Falënderimi i takon All-llahut. Atë e
falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga
All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon
All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e
udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe
dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një
frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!”
(Ali Imran:
102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një
veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e
gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin,
se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.”
(En-Nisa:1)
“O ju
besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju
mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.”

(El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut,
kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve
sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në
zjarr…

 

Vlera e tevhidit dhe rëndësia e sigurisë

Rezymeja e hutbes:

Shpirtat synojnë lumturinë/ lumturi mund të gjejmë vetëm në hije të islamit/ besimi është baza e sigurisë në dynja dhe ahiret/ realizimi i tevhidit është shkak për të na ruajtur Zoti/ dëmet nga humbja e tevhidit/ vlerat e tevhidit/ rëndësia e sigurisë/ ndalohet armiësia dhe prishja në tokë/ domethënia e sigurisë në islam/ sistemi islam në raportet me jomuslimanët/ përgjegjësia e realizimit të sigurisë.

Hutbeja e parë

O ju musliman, e porosis vehten dhe juve që të keni devotshmëri, sepse kjo është shkaku i sigurisë dhe stabilitetit, lumturisë dhe komoditetit.

Musliman të nderuar!

Shpirtat synojnë gjërat që ua zgjërojnë gjoksin dhe ua qetësojne ate, zemrat mallëngjohen për gjëra që i rehatojnë dhe relaksojnë, trupi synon veprat që i sjellin lumturi dhe hare. Mendimtarët kanë folur në të kaluarën dhe sot për shkaqet e përmirësimit të këtyre kërkesave dhe si ti realizojmë të njejtat. Ummeti islam sot, në rrafshin individual dhe në atë kolektiv jeton një jetesë konfuze, me strese, paqetësi, pastabilitet, ku ka nevojë për realizimin e asaj që sjell jetesë të këndshme dhe përfundim të lumtur. Ka shumë nevojë për një jetesë me zemërgjërësi, me shpirtëqetësi, ku do të rehatohet mendja dhe do të pushon trupi. Madje tërë njerëzimi sot ka nevojë për të njohur urtësinë e ekzisitmit të tij, ta dijë se sadoqë i është dhënë prej shkaqeve të përparimit dhe komponenteve të zhvillimit, nuk do të gjejë shkallë për te lumturia dhe për jetesë të këndshme, përveç atyre gjërvae që ua ka zgjedhur Krijuesi njerëzimit dhe në ate që e ka sjellur shpallja e fundit mbi vulën e pejgamberëve dhe zotëriun e të dërguarëve, Pejgamberit tonë, Muhammedit.

Musliman të nderuar!

Besimi i plotë në All-llahun, subhanehu ve teala, si Zot tonin, në Islamin si fe tonën, në Muhammedin, si Pejgamber tonin, është themeli i arritjes së miqësisë së All-llahut e që në fakt është shkalla e shpëtimit dhe sigurisë në dynja dhe ahiret, siç na ka thënë All-llahu, subhanehu ve teala:

“E, s’ka dyshim se ata që thanë: “All-llahu është Zoti ynë”, dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): të mos u frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin që u premtohej”. (Fussilet: 30).

Gjithashtu thotë:

“Ta keni të ditur se të dashurit e All-llahut (evliatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë brengosje? (Ata janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur”. (junus: 62- 63).

Andaj, ai që e realizon këtë, All-llahu ate e mer në mbrojtjen e Tij, e nxjer nga erësira, duke e larguar ate prej saj, ose ate prej tij:

“All-llahu është mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë. E kujdestarë të atyre që nuk besuan janë djajtë që i nxjerrin ata prej drite e i hudhin në errësira. Ata janë banorë të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë”. (El-Bekare: 257).

Erësirat janë erësirat e kufrit dhe shkaqet e tij, kurse dritë është drita e besimit, shkaqet dhe kërkesat e tij, siç e ka përmendur këtë Raziu në formë të konsesusit mes dijetarëve të tefsirit.

Musliman të nderuar!

Realizimi i tevhidit dhe synimi i All-llahut me adhurim, strehimi vetëm te Ai, lidhshmëria e zemrës vetëm me Te, tevekuli i plotë mbi Te, mosdrejtimi kah askush përveç Tij, demoralizimi nga të gjitha krijesat, moslakmia e fitimit të të mirave ose largimit të pengesave prej tyre, tërë kjo realizohet ruajtja e All-llahut në tre format:

– Ia ruan All-llahu interesin e kësaj bote, ia ruan trupin, fëmijët, familjen, pasurinë, shoqërinë dhe pronat;

– Ia ruan fenë, besimin, duke e ruajtur nga dyshimet devijuese, epshet e ndaluara. Ia ruan fenë gjatë vdekjes, ashtuqë All-llahu ia mer shpirtin me besim.

– E ruan All-llahu pas vdekjes, duke e përforcuar gjatë dhënies së përgjigjeve, e mbron nda denimi i varit, e siguron gjatë trishtimit të madh, në Ditën e Kijametit , e shtin në xhennet dhe e shpëton nga zjari.

Tërë këtë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e ka thënë në këtë hadith:

“Djalosh, do t’i mësoj disa fjalë: ruaje Zotin që të ruajë Ai ty, ruaje Zotin do ta gjesh përpara, lur të lypish lyp prej Zotit, kur të kërkosh kërko nga Zoti, dije se nëse tërë ummeti bashkohen për të bërë dobi me ndonjë gjë, nuk kanë mundësi përpos asaj që ta shkruar Zoti, dhe nëse bashkohen tërë njerëzit për të dëmtuar diç nuk mund të dëmtojnë asgjë përpos asaj që ta ka shkruar Zoti. Janë ngritur lapsat dhe janë tharë letrat”. (Tirmidhiu, sahih).

Ummeti islam!

Humbja e tevhidit dhe mosarritja e të vërtetave të besimit ë ahpien njeriun në shkallët e padrejtësisë, mëdyshjes, të këqijave dhe e largon nga miqësia e All-llahut, përkujdesi i Tij dhe ndihmesa nga Ai.

” pra largohuni nga ndytësitë e idhujve dhe largohuni fjalës shpifëse. Duke qenë të sinqertë në besimin ndaj All-llahut, dhe duke mos i përshkruar Atij shok, e kush i përshkruan shok All-llahut, ai është sikur të bie nga qielli e ta rrëmbejë shpendi, ose si ai të cilin e gjuan era e stuhishme në ndonjë vend të humbur”. (El-Haxhxh: 30- 31).

Vëllezër besimtar!

Pronarit të besimit të vërtetë, akides së shëndoshë dhe tevhidit të pastër nga shirku dhe bidatet All-llahu i jep rrugëdalje, domethënë shpëtim nga vështirësit dhe telashet e sprovat në të cilat ka rënë ose do të bie. Andaj ia lehtëson rrugën e shpëtimit, e furnizon nga nuk e llogarit, ia cakton atë që ka nevojë dhe që ia përmirëson çeshtjen e tij, në ato forma që nuk i paramendon njeriu.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

” e kush u përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare. Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij, “. (Et-Talak: 2- 3).

Me realizimin e tevhidit dhe kërkesave të tija, plotësohen shkaqet, me të cilat ngriten të këqijat nga ummeti, me to largohen dëmet që vijnë nga shejtanat njerëz dhe xhin. Nga natyra e të keqes është se është përpjekës i armatosur, shkel dhe nuk i vjen rëndë, godet dhe nuk ka mëshirë, mund të posedojë shkaqet e fitnes me të cilat largon nga e vërteta, mund të posedon edhe forcë materiale, joshje, me të cilat mund ti dridh zemrat e njerëzve, ua stimulon epshin dhe ua devijon natyrën. Andaj pronarët e tevhidit të kulluar, besimit të shëndoshë dhe respektit të vërtetë ndaj All-llahut dhe Pejgamberit, fitojnë mbrotjen e All-llahut.

“All-llahu largon dëmet e idhujtarëve ndaj atyre që besuan, se All-llahu nuk e do asnjë tradhtarë e bukëpërmbystë”. (El-Haxhxh: 38).

Musliman të nderuar!

Kur’ani sqaron të vërtetën e cila u mungon shumë njerëzve. Nuk ka rrugë deri te qetësia, lumturia, kënaqësia dhe galdimi përpos se me përmendjen e All-llahut, subhanehu ve teala.

” ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen”. (ER-Ra’d: 28).

Po, qetësohet me kontaktin që e krijon me All-llahun, me kënaqjen e qëndrimit pranë Tij, ndihet i sigurtë në xhennetin e Tij. Duke e kuptuar urtësinë në krijim, fillim dhe përfundim, me këtë qetësohet njeriu nga mëdyshjet e rrugës, është i qetë sepse e ndien vehten të mbrojtur nga çdo sulmim, nga çdo e keqe, nga çdo dëm, përveç asaj që e do Zoti. Normalisht se ky gjithashtu është i kënaqur edhe kur i vinë sprovat, duron gjatë telasheve. Ibn Kajimi, rahimehull-llah, thotë:

“Zemra ka një pluhurosje, të cilën nuk e largon asgjë tjetër përpos drejtimit kah Zoti, ka një vetmim, të cilën nuk e largon asgjë tjetër përpos shoqërimit me Te në mosprani të askujt, ka një mërzi të cilën nuk e largon asgjë përpos njohja e Tij, xhel-le ve a’la, dhe vërtetësia e raportit me Te, ka një stres të cilin nuk e largon asgjë përpos koncentrimit në Te dhe ikja prej Tij te Ai, ka një zjar të keqardhjes, të cilën nuk e fikë asgjë përpos kënaqjes me urdhërin, ndalesën dhe caktimin e Tij dhe përqafimi i durimit në këtë rast deri në kohën e takimit të Tij, ka një kërkesë të madhe, nuk ndalet në këtë drejtim derisa të bëhet All-llahu, i kërkuari i vetëm i tij, ka një nevojë, të cilën nuk e mbush asgjë përpos dashurisë ndaj Zotit, kthimi te Ai, përmendja e vazhdueshme e Tij dhe vërtetësia e sinqeritetit për Te. Po ti ipej dynjaja dhe çka ka mbi te nuk do ti mbushej ajo nevojë asnjëher”. (Medarixhus-Salikin, 3/164).

Andaj, musliman të nderuar, ai që largohet nga tevhidi dhe të vërtetat e besimit, ai që ikë nga respekti i të Mëshirshmit, nga përqendrimi në sunnet dhe Kur’an, padyshim se jeta dhe jetesa e tij do të jenë të ngushtuara dhe do të përjeton vuajtje në te. Brengat dhe mërzitë, streset dhe ngushticat janë denime të shpejta, zjar dynjevik, xhehenem i pranishëm për ate që sillet keq me Zotin e vet, përdallim nga ai që është muvehid, që e respekton All-llahun dhe Pejgamberin, ai fiton shpërblime të hershme, siç është gëzimi, lumturia, kënaqësia, zemërgjërësia. Kënaqësia e sjelljes së tij me Zotin e vet, me rerspektin e Tij, përmendja e Tij dhe begatia e shpirtit me dashurinë dhe përmendjen e Tij, gëzimi me Zotin e vet është më i madh se sa gëzohet ai që qëndron afër sulltanit, i cili është bujar në pushtetin e vet. Ai është në një jetesë të këndshme siç përmendi Ibn Kajimi, rahimehull-llah.

“Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) Islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngusht sikur të ngjitej në qiell. Kështu All-llahu lëshon dënimin mbi ata që nuk besojnë”. (El-Enam: 125).

“E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër”. (Taha: 124).

Musliman të nderuar!

Kur flasim ne për të vërtetat e tevhidit dhe besimit dhe se ato janë shkaqet e vërteta për të realizuar lumturinë dhe sigurinë, pa dyshim se siguria është kërkesa më e nevojshme e jetës, është e domosdoshme për secilin kontribut njerëzor, për të realizuar interesin e individit dhe shoqërisë, synimet dhe aspiratat. Nuk prosperon jeta dhe nuk lumturohet shpirti përveç se me suguri dhe stabilitet, kurse kjo u realizohet, me leje të All-llahut, ithtarëve të tevhidit, imanit, respektit dhe përqëndrimit.

“Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë”. (El-Enam: 82).

Nga këtu u nisën vërejtjet e prera të sherijatit dhe rregullat e tij të përgjithshme me ndalesa të qarta dhe të rrepta për çdo armiqësi, prishje dhe destabilizim.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

“Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj (me të ardhur të pejgamberëve) “. (El-A’raf: 56).

” All-llahu nuk i do ngatërrestarët”. (El-Maide: 64).

Prej rregullave precize të sherijatit dhe synimeve globale është ruajtja e pesë gjërave të domosdoshme: fesë, shpirtit, mendjes, nderit dhe pasurisë. Andaj në sherijat ka dispozita preventive dhe mbrojtëse për ta mbrojtur pastërtinë e këtyre synimeve, në kontekstin do të jenë ose jo, në atë formë saqë janë të pa rivalta në tërë historinë njerëzore. Madje udhëzimet fetare kanë insistuar me të madhe në ruajtjen e sigurisë dhe mosdestabilizimin me shumë udhëzime dhe urdhëra:

“Nuk i lejohet muslimanit ta trishton muslimanin”. (Sahih, Ahmedi).

Ka ndaluar tia drejtojmë armën muslimanëve.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

“Mos i drejtonion armët kah njëri tjetri, sepse nuk e di asakush prej jush që mund shejtani të gjuan në dorë tuaj e të bie në gropën e zjarit”. (Buhariu dhe Muslimi).

Siguria në Islam buron nga principet për realizimin e të cilave ka ardhur Islami. Ky princip nuk vlen vetëm për muslimanët por për mbarë njerëzit.

Feja islame është fe përplot me principe ideale, mirësi të mëdha dhe moral të vlefshëm. Nuk është fe që udhëzimet e saja përkufizohen vetëm në realizimin e sigurisë vetëm në tokat e muslimanëve dhe vetëm për muslimanët, por Islami i ka detyraur muslimanët që ta realizojnë sigurinë edhe për jomuslimanët, qofshin ata në marëveshje ose me garancë (muahid dhe mustemin). Ai që jeton në vendet e muslimanëve dhe shoqëritë e besimtarëve qoftë muahid ( në marëveshje) ose me garancë (mustemin), dispozitat Islame i garantojnë sigurinë për vehten, pasurinë, nderin dhe pronat, siç është deklaruar e sqaruar detajisht në dispozitat e fikhut islam. Këto janë dispozita, të cilat i praktikon muslimani jo nga principi i interesit reciprok ose dobive të shpresuara, por është prej aspekteve të sherijatit islam, të cilat shteti islam, si individ ose shoqëri, duhet të kujdeset me plot përgjegjësi dhe ti zbatojë, pasiqë është obligim fetar, para se të jetë interes politik ose detyrim ndërkombtar.

Islami, feja me të cilën erdhi Muhammedi, alejhisselam, Pejgamberi i mëshirës dhe bamirësisë, ngrit një shoqëri humane të lartë, të cilën e gjykon sherijati hyjnor mbi principe të fuqishme të drejtësisë, bamirësisë dhe mëshirës, nuk i dëshiron njerëzimit shkatërrim dhe rrënim, por ia dëshiron udhëzimin, përmirësimin dhe të mirën. Andaj islami i rregullon marëdhëniet me jomuslimanët me sistem moral të dalluar me tolerancë, lehtësi, ruajte të shpirtërave dhe të drejtave, largim të padrejtësisë dhe armiqësisë. Pra, sherijati islam garanton jetësë të sigurtë edhe për jomuslimanët që gjinden në shoqëritë muslimane. Andaj shoqëritë muslimane duhet të mbrojnë nga sulmet e ndryshme ata që janë në marëveshje ose me garancë, ata që gjinden në tokat muslimane për punë, ose ndonjë çeshtje të lejuar, ose në interes të përgjithshëm të muslimanëve, me lejen e udhëheqësit.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

“Ai që vret një muahid (jo musliman që jeton në tokat islame me marëveshje) nuk do ta nuhat aromën e xhennetit edhe pse aroma e tij nuhatet nga një largësi katërdhjet vitesh”. (Buhariu).

Rifaa ibn Shedad, radijall-llahu anhu, thotë: Isha te koka e Muhtar ibn Ebi Ubejd, i cili kishte shpallur vehten si profet, kur mora vesh gënjeshtrën e tij, dëshirova tia këpus kokën me shpatën time, mirëpo mu kujtua një hadith, të cilin ma kishte treguar Amr ibn El-Humki, i cili tha: kam dëgjuar Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:

“Kush i jep garancë dikujt dhe e vret, atij i jepet flamuri i tradhtarit në ditën e Kijametit”. (Sahih, Ahmedi).

Kurse në transmetimin tjetër qëndron:

“Kush i jep garancë dikujt për gjakun e tij dhe e vret, unë distancohem prej tij edhe nëse i vrari është jobesimtar”. (Sahih, Ahmedi).

Në transmetimin e Abdurrezakut qëndron:

“Kush do që i jep garancë dikujt për gjakun e tij dhe e vret, ky vrasës nuk ka garancën e Zotit, edhe nëse i vrari është jobesimtar”.

Andaj u drejtohemi njerëzve të mençur që të shikojnë këto hadithe me sy të hapur dhe të drejtë që të shohin drejtësinë, mëshirën dhe bamirësinë e islamit .

Kurtubiu në tefsirin e ajetit Kur’anor:

“All-llahu largon dëmet e idhujtarëve ndaj atyre që besuan, se All-llahu nuk e do asnjë tradhtarë e bukëpërmbystë”. (El-Haxhxh: 38) thotë:

“Transmetohet se ka zbritur për shkak të besimtarëve, pasiqë u shtuan në Mekë dhe i torturonin idhujtarët, u shpërngul kush u shpërngul në Etiopi, kurse disa besimtar që gjindeshin në Mekë dëshironin ta vrisnin secilin idhujtar që do të mundnin, tu bënin atentate, ti tradhtonin, andaj zbriti ky ajet. All-llahu u premtoi se do ti mbrojë, e kjo ishte ndalesa më e qartë për tradhti ose mashtrim”. (Tefsir Kurtubi, 12/ 68).

Keni frikë o ju robër të All-llahut dhe jeni në çeshtjet e vërteta dhe të shëndosha të fesë tuaj. Kujdes, kujdes nga largimi i njerëzve prej fesë pa vetëdije ose nga bërja keq fesë duke mos e ditur. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Përgëzoni dhe mos largoni, lehtësoni dhe mos vështirësoni”. (Buhariu dhe Muslimi).

Na bekoftë All-llahu në dy shpalljet, na bëftë dobi me udhëzimin dhe sqarimin që gjinden në to. E them këtë që dëgjuat dhe kërkoj falje për mua dhe për ju nga All-llahu për çdo mëkat, kërkoni falje prej Tij, sepse Ai është Falës dhe i Mëshirshëm.

Hutbeja e dytë

All-llahun e falënderojmë për bamirësin ë eTij, jemi mirënjohës ndaj Tij për suksesin dhe dhuntitë. Dëshmoj se ska hyjni tjetër përpos All-llahut, i cili është Një dhe pa ortak, për ta madhëruar. Dëshmoj se zotëriu dhe pejgamberi ynë, Muhammedi është rob dhe i dërguar i All-llahut, i cili ka thirur drejt kënaqësisë së Tij. All-llahu im beko dhe dërgo selame mbi te, familjen, shokët dhe vëllezërit e tij.

O ju musliman, ju porosis që të keni frikë All-llahun, sepse kjo është porosia e All-llahut për të parët dhe të fundit.

Musliman të nderuar, nuk do të ketë këndje jeta e muslimanëve nëse nuk përqendrohet në fenë e All-llahut, nuk do të ngritet vështirësia e të vjen komoditeti nëse nuk i përgjigjemi urdhërit të All-llahut, xhel-le xhelaluhu dhe urdhërit të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në të gjitha çeshtjet e jetës, sipas udhëzimit dhe metodës së selefit të këtij ummeti.

“O ju që besuat, përgjigjjuni (thirrjes së) All-llahut dhe të të dërguarit kur ai (i dërguari) ju fton për atë që ju jep jetë, “. (El-Enfal: 24).

Prej gjërave në të cilat ka thirrur All-llahu dhe Pejgamberi i Tij është edhe realizimi i sigurisë në jetë. Realizimi i sigurisë në shoqëri është përgjegjësi e madhe dhe emanet, të cilin duhet ta bart secili individ që jeton në këtë ruzull tokësor.

Prej rregullave të mëdha të Islamit, të cilat duhet ti aktivizojmë në jetën tonë është porosia e All-llahut:

” Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi “. (El-Maide: 2).

Pastaj All-llahu i Lartësuar na ka urdhëruar me një gjë të madhe, e ajo është dërgimi i salavateve dhe selameve mbi Pejgamberin fisnik.

Husejn Alu Shejh

Hatib dhe imam i xhamisë së Pejgamberit në Medinë

Hutbeja e mabjtur më: 22/3/1424

Përktheu: B.H.

Husejn Alu Shejh,
14.5.2004