Allahu,- xhele ue ala thotë: ” يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَدْخُلُوا بُيُوتًا غَيْرَ بُيُوتِكُمْ حَتَّىٰ تَسْتَأْنِسُوا وَتُسَلِّمُوا عَلَىٰ أَهْلِهَا ۚ َ O besimtarë! Mos hyni në shtëpitë e huaja përderisa të mos lajmëroheni e të mos i përshëndetni banuesit e saj.” (Nurë : 27) ً فَإِذَا دَخَلْتُمْ بُيُوتًا فَسَلِّمُوا عَلَىٰ أَنْفُسِكُمْ تَحِيَّةً مِنْ عِنْدِ اللَّهِ مُبَارَكَةً طَيِّبَةً ۚ ” Kur të hyni në shtëpi – ju përshëndeteni banuesit e saj me një përshëndetje nga Perëndia, të begatshme e të mirë.” (Nurë: 61)
Transmetohet nga Abdilah bin Amër bin el Asi,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!,- ka thënë se erdhi një njeri tek Pejgamberi,- alejhi selam dhe e pyeti: Cila është fetaria më e mire? Pejgamberi,- alejhi selam!,- i tha: Të dhurosh ushqim( të varfërve, nevojtarëve, etj) si dhe ta përshëndetësh me selam atë të cilin e njeh dhe atë që nuk e njeh”. ( Shënuan: Buhariu: 12 dhe Muslimi: 39).
Transmetohet nga Bera Ibn Azib,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: I Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem na ka urdhëruar t’i veprojmë shtatë gjëra: ” Na ka urdhëruar ta vizitojmë të sëmurin, përcjelljen e xhenazes, t’i përgjigjemi me lutje atij që teshëtinë(kur thotë elhamdulilah-falênderimi i takon Allahut- pas teshtitjes, t’i thuaji Jerhamhkellah- Allahu të mëshiroftë), me i ndihmu të dobëtit, me i ndihmu atij që i bëhet padrejtësi(zullum), me përhap selamin dhe me qu betimin në vend(nëse betohemi me zbatu betimin e dhënë).” ( Shënuan: Buhariu- 3/112(1239) 18/11(6235) dhe Muslimi – 2066).
Transmetohet nga Ebu Hurejre,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Nuk keni për të hyrë në Xhenet dërisa të besoni. Nuk keni me arrit me besu si duhet derisa të duheni mes vete. A doni t’ju udhëzoj në diçka që nëse e veproheni do të duheni mes vete? Përhapeni selamin mes jush.” (Shënuan: Muslimi – 45, Ebu Davudu – 5193, Tirmidhiu – 2688).
Koment i përgjithshëm: Selami është një simbol prej simboleve të Fesë Islame. Allahu e bëri përshëndetje kryesore në mesin e pjestarëve të kësaj feje të pastër. Allahu e bëri selamin njërin nga obligimet që i ka muslimani karshi vllait të tij musliman. Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- na lajmroi se çelsi dhe shkaku kryesor i dashurisë vëllezërore është përhapja e selamit në mesin e tyre. Dha dashuria vëllezërore është një nga shkaqet e hyrjes së muslimanit në Xhenet. Çka mësojmë dhe përfitojmë nga kjo hutbe e shkurtër: 1. Vlera e selamit, sepse selami është përshëndetje e bereqetshme që Allahu e caktoi mes robërve të Tij. 2. Selami është urë lidhëse e dashurisë vëllezërore në mesin e muslimanëve. 3. Dashuria vëllezërore shpie drejt Xhenetit të Allahut xhele ue ala. 4. Pëlqehet përhapja dhe dhënia selam atij që e njeh dhe atij që nuk e njeh nga mesi i muslimanëve.
Vazhdon Inshallah …
AUTOR: RASHID IBN HUSEJN ABDULKERIM
NGA ARABISHTJA: SUAD BURHAN SHABANI.