Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012

Historiku

Historiku i Xhamisë së Deçanit

Kosova-Deçani me rrethinë paraqet një thesar të pasurisët monumenteve kulturo-historike t periudhave të ndryshme të cilat dallohen për llojllojshmërinë, kualitetin dhe rëndësinë historike të tyre. Në kuadër të ketij thesari të këtyre vlerave të kulturës matriale e shpirtërore bën pjesë edhe trashigëmia e periudhave osmane. Nga këto monumente, pos të tjerash duhet cekur xhamit, mesxhidet, teqetë, hamamet, medresetë etj.
Këto vepra të karakterit sakral, profane, publik e arsimor si objekte të kulturës islamo-shqiptare, pos të tjerash, janë bazë e trashëgimit shqiptar dhe për këtë, pa marrë parasysh gjendjen e tanishme, atyre duhet t’u kushtohet një kujdes i posaqem, meqë shërbejnë si burim lëndor, matrial për studimin e së kaluarës së popullit shqiptar.
Ndërtimet e cekura paraqesin një frymë dhe ide të materializuar. Ato shprehin nivelin krijues, aftësitë tekniko-teknologjike, arkitekturale, rrethanave historike, kulturore, ekonomike, sociale e fetare, kur janë ndërtuart, ato janë dëshmi e ngritjeve e rënieve historike dhe shprehje e origjinalitetit e të cilësive të artistëve vendës.
Monumentet islamo-shqiptare mund të themi se paten fat të dyfisht të shkatrrimit; Koha ishte një ndër faktorët., por kjo në një mënyrë përballohej, kurse shkatrimet e planifikuara, në kushtet e okupimit serb e posaçerisht gjatë realizimeve të planifikimeve hapësinore, të planeve urbanistike të qyteteve të Kosovës, që kishin për
qëllim zhdukjen e komplekseve urbano-arkitektuale dhe të objekteve me vlera të veçanta e në kuadër të tyre edhe xhamitë monumentale klasike të kulturës shqiptare. Ky shkatrim i planifikuar arriti kulminacionin gjatë luftës të viteve 1998-1999.
Sot xhamia e Deçani sipas shenimeve është ndertuar në vitin 1851, dhe është me vlerë në Kosovë, është ndër monumentet me arkitekturë të vjetër dhe të njohur osmane.
Objekti ka një bazë katërkëndëshe këndërejtë, e mbuluar me çari katërujore dhe me minaret. Xhamia i takon stilit islamo-shqiptar. Është e realizuar në teknikë që identifikohet me kulla dhe mu për këtë inkorporohet me ambijentin e kompleksit të vjetër të Deçanit.
Objekti gjatë luftës së fundit 1998/99 u djegë dhe nga ndërtimi në fjalë kanë ngelur vetëm murët konstruktive dhe minareja e cila gjendej në anën e majtë të objektit, e që është karakteristike për këtë objekt.
Ky objekt është një monument i rëndësishëm në vehte dhe ambientin ku gjendet. Objekti gjatë restaurimit të vitit 2003, ka marrë funksionin e mëparshëm dhe shfrytëzohet nga banorët e Deçanit, dhe sot është vend ku falet 5 vakte të namazit, dhe predikimet janë në gjuhën shqipe. Se bashku me vendin e fundit të xhamisë, xhamia mund të pranoj nga xhemati përafërsisht 300 besimtar.
Xhamia ka një varrezë të pasur. Në rrethinën e xhamisë ndodhen një numër i madhë varreve, dhe nga këto varre kemi një numër me mbishkrime. Pjesa mbas xhamisë është më e ngjeshur me varre. Në mesë këtyre varreve para hyrjës në xhami gjindet avdeshanja gjashtë kandëshe.
Nderhyrja restauruese që është be në vitin 2003, ka arritur ta kthej shfrytëzimin e objektit për qellimet e caktuara. Por nuk ka përfunduar e terë komplesi i xhamisë, për
këtë janë duke u be përpjekje për përfundimin e terë punëve në xhami dhe rreth xhamisë së Deçanit.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 001539

Emri: Xhamia e Deçanit

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Pejë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Pejë

Qyteti/Fshati: Qytet

Lokaliteti: Deçan

Kodi Postar: 51000

Emri i rrugës: Rruga “Mehmet Uka”pa.nr

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XIX

Source link