VLERA E DASHURISË VËLLAZËRORE NË KUR’AN DHE SUNET ( 3 )
Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: “Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër.” (El Huxhurat: 10).
“Pa dyshim se tek Allahu më i nderuari prej jush është ai që është më i devotshëm (i ruajtur nga gjunahet).” (El Huxhurat: 14).
“Shokët atë Ditë do të jenë armiq me njêri tjetrin, përveq të devotshmëve (atyre që janë ruajtur nga mëkatet).” (Zuhruf: 67)
“Ndihmohuni mes vete në punë të mira dhe në të mbara e mos u ndihmoni mes vete në punë të këqija (mëkate) dhe armiqësi.” (Maide: 2).
Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Nuk ka besuar ndonjëri prej jush përderisa nuk e dëshiron për vëllain e tij atë që e dëshiron për vete.” (Buhariu dhe Muslimi).
Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Ai i cili ka mjet transportues tepër, le t’ia dhuroj atij që nuk ka fare. Dhe ai i cili ka veshmbathje dhe gjëra tjera tepër, le t’ia dhurojë atij që nuk ka. (Shejh Albani ka thënë se hadithi është Sahih, Sahihul Xhamiu: 6497).
Transmeton Abdullah Ibn Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Muslimani është vëlla i muslimanit. Nuk i bën padrejtësi dhe nuk e braktis atë. Kush i gjendet në nevojë vëllait të tij, Allahu i gjendet atij në nevojë. Kush ia largon muslimanit një brengë, Allahu ia largon atij një brengë në ditën e gjykimit. Kush ia mbulon një të metë muslimanit, Allahu ia mbulon atij një të metë në ditën e gjykimit.” (Buhariu).
Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Shembulli i besimtarëve në dashuri ndaj njëri tjetrit, në mëshirën dhe ndihmesën që ata ia bëjnë njëri tjetrit është sikurse shembulli i një trupi. Nëse njëra pjesë e trupit ankohet nga diçka, atëherë i gjithë trupi ndien dhimbje dhe temperaturë.” (Buhariu dhe Muslimi).
Transmeton Ebu Seid el Hudriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Mos e shoqëro dikë tjetër pos besimtarin dhe mos ta hajë ushqimin tënde, pos të devotshmit.” (Ebu Davudi, Tirmidhiu. Shejh Albani thotë se hadithi është Hasen, Sahihul Xhamiu : 7341).
Transmeton Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Njeriu është në fenë e shokut të tij, prandaj le të shikojë njeriu se kë po e shoqëron.” (Ebu Davudi, Tirmidhiu. Shejh Albani thotë se hadithi është hasen, Sahihul Xhamiu: 3545).
Transmeton Ibn Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thênë: “Shtylla më e fortë e imanit është miqësia për hir të Allahut dhe armiqësia për hir të Allahut, dashuria për hir të Allahut dhe urrejtja për hir të Allahut.” (Taberani. Shejh Albani thotë se hadithi është sahih, Sahihul Xhamiu: 2539).
Transmeton Xherir Ibn Abdullahu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: ” Jam besatuar para pejgamberit, alejhi selam!,- se do ta fali namazin, do ta jap zeqatin dhe që do ta këshilloj çdo musliman.” (Buhariu dhe Muslimi).
Përgatiti dhe ligjeroi: Suad B. Shabani
Burimi: albislam.com