Virtytet e nxënësit

Me këtë pjesë do ta rumbullaksojmë atë që kemi nisur disa javë më parë, të flasim dhe sqarojmë disa gjëra rreth dijes, mësuesve, familjeve dhe nxënësve.

Pasiqë kemi sqaruar rëndësinë e dijes, cilsitë e mësuesve, duhet të flasim edhe për virtytet që duhet ti posedojnë nxënësit, studentët musliman.

Në mungesë të këtyre virtyteve i mungon edhe suksesi i plotë, sepse do ti mungon edukata ose fisnikëria e qëllimit, sepse posedimi i këtyre virtyteve është i domosdoshëm për sukses dhe shpëtim.

Prej virtyteve që duhet ti posedojë:

1- Sinqeriteti

Kërkimi i dijes është respekt dhe adhurim, kurse sinqeriteti kërkohet në çdo adhurim. All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

“E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë”. (El-Bejine: 5).

Domethënë që kërkimin e dijes duhet ta bëjmë për hirë të All-llahut e jo për të fituar dëftesa, për të fituar pozita të larta ose për të fituar të mira materiale, edhe pse ato vijnë vetvetiu, mirëpo qëllimi yt duhet të jetë për të arritur kënaqësinë e All-llahut, tebareke ve teala.

Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Ai që mëson ndonjë dije me të cilët duhet shpresuar Fytyrën e All-llahut, ai këtë e mëson për të fituar diç nga dynjaja, nuk do të nuhas aromën e xhennetit në Ditën e Kijametit”. (sahih, Ahmedi).

2- Devotshmëria

Dijetarët janë njerëzit që më së shumti e njohin All-llahun dhe ata më shumë kanë frikë prej Tij. Dijetari me devotshmëri e shton dijen kurse me dije e shton devotshmërinë.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

” Kini frikë All-llahun se All-llahu ju dhuron dituri (të jashtëzakonshme), All-llahu është i gjithëdijshëm për çdo send”. (El-Bekare: 282).

” Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët, All-llahu është mbi gjithçka, është mëkatfalës”. (Fatir: 28).

Devotshmëria është përmbledhëseja e çdo të mire, porosia e të parëve dhe të fundit. All-llahu, subhanehu ve teala, në suren Nisa thotë:

“Vetëm e All-llahut është ç’ka në qiej e ç’ka në tokë. Ne ju patëm sugjeruar atyre që iu pat dhënë libri para jush, e edhe juve që të keni frikë nga All-llahu. Po në mos besofshit, (dine) e All-llahut është ç’ka në qiej dhe ç’ka ka në tokë. All-llahu është i panevojë e i falënderuar”. (En-Nisa: 131).

“O ju që besuat, nëse keni frikë All-llahun, Ai do të vërë udhëzim (në zemrat tuaja) për ju, do t’ua mbulojë të këqijat, do t’ua falë mëkatet. All-llahu është dhurues i madh”. (El-Enfal: 29).

3- Prania e zemrës

Nxënësi dhe studenti domosod e kanë që gjatë kërkimit të dijes ta kenë zemrën dhe mendjen të pranishme, sepse në mungesë të tyre asgjë nuk mund të mësosh. Për këtë mësuesi duhet të përdore të gjitha mjetet e mundshme që i ndihmojnë për tua tërhjekur vëmendjen drejt dijes nxënësve, siç është parashtrimi i pyetjeve, debatimi me nxënësit, përkujtimi i të shkujdesurit, lavdërimi të shkathtit, dhënia e dhuratave për stimulim, etj.

4- Ambicja e lartë

Studenti duhet të ketë ambicje të larta dhe duhet të jep tërë mundin e vet për të fituar dije e nuk duhet t’i mbështet dembelisë, përtesës dhe prolongimit.

Ai duhet të ketë shembull dijetarët e mëdhenjë në historinë islame, të cilët kanë dhënë shembuj të paharuar në këtë drejtim.

Për shembull, Ibn Ebi Hatim Er-Raziu thotë:

“Kam qëndruar në Egjypt shtatë vite, nuk kam ngërënë ushqim të lëngët, tërë ditën e kaloj në ligjeratat e dijetarëve, kurse gjatë natës i shkruaj ligjeratat dhe i krahasoj. Një ditë shkuam te një dijetar, kurse ai ishte i sëmurë, andaj kaluam afër tregut, ku e pash një peshk, i cili më pëlqeu. E bleva peshkun dhe shkuam në shtëpi. Erdhi ora e ligjeratës së dijetarit tjetër, e lam peshkun në shtëpi dhe shkuam në ligjeratë, tre ditë nuk i erdhi rendi ta përgadisim peshkun, për pak do të kalbej.

Prej shembujve të njerëzve me ambicje të larta është edhe ky rast.

Ebu Jusuf, ishte shumë i dhënë pas mësuesit të tij, Ebu Hanifes, rahimehull-llah, ai qëndroi afër tij shtatëmbëdhjet vite, çdo namaz të sabahut e ka falur me te, përpos kur ka qenë i sëmurë. Ky njeri e tregon një rast shumë interesant nga koha e tij. Një ditë më vdiq djali, kurse unë nuk shkova t’ia laj xhenazen dhe ta përgadis kufomën, këtë punë ua lash farefisit dhe fqinjëve, nga frika që mos të më kalon asgjë nga mësuesi im Ebu Hanifeja, e pastaj ta qajë atë dije”.

Rasti tjetër është rasti i Ebu Xhafer, Muhamed ibn Xherir Et-Taberiu, i cili që në fëmijëri filloi kërkimin e dijes. Kur i kishte shtatë vite kishte mësuar përmendsh tërë Kur’anin, kurse u ka dalur imam njerëzve kur i ka pasur tetë vite, e ka filluar të shkruan hadithe kur i ka mbushur nëntë vite.

Ky dijetar e tregon një rast që shpalos ambiciet e tyre të mëdha.

Më erdhi një njeri dhe më pyeti për disa çështje që kanë të bëjnë me metrikën, kurse unë më herët nuk e kisha mësuar. I thash: eja nesër. E kërkova një libër që flet për metrikën dhe për një natë e lexoi dhe mësoi tërë atë libër të madh dhe bazuar në këtë shkence.

5- Kujdesi për kohën

Koha është dhunti hyjnore që kërkon prej neve falënderim. All-llahu, subhanehu ve teala, ka krijuar natën dhe ditën që të zhvillohet jeta njerëzore.

“All-llahu është Ai që i krijoi qiejt dhe tokën, dhe Ai lëshoi prej së larti ujë (shi), e me të nxjerr fruta si ushqim për ju, dhe për të mirën tuaj u vuri në shërbim anijet, të lundrojnë nëpër det me urdhrin e Tij, e në shërbimin tuaj i vuri edhe lumenjtë. Për ju i nënshtroi diellin dhë hënën që në mënyrë të zakonshme vazhdimisht udhëtojnë. Për ju përshtati edhe natën e ditën. Dhe Ai ju dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat e All-llahut, nuk do të mund të arrini t’i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës”. (Ibrahim: 32- 34).

Me këto ajete fisnike All-llahu, tebareke ve teala, ua tregon besimtarëve disa dhunti që nuk mund të numrohen, e mes tyre është edhe dhuntia e ditës dhe natës, rreth të cilëve rrotullohet koha, kurse shumica e njerëzve e neglizhojnë këtë dhunti.

“Dhe për ju nënshtroi natën e ditën dhe diellin e hënën. Edhe yjet janë të nënshtruar me urdhrin e Tij. Vërtet, në këto ka argumente për një popull që mendon”. (En-Nahl: 12).

Për shkak se shumica e njerëzve nuk ia din vlerën kohë edhe e përbuzin ate, sikur na ka treguar, Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:

“Dy dhunti shumica e njerëzve i përbuzin: shëndeti dhe koha e lirë”. (mutefekun alejhi).

Andaj muslimani i mençur duke iu falënderuar All-llahut për këtë dhunti e angazhon me gjëra të dobishme dhe të mira.

Koha është amanet dhe përgjegjësi dhe për te do të jap llogari, sikurse jep për amanetet tjera. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Nuk do të lëvizin këmbët e njeriut për derisa nuk pyetet për katë gjëra: për jetën ku e ka harxhuar, rininë ku e ka kaluar, pasurinë ku e ka fituar dhe ku e ka harxhuar, dije, çka ka bërë me te”? (sahih, Tirmidhiu).

Kujdesi i selefit për kohën

Selefus-Salihu kujdeseshin shumë për kohën, ata e shfrytëzonin çdo minut dhe sekund që mos t’ju shkojë kot.

Abdullah ibn Mesudi, radijall-llahu anhu, thotë:

“Për asgjë nuk jamp enduar sa jam penduar për ditën që ka perenduar dielli: më është shkrutuar jeta e nuk i kam shtuar veprat e mira”.

Hasan Basriu, rahimehull-llah, ka thënë:

“Njeri! Ti përbëhesh prej ditëve, nëse shkon një ditë të ka shkuar një pjesë. Ashtu sikur të ka shkuar një pjesë të shkon edhe tërë trupi”.

Gjithashtu ka thënë:

“Kam takuar disa njerëz që ishin më koprac për kohën se sa që ju jeni për dinarët dhe dirhemët”.

Ubejd ibn Jeishi thotë:

“Tredhjet vjet nuk kam ngrënë me dorën time gjatë natës. Motra ime më jeptë kafshatat kurse uën shkruaja hadithe”.

Duke e shfrytëzuar Selefus-Salihu kohën u ngritën në pozita të larta dhe përmenden përgjithmonë, kurse në kohën tonë prej shkaqeve të prapambeturisë së muslimanëve është harxhimi i kohës në gjëra kote, në kafene, në diskoteka, në rrugë, para televizorit, revistave të padobishme etj.

6- Durimi dhe qëndresa

Rruga e dijes nuk është e shtruar me trandafila dhe lula, por ka nevojë për durim, bindje dhe vullnet të çelikt, është rrugë e gjatë dhe shumë herë shkakton mërzi dhe përtesë.

Prej medjaneve më të mëdha ku kërkohet durimi është: në kërkim të diturisë. Përndryshe edhe nuk mund të marrish dije. Durimi ia ndriçon studentit rrugën, është nozull pa të cilin nuk mundesh, është sjellje me të cilën domosdo duhet të stolises. Duhet të durosh gjatë udhëtimit për të dijetarët dhe gjatë përsëritjes së mësimeve. Tregimi i Musait dhe Hidrit, alejhimasselam, është shkollë se pa durim humbë shumë çeshtje të dijes.

Nxënësi dhe studneti asnjëherë nuk duhet të dorëzohen sepse dija është deti pa fund, andaj disa dijetarë të selefit kanë thënë:

“Kërko dije nga djepi deri në varr”.

Ata kanë kërkuar dije edhe në pleqëri, andaj kur e kanë parë dikend prejt yre të moshuar dhe kërkon dije, i kanë thënë: deri kur kështu? Kanë thënë:

“Me libra deri në varr”.

Tregon Ebul-Hasen Ali ibn Isa El-Velvalxhiu: hyra te Ebu Rejhan, i cili ishte duke dergjur, pasiqë i kishte mbushur shtatëdhjet e tetë vite. Në këtë gjendje më tha: si me the një ditë se llogaria e gjysheve nga nëna (në trashëgëmi) nuk është valid?

I thashë nga dhimbsuria: edhe në këtë gjendje?

Më tha: më mirë të ndahem nga kjo dynja duke e ditur këtë çeshtje se të dal nga kjo dynja duke mos e ditur këtë çeshtje. Ia tregova këtë çeshtje derisa e mësoi. Kur dola nga ai, duke qenë rrugës vetëm se u dëgjua britma për vdekjen e tij”.

7- Përsëritja e mësimeve

Përsëritja e mësimeve është e domosdoshme në rrugën e dijes, andaj selefi edhe i këshillonin njerëzit që ta përsërisin dijen, saqë njëri nga selefi ka thënë:

“Tërë natën ta kaloj në përsëritje të dijes është më e dashur te unë se sa ta kaloj në adhurime”.

8- Regjistrimi i dobive

Njeriu kur lexon ndonjë libër ose i përsërit mësimet e duhura, duhet të regjistron në ndonjë fletore tjetër ose në letra të caktuara që ti përsërit disa herë madje edhe ti mëson përmendsh.

Dijetarët kanë thënë:

“Ajo që mësohet përmendsh ik, kurse ajo që shkruhet mbetet”.

Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Lidhne dijen duke e shkruajtur”. (Sahih, Tabreaniu dhe të tjerët).

9- Mos ta pengon turpi nga pyetja

Disa dijetarë nga Selefi kanë thënë:

“Nuk mer dije atij që i vjen turp dhe ai që është mendjemadh”.

Njërin e pengon turpi që të pyes, kurse tjetrin e pengon mendjemadhësia që të pyet e të përfiton.

Transmeton Imam Muslimi nga Zejneb bintu Ebi Seleme, nga Umu Selemeja, radijall-llahu anha, e cila ka thënë:

Erdhi Umu Sueljma te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e i tha: o i Dërguar i All-llahut, All-llahu nuk i vjen trup nga e vërteta, a duhet larë gruaja nëse ejakulon në ëndër? Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: po, nëse sheh ujë (gjurmët e lëngut që ka dalur gjat ejakulimit). Atëherë Umu Selemja tha: o i Dërguar i All-llahut a ejakulon në ëndër gruaja? Tha: të lumshin duart, e si ndodh ti ngjajë fëmiu nënës”.

Abdullah ibn Abasi, radijall-llahu anhu, edhe pse ishte i kujdeshëm të shoqëron Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për te ishte lutur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ai akoma kujdesej që të mer dije edhe pas vdekjes së Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, prej fukahave të sahabeve.

Ikrime, radijall-llahu anhu, tregon nga Ibn Abasi, radijall-llahu anhu, i cili ka thënë:

“Kur vdiq Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i thash një ensariut eja të shkojmë e ti pyesim shokët e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, sepse ata sot janë shumë. Kurse ai më tha: po habitem me ty, a mendon se njerëzit do të kenë nevojë për ty. Ai nuk mu bashkangjit, kurse unë vazhdova ti pyes ata që kisha lajme se kanë hadithe të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. U shkoja dhe i pritja te dera e shtëpisë. Ai pushonte në shtëpi, kurse unë u mbështetja te dera e shtëpisë së tij, e era më frynte në fytyrë dhe më sjellte rërë. E kur dilte dhe më shihte më thonte: o djali i axhës së Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, çka të ka sjellur këtu, pse nuk më thirrje do të vija te ti? U thoja: jo, unë më shumë e meritoj të vijë te tij që të pyes për ndojë hadith. Jetoi ai ensariu saqë më pa duke u tubuar njerëzit përreth meje që të më pyesin e tha: ky djalosh ishte më i mençur se unë”.

10- Të veprosh me dijen

Nëse dija nuk shndërrohet në praksa, atëherë çfarë dobi kemi prej saj. Studenti i mirëfilltë ashtu sikurse duhet të jetë serioz gjat kërkimit të dijes duhet të jetë edhe serioz gjatë zbatimit të dijes në praksë.

All-llahu, subhanehu ve teala, i ka lavdëruar ata që e zbatojnë atë që dinë duke thënë:

“Ndërkaq, ata që u larguan prej adhurimit të idhujve dhe iu drejtuan All-llahut, ata kanë gëzim të madh, e ti përgëzoji pra robërit e Mi! Të cilët i dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të mirën prej tyre. Të tillët janë ata që All-llahu i udhëzoi në rrugën e drejtë dhe të tillët janë ata të mençurit”. (Ez-Zumer: 17- 18).

All-llahu, subhanehu ve teala, ka qortuar ata që nuk kanë vepruar me atë që kanë ditur dhe i ka përgjajësuar me gomarin, i cili bart libra që nuk ua dinë vlerën:

“Shembulli i atyre që janë obliguar me Tevrat, dhe nuk e zbatojnë atë, është si shembulli i ndonjë gomari që bart libra. Shembull i keq është shembulli i popullit që i përgënjeshtroi ajetet e All-llahut, e All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin jobesimtar”. (El-Xhumua: 5).

11- Të thërrasish ne fenë e All-llahut dhe ta përhapish dijen

Dija duhet ti shërben fesë dhe përhapjes së fesë.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

“Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te All-llahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është All-llahu, e unë nuk jam nga idhujtarët.” (Jusuf: 108).

Ndoshta mund të përmenden edhe disa cilësi tjera, mirëpo këto mund të jenë më kryesoret. Mendoj se nëse i kemi parasysh këto virtyte dhe i realizojmë në jetën tonë studentore do të arrijmë grada shumë të larta në sferat e ndryshme të dijes.

Në fund e lusim All-llahun, az-ze ve xhel-le, që të mësoj gjërat që na bëjnë dobi, që të na bëjë dobi me atë që e mesojmë dhe të na bëjë nga ata që dijen e tyre në praksë e shndërrojnë.

Përgatiti: Bekir Halimi

Bekir Halimi,
1.10.2004