Allahu,- xhele ue ala!,- ka thënë: “Muhamedi është i dërguar i Allahut, ata që janë me Muhamedin (sahabët), janë të ashpër ndaj qafirave, kurse ndaj vêllezërveve të tyre besimtarê janê tê mëshirshëm.” (El Fet’h: 29).
“Nuk ka dyshim se Allahu do ta sjell një popull qe Ai e do atë popull dhe ata e duan Atë (Allahun). (Allahu) do ta sjellë një popull që është i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj qafirave(mohuesve).” (El Maide: 54).
“… e kush falë dhe bën pajtim (mes njerëzve), shpërblimi pêr të është tek Allahu.” (Shura: 40).
“Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bën vepra tê mira, që porositën njëri tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri tjetrin që të jenë të durueshëm.” (El Asr: 1-3).
Ibn Shubrume kishte kryer disa punë të mëdha disa vëllezërve të tij musliman. Njëri nga vëllezërit ia solli një dhuratë Ibn Shubrumes. Ibn Shubrume i tha: Çfarë është kjo o vëllai im i dashur? Ai i tha: Një dhuratë modeste për punën që ma ke kryer. Ibn Shubrume i tha: Merri këto para, Allahu të mëshiroftë o vëllau im. Nëse kërkon prej vëllait tënd për të ta kryer ndonjë punë dhe ai nuk mundohet aspak të ta kryejë atë punë, atëherë merr abdes për namaz, merri katër tekbire dhe falja namazin e xhenazes atij për së gjalli, dhe nga ai moment llogarite atë prej të vdekurve.”
Një poet ka thënë:
Më këshillo në vetmi
Dhe largohu nga këshillimi karshi njerëzve
Nuk ka dyshim se këshilla para njerëzve është një lloj nënçmimi
të cilën unë nuk jam i kënaqur që ta dëgjoj
Transmeton Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” A e dini se ç’është përgojimi? Sahabët thanë: Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më së miri. Ai tha: Ta përmendësh për vëllan tënd atë që ai e urren. I thanë sahabët: Po nëse është e vërtetë ajo çka thuhet për të? Ai tha: Në qoftë se është e vërtetë ajo çka thua për të, ti e ke përgojuar e nëse nuk është ashtu (çfarê ke thënë për vêllain tënd), atëherë ti ke shpifur pêr vëllain tënd musliman.” (Muslimi).
Njëri prej selefëve ka thënë: “Nëse i kërkon një vëllait tënd në islam para (për nevojat tua personale) dhe ai të pyet se çfarë të duhen ato para, atëherë dije se ka humbur efekti, obligimi dhe dashuria vëllezërore për hir të Allahut.
Fet’h el Musili kishte shkuar tek shtëpia e njërit prej vëllezërve të tij në Islam dhe ai nuk kishte qenë në shtëpi. Fet’hi kishte kërkuar prej shërbëtores së shokut të tij që t’ia sjell arkën ku shoku i tij i ruante paratë e veta. Pasi që ia solli robëresha arkën, Fet’hi e hapi arkën dhe morri sa para i duheshin. Pasi që erdhi në shtëpi vëllau në islam i Fet’hit, robëresha ia tregoi ngjarjen me shokun e tij Fet’hin. Ky i tha: Nëse je duke thënë të vërtetën, atëherë je e liruar për hir të Allahut. Këtë e bëri nga gëzimi i madh që e kishte për ndihmën që ia bëri vëllait të tij në islam Fet’hit.
Muhamedi Ibn Theuri tregon se Mameri ka thënë: “Kam hyrë tek shtëpia e Katades dhe i pashë disa hurma e fillova të ha. Pasi që më pa Katade, ai më pyeti: Çfarë je duke bërë o vëllau im? I thashë: I pashë këto hurma në shtëpinë tënda dhe i hëngra. Katade më tha: Hallall të qofshin o vëllai im, sepse Allahu e ka lejuar ngrënien dhe prijen pa leje kur je në shtëpinë e vëllait tënd musliman. Un i thashë (Mameri): Vëlla Katade: A mund të pi nga kjo enë ujë? Katade më tha: Ti je vëllau im, çfarë është kjo pytje .”
Transmetohet se Pejgamberi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- sa herë që hynte në kopshtin e Ebu Talhasë që quhej,- ” Burejha”,- ai pinte ujë pa e pyetur Ebu Talhan.
Imam Gazaliu,- Allahu qoftë i kënaqur me tê!,- ka thënë: “Nëse ne largohemi dhe distancohemi prej vëllait tonë kur ai vepron ndonjë mëkat, atëherë ne kemi humbur rastin që të bëhemi sebeb që ai të udhëzohet në rrugën e drejtë. Ne duhet t’i ndihmojmë atij drejt rritjes së imanit dhe largimit nga mëkatet.”
Transmetohet se Mesruki kishte një borxh shumë të madh. Po ashtu edhe vëllai i tij nê islam Huthejme posedonte borxh. Mesruki shkoi dhe ia pagoi (lau) borxhin vëllait tê tij në Islam Hejthemes pa e ditur fare Hejtheme se Mesruki ia ka pagu borxhin. Në të njejtën kohë shkoi Hejtheme t’ia paguaj borxhin vëllait të tij në Islam Mesrukuf, pa e ditur fare Mesruku se ai ia ka paguar borxhin.
Përgatiti: Suad B. Shabani
Burimi: albislam.com