Vlera e dijes dhe dijetarëve

O ju njerëz!

Keni frikë All-llahun me një devotshmëri të vërtetë, kontrolloni veten në sekret dhe intimitet. Dijeni se do ta takoni dhe se te Ai do të ktheheni. Llogaritne vetveten, peshoni veprat tuaja dhe zbukurohuni për ditën kur do të dilni para Zotit:

“Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtë asnjë sekret juaji”. (El-Hakka: 18).

Robër të All-llahut!

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

“Nuk është e nevojshme të dalin në luftë të gjithë besimtarët. E përse nga çdo grumbull i tyre të mos shkojë një grup për t’u aftësuar në diturinë fetare, për ta mësuar popullin e vet kur të kthehet te ata, në mënyrë që ata të kuptojnë (e të ruhen)”. (Et-Teube: 122).

Vëllezër musliman!

All-llahu, az-ze ve xhel-le, ia ka ngritur pozitën dijes dhe dijetarëve, e ka sqaruar vendin e tyre dhe ka lartësuar gradat e tyre.

All-llahu, tebareke ve teala, thotë:

” All-llahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. All-llahu është i njohur mirë me atë që punoni”. (El-Muxhadele: 11).

All-llahu, subhanehu ve teala, nuk e ka urdhëruar Pejgamberin e tij që të kërkojë shtim të asgjëje përpos të dijes, duke i thënë:

” thuaj: “Zoti im, më shto dituri!”. (Taha: 114).

Tërë kjo nga shkaku i ndikimit që ka dija në jetën e njerëzimit, sepse dijetarët janë të gjallët, kurse tjerët janë të vdekur.

“Dija e largon verbërinë nga e zemrës

ashtu sikurse largon erësirën hëna

po mos të ishte dija nuk do të ishin të lumtur njerëzit

nuk do të dini se çka lejohet e çka ndalohet

me dije shpëton njeriu nga turpi

kurse injoranca sjell nënçmimin dhe poshtërsimin.

All-llahu, subhanehu ve teala, ka ndaluar barazimin mes dijetarit dhe injorantit, për shkak se dijetari dallohet me vlerën e dijes dhe dritën e njohjes, duke thënë:

” Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim”. (Ez-Zumer: 9).

Dija është nder i madh, kurse vetëm injorantët nuk ia dinë pozitën dhe vlerën.

Abdul-Melik ibn Mervani i ka thënë djemve të vet:

“Djemt e mi! mësoni, sepse po jeni zotërinjë ua kaloni tjerëve, e nëse jeni të mesëm sundoni, e nëse jeni të thjeshtë jetoni”.

Poeti thotë:

“Ai që nuk shijon hidhurinë e mësimin një çast

shijon hidhurinë e injornacës se jeta

ai që nuk mëson sa është i ri

mer katër tekbire për vdekjen e ti.

Robër të All-llahut!

Kërkimi i dijes është vepra më e mirë në të cilën e harxhojmë ymrin dhe shpenzojmë orët.

Njerëzit janë ose dijetar ose nxënës, ose masa e gjërë e painteresume, të cilët janë:

“Ata janë të luhatshëm ndërmjet atij dhe atij e nuk janë as me ata as me ata. Po atë që e mposht All-llahu, ti nuk mund të gjesh shpëtim për te”. (En-Nisa: 143).

Argumentet e Kur’anit dhe Sunnetit tregojnë vlerën e dijes dhe dijetarëve, stimulojnë dijen dhe fitimin e saj. All-llahu e ka nderuar këtë ummet pasiqë e ka bërë ummet të dijes dhe punës, duke e dalluar nga popujt e padrejtësisë dhe injorancës.

Britma e parë, të cilës iu dëgjua zhurma gjërë e gjatë dhe të cilën e përhapi Islami anëembanë e tregonte vlerën e dijes dhe dijetarëve, e vlerëson si tullë të parë në ndërtimin e individëve dhe popujve, formulimin e popujve dhe shoqërive, e ajo është leximi dhe shkrimi.

Ebu Derda, radijall-llahu anhu, tregon duke thënë: kam dëgjuar Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:

“Ai që ecë rrugës për të kërkuar dije, All-llahu ia mundëson të ecë rrugës për në xhennet. Melaqet ulin krahët e tyre në shenjë kënaqësie me nxënësin e dijes.për dijetarin kërkojnë falje të gjitha krijesat që janë në qiej dhe në tokë, madje edhe peshku në detë. Vlera e dijetarit ndaj adhuruesit është sikur vlera e hënës pesëmbëdhjetëshe në krahasim me yjet tjera. Dijetarët janë trashëgimtarët e pejgamberëve, kurse pejgamberët nuk kanë lënë trashëgim dinar dhe dirhem, por kanë lënë dijen, andaj ai që e mer këtë, ka marë hisen më të mirë”. (sahih, Ebu Davudi).

Robër të All-llahut!

Me dije ngriten lavdia, civilizimet, arinë në pushtet popujt, ndërtohen mbretëri, madje muslimani nuk mund të realizon adhurimin e sinqertë ndaj All-llahut dhe në përputhje me sherijatin e tij, e mos të flasim për ndërtimin e vetes siç dëshiron All-llahu, ose ti ofron shoqërisë së tij të mira, ose ummetit krenari e fitore, përpos se me dituri.

Nëse në një popull përhapet injoranca, ai popull dobësohet, ndryshket dhe bjer në rezalet dhe humnerë.

Ai që ecë rrugës për të cilën mendon se e shpien te All-llahu, mirëpo pa dije, ai ka ecur rrugës së vështirë dhe synon të pamundshmen, sepse nuk ka rrugë që shpien në njohjen e All-llahut, subhanehu ve teala, dhe te kënaqësia e Tij përpos rugës së dijes së dobishme, me të cilën e ka dërguar All-llahu, az-ze ve xhel-le, Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me të cilën i ka mbushur librat e Tija. Kjo dije është argument për Te, ajo i udhëzon njerëzit në erësirat e injorancës dhe mëdyshjet.

Dija fetare është: dija e marrë nga Libri i All-llahut dhe sunneti i Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Kjo është baza e madhe, mbi të cilën ndërtohen të gjitha dijet. Andaj bartësit e dijes fetare janë trashëgimtarët e pejgamberëve dhe garantuesit e kësaj trashëgimie. Ata atëherë kur bashkojnë besimin e shëndoshë me dijen fetare, të kurorzuar me argumente fetare dhe sinqeritet, kanë edukatë të mirëfilltë, ata pa dyshim janë imamët besnik dhe kolosët udhëzues.

Shembulli i tyre në tokë është sikur shembulli i yjeve në qiell. Ata shërbejnë për udhëzimin e njerëzve.

Hafidh ibn Rexheb Hanbeliu, rahimehull-llah, thotë:

” rruga e tevhidit, dija mbi All-llahun, dispozitat, shpërblimin dhe denimin nuk perceptohen ndryshe përpos se me argument. Tërë këtë All-llahu e ka sqaruar në Librin e Tij dhe në gjuhën e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Dijetarët që e njohin sunnetin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, janë udhërrëfyesit, të cilët na udhëzojnë në erësirën e injorancës, dyshimeve dhe devijimit. Nëse ata mungojnë devijon njeriu”.

Dijetarët mbi All-llahun dhe sherijatin e Tij, janë ata që kanë frikë All-llahun, janë dëshmitarët e Tij në ruzullin tokësor, zëvendësit e Pejgamberit në ummetin e tij.

Njeriu sa ma shum e njeh All-llahun, Atij më shumë i frikohet, sepse njeriu sa ma shum e njeh All-llahun e Madhërishëm, i cili është i cilësuar me cilësi të plota dhe emra të bukur, njeriu sa ma plot e njeh Ate, dija e tij sa më e përsosur të jetë mbi Te, frika nga Ai është më e madhe dhe më shumë.

Ibn Abasi, radijall-llahu anhuma, thotë:

“Ai që njeh Rahmanin (All-llahun) është ai: që All-llahut nuk i ka bërë shirk, të lejuarën të lejuar e konsideron, të ndaluarën të ndaluar e konsideron, kujdeset për porosinë e All-llahut, është i bindur se do të takohet me Te dhe se do të jep llogari për veprat e tija”.

Pra, frika prej All-llahut është ajo që e pengon njeriun nga mëkati, e thërret në adhurime dhe nxitim për ta fituar kënaqësinë e All-llahut, az-ze ve xhel-le.

Hasan Basriu, rahimehull-llah, thotë:

“Dijetar është ai që i ka frikë All-llahut në fshehtësi, e dëshiron atë që e dëshiron All-llahu dhe ikë nga ajo që e urren All-llahu”. pastaj lexoi ajetin kuranor:

” Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët, All-llahu është mbi gjithçka, është mëkatfalës”. (Fatir: 28).

Kjo është dija e vërtetë, e cila i ban dobi njeriut, sepse dija nuk është shtim i njohurive dhe gjërave të futura në kujtesë, por dije është frika e madhe nga Zoti, kjo është dritë në zemër të besimtarit.

Dija pa devotshmëri dhe vepra të mira është sikur qiriu i cili e ndriçon shtëpinë me dritën e vet, mirëpo e djeg veten. Çfarë i ban dobi dija atij që insiston në mëkate dhe gabime, atij që i dëgjon fjalët e mira mirëpo nuk i pason ato.

Tregon Vehb Ibn Munebehu, rahimehull-llah, nga Sufjani, i cili ka thënë: Hidri, alejhisselam, i ka thënë Musait, alejhisselam:

O Musa! Mëso që të punosh me dijen, mos mëso që të flasish me te, e ti ta fitosh djegien, kurse tjerët dritën”.

Ebu Derda, radijall-llahu anhu, ka thënë:

“Më së shumti frikohem nga dita kur do të dal para All-llahut, e të më thotë Zoti: ke ditur, çka ke vepruar me atë dije”.

Disa njerëz të urtë kanë thënë: “nuk përfiton nga dija ai që nuk punon sipas saj”.

Fryti i dijes është veprimi me te, sepse dija e kërkon veprën përndryshe edhe ajo ikë.

Habitet njeriu, e kaplon një dhimbje e madhe, kur i sheh ata njerëz që kanë dije fetare, mirëpo nuk e praktikojnë, dinë shumë rregulla, mirëpo nuk ka efekt.

Parashtrohet pyetja: ku është ajo dije fetare tek ata që e lan namazin, tek ata që pasojnë epshin? Ku është dija fetare te ata që nuk i respektojnë rregullat fetare, nuk urdhërojnë në të mirë, nuk ndalojnë nga e keqeja, rruajnë mjekrat, përdorin kamatën, bëjnë mëkate, edhe pse e dinë bindshëm se këtoj gjëra janë të ndaluara për muslimanin.

Dijetarët e selefit kanë thënë:

“Dijen e ruanim duke vepruar me te”.

Mosveprimi sipas dijes është shkaku më i madh që ta largon dijen dhe e haron ate.

Aliu, radijall-llahu anhu, ka thënë:

“O ju dijetar! Veproni me dijen, sepse dijetar është ai që vepron me atë që di, ai që përputhet dija me veprën e tij. Sepse do të ketë njerëz që do të mësojnë, mirëpo dija e tyre nuk do ta kalon gabzherin e tyre, vepra e tyre e kundërshton dijen e tyre, brendia i kundërshtohet asaj publikes, rrin në hallka, lavdërohen njëri para tjetrit, saqë njeriu hidhërohet nga nxnësi i tij, nëse e le ate dhe shkon te dikush tjetër. Veprat e tyre nga këto tubime nuk ngriten te All-llahut”.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka dhënë shembull për dijen dhe gjendjen e atyreve përfitojnë nga dija duke thënë:

“Shembulli i asaj me të cilën më ka dërguar All-llahu prej udhëzimit dhe dijes është sikur shembulli i shiut, i cili bjer mbi tokë. Një pjesë e tokës është e mirë dhe e thith ujin, e mbinë bimët dhe bari. Një pjesë tjetër është e fuqishme dhe e grumbullon ujin, me këtë u ban dobi njerëzve, pijnë, u japin me ijë tjerëve dhe vadisin. Kurse një pjesë tjetër as nuk e thith ujin e as nuk e grumbullon. Ky është shembulli i atij që e ka kuptuar fenë, ka patur dobi nga ajo dije me të cilën më ka dërguar All-llahu, ka mësuar dhe tjerët i ka mësuar, shembulli i atij që ska fituar asgjë nga dija dhe nuk e ka pranuar udhëzimin e All-llahut me të cilin jam dërguar”. (transmeton Muslimi).

Dijeni, All-llahu ju mëshirfotë, se prej defekteve të dijes dhe shkaqeve që e largon bereqetin e saj është njeriu për shkak të dijes të kërkojë kryetarllëk, të bëhet mendjemadh, të dëshiron që njerëzit t’i nënshtrohen, të drejtohen kah ai, të tenton që të tregohet më i dijshëm se dijetarët e mëdhenj. Këtij njeriu All-llahu i është kërcënuar me zjar, siç na tregon Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

“Ai që kërkon dije që të hyn në rangun e dijetarëve, të polemizon me injorantët dhe të mer vëmendjen e njerëzve, ate All-llahu e shtin në zjar”. (sahih, Tirmidhiu).

Hasan Basriu, rahimehull-llah, thotë:

“Mos të jetë hisja e dikujt nga dija që ti thonë njerëzit: dijetar”.

Njeriu duhet të jetë i sinqertë në kërkimin e dijes, të duron dhe ti mëson edhe tjerët në durim, mos ta nxiton vjeljen, sepse fillimi është rrëshqitës, kurse ai që mer guxim të mer kryevendin para kohe, All-llahu e turpëron në kohë.

All-llahu na bekoftë me Kur’an dhe Sunnet, na bëftë dobi me argumentet dhe urtësinë që gjindet në to. Kërkoj falje për mua, për ju dhe për mbarë muslimanët, andaj edhe ju kërkoni falje prej Tij sepse Ai është Falës.

Hutbeja e dytë

O ju njerëz!

Keni frikë All-llahun, Ate falënderone, respektone dhe mos bëni mëkate ndaj Tij.

Dijeni se devotshmëria është baza e dijes dhe çelësi i kuptimit:

” Kini frikë All-llahun se All-llahu ju dhuron dituri (të jashtëzakonshme), All-llahu është i gjithëdijshëm për çdo send”. (El-Bekare: 282).

Robër të All-llahut!

Mësoni dijen e dobishme dhe mësojani tjerëve, sepse atij që All-llahu ia do të mirën ia mëson fenë.

Një pjesë e dijes është obligim për secilin musliman dhe muslimane, askujt nuk i lejohet që ta braktis, e nëse e braktis e cenon jetën dhe fenë e tij, siç janë rregullat e besimit, pastërtisë, namazeve, zekatit, agjërimit, haxhit, andaj secili musliman e ka obligim të pyes për këto rregulla, ti mësoje dispozitat e fesë, sepse shërimi i injorancës është pyetja.

Sa është e vështirë për njeriun të sheh njeri të thinjur, të plakur, kurse adhurimet që i ban i ban pa dije, mund që njeriu të ishte falur dyzet vite, ma shumë ose ma pak, kurse në realitet të mos jetë falur, sepse namazit të tij i kanë munguar ruknet, ose shartet, ose vaxhibet.

Mjafton kjo gjendje si argument se All-llahu këtij njeriu nuk ia ka dashtur të mirën.

Njeri pa marë parasysh se çfarë grada arrin në shkencat e kësaj bote, nëse nuk i njeh rregullat e domosdoshme te fesë, nuk fiton asgjë.

All-llahu, tebareke ve teala, për këta njerëz thotë:

“Edhe atë që dinë nga jeta e kësaj bote, është dije e cekët, por ndaj jetës së përjetshme (ndaj Ahiretit) ata janë plotësisht të verbëruar (të painteresuar)”. (Er-Rum: 7).

“Por, dijenia e tyre arrihet në botën tjetër (kur të përjetojnë çka u është premtuar). Ja, ata dyshojnë për këtë (për botën tjetër), bile janë të verbër ndaj saj”. (En-Neml: 66).

Ibn Kethiri, rahimehull-llah, duke e komentuar këtë ajet thotë:

“Ata vetëm dije për këtë dynja kanë, si të fitojnë, si të jetojnë. Janë të mençur dhe të aftë për të fituar nga dynjaja, për formën e fitimeve, mirëpo janë neglizhent ndaj çeshtjeve të fesë dhe asaj që u bën dobi në ahiret, sikur të jetë mendjelehtë, pa intelegjencë dhe ide”.

Hasan Basriu thotë:

“Disa njerëz janë shumë të aftë në dynja, e vëndon një dirhem në thonjë dhe e di se sa peshon, kurse nuk di të falet”.

Ibn Abasi, radijall-llahu anhu, thotë:

“Jan për qëllim mosbesimtarët. Ata dinë ta ndërtojnë dynjanë, mirëpo nuk e njohin fenë”.

Dijeni, All-llahu ju mëshiroftë, se mbetja e dijes fetare është e lidhur me mbetjen e dijetarëve, nëse ata shkojnë njerëzit mbeten në devijim, shtohet injoranca, kurse kjo është prej shenjave të kijametit.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Prej shenjave të Kijametit është ngritja e dijes, përhapja e injorancës, konsumimi i alkoolit dhe përhapja e zinasë”. (Muslimi).

Ngritja e dijes ndodh me vdekjen e dijetarëve.

Abdullah ibn Amr ibn Asi, radijall-llahu anhu, thotë: kam dëgjuar Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:

“All-llahu nuk e mer dijen duke e nxjerur nga gjoksi i njerëzve, mirëpo e mer dijen duke i marë dijetarët. E kur nuk le asnjë dijetar, atëherë njerëzit i marin për kryetar injorantët, ata i pyesin, kurse këta u japin fetav pa dije, andaj devijojnë vet po edhe tjerët i devijojnë”. (Muslimi).

Marja e dijes është vdekja e dijetarëve, shkuarja e njerëzve të vlefshëm dhe fukahave.

Disa dijetarë kur e kanë komentuar ajetin kuranor:

“A nuk shohin ata se Ne i sjellim pakësimin e tokës (së tyre) nga të gjitha anët e saj. All-llahu gjykon, e s’ka kush që mund t’i kundërvihet gjykimit të Tij. Ai ndërmerr masë të shpejtë”. (Er-Ra’d: 41).

Atau, rahimehull-llah, ka thënë:

“Kjo domethënë vdekja e dijetarëve, shkuarja e njerëzve të vlefshëm, fukahatë e tokës dhe njerëzit më të mirë”.

Kurse Ibn Abasi, radijall-llahu anhu, ka thënë:

“Duke vdekur dijetarët fshihen gjurmët e të vërtetës, shtohet injoranca dhe ngritet dija”.

Ne, musliman të nderuar, në këto vite të fundit jemi sprovuar me disa fatkeqësi, pa dyshim se prej fatkeqësive më të vështira dhe të rënda është vdekja e dijetarëve të Islamit, dijetarëve të Ehli Sunnetit, dijetarëve të Hadithit, dijetarëve që kanë flijuar gjithçka për të përhapur këtë fe të pastër, mu si atë ditë që i ka zbritur Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

I pari vdiq shejhu bujar dhe fisnik, njeriu i ndershëm dhe i devotshëm, njeriu që kujdesej për hallet e muslimanëve kudo që gjindeshin ata, që kujdesej për thirjen islame dhe mundohej të kontribojë me çka ka, e ai është Shejhu i madh, Shejh Abdul-Aziz ibn Bazi, rahimehull-llah. Pas tij i erdhi vdekja muhadithit të këtij shekulli, ringjallësit të sunnetit të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, luftarit të paepur për të përhapur sunnetin dhe për të asgjësuar bidatin, njeri me origjinë shqiptare, e ai ishte Shejhu ynë Muhamed Nasirudin Albani, rahimehull-llah. Pas tij vdekja i erdhi fekihut të njohur, njeriut që njihte hollësisht akiden e selefit, i thellësuar në njohjen e usuli fikhut, kibleja e nxënsve të dijes, e ai ishte Shejhu Muhamd Salih Uthejmini, rahimehull-llah. Kurse ne javën e kaluar, All-llahu na sprovoi me marjen edhe të një dijetari, e ai është Shejhu bujar, fisnik, modest, muhadithi i Damaskut, Shejhu Abdulkadër Arnauti, rahimehull-llah.

Kurse unë do të mundohem ti shpalosi disa evokime nga takimet e mia me te.

Ky njeri tërë jetën e tij ia kushtoi dijes, daves dhe Islamit.

Ishte mikpritës i madh i nxënësve të dijes, kujdesej për ata dhe i stimulonte për dije dhe punë me te.

Ishte i butë, i afërt, kishte dije të thellë, dhe njohje të mirë mbi qëndrimet e Shejhul-Islam Ibën Tejmiut dhe nxënësit të tij, Ibën Kajim El-Xhevziut, All-llahu i mëshirfotë.

Herën e parë jemi parë me te në vitin 1988 kur shkuam në Damask të Sirisë që të mësojmë gjuhën arabe.

Që nga takimet e para, edhe pse kishim dëshirë të mësojmë shkencat e hadithit të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ai me sjelljen dhe dijen e tij edhe ma shumë na shtoi këtë dashuri.

Insistuam nga shejhu që të na caktojë një kohë që të mësojmë me te, dhe më kujtohet si sot, dhe këtë libër akoma e kam në bibliotekën time, filluam të mësojmë me te librin “Muhtesar Rijadus-Salihin”, të cilin e kishte reduktuar Jusuf ibën Ismail En-Nebehani dhe e kishte botuar në xhep verzion.

Fatkeqësisht për shkak të vizitave të shpeshta që i bënin njerëzit shejhut, nuk aritëm që të vazhdojmë gjatë në mësimet me te nga ky libër.

Insistuam që të studentët që ishin duke mësuar në Damask të kanë takime të rregullta me shejhun dhe disa prej këtyre takimeve i kemi inçizuar në audio kaseta.

Çdo herë që kemi shkuar te ai në zyre, ku zakonisht e kalonte pjesën më të madhe të kohës së vet, asnjëher nuk na ka lënë të dalim pa na dhënë para.

Kjo neve na turpëronte, mirepo ai asnjëher nuk e ka ndryshuar këtë zakon të tij.

Pa dyshim se kjo shpalos bujarinë e tij të madhe dhe kujdesin që kishte për studentët e fesë.

Pasiqë vazhdova studimet në Jordani, kur e vizitoja Sirinë, çdo herë e vizitoja edhe Shejh Abdulkadrin, dhe i çoja selamet që ia dërgonte Shejh Albani, rahimehull-llah, këtij.

Një herë, më kujtohet shumë mirë, kam ndihmuar në këmbimin e letrave mes shejh Albanit dhe shejh Abdulkadrit.

Takimi i fundit me te ishte në vitin e kaluar në udhëtimin tonë për në haxh, e shfrytëzuam atë takim për ta pyetur për shumë pyetje që na preokupojnë neve si thirës në vendin tonë. Pastaj kërkuam nga hoxha ynë që edhe ta mbajë një ligjeratë për mbarë muslimanët, material i cili është inçizuar dhe ka pasur jehonë të mirë në viset shqiptare.

Normalisht se ka edhe shumë për tu thënë për këtë dijetar të madh që e humbi bota Islame, mirëpo ne mjaftohemi me kaq, duke e përfunduar këtë hutbe me disa konkulza:

1- dija i ngrit njerëzit;

2- dijetarët e hadithit e kanë rikthyer pozitën e tyre në botën islame;

3- rëndësia e dijes dhe dijetarëve për muslimanët bashkëkohor;

4- nevoja për mobilizim të më shumë njerëzve për të mësuar dijet e fesë;

5- marja e iniciativave individuale për të zëvendësuar këta dijetar të mëdhenj që na kanë shkuar, me gjith vështirësitë që ka kjo rrugë;

6- dija dhe përvoja njerëzit i bën referëncë dhe autoritet që i bashkon muslimanët;

7- muslimanët nuk mund të përparojnë në mungesë të liderëve shpirtëror, që te Ehli Sunneti janë dijetarët.

Për në fund e lusim All-llahun që shejhut tonë All-llahu tia fal mëkatet, tia ngrit gradat dhe ti dhurojë Firdeusin e lartë. Amin.

Dërgoni salavate mbi Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, sepse All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

“Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam”. (El-Ahzab: 56).

Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Kush dërgon mbi një herë salavate, All-llahu dërgon mbi te dhjetë herë”.

Përgaditi: Bekir Halimi

Bekir Halimi,
3.12.2004