(إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ إِخْوَةٌ فَأَصْلِحُوا بَيْنَ أَخَوَيْكُمْ ۚ وَاتَّقُوا اللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُون).

” Me të vërtetë, muslimanët janë vëllezër, andaj pajtoni vëllezërit tuaj në mes vete dhe frikësojuni Allahut, për t’u mëshiruar ju.”
(Huxhurat : 10).

(مُحَمَّدٌ رَسُولُ اللَّهِ ۚ وَالَّذِينَ مَعَهُ أَشِدَّاءُ عَلَى الْكُفَّارِ رُحَمَاءُ بَيْنَهُمْ ۖ )

” Muhammedi është Pejgamber i Allahut.
E, ata që janë me të (shokët e tij) janë të ashpër ndaj mohuesve, e të mëshirshëm në mes tyre.”
(Fet’h: 29).

Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
” Ai i cili i ka këto tri cilësi, ai do ta ndjejë kënaqësinë e imanit.
Që Allahu dhe i dërguari i Tij të jenë më të dashur te ai se çdo kush tjetër, ta dojë një njeri vetëm për hir të Allahut dhe të urrejë të kthehet në mosbesim pasi që Allahu i Lartësuar e ka shpëtuar prej saj, ashtu siç urren që të futet në zjarr.”
(Buhariu dhe Muslimi).

Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
” Kush e viziton një të sëmurë ose e viziton vëllain e tij që e do për hir të Allahut, do ta thërras një thirrês(melaqe): Sa vepër dhe ecje tê mirë që ke bërë dhe je afruar një shkallë pranë Xhenetit.”

(Shejh Albani ka thënë se hadithi është hasen, shih: Sahih el Xhami, nr.3253).

Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
” Ka prej robërve të Allahut të cilët nuk janë pejgamberë e as shehidë, të cilëve pejgamberët dhe shehidët ua kanë lakminë atyre në ditën e gjykimit për pozitën e lartë që e kanë te Allahu i Madhëruar.
Të pranishmit i thanë: A po na tregon se kush janë ata ?
Pejgamberi alejhi selam ua ktheu: Ata janë njerëzit të cilët janê dashur pêr hir të Allahut dhe nuk janë dashur përshkak të lidhjeve të tyre farefisnore e as për hir të pasurisë që ia japin njëri tjetrit.
Pasha Allahun, fytyrat e tyre janë të shëndritura dhe ata janë në një ndriçim, nuk frikësohen atë ditë kur do të frikësohen njerëzit dhe nuk do të pikëllohen atê ditë kur do të pikëllohen njerëzit.”

(Hadithi është Hasen sipas Shejh Albanit).

Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
” Kur muslimani e takon vëllain e tij musliman dhe e përshëndet për dore, do të bien mëkatet prej tyre ashtu siç bien gjethet nga pemët e thata në një kohë me frymë(erë) dhe do t’ju falen mëkatet e tyre, edhe sikur të ishin sa shkuma e detit.”

(Shejh Albani ka thënë se hadithi është hasen).

Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
” Allahu i Lartêsuar do të thotê në ditën e gjykimit: ” Ku janë ata të cilët janë dashur për hir të Madhështisë Time?
Unë sot ata do t’i fus nên hijen Time kur nuk ka hije përveç hijes Time.”
(Muslimi).

Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
” Shtatë persona do t’i fusë Allahu i Lartêsuar nën hijen e Tij atë ditë kur nuk ka hije përveç hijes së tij, prej tyre ka cekur edhe:
“… dy persona të cilët janë dashur vetêm për hir tê Allahut, janë takuar për hir të Allahut dhe janë ndarë për hir të Allahut ”

(Buhariu dhe Muslimi).

Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
” Një njeri kishte shkuar për ta vizituar vëllain e tij(musliman) në një fshat tjetêr dhe Allahu i Lartësuar e kishte dërguar një melaqe te rruga në të cilën kishte shkuar ai dhe pasi që e kishte takuar e kishte pyetur:
Ku po shkon ?
Po shkoj ta takoj vëllain tim në këtë fshat, i ishte përgjigjur ai.
Melaqja i kishte thënë:
A ke ndonjë dobi tjetër prej tij?
Ai i kishte thënë;
Jo, vetëm se e dua për hir të Allahut.
Melaqja i tha:
Unë jam dërguar nga Allahu i Lartësuar te ti që të tregoj se Allahu i Lartësuar të do ty, ashtu siç e do ti këtê vëlla për hir të Allahut.

(Muslimi).

Transmeton Imam Maliku se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
” Allahu i Madhëruar ka thënë: ” Allahu i Madhëruar ka thênë: Ia kam bërë obligim Vetes që t’i dua ata të cilët duhen pêr hir Timin dhe ata të cilët e vizitojnë njëri tjetrin pêr hir Timin dhe ata tê cilët sakrifikojnë për Mua.”

(Shejh Albani ka thënë se hadithi është sahih, Sahihul Xhami: 7289).

Përgatiti dhe ligjeroi: Suad B. Shabani
Xhamia Meshira ne Brig te Zvicrres
Ramazan, 2014