Falënderimi i takon All-llahut. Atë e
falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga
All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon
All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e
udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe
dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një
frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!”
(Ali Imran:
102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një
veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e
gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin,
se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.”
(En-Nisa:1)
“O ju
besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju
mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.”

(El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut,
kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve
sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në
zjarr…

 

Vlerat e dijetarëve

Rezyme: dijetarët janë trashëgimtarët e pejgamberëve/ vlera e dijes/ vlera e dashurisë ndaj dijetarëve dhe gjurmët e tij në njeriun në dynja dhe ahiret/ obligimet e muslimanëve ndaj dijetarëve/ thirrje për tua mësuar fëmijëve dijen e fesë.

Hutbeja e parë

O ju robër të All-llahut, ju porosis ju dhe vetveten që të jemi të devotshëm.

Robër të All-llahut!

All-llahu prej robërve të vet i do dijetarët, i ka zgjedhur dhe dalluar, duke i bërë trashëgimtar të pejgamberëve. Ua ka shtuar të mirat dhe bamirësinë duke i bërë prej robërve të Tij të devotshëm dhe të lumtur. I ka nderuar dhe fisnikëruar e i ka rradhitur në rendin e evlijave. I ka lavdëruar në Librin e Tij duke i përshkruar si njerëz që kanë frikën e tij:

ÅäãÇ íÎÔì Çááå ãä ÚÈÇÏå ÇáÚáãÇÁ [ÝÇØÑ: 28].

” Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët, All-llahu është mbi gjithçka, është mëkatfalës”. (Fatir: 28).

A e dini se çka janë dijetarët?!

Dijetarët janë prijës të udhëzimit, llamba të ndriçimit, ithtarë të mëshirës dhe pëlqimit, ata pasohen, imitohen dhe me to orientohet.

Sa e sa nxënës i kanë mësuar, sa e sa të devijuar i kanë udhëzuar në rrugën e drejtë, sa e sa njerëz të humbur kanë drejtuar rrugës së drejtë.

Prania e tyre në mesin e njerëzve është dhunti dhe mëshirë, kurse marrja e tyre dhe vdekja është denim dhe vuajtje:

((Åä Çááå áÇ íÞÈÖ ÇáÚáã ÇäÊÒÇÚðÇ íäÊÒÚå ãä ÕÏæÑ ÇáÚáãÇÁ¡ æáßä íÞÈÖå ÈãæÊ ÇáÚáãÇÁ ÍÊì ÅÐÇ áã íÈÞ ÚÇáãðÇ ÇÊÎÐ ÇáäÇÓ ÑÄæÓðÇ ÌåÇáÇð ÝÃÝÊæÇ ÈÛíÑ Úáã ÝÖáæÇ æÃÖáæÇ)).

“All-llahu nuk e mer dijen duke e ngritur nga gjoksi i dijetarëve, mirëpo e mer me marrjen e dijetarëve, saqë kur nuk mbetet asnjë dijetar, njerëzit marrin për prijës injorantët, u japin fetva pa dije; devijojnë vet dhe të tjerët i devijojnë”. (Buhariu dhe Muslimi).

Dija është mëshirë nga All-llahu, e mirë dhe udhëzim prej Tij. All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

íÄÊí ÇáÍßãÉ ãä íÔÇÁ æãä íÄÊ ÇáÍßãÉ ÝÞÏ ÃæÊí ÎíÑðÇ ßËíÑðÇ [ÇáÈÞÑÉ: 269].

“Ai ia dhuron urtësinë atij që do, e kujt i është dhënë urtësia, atij pra i është dhuruar mirësi e madhe, “. (El-Bekare: 269).

Dija është largpamësi (vizion) nga Zoti.

Þá åÐå ÓÈíáí ÃÏÚæ Åáì Çááå Úáì ÈÕíÑÉ ÃäÇ æãä ÇÊÈÚäí æÓÈÍÇä Çááå æãÇ ÃäÇ ãä ÇáãÔÑßíä [íæÓÝ: 108].

“Thuaj: “Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te All-llahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është All-llahu, e unë nuk jam nga idhujtarët.” (Jusuf: 108).

Dija është fakt, me të cilin i sqaron të vërtetat dhe pranë këtyre fakteve hesht secili njeri:

Þá Åäí Úáì ÈíäÉ ãä ÑÈí [ÇáÃäÚÇã: 57].

“Thuaj: “Unë i përmbahem (faktit) të vërtetës (që më erdhi) nga Zoti im .”. (El-Enam: 57).

Dija është rruga e Zotit që e shpien njeriun deri te xhenneti i përhershëm dhe kënaqësia e All-llahut:

((ãä Óáß ØÑíÞðÇ íáÊãÓ Ýíå ÚáãðÇ Óåá Çááå áå Èå ØÑíÞðÇ Åáì ÇáÌäÉ))

“Kush ecë rrugës për të kërkuar dije, All-llahu ia pehtëson rrugën për në xhennet”. (Muslimi).

Sa e shkurtë është rruga e xhennetit dhe e mëshirës për dijetarët.

Kanë bartur Kur’anin dhe Sunnetin, kanë ngjallur kullat e ndriçimit të fesë dhe miletit.

All-llahu e di se sa kanë kontribuar dhe flijuar për këtë dije të bekuar dhe këtë të mirë të madhe.

Robër të All-llahut!

Kur All-llahu e do një njeri, në zemrën e tij futë dashurinë për dijetarët, kurse ai që e do një popull ringjallet me ta.

Erdhi një njeri te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e tha:

“O i Dërguar i All-llahut, një njeri e do një popull, mirëpo nuk i arrinë ata”. Domethënë në namazin, mirësinë, agjërimin. Pra i do njerëzit e mirë, mirëpo nuk është aq i mirë, i do dijetarët, mirëpo nuk ka dituri.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha:

((ÇáãÑÁ ãÚ ãä ÃÍÈ)).

“Njeriu është me atë që e do”. (Buhariu dhe Muslimi).

Ai që i do dijetarët, ringjallet me njerëzit e devotshëm dhe të lumtur, me:

ãÚ ÇáÐíä ÃäÚã Çááå Úáíåã ãä ÇáäÈííä æÇáÕÏíÞíä æÇáÔåÏÇÁ æÇáÕÇáÍíä æÍÓä ÃæáÆß ÑÝíÞðÇ [ÇáäÓÇÁ: 69].

” ata që All-llahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!” (En-Nisa: 69).

Kur All-llahu e do një njeri, në zemrën e tij futë dashurinë për miqtë e Tij dijetarë, andaj i do për hirë të All-llahut, lutet për ta, beson në vlerën e tyre dhe është ndihmësi më i mirë i tyre.

Dashuria ndaj dijetarëve është adhurim, afërsi, besim në All-llahun dhe urdhërim nga e mira dhe ndalim nga e keqeja.

I dojmë pse e kanë mësuar përmendsh Kur’anin, sepse e kanë kuptuar sunnetin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,, ua kanë mësuar tjerëve dhe në to kanë thirrur. I dojmë për shkak të fesë. I dojmë për shkak të pamjes së njerëzve të mirë dhe simboleve të burrave të devotshëm. I duam për shkak telasheve të mëdha që i përjetojnë prej ummetit dhe të mirave të mëdhaja që ia ofrojnë ummetit.

All-llahu ynë zmadhojau shpërblimin dhe rëndoua peshojën në ahiret.

Dashuria ndaj dijetarëve, robër të All-llahut, është mëshirë nga All-llahu, tebareke ve teala.

Ai që i do dijetarët kujdeset për ndejat e tyre, kujdeset për këshillat e tyre, kujdeset për thirrjen e tyre dhe zbatimin e asaj që ata e thonë.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e sqaron vlerën e dijetarëve kur e përmend atë njeriun me mëkate, i cili kalon pranë disa njerëzve të mirë që ishin tubuar në një hallkë të dijes. U ul me ta për ta përmendur All-llahun, edhe pse kishte mëkate dhe të meta. U ngritën melaqet te Zoti, az-ze ve xhel-le, dhe i treguan për rastin e këtyre njerëzve. Kurse All-llahu, subhanehu ve teala, tha:

((æáå ÞÏ ÛÝÑÊ¡ åã ÇáÞæã áÇ íÔÞì Èåã ÌáíÓ)).

“Edhe atij ia kam falur, sepse ata janë burra që kush ulet me ta nuk vuan”. (Buhariu).

Ai që i do dijetarët kujdeset për tubimet dhe këshillat e tyre. Është i rregulltë në tubimet e tyre dhe i zbaton të mirat që i mëson atje. Andaj All-llahu ua ban të dashura këto mexhlise burrave të devotshëm, ua ban të dashur tubimet e atyreve që e përmendin All-llahun, andaj nuk lodhen nga prania në ato mexhlise dhe flijojnë për arritjen e tyre. Andaj, ji, All-llahu të mëshiroftë, ky njeri, sepse i privuar është ai që privohet nga ky bereqet.

Ai që i do dijetarët lutet për ta, bën dua me rahmet për të vdekurit e tyre dhe i përmend për të mirë:

æÇáÐíä ÌÇÁæÇ ãä ÈÚÏåã íÞæáæä ÑÈäÇ ÇÛÝÑ áäÇ æáÅÎæÇääÇ ÇáÐíä ÓÈÞæäÇ ÈÇáÅíãÇä æáÇ ÊÌÚá Ýí ÞáæÈäÇ ÛáÇð ááÐíä ÂãäæÇ ÑÈäÇ Åäß ÑÄæÝ ÑÍíã [ÇáÍÔÑ: 10].

“Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: “Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues!” (El-Hashr: 10).

I përkujton me dua të mira dhe kërkon nga All-llahu që t’i kaplojë ata mëshira e Tij.

Dijetarët e ummetit nga brezat e kaluar, nga sahabet, tabiinët, pasuesit e tyre deri në ditën e Kijametit, ata janë ithtar të mirës dhe haditheve, ithtar të sunnetit dhe shikimit, këta vetëm për të mirë duhet përmendur, kurse ai që i përmend për të keqe nuk është në rrugën e drejtë.

Përhapen vlerat e tyre dhe përmenden gjurmët e tyre pozitive.

Kanë vdekur mirëpo në zemrat e njerëzve nuk kanë vdekur të mirat, fjalët dhe këhsillat e tyre.

Ai që i do dijetarët kujdeset që të ketë edukatë me ta, hesht kur ata flasin, i dëgjon kur ata bisedojnë, i respektojnë kur ata urdhërojnë ose ndalojnë, u dorëzohen tërësisht, nuk u kundërshtohen me mendime dhe nuk kërkon rrugën e ithtarëve të devijimit dhe epsheve.

Sa shumë kemi nevojë për edukatë me dijetarët, kur ata flasin, bisedojnë dhe japin fetva, duhet të dëgjojmë këto fjali të shndëritshme dhe këshilla elekuente nga Kur’ani dhe Sunneti i Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. I duam dhe nga dashuria ndaj tyre kemi frikrespekt për ta.

ÃåÇÈõß ÅÌáÇáÇð æãÇ Èß ÞÏÑÉ Úáíøó æáßä ãáÁ Úíä ÍÈíÈõåÇ

Të nderoj nga madhërimi, e jo nga frika

Sepse dashuria yte ma mbushi syrin

Dashuria e atij që i do dijetarët del në shesh kur flet dijetari, ai heshtë, ka një frikërespekt, ndikohet dhe i lotojnë sytë, këto fjalë dhe këshilla të tyre i lëshon në zemrën e tij sikur shiun në tokën e pjellshme.

Sa shumë kemi nevojë të kemi edukatë me dijetarët në çdo fjalë që e thonë dhe në çdo urtësi që e tregojnë përderisa është nga Kur’ani ose nga sunneti i Pejgamberit, alejhisselam.

Sa shumë kemi nevojë ti nderojmë nëpër tubime, tua ngrisim pozitën, ti nderojmë dhe madhërojmë.

Ibn Abbasi, radijall-llahu anhu, hynte te emirul-muminine, Omeri, radijall-llahu anhu, e kur hynte te ai, ky vinte në pozitë të lartë dhe në kokë të mexhlisit, mbi pleqtë bedrian dhe të moshuar. Kur ata u ankuan për këtë gjest, ai ua tregoi vlerën dhe dijen e tij. (Buhariu).

Dijetarët duhet të nderohen, madhërohen dhe vlerësohen, ai që i nderon është i ndershëm, kurse ai që i nënçmon është i poshtër dhe dhelpnak.

Sa shumë kemi nevojë për vlerësimin e dijetarëve duke i përhapur fetvatë dhe dijen e tyre, duke i botuar librat e tyre dhe duke i shpërndarë anëembanë botës, ndoshta do të kemi shpërblim sikur shpërblimi i tyre.

Sa shumë kemi nevojë të përhapim të mirën që e thonë ata që të kemi edhe ne sikur shpërblimin e tyre.

Robër të All-llahut!

Sa shumë kemi nevojë që të jemi të sjellshëm me dijetarët kur nuk janë të pranishëm, duke i përmendur me fjalë të larta dhe të madhërishme, përderisa nuk arrinë në gradën e ndalesës dhe ekstremizmit, i përmendim duke i nderuar, vlerësuar dhe madhëruar, sepse kjo është nga sunneti i Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

Nderimi i tyre gjatë dedikimit është nga sunneti i të mirëve dhe të devotshmive, kurse nënçmimi gjat dedikimit është vepër e njerëzve të poshtër. Andaj dijetarët kanë thënë:

ãä äÇÏì ÇáÚÇáã ÈÇÓãå ÝÞÏ ÃÓÇÁ ÇáÃÏÈ.

“Kush e thërret dijetarin në emër është sjellur keq”.

Është sjellur keq, sepse All-llahu, subhanehu ve teala, ka thënë:

Þá åá íÓÊæí ÇáÐíä íÚáãæä æÇáÐíä áÇ íÚáãæä [ÇáÒãÑ: 9].

” Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” (Ez-Zumer: 9).

Injoranti e thirrë dijetarin ashtu sikur thirren masa e gjërë:

áÇ ÊÌÚáæÇ ÏÚÇÁ ÇáÑÓæá Èíäßã ßÏÚÇÁ ÈÚÖßã ÈÚÖðÇ [ÇáäæÑ: 63].

“Thirrjen e të dërguarit mos e bëni si thirrjen tuaj ndaj njëri-tjetrit .”. (En-Nur: 63).

Nuk duhet ta thërrasim dijetarin në emër, por duhet të thirret sipas cilësisë dhe pozitës, thirret ashtu siç e meriton nderimin, madhërimin dhe respektin.

Çááåã ÚÙã ÃÌæÑåã. Çááåã ÇÑÒÞäÇ ÍÈåã æÊÞÏíÑåã. Çááåã ÃáÍÞäÇ ÈÇáÕÇáÍíä ÛíÑ ÎÒÇíÇ æáÇ ãÝÊæäíä æáÇ äÇÏãíä æáÇ ãõÈÏáíä.

All-llahu ynë zmadhojua shpërblimin. All-llahu ynë na dhuro dashurinë dhe respektin e tyre. All-llahu ynë na shoqëro me të devotshmit, në një gjendje nga e cila nuk na vjen keq, nga e cila nuk kemi nevojë të pendohemi, pa u sprovuar dhe duke mos ndryshuar asgjë.

E them këtë fjalim timin dhe kërkoj falje nga All-llahu i Madh për ju dhe për mua dhe për mbarë msulimanët, andaj edhe ju kërkoni falje prej Tij sepse Ai është Falës dhe i Mëshirshëm.

Hutbeja e dytë

E falënderojmë All-llahun, Zotin e botërave. Dëshmoj se nuk ka hyjni tjetër përpos All-llahu, i cili është Një dhe pa rival, Hyjniu i të parve dhe të fundit dhe dëshmoj se zotëriu dhe Pejgamberi ynë, Muhammedi, është rob dhe i dërguar i zgjedhuri dhe besniku. Paqa dhe bekimi qofshin mbi te, familjen e tij të pastër dhe të mirë dhe mbi të gjith sahabet dhe mbi ata që janë udhëzuar sipas udhëzimit të tyre deri në ditën e Kijametit.

Robër të All-llahut!

Keni frikë All-llahun me një frikë të vërtetë. Kapuni për Islamin me litarin e fuqishëm, kujtone sa ma shumë vdekjen dhe afrimin e kohës së daljes para Zotit.

Besimtar musliman!

Nëse All-llahu i jep dhunti njeriut dhe i dhuron pasardhës, djem dhe vajza, le të jetë nga falënderimi ndaj All-llahut që ti mëson dije të dobishme.

Prej dhuntive më të mëdha për një njeri është që All-llahu të vëndon mirësinë, përqendrimin dhe shpëtimin te pasardhësit e tij. Kjo vjen vetëm me suksesin e All-llahut. Burrat e devotshëm i kanë ngritur shuplakat drejt më të Mëshirshmit prej mëshiruesve që tu dhuron mirësinë e vajzave dhe djemve:

ÑÈäÇ åÈ áäÇ ãä ÃÒæÇÌäÇ æÐÑíÇÊäÇ ÞÑÉ ÃÚíä æÇÌÚáäÇ ááãÊÞíä ÅãÇãðÇ [ÇáÝÑÞÇä: 74].

” Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit”. (El-Furkan: 74).

Njeriu duhet ta ketë parasysh që së paku një djal ta dërgojë që të mësojë dijen.

Kujdesuni që ti thërritni fëmijët e juaj që të nxënë dije fetare, të marin pjesë në hallkat e dhikrit, ti dojnë dijetarët, ti nderojnë dhe madhërojnë. Mbjellne këtë në zemrat e tyre nëse dëshironi të keni sikur shpërblimi i tyre. Kujdesuni që ti mbjellni këto vlera morale në shpirtin e tyre.

Kujdesuni që të mbjellni dashurinë e dijes në zemrat e djemve dhe vajzave.

Nëse All-llahu ta dhuron një djalë të devotshëm, i cili të zëvendëson me dije, pa dyshim se kjo është një e mirë shumë e madhe.

Sa e sa prindër kanë mësuar fëmiun e tij, kurse dija e fëmiut të vet ishte në peshojën e veprave të mira. Mund të prvohet baba nga dija, mirëpo nuk privohet nga suksesi i All-llahut, nëse e mer djalin e tij përdore në kopshtet e dijes dhe respektit. Nuk do të privohesh nga suksesi nëse mbjell në zemrën e fëmiut tënd dashurinë ndaj dijetarëve, pjesmarrjen në hallkat e dijes dhe pëfitimin nga të mirat e dynjasë dhe ahiretit. Nëse All-llahu e di se zemra yte ia do dijen djalit tënd, ndoshta ta kënaq syrin gjatë jetës tënde para vdekjes, dhe e sheh si një dijetar të muslimanëve. Kjo nuk është rëndë për All-llahun, andaj mos thuaj: kush jam unë, kush është biri im, por thuaj:

Ðáß ÝÖá Çááå íÄÊíå ãä íÔÇÁ æÇááå æÇÓÚ Úáíã [ÇáãÇÆÏÉ: 54].

” Kjo është dhuratë e All-llahut që i jep atij që do. All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm”. (El-Maide: 54).

Ai që do ta keët djalin dijetar, All-llahu i jep sukses në shkaqet dhe ia lehtëson, nëse sheh se është i sinqertë në këtë drejtim.

Çááåã ÅäÇ äÓÃáß ÕáÇÍ ÇáÃÈäÇÁ æÇáÈäÇÊ¡ æÃä ÊÑÒÞäÇ ÎíÑåã æÕÇáÍ ÏÚÇÆåã ÈÚÏ ÇáããÇÊ.

All-llahu ynë të lutemi të na përmirësosh djemt dhe vajzat tona, të na dhurosh të mirën e tyre dhe lutjet e tyre të mira pas vdekjes.

ÃáÇ æÕáæÇ æÓáãæÇ Úáì ÇáÑÍãÉ ÇáãåÏÇÉ æÇáäÚãÉ ÇáãÓÏÇÉ ÝÞÏ ÃãÑ Çááå ÈÐáß…

Dërgoni salavate dhe selame mbi mëshirën e dhuruar dhe dhuntinë e ofruar, sepse All-llahu këtë na e ka urdhëruar .

Marrë nga: www.alminbar.net

Muhamed ibën Muhamed el-Muhtar esh-Shenkiti

Hatib në xhaminë el-Kuba në Medinë.

Përtkheu: B.H.

Muhamed ibën Muhamed el-Muhtar esh-Shenkiti,
21.5.2004