Vrasja – Mëkati i parë në rruzullin tokësor

Në këtë kohë kur gjaku i besimtarit nuk ka asnjëfar vlere. Në këtë kohë kur secili njeri e mer guximin që ta nëpërkëmbe gjakun, pasurinë dhe nderin e besimtarit. Do të ishte e kuptuar kur këtë hap e ndërmarin jobesimtarët kundër besimtarëve, mirëpo çudia zmadhohet, kur e kuptojmë se këtë hap edhe këtë guxim e kanë edhe besimtarët, se paku ata që si të tillë emërtohen.

Kjo që ndodhë këto ditë në skenën ndërkombtare, po edhe ajo që ndodhë në vendin tonë, në mënyrë lokale, na detyron që të flasim për mëkatin e parë, i cili ka ndodhur në rruzullin tokësor.

Nderimi i njeriut

All-llahu [subhanehu ve teala] e ka nderuar njeriun. Ky nderim mer disa forma të ndryshme:

1- E ka krijuar me Dorë të Vet.

2- E frymëzon me shpirtë.

3- I urdhëron melaqet që t’i përkulen.

4- Të gjitha krijesat që gjinden në qiej dhe mbi tokë ia ka nënshtruar njeriut.

5- E ka caktuar mëkëmbës të Vetin mbi ruzullin tokësor.

6- I ka dhënë forcë dhe prirje për të sunduar tokën, me qëllim që të arrijë në gradat më të larta të zhvillimit shiprtëror dhe material.

Njeriu nuk ka mundësi që të realizojë qëllimet e veta dhe të arrijë aspirtata e veta në mungesë të elementeve të zhvillimit dhe nëse nuk i mer të gjitha të drejtat e veta.

Në ballinën e këtyre të drejtave që i garanton Islami është e drejta për jetë, e drejta për pronësi, e drejta e mbrojtjes së nderit, e drejta e lirisë, e drejta e barazisë dhe e drejta e arsimimit.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Ne vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam”. (El-Isra: 70).

Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] gjatë ligjërimit të tijë lamtumirës, mes tjerash tha:

“O ju njerëz! Gjaku dhe pasuria e juaj, janë të shenjtë sikurse shenjtëria e kësaj dite, këtij muaji dhe këtij vendi. A e kam kumtuar. All-llahu im, dëshmoje këtë. Muslimani e ka haram gjakun, pasurinë dhe nderin e muslimanit”. (Sahih. Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe të tjerët).

E drejta e jetës

Prej të drejtave të garantuara e para është e drejta e jetës. E drejta për jetë është e shenjtë dhe askujt nuk i lejohet ta napërkëmbë.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Dhe mos e mbytni njeriun që All-llahu e ka ndaluar (mbytjen e tij), përveç me drejtësi (që e kërkon sheriati). E kush mbytet pa të drejtë (pa faj), kujdestarit të tij Ne i kemi dhënë të drejtë (të kërkojë drejtësinë), e ai të mos e kalojë kufirin në mbytje derisa ai është i ndihmuar (prej Zotit)”. (El-Isra: 33).

Drejtësia, të cilën e kërkon sherijati në këtë rast është ajo që e ka treguar Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu], se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Nuk lejohet të nërkëmbet gjaku i njeriut musliman, i cili dëshmon se nuk ka hyjni tjetër përveç All-llahut dhe se unë jam i Dërguar i All-llahut, përveç se më një nga tre veprimet: i martuari që ban marëdhënie jashtëmartesore, shpirtë për shpirtë dhe ai që e le fenë e tij dhe ndahet nga xhemati”. (Buhariu dhe Muslimi).

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh”. (El-Isra: 31).

Dhe thotë:

“Dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla, për çfarë mëkati ato janë mbytur, “. (Et-Tekvir: 8- 9).

Prej fakteve që tregojnë se sa mëkat i keq është vrasja është dhe denimi të cilin ia ka caktuar All-llahu [subhanehu ve teala] atij që i pari e ka marur guximin për ta bërë këtë mëkat.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Secili shpirt që vritet me padrejtësi, biri i Ademit, do të ketë hise në këtë gjak, sepse ishte i pari që e nisi vrasjen”. (Buhariu dhe Muslimi).

Imam Neveviu [rahimehull-llah] thotë: “Ky hadith konsiderohet prej bazave të mëdha të fesë Islame. Që na jep të kuptojmë se secili që e nis një mëkat dhe bëhet i pari, do të mer hise në mëkatin e të gjith atyreve që do ta bëjnë këtë mëkat edhe më tutje”.

Denimi i vrasjes

All-llahu [subhanehu ve teala] duke tentuar që të mbron të drejtën e jetës, ka përcaktuar denim të dhembëshëm për ate që e mer guximin për ta bërë këtë mëkat.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Kush e mbytë një besimtarë me qëllim, dënimi i tij është xhehennemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. All-llahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgaditur dënim të madh”. (En-Nisa: 93).

Ky ajet tregon se denimi i vrasësit është denimi i dhembshëm në ahiret, qëndrimi afatgjatë në zjar, hidhërimi, mllefi, mallkimi dhe denimi i madh. Andaj transmetohet nga Ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] që ka thënë se “nuk ka pendim për vrarësin”. Këtë e ka mbështetur në ajetin e lartëcituar. Edhe pse shumica e dijetarëve kanë mendim të kundërt me të këtij.

Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke treguar se sa mëkat i keq është vrasja, ka thënë:

“Shkatërrimi i dunjasë është më i lehtë te All-llahu se sa vrasja e besimtarit pa të drejtë”. (Sahih, Nesaiu, Tirmidhiu dhe të tjerët).

Tirmidhiu transmeton nga Ebu Seid El-Hudriu [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Poqëse banorët e qiellit dhe banorët e tokës do të mernin pjesë në gjakun e besimtarit, të gjithë ata All-llahu so t’i hedhte në zjar”. (Sahih, Tirmidhiu dhe të tjerët).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Njerëzit më të urrejtur te All-llahu janë tre persona: Ai që rebelizohet në harem, ai që kërkon në Islam zakone të xhahilijetit dhe ai që kërkon gjakun e njeriut pa të drejtë, që ta nëpërkëmbë”. (Buhariu).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Vazhdon të jetë njeriu në gjërësinë e fesë përderisa nuk prek në gjak të ndaluar”. (Sahih, Ahmedi dhe të tjerët).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Besimtari është i dalluar në të mira përderisa nuk prek gjak të ndaluar, e nëse prek në gjak të ndaluar, ndalet nga veprat e mira”. (Sahih, Ebu Davudi dhe të tjerët).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] na tregon dhe thotë:

“I Vrari do ta sjell vrasësin në ditën e Kijametit, balli dhe koka në dorën e tij, kurse kapilarët e gjakut do të rrjedhin gjak, e do të thotë: O Zot! Pyete këtë pse më ka vrarë? Saqë do ta afron All-llahu pranë Arshit të Tij”. (Sahih, Tirmidhiu dhe të tjerët).

Ibn Arabiu imami i shquar në lëminë e fikhut, sidomos në medhhebin malikit, [rahimehull-llah] thotë:

“All-llahu [subhanehu ve teala] na e ka ndaluar vrasjen e kafshëve pa të drejtë dhe na është kërcënuar në këtë drejtim, e mos të falsim për vrasjen e njeriut, e mos të flasim për vrasjen e muslimanit, e mos të flasim për njeriun e mirë dhe të devotshëm”. (“Fet’hul-Bari”, 12/ 196).

Të gjitha këto hadithe i ka thënë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] sepse vrasja është rrënim i asaj që e ka dëshiruar All-llahu [subhanehu ve teala], marje e jetës së njeriut të pafajshëm, është agresion ndaj pasardhësve të tij, të cilët krenohen me ekzistimin e tij, kanë dobi nga ekzistimi i tij dhe kanë humbje nga mungesa e tij.

Së fundja gjaku i besimtarit është më i shtrenjtë te All-llahu se sa edhe vet Kabeja.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Me të vërtetë gjaku i besimtarit është më i ndershëm te All-llahu se sa Kabeja”. (Sahih, ).

Sepse njeriun e ka krijuar All-llahu, kurse Kaben e ka ndërtuar njeriu.

Edhe vetvrasja është e ndaluar

Kjo ndalesë nuk ka të bëjë vetëm me vrasjen e tjerëve. All-llahu [subhanehu ve teala] ua ka ndaluar njerëzve që të vrasin edhe vetveten. Sepse trupi dhe shpirti i njeriut nuk janë pronë e njeriut, por ajo është pronë e All-llahut, andaj All-llahu nuk ia lejon njeriut që të bëjë si të dëshiron në pronën e Tij.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

” mos e hidhni veten në rrezik “. (El-Bekare: 195).

Poashtu thotë:

” dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin). Vërtet, All-llahu është i mëshirueshëm për ju”. (En-Nisa: 29).

Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu], i cili tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Kush hedhet nga kodra e e vret vetveten, ai është në zjar të xhehenemit. Atje do të mbetet përgjithmon dhe pafund. Kush pin helm, e e vret vetveten, ai duke e mbajtur helmin në dorë do ta pinë në zjar të xhehenemit, ku do të mbetet përgjithmon dhe pafund. Kush e vret veteveten me hekur. Duke e mbajtur hekurin në dorë, do të përjeton dhimbje me te në zjar të xhehenemit, ku do të qëndrojë përgjithmon dhe pafund”.

Xhundub ibn Abdull-llahi [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Në popujt para jush, ishte një njeri, i cili u plagos. Ai mori thikën dhe e preu dorën. U derdh aq gjak saqë vdiq. Atëherë All-llahu i Lartësuar tha: nxitoi robi tia mer shpirtin vetvetes para Mua, andaj ia kam bërë të ndaluar xhennetin”. (Buhariu).

Përveç kësaj, prej fakteve që më së shumti e tregojnë poziten e keqe që e ka vrasja në fenë Islame, All-llahu [subhanehu ve teala] na tregon në Kur’an sa ai që mer guximin ta vres një njeri është sikurse ai që e vret tërë njerëzinë:

” kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t’i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit “. (El-Maide: 32).

Mu për këtë shkak edhe gjëja e parë për të cilën do të jipet llogari në ditën e Kijametit do të jetë gjaku, siç na ka treguar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në hadithin që e transmeton Imam Muslimi.

Denimi i sherijatit për vrasjen

Pasiqë vrasja është mëkat shumë i madh dhe antihuman, All-llahu [subhanehu ve teala] e ka ditur se nuk ka rrugëdalje tjetër për të ndaluar këtë krim përveç se duke e denuar vrasësin me vdekje. Ky denim do ta nalonte vrasësin nga ky krim, po edhe do të ishte mësim për të tjerët dhe pastrim i shoqërisë nga këto krime, të cilat e largojnë sigurinë dhe rehatinë e shoqërisë.

All-llahu [subhanehu ve teala] në caktimin e denimit me vdekje për vrasësin e shpall vazhdimin e jetës, duke thënë:

“O ju të zotët e mendjes, kjo masë e dënimit është jetë për ju, ashtu që të ruheni (nga mbytja e njëri-tjetrit)”. (El-Bekare: 179).

Sherijati nuk ban dallim mes shpirtit edhe shpirtit. Ky denim duhet të respektohet në të gjitha vrasjet, pa marur para sysh se i vrari a është plak ose i ri, mashkull ose femër, sepse secili e ka të garantuar me Islam të drejtën e jetës, andaj askujt nuk i lejohet që tia rezikon jetën e tij me diçka.

Madje edhe në vrasjen me gabim, All-llahu [subhanehu ve teala] vrasësin nuk e lanë nga përgjegjësia, por e obligon me: lirim të robërve dhe dijet.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Asnjë besimtari nuk i është i lejuar të mbysë besmitarin tjetër, përpos gabimisht. E kush e mbytë gabimishht një besimtarë, ai është i obliguar ta lirojë një rob besimtarë dhe shpagimin (e gjakut) t’ia dorëzojë familjes së tij, përpos në qoftë se ia falin (familja gjakun) “. (En-Nisa: 92).

Këtë denim në pasuri e ka obliguar Islami gjatë rasteve të vrasjeve me gabim për të respektuar shpirtin, saqë mos t’i shkojë askujt ndërmend mosvlerësimi i tij, që të jenë njerëzit më të kujdesshëm kur është në pyetje shpirti dhe gjaku dhe për të penguar shkaqet e çorodisë, e mos të vrasin njerëzit njëri tjetrin e të pretendojnë se e kanë vrarë gabimisht.

Kush vret vritet

Historia e madhe islame na ka treguar shumë shembuj të këtillë. Ai që vret vritet.

– Imam ibn Kethiri [rahimehull-llah] në librin e tij “El-Bidaje ven-Nihaje”- “Fillimi dhe fundi”, na tregon për vrasjen e Husjenit [radijall-llahu anhu], e në fund të tregimit thotë:

“Nuk ka dyshim se vrasja e vrasësve të tij ka qenë e domosdoshme, nxitimi në këtë vepër ka qenë fitim, mirëpo All-llahu e ka caktuar që vrasja e tyre të jetë në dorë të Muhtarit, gënjeshtarit, i cili me pretendimin se i vjen shpallja është bërë kafir. Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“All-llahu e ndihmon këtë fe më njeri të prishur”. E All-llahu [subhanehu ve teala] në Kur’an thotë:

“Po ashtu, Ne i bëjmë sundues disa mizorë mbi mizorët e tjerë për shkak të asaj që fituan (vepruan)”. (El-Enam: 129). (“El-Bidaje ven-nihaje”, 8/ 277).

– Ebu Muslim El-Hurasani.

Ky njeri ka qenë kujdestar i pushtetit abasit dhe për këtë qëllim ka vrarë më shumë se gjashtëqindmije njerëz.

E kanë pyetur Abdull-llah ibn Mubarekun: cili është më i mirë, Ebu Muslimi ose Haxhaxhi? Ai ka thënë: Nuk them se Ebu Muslimi ka qenë më i miri se dikushi, mirëpo Haxhaxhi ka qenë më i keq se ai”.

Këtë njeri i cili ka bërë çmos për ta ruajtur pushtetin e Abasitëve, e vret vet Mensuri, pasiqë fillon të del nga kontrolla. (Shiko: “El-Bidaje ven-Nihaje”, 70- 73).

– Haxhaxhi ibn Jusuf Eth-Thekafi.

Omer ibn Abdul-Azizi për te thotë:

“Poqëse prishen popujt dhe secili popull e sjell fëlliqësirën e tij, poqëse ne e sjellim Haxhaxhin, do ti mundim ata”.

Sulejman ibn Abdul-Meliku për një mëngjes ka liruar tetëdhjet e një mijë të burgosur nga ana e Haxhaxhit.

Kurse kur kanë numëruar numrin e njerëzve që i ka vrarë Haxhaxhi kanë dalur 120 mijë.

Ky zullumqar e ka vrarë edhe Seid ibn Xhubejrin [rahimehull-llah].

Imam ahmedi ka thënë:

“Është vrarë Seid ibn Xhubejri, kurse secila krijesë mbi ruzullin tokësor ka pasur nevojë për dijen e tijë”.

Ibn Kethiri tregon dhe thotë:

“Haxhaxhi i tha Seidit: vall-llahi do të vras.

Seidi ia ktheu: atëherë do të jem i lumtur, siç më ka emërtuar nëna.

Haxhaxhi me të vërtetë edhe e mbyti. Mirëpo haxhaxhi nuk jetoj pas tij më shumë se katërdhjet ditë.

Kur binte të flejë, e shihte në ëndër duke e kapur për këmishe dhe duke i thënë: pse më mbyte? Ai zgjohej duke thënë: çkam unë me Seidin?!

Hasan Basriu ka bërë sexhde falënderuese kur ka vdekur Haxhaxhi dhe ka thënë:

“All-llahu ynë, ia more shpirtin dhe largoje prej nesh adetin e tij”.

Kurse Ibrahim Nehaiu kur e mori lajmin e vdekjes tij ka qajtur nga gëzimi. (Shiko: “El-Bidaje ven-Nihaje”, 9/ 103 dhe “Sijeru a’lamun-Nubela”, 4/ 338).

Përgaditi: Bekir Halimi

Bekir Halimi,
21.3.2003