.هَلْ جَزَاءُ الْإِحْسَانِ إِلَّ ا الْإِحْسَانُ ﴿٦٠﴾ ” Vallë, për veprën e mirë, a ka tjetër shpërblim pos të mirë?!.” ( Sure err Rrahman: 60). وَلَا تَسْتَوِي الْحَسَنَةُ وَلَ ا السَّيِّئَةُ ۚادْفَعْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ فَإِذَا الَّذِي بَيْنَكَ وَبَيْنَهُ عَدَاوَةٌ كَأَنَّهُ وَلِيٌّ حَمِيمٌ ﴿٣٤﴾ ” Nuk barazohet e mira dhe e keqja! Të keqen ktheje me të mirë e atëherë – armiku yt do të të bëhet menjëherë mik i ngushtë.” ( Sure Fussilet: 34).
Transmeton Imam Muslimi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë:” Obligimet e muslimanit ndaj muslimanit janë gjashtë”. E pyetën, cilat janë ato o i dërguar i Allahut? Tha (Pejgamberi,-alejhi selam): Kur e takon (vëllain) e përshëndet me selam, nëse të bën thirrje atëherë përgjigju, nëse kërkon ta këshillosh atëherë këshilloje, kur vëllai teshtin dhe thotë,- ” elhamdulilah (falënderimi i takon Allahut),-” ti thuaji,- ” jerhamukellah (Allahu të mëshiroftë)”,- nëse e kaplon sëmundja ti vizitoje atë dhe nëse vdes përcjelle xhenazen e tij”. (Shënuan: Tirmidhiu: 2737, Nesaiu:1938).
Transmetohet nga Ebu Hurejra ,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: ”Obligimet e muslimanit ndaj muslimanit janë pesë: Kthyerja e selamit, vizita gjatë sëmundjes, përcjellja e xhenazes, përgjigjeja ndaj ftesës, dhe bërja dua (ta mëshiroje Allahu) për vëllain në momentin kur ai teshtin.” (Shënuan: Buhariu: 124 dhe Muslimi: 5/2162).
Transmetohet nga Abdullah ibn Selam,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “O ju njerëz, përhapeni selamin në mesin tuaj, ushqeni të varfërit, faluni natën kur njerëzit janë duke fjetur, do të hyni në Xhenetin e Zotit tuaj me paqe-shpëtim (selame).” (Shënon: Tirmidhiu – 2378).
Komentim i përgjithshëm: Përhapja e selamit në mesin e njerëzve është bereqet dhe e shton dashurinë në mesin e tyre për njëri tjetrin. Allahu na ka lajmruar se puna e mirë shpërblehet, e një nga punët e mira dhe shumë me vlerë është edhe përhapja e selamit. Ka mundësi që në mesin e muslimanëve dy njerëz i kanë raportet jo të mira mes vete, dhënia e selamit mes tyre është urë lidhëse e pajtimit dhe rregullimit të raporteve. Nuk krahasohet e mira me të keqen, andaj jepi selam edhe atij që ti nuk e do apo nuk i ke raportet mirë me të, sepse kur t’i i jep selam me lejen e Allahut zemra e tij do të zbutet dhe raportet me kalimin e kohës do të rregullohen. Një prej obligimeve që i ka muslimani karshi vllait të tij musliman është kthyerja e selamit. Njëherit edhe nga fjalët apo porosit e para të Muhamedit,- salallahu alejhi ue selem!,- që i tha kur e bëri hixhretin prej Mekes në Medine, ishte edhe përhapja e selamit.
Çka mësojmë dhe përfitojmë nga kjo hytbe e shkurtër:
1. Mësojmë se puna e mirë nuk shpërblehet ndryshe pos me mirësi dhe shpërblime të mëdha nga Allahu, xhele ue ala.
2. Muslimani e ka për obligim t’ia kthej selamin vëllait të tij musliman në momentin kur ai e përshëndet me selam.
3. Muhamedi alejhi selam i stimuloi dhe i nxiti sahabët në shumë gjëra kur filloi thirrjen e tij në Islam, ndër to ishte edhe përhapja e selamit në mesin e tyre.
4. Selami êshtë urë lidhëse e dashurisë dhe mirëkuptimit vëllezëror mes atyre që nuk i kanë raportet e mira mes vete.
5. Përmes selamit ne e lusim Allahun që të na lëshoj bereqet, rahmet, paqe në mesin tonë.
6. Shpeshtimi i selamit nga ana yte ka mundësi ta rikthej në mikë të ngushtë personin që më parë e llogarisje armik krysorë tëndin.
Vazhdon Inshallah…
Nga arabishtja: Suad B. Shabani