وَإِذَا جَاءَكَ الَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِآيَاتِنَا فَقُلْ سَلَامٌ عَلَيْكُمْ ۖ . ” Kur të vijnë te Ti ata që besojnë në argumentet Tona, thuaj:(Selamu Alejkum) “Shpëtimi (Paqa) qoftë mbi ju!.” ( En’am: 54).
دَعْوَاهُمْ فِيهَا سُبْحَانَكَ اللَّهُمَّ وَتَحِيَّتُهُمْ فِيهَا سَلَامٌ ۚ وَآخِرُ دَعْوَاهُمْ أَنِ الْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ ” Lutja e tyre në to (kopshtije) është: “Qofsh i lavdëruar o Zot!” e përshëndetja e tyre në të: “Selam” e lutja e tyre e fundit është: “Falenderojmë Allahun, Zotin e gjithësisë!.”( Junus: 10).
وَسِيقَ الَّذِينَ اتَّقَوْا رَبَّهُمْ إِلَى الْجَنَّةِ زُمَرًا ۖ حَتَّىٰ إِذَا جَاءُوهَا وَفُتِحَتْ أَبْوَابُهَا وَقَالَ لَهُمْ خَزَنَتُهَا سَلَامٌ عَلَيْكُمْ طِبْتُمْ فَادْخُلُوهَا خَالِدِينَ ” E, ata që janë ruajtur (nga mëkatet), do të shtyhen në xhennet, grupe-grupe dhe dyert e tij hapen e do t’u thonë atyre rojtarët e tij:(Selamu alejkum) “Shpëtimi qoftë mbi ju! Ju jeni të kënaqur, andaj hyni në të, ku do të qëndroni përgjithmonë!.”(Zumer: 73).
سَلَامٌ عَلَيْكُمْ بِمَا صَبَرْتُمْ ۚ فَنِعْمَ عُقْبَى الدَّارِ (e ju thonë):(Selamu alejkum) “Shpëtimi qoftë mbi ju, meqë keni duruar, e sa përfundim i bukur që është ky!. ” ( Rra’d: 24).
Transmetohet nga Enesi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: Më tha mua i Dërguari i Allahut,- salallahu alejh i ue selem!,-: ” O biri im(o djalosh)! Kur të hysh në shtëpinë tënde(tek familja yte), jepju selam atyre(përshëndeti me selamu alejkum), sepse kjo përshëndetje do të jetë bereqet për ty dhe për familjën tënde(pjestarêt e shtëpisë tënde).” (Shënon: Tirmidhiu- 2698, dhe thotë se hadithi êshtë hasen sahih. Shejh Albani e vlerësoi hadithin si sahih).
Transmetohet se Enesi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- kaloi pranë disa të fëmijeve dhe i përshëndeti ata me selam(eselamu alejkum), dhe tha: Kështu vepronte i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!.” (Shënon: Buhariu – 11/32(6247), Muslimi – 2168, Ebu Davudi – 5202 dhe Tirmidhiu – 2696).
Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të thotë: “Dashuria vëllezërore forcohet përmes tre gjêrave:
1. Kur ta takosh vëllain tênd, ta përshêndetësh me selam. 2. Nêse vjen nê mexhlis(takim) zgjerohu dhe liroja vendin të ulet afêr teje në mexhlis.
3. Thirre vëllain tënd me emrat më të bukur që ai i don apo ti e dinë se ai gëzohet dhe kënaqet kur e thêrret me ata emra.
Komentim i përgjithshëm: Islami në veten tij ngërthen edukata të llojllojshme, të cilave duhet t’i kushtoj vêmendje dhe rëndësi muslimani, si dhe tê mundohet t’i fusê në praktikë edukatat islame. Një nga eduakatat islame është edhe përshëndetja e familjarëve me selam( selamu alejkum) në momentin kur muslimani futet apo kthehet nê shtëpinë e tij. Sepse kjo përshëndetje do tê jetê bereqet për tê dhe familjën e tij. Dhe nuk ka aspak dyshim se praktikimi i sunetit sjell bereqete të shumta në familje, shoqëri apo edhe në rrethin ku jetojmë. Gjithashtu, prej edukatês islam është që edhe fêmijët t’i përshëndesim me selam (selamu alejkum), të jemi të butë dhe kujdesshëm ndaj tyre, sepse kêshtu na ka porositur i Dërguari i Allahut dhe sahabët e tij. Nëse veprojmë kështu, edhe fëmijet do tê edukuohen dhe do të mësohen ta praktikojnë këtë sunet të bereqetshëm(selam). Allahu e udhëzoi të Dërguarin e tij që në momentin kur t’i takojë ata që besuan argumentet e Allahut, t’i përshëndes me selam. Selami, njëherit është edhe përshëndetja e banorêve të Xhenetit. Allahu,- xhele ue ala!,- do t’i pêrshëndet banorêt e Xhenetit me Selam. Këshilla e Omerit, na mëson se një nga elementet kryesore e forcimit tê lidhjeve vëllezërore është edhe përshëndetja e vëllaut me selam çdoherê që ta takosh.
Çka mësojmë dhe përfitojmë nga kjo hytbe e shkurtër:
1. Pëlqehet dhe preferohet që ta përshëndetësh familjën me selam, çdoherë që hynë apo del nga shtëpia.
2. Pëlqehet t’i përshëndetësh edhe fëmijët me selam, sepse kjo ua mundëson atyre mësimin dhe praktikimin e kêtij suneti.
3. Nëse dêshiron t’ia zbutêsh zemrën vëllait tënd atëherê përshëndete me selam.
4. Nëse dëshiron t’i forcosh lidhjet vëllezërore me një vêlla, përshëndete saherê qê e takon me selam dhe thirre me emra të bukur që ai i don.
5. Krenohu nëse je prej atyre që përhapin një sunet(selamin) dhe falëndero Allahun për kêtë dhunti.
Vazhdon Inshallah…
Autor: Rashid Ibn Husejn AbdulKerim
Nga arabishtja: Suad B. Shabani.