– Xhamia dhe largpamësia
Biznesi është krijuar për të fituar dhe jo për të humbur. Në mënyrë të ngjashme, qëllimi i Islamit është të fitojë shpirtra për hir të Allahut, duke e bërë kështu të gjithë njerëzimin t’i nënshtrohet urdhërave dhe obligimeve të Tij. Rrjedhimisht, këshilli i xhamisë duhet t’i menaxhojë punët e tij me përkushtim, zell dhe sinqeritet maksimal për të arritur qëllimin e lartpërmendur. Në botën e biznesit, kur mallrat prodhohen, ato paketohen mirë, markohen, reklamohen, tregtohen dhe u dërgohen përdoruesve me lehtësi. Shkencëtari klasik social, Adam Smith foli për konceptin e “interesit vetjak”. Ky koncept thotë se interesi i konsumatorit është të nxjerrë dobi ose kënaqësi nga mallrat e blera. Në mënyrë të ngjashme, interesi i prodhuesit është të bëjë fitim. Më tej ai tha se nuk është dashamirësia e furrtarëve dhe kasapëve që ne e hamë darkën tonë, por respekti i tyre ndaj interesave të veta.
Nga ajo që u tha më lartë, është thelbësore që imami të ketë qëllimin e qartë dhe ti ketë aspiratat e përcaktuara. Qëllimi i xhamisë është të përmirësojë shpirtëroren e xhematit dhe, si rrjedhojë, ta bëjë Islamin fenë e preferuar të komunitetit. Në ndjekje të këtij qëllimi, imami duhet t’i bëj bashkë burimet njerëzore dhe materiale dhe ti shfrytëzojë ato. Ai duhet të tregtojë qëllimin e xhamisë si ‘një agjent marketingu hyjnor’. Imami ynë duhet ta dijë se daveti (përhapja e fesë) dhe reklamimi janë të ngjashëm në shumë aspekte, pasi që të dyja kanë për qëllim përhapjen e mesazheve tek publiku. Një program reklamimi ka tre objektiva thelbësore të cilat duhet t’i ketë parasysh edhe imami dhe thirrësi në rrugën e Allahut. Këto objektiva janë:
– Objektivi informativ
– Objektiv konkurrues
– Objektivi bindës
Objektivi i informacionit
Kjo perspektivë e sheh reklamën si të orientuar drejt ofrimit të informacionit për popullatën me qëllim që t’i informojë ata rreth shfaqjes së produkteve të reja, përdorimeve dhe përfitimeve të tyre dhe ku mund t’i gjejë publiku i gatshëm. Imami duhet të jetë i përgjegjshëm dhe proaktiv ndaj nevojave të xhematit duke u ofruar atyre informacion mbi çështjet e spiritualizmit, ekonomisë, politikës, arsimit, shëndetësisë, shkencës, ngjarjeve globale e çdo teme tjetër e cila është në dobi të komunitetit.
Objektivi konkurrues
Një objektiv tjetër i reklamës është nevoja për produkte ekzistuese ose të reja për të konkurruar me rivalët e saj në kërkimin për të kontrolluar tregun me synimin për të rritur prodhimin, shitjet dhe fitimin. Kompanitë e arrijnë këtë përmes ofrimit të stimujve dhe shërbimeve falas pas shitjes për klientët. Imami duhet gjithashtu të mësojë të konkurrojë në mënyrë të favorshme me fetë dhe ideologjitë ekzistuese të cilat janë të dëmshme për Islamin e pastër. Këto ballafaqime mund të marrin formën e debatit, diskutimit, seminarit ose konferencës nën një atmosferë të karakterizuar nga pjekuria, mençuria dhe intelektualizmi, jo nga përçarja apo ashpërsia.
Objektivi bindës
Programi i reklamimit mund të jetë i përshtatur ose i orientuar drejt bindjes së njerëzve për të blerë një produkt ose shërbim të caktuar bazuar në argumente superiore dhe disa veçori dhe karakteristika të theksuara, të cilat e bëjnë produktin të dallueshëm në krahasim me të tjerët. Zakonisht përdoren slogane që brohorasin epërsinë e produkteve ose shërbimeve ndaj të tjerëve. Për shembull, “Dallimi është i qartë” dhe “produktet tona udhëheqin ndërsa të tjerët ndjekin”. Të gjitha këto janë slogane bindjeje. Një imam proaktiv duhet të përdorë bindjen në dhënien e predikimeve dhe leksioneve të tij, dialogëve, debateve, leksioneve publike, diskutimet televizive, këshillimi dhe stili i administrimit. Predikimi i tij në minber duhet të jetë magjepsës, empatik, i drejtpërdrejtë dhe i artikuluar për të frymëzuar muslimanët dhe jomuslimanët, duke i udhëzuar ata në rrugën e drejtësisë (Islamit).
Gjatë kohës së Profetit ﷺ, ai i kombinoi shpirtëroren dhe materialen; i udhëhoqi shokët e tij në namaz, çështje politike, vendimmarrje, luftëra, ekspedita daveti dhe funksione të tjera shtetërore, të cilat ne sot i kemi ndarë. Ai luajti rol udhëheqës, por delegoi disa funksione tek shokët e aftë. Ai e bëri Zejd ibn Thabitin (Allahu qoftë i kënaqur me të) sekretar të tij, Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) në një kohë u bë kujdestar i të ardhurave nga Zekati, Omer ibn Hattabi (Allahu qoftë i kënaqur me të) ishte administrator mbi njerëzit dhe thesarin (Bejtul-Mal), Ali ibn Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të) zëvendësoi Profetin ﷺ kur ai ishte në ekspeditat e largëta. Rastet e përgjegjësive të deleguara janë të shumta në historinë e Islamit. Megjithatë, imamët tanë duhet të përdorin mjetin e konsultimit në marrjen e vendimeve.
Funksionet e ripërcaktuara të Xhamisë
Nevoja për të ripërcaktuar funksionet për zyrtarët e xhamisë sonë bëhet e domosdoshme duke parë problemet komplekse dhe sfidat moderne që kërkojnë vëmendje. Shumica e xhamive sot veprojnë ende sipas standardeve të kohëve të lashta, pasi ato mbeten indiferent ndaj njohurive moderne dhe përparimit teknologjik që zakonisht duhet të përmirësojë të kuptuarit dhe praktikën tonë të Islamit.
Bazuar në defektet në rolin e caktuar për imamin dhe zyrtarët e tjerë të xhamisë, është e rëndësishme që të bëhet një ristrukturim dhe ripërcaktim i detyrave të secilit përgjegjës të xhamisë, duke filluar nga imami e ndihmësit e tij.
Një xhami për të funksionuar sa më mire duhet të ketë së paku pesë përgjegjës; imami, zëvëndësi i tij, arkëtari ose përgjegjësi i fondit të xhamisë, zyrtari për shërbim ndaj komunitetit dhe përgjegjësi për organizimin e kurseve edukative brenda xhamisë. Duhet pasur parasysh faktin se varësisht prej numrit të anëtarëve të xhamisë edhe numri i përgjegjësve ndryshon. Madje disa sektore mund ti delegohen një përgjegjësi.
Rekomandime mbi ndryshimet e propozuara
Struktura e re e xhamisë, siç u diskutua dhe u përshkrua më lart, është më e mirë se struktura e zakonshme në shumicën e xhamive, sepse, e reja ka poste me funksione të përcaktuara qartë dhe linjë të dallueshme të raportimit. Imami drejton xhaminë me këshillin e tij pa pasur nevojë të marrë urdhra nga Kryetari i Këshillit përkatës. Për xhaminë në pronësi të organizatës dhe në pronësi të komunitetit, për maturi dhe përgjegjshmëri mund të ketë takime ku imamit do t’i kërkohet çdo muaj ose tremujor për të dhënë raport mbi shqetësimet, punën dhe aktivitetet e vazhdueshme të xhamisë. Kjo është më e mirë dhe e pranueshme. Megjithatë, rekomandimet e mëposhtme duhet të shënohen për zbatimin.
– Duhet të organizohen rregullisht seminare dhe kurse që imamët dhe anëtarët e këshillit të xhamisë të përditësojnë njohuritë e tyre mbi sfidat moderne.
– Secili nga zyrtarët e xhamisë gjithashtu mund të krijojë ekipe dhe nëngrupe për t’i ndihmuar ata në kryerjen efektive të përgjegjësive të përcaktuara.
– Qeniet njerëzore nga natyra janë të gabueshme dhe harruese. Këto defekte janë treguesi më i mirë se përse duhet të organizohen seminare dhe punëtori të rregullta për imamët tanë dhe ata që janë të përfshirë në menaxhimin e xhamive për t’i mbajtur ata në hap me idetë, njohuritë, procedurat, informacionin dhe aftësitë e reja teknike. Duhet të ketë seminare tremujore për çështjet që shqetësojnë udhëheqjen dhe menaxhimin. Për shembull, sugjerohen temat e mëposhtme: Komunikimi me gojë dhe me shkrim; Marrëdhënie efektive njerëzore; Menaxhimi i Kohës dhe Burimeve; Menaxhimi i vartësve dhe xhematit; Llogaridhënia dhe mbajtja e shënimeve; Lidhja me organizatat e bazuara në besim; Bashkëjetesë paqësore në një komunitet shumë-fetar; Zhvillimi i Komunitetit e çdo temë tjetër e cila është në dobi të komunitetit në përgjithësi dhe udhëheqjes së xhamisë në veçanti.
– Kur imamët tanë marrin pjesë rregullisht në seminare dhe punëtori, aftësitë e tyre intelektuale dhe shpirtërore do të rriten. Shumë njerëz ankorojnë qëndrimet ose opinionet e tyre për çdo gjë që dëgjojnë nga profesorët dhe doktorët e universitetit në sajë të erudicionit dhe aftësisë së tyre të kërkimit. Dijetarët klasikë të Islamit (si Ibn Teimije, Ibn Khaldun, Imam Nevevi e shumë të tjerë) kishin emrat e tyre të gdhendur në platformën e artë, sepse ata ishin të informuar me ngjarjet rreth tyre. Ata mbajtën seminare dhe punëtori për ndjekësit e tyre mbi Tefsirin e Kuranit, Shkencën e Kuranit, Hadithin dhe kriteret për vërtetimin e Hadithit, Historisë, Biografisë, kritikës së ideologjive ekzistuese, shkencës së Teuhidit, Burimeve të informacionit islam, etj. Sot, imamët tanë janë të kënaqur me njohuritë dhe aftësitë bazike të fituara në medrese. Ata paraqesin para xhematit predikime të cilat nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjet dhe zhvillimet bashkëkohore. Ata gjithashtu nuk mund t’i lidhin historitë dhe ngjarjet e përmendura në Kuran me atë që po ndodhë sot në epokën e Teknologjisë së Komunikimit të Informacionit (TIK) dhe Globalizimit. Më e rëndësishmja, dërgimi i imamëve tanë në seminare dhe punëtori do të ndihmonte shumë në riformësimin e tyre për udhëheqje.
Rëndësia jetike e Rregullores
Shumë muslimanë dhe organizata islame kryejnë shumicën e aktiviteteve të tyre në mënyrë joformale dhe pa iu drejtuar kushtetutës ose rregullave dhe procedurave të brendshme që drejtojnë marrëdhëniet ndërpersonale. Duke mos ndjekur procesin e rregullt ligjor, shumë zyrtarë të xhamisë e vunë veten në probleme të shmangshme, kriza dhe nganjëherë mosmarrëveshje të pajustifikuara. Në Kuran dhe Hadith ka shumë dëshmi që tregojnë nevojën për të siguruar dokumentacion dhe për të kërkuar këshilla nga palët e interesuara përpara se të filloni ndonjë përpjekje. Allahu thotë: “O besimtarë! Shkruajeni huan që ia jepni njëri-tjetrit për një afat të caktuar. Le ta shënojë atë me drejtësi një shkrues ndërmjet jush; asnjë shkrues të mos ngurrojë që ta shënojë ashtu siç e ka mësuar Allahu. Ai le të shënojë, kurse borxhliu le të diktojë dhe le t’i frikësohet Allahut, Zotit të vet, duke mos lënë mangët asgjë nga borxhi! Në qoftë se borxhliu është mendjelehtë ose i mitur, ose i tillë që nuk është në gjendje të diktojë, atëherë le të diktojë saktësisht kujdestari i tij. Thirrni dy dëshmitarë prej njerëzve tuaj e, nëse nuk gjeni dy dëshmitarë burra, atëherë thirrni për dëshmitarë një burrë dhe dy gra, nga ata që i quani të përshtatshëm” (El-Bekare, 282)
Fatkeqësisht, shumë prej neve i shkelin këto udhëzime dhe shpëtojnë pa u ndëshkuar. Shumë xhami emërojnë zyrtarë pa ndonjë rregullore të kodifikuar, pa prova të qarta se kush e zotëron bazën e ndërveprimit dhe burimin e financimit. Metodat e emërimit, përbërja e këshillit të xhamisë, largimi, rizgjedhja dhe detyrat nuk dokumentohen asnjëherë dhe as nuk u komunikohen gojarisht të emëruarve. Për rrjedhojë, disa të zgjedhur kthehen në diktatorëve dhe despotëve, sepse nuk ka udhëzime kushtetuese për teprimet e tyre. Prandaj, të gjitha xhamitë duhet të përpiqen të kenë një rregullore të thjeshtë, e cila duhet të jetë përgjithësisht e pranueshme për të gjithë komunitetin e xhamisë. Juristët dhe studiuesit kompetentë muslimanë duhet të kontaktohen për të bërë një draft të rregullores së xhamive për të qenë në shërbim të komunietit tone. Kjo është një sfidë e madhe për avokatët dhe juristët tanë muslimanë, por që duhet pasur parasysh rëndësinë e shërbimit ndaj komunitetit dhe shpërblimin e madh të përgatitur nga Allahu për ata që janë në shërbim të të tjerëve.
Përktheu:
Nisma për zhvillimin e predikuesve – thirrësve | Thirrja.org