtimi i minares filloi katolikët e shkatërruan dy herë gjatë natës. Gërmimi arkeologjik kurrë nuk është bërë dhe ndoshta do të hidhte dritë mbi origjinën e ndërtesës.
Xhamia vazhdimisht funksionoi si një vend i adhurimit dhe lutjes deri në vitin 1999, kur edhe u dogj dhe më pas u braktis.
Xhamia e Llapit përbëhet nga vetë xhamia me minaren e saj, një oborr me mure rrethuese në veri dhe në perëndim, vendin e abdesit (një shatërvan për abdes para lutjes), i cili ndodhet brenda murit rrethues.
Bazamenti i xhamisë ka një dimension prej 11.5 x 11 m. Muret e saj kanë trashësi prej 1.5 m dhe janë të ndërtuara prej gurëve ranorë të gdhendur dhe të mbështjellë me llaç. Minarja ishte ndërtuar në të njëjtën mënyrë. Dhoma e xhamisë ndahet nga kubeja e mbështetur në tetëkëndësh. Kalimi nga bazamenti në tetëkëndësh është realizuar me pedantive.
Brendësia e xhamisë shquhet për pendativet që fillojnë në nivelin e tokës për të mbështetur kuben tetëkëndëshe përmbi dhomën katrore, gjë që e bënë këtë xhami shumë të veçantë. Brendësia është e dekoruar me murale shumëngjyrëshe, ku dominojnë motivet me lule. Këto vizatime janë shumë të vlerësuara nga specialistët e artit islamik si punë të rralla dhe unike të shekullit XVI. Xhamia është rinovuar gjatë viteve ‘80. Gjatë luftës së vitit më 1999 është djegur. Edhe pse jo plotësisht e shkatërruar, dyert, dritaret dhe detajet e brendshme prej drurit ishin djegur. E gjithë sipërfaqja e brendshme është mbuluar me blozë dhe baltë dhe dyshemeja është mbuluar me copëza. Që nga viti 1999 xhamia i është lënë fatit, pa dyer ose dritare.
Gjatë rinovimit në vitin 1980, minarja është riparuar me tulla të kuqe. Më vonë fasada nga ana e rrugës, muri perëndimor i xhamisë është mbuluar me tulla silikate të bardha. Hyrja për në xhami, e cila fillimisht ishte nga ana e oborrit, është mbuluar me çati për të shërbyer si hyrje për hapësirën komerciale fqinje. Oborri në përgjithësi e ka humbur aspektin e saj origjinal dhe është përdorur si vendparkim.
Mihrabi, minberi dhe mahvili brenda xhamisë ishin shkatërruar të tërësi nga zjarri. Mihrabi ishte i dekoruar me stoli gjeometrike shumëngjyrëshe. Minberi ishte ndërtuar nga guri dhe në një fazë të mëvonshme ishte e mbuluar me kompensatë. Mahvili ishte i ndërtuar nga druri.
Gjatë viteve 2009- 2010 është bërë konservimi/restaurimi i xhamisë. E tërë brendësia është pastruar nga mbeturinat dhe bloza. Elementet e brendshme të drurit, dyert dhe dritaret janë rindërtuar sipas modelit origjinal. Dyshemeja është rindërtuar. Muralet janë restauruar dhe konservuar nga specialistët e fushës, duke përdorur materialet dhe praktikat më të mira bashkëkohore. Ndërsa jashtë, tullat silikate mbuluese dhe aneksi janë hequr dhe llaçi i dëmtuar është riparuar me shtresë gëlqerore tradicionale. Shtresa e hekurit nën mbulesë është zëvendësuar me shtresë të glazurës tradicionale.
Xhamia tani është e hapur për komunitetin fetar.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 002721

Emri: Xhamia e Llapit

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Prishtinë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Prishtinë

Qyteti/Fshati: Prishtinë

Lokaliteti: “Te xhamia e llapit”

Kodi Postar: 10000

Emri i rrugës: “Ilir Konushevci”

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XV



Source link