Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:
وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنْسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ
“Xhindët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.”
(Dharijat: 56).
وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَسُولًا أَنِ اعْبُدُوا اللَّهَ وَاجْتَنِبُوا الطَّاغُوت.
Na çdo populli i kemi dërguar nga një pejgamber. (Ata u thonin atyre): “Adhuronie Allahun, e shmanguni nga djalli!.”
(Nahl: 36).
Trasnmetohet nga Xhabiri,-.Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
“Kush e takon Allahun pa i shoqëruar Atij asgjë, do të hyjë në Xhenet.
Ndërsa, kush e takon Allahun duke i shoqëruar ďiç, do të hyjë në zjarr.”
(Shënon: Muslimi: 93).
Transmetohet nga Muadh Ibn Xhebeli,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë:
” Isha prapa shpinës së Pejgamberit,- salallahu alejhi ue selem!,- i hypur mbi gomar, dhe më tha: ” O Muadh! A e di se cila është e drejta e Allahut ndaj robërve dhe e drejta e robërve ndaj Allahut?
Thash (Muadhi): Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.
Tha (Pejgamberi alejhi selam):
“E drejta e Allahut ndaj robërve të Tij është që ta adhurojnë vetëm Atë dhe tê mos i shoqërojnë asgjë.
Ndërsa, e drejta e robërve ndaj Allahut është që të mos e dënojë atë që nuk i shoqëron Atij asgjë.”
(Shënuan: Buhariu: 6/58(2856) dhe Muslimi: 30).
Komentim i përgjitshëm:
Teuhidi është adhurimi më madhor dhe baza e ibadeteve(që e kryejnë robërit e Allahut karshi Zotit të tyre të Vetëm).
Teuhidi është veçimi i Allahut në ibadet si dhe mohimi i çdo gjëje që adhurohet pos Allahut të Lartëmadhëruar.
Mu për shkak Teuhidit, Allahu,- xhele ue ala!,- i krijoi krijesat e tij, xhinët dhe njerêzit.
Njëherit Teuhidi êshtë shkaku kryesorë që Allahu i Lartëmadhëruar i dërgoi pejgamberët alejhimu selam.
Allahu,- xhele ue ala!,- u premtoi Xhenetin atyre që e realizojnë Teuhidin(me fjalë, bindje dhe vepra), edhe nëse mëkatet tyre janë të shumta.
Çka mësojmë dhe përfitojmë nga kjo hytbe:
1. Vlera, rëndësia e Teuhidit.
2. Teuhidi është shkaku kryesorë i hyrjes në Xhenet.
3. Teuhidi është shkaku kryesorë i mbrotjes nga dënimi i zjarrit të Xhehenemit dhe hyrjes në Xhehenem.
4. Kush i hyrjes në Xhenet është realizimi i Teuhidit.
5. Qëllimi kryesor i krijimit të njerëzve dhe xhinëve është realizimi i Teuhidit.
6. Shkau i dërgimi të pejgambërve është realizimi i Teuhidit.
Autor: Rrashid Ibn Husejn AbdulKerim
Nga arabishtja: Suad Burhan Shabaniَ.