Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 2003

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014-2015

Historiku

Xhamia e Haxhi Ramadanit gjendet në zonën historike të Prizrenit. Është ndërtuar nga Haxhi Ramadani gjatë shek. XVII.
Që nga koha kur është ndërtuar e deri më tani ka kryer funksionin fetar si xhami e lagjes. Kompleksi i xhamisë përbëhet nga oborri që rrethohet nga muri rrethues, që e kufizon kompleksin nga rruga kah ana veriore dhe perëndimore, ndërtesa e xhamisë, kroi i gurit i vendosur në murin verior perimetrik, fontana e hapur për marrjen e abdesit; nyjat sanitare dhe depoja.
Ndërtesa i takon xhamive të lagjes e ndërtuar me teknikë tradicionale në frymën e arkitekturës popullore. Xhamia posedon hapësirat e dedikuara për lutje, duke përfshirë hajatin, sallën qendrore të lutjes dhe minaren. Xhamia ka planimetri drejtkëndëshe, kurse minarja ka planimetri shumëkëndore, e ndërtuar nga gurët shpuzorë. Kulmi është katërujor i mbuluar me tjegulla.
Minarja ka një lartësi mesatare dhe karakterizohet me sherefen – ballkonin rrethor dhe dekorimet gjeometrike në formë të harqeve me maje të thepisura në pjesën e poshtme të sherefes.
Ndërhyrjet joprofesionale të realizuara ndër vite kanë shkaktuar humbjen e strukturës origjinale të xhamisë, duke u zëvendësuar me strukturë të re të ndërtuar me materiale moderne.
Minarja dhe kroi i gurit në murin rrethues janë elementet e pakta origjinale të mbetura nga ky monument i trashëgimisë kulturore.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000372

Emri: Xhamia e Haxhi Ramadanit

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Prizren

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Prizren

Qyteti/Fshati: Prizren

Lokaliteti:

Kodi Postar: 20000

Emri i rrugës: “Saraçët”

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XVII



Source link