Vëllau im çka ke përgaditur për Ramazan
E falënderojmë All-llahun, i Cili na udhëzoj kah bamirësia, i Cili Librin e Tij e bëri udhëzues për ithtarët e besimit. Paqa dhe bekimi qofshin mbi ate që All-llahu e zbukuroi me Kur’an, të cilit ia bëri të dashur natën e Kadrit në Ramazan. Mbi familjen dhe shokët e tij, që janë zotërinjë në çdo kohë dhe mbi ata që i pasojnë, prej njerëzve të të vërtetës dhe njohjes.
Vëllu im musliman!
Sa gëzim i madh për muslimanët për këto ditë që u përsëriten në çdo vjet, ditë të cilat i dojnë me shpirtat dhe zemrat e tyre!
Vëlla, a nuk është dhunti që për çdo vjet ti kalojnë njeriut ditë, ku jeta e tij dallon nga ditën tjera të zakonshme të jetës së tij?!
Vëlla, gëzimi me këto ditë të bukura të muajit të Ramazanit, nuk është i veçantë vetëm për të mëdhenjtë, por i kaplon edhe ata të vegjël, për të cilët akoma nuk është obligim agjërimi i muajit të bekuar!
Vëlla, medoemos duhet të kuptosh se ditët e Ramazanit kanë një shije të veçantë. Shije e këtyre ditëve është e ëmbël, e këndshme, e lezetshme dhe e shijshme.
Vëlla, janë ditë që përsëriten muaj që kalojnë, vite që vijnë njëra pas tjetrës në tërë këto kohëra e gjejmë këtë muaj të bekuar duke e përhapur erën e këndshme të saj, në ditët, muajt, vitet, po deshe thuaj edhe në njeriun!
Vëlla, ky është muaji i Ramazanit muaji i durimit muaji i Kur’anit muaji i pendimit muaji i mëshirës muaji i faljes muaji i bamirësisë muaji i lutjes muaji i lirimin nga zjarri i zjarit
1- Vëlla a ke përgaditur gëzimin për ardhjen e muajit të Ramazanit?!
Vëlla musliman: ditët na përgëzojnë ardhjen e këtij muajit të bekuar dhe para këtij muajit shpërndanë lule! Sikurse dëshiron të thojë: u erdhi muaji i mëshirës dhe faljes, vallë çka keni përgaditur për këtë muaj?!
Vëlla, atje, në qytetin e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] për çdo vjet Muhammedi [alejhisselam] u jepte myzhde atyre burrave të dlirë, sahabeve [radijall-llahu anhum]
Ja se si Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] e jep këtë myzhde, myzhde hyjnore:
“U ka ardhur Ramazani, muaj i bekuar. All-llahu ua ka obliguar agjërimin e këtij muaji. Në këtë muaj happen dyert e qiellit, mbyllen dyert e xhehenemit, lidhen në pranga shejtanët e inatosur. All-llahu në këtë muaj ka një natë, e cila është më e mirë se një mijë muaj. Ai që privohet nga të mirat e kësaj nate, është privuar nga çdo e mirë”. (Nesaiu, sahih).
Ibn Rexhebi [rahimehull-llah] thotë: “Ky hadith është bazë dhe argument për përgëzimin e njerëzve mes vehte për ardhjen e muajit të Ramazanit. Si ka mundësi mos të përgëzon besimtari me hapjen e dyerve të xhennetit?! Si ka mundësi mos të përgëzon mëkatari me mbylljen e dyerve të zjarrit?! Si ka mundësi njeriu i mençur mos të përgëzon për kohën, në të cilën prangosen djajtë?! Si ka mundësi që kjo kohë t’i përngjajë në ndonjë mënyrë kohëve tjera?!”. (“Lataiful-Mearif”, fq. 279).
Vëlla, kjo është myzhdeja për të cilën kanë punuar aktivistët kanë përvjelur krahët punëtorët janë gëzuar për ardhjen e tij besimtarët
Vëlla, ku është gëzimi yt?! Ku është buzëqeshja jote?! Ti i sheh ditët që të afrohen një nga një për ta sjellur para teje gëzimin e secilit musliman për ardhjen e muajit Ramazan!
Vëlla, sa muaj i bekuar që është andaj “zemrat e të devotshmive lakmojnë për këtë muaj dhe rënkojnë nga dhimbja e ndarjes prej tij”. (Ibn Rexhebi).
Vëlla musliman!
Myzhde për ata që e arrijnë muajin e faljes
Myzhde për ata që e arrijnë muajin e mëshirës
Myzhde për ata që e arrijnë muajin e Kur’anit
Myzhde për ata që e arrijnë kohën e adhurimeve
Myzhde për ata që i arrijnë ditët, të cilave All-llahu u ka dhënë shkëlqim bukuri nderim
Vëlla, a e di se burrat e devotshëm janë lutur kohë të gjatë që ta arrijnë këtë muaj të Ramazanit?!
Mua’la ibn Fadli tregon: “Ata i luteshin All-llahut gjashtë muaj që të arrijnë muajin e Ramazanit, pastaj luteshin gjashtë muaj që t’i pranojë All-llahu veprat e tyre që i kanë bërë gjatë këtij muajit”. (Lataiful-Mearif, fq. 280).
Jahja ibn Kethiri thotë: “Prej lutjeve të tyre ishte edhe kjo: “All-llahu ynë, më dorëzo gjer te muaji Ramadan, ma dorëzo muajin Ramadan dhe më mundëso ta dorëzoj këtë muaj me vepra të pranuara”. (Lataiful-Mearif, fq. 280).
Vëlla, edhe ti lutu si ata..gëzohu si ata, ndoshta All-llahu të kaplon me erërat e mëshirshme të Ramazanit, e ti fal All-llahu mëkatet dhe del nga ky muaj i liruar nga zjari i xhehenemit.
Vëlla, a nuk të shkuar ndërmend vlera e atij që e arrijnë Ramazanin?! A nuk ke menduar për madhësinë e shpërblimit të atij që ia ka mundësuar All-llahu arritjen e këtij muajit të bekuar?!
Vëlla, për tu plotësuar gëzimi yt, pasiqë je nga ata që e ke arritur këtë muaj, të lë që ta lexosh këtë tregim:
Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon: Dy njerëz nga fisi Kuda e pranuan Islamin me Pejgamberin [salall-llahu alejhi ve sel-lem], njëri në fillim e tjetri në fund të vitit. Talha ibn Ubejdull-llahi tregon: e pash (në ëndër) se i dyti hyri në xhennet para shehidit! E u habita nga kjo gjë! Në mëngjes ia tregova këtë rast Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem], kurse ai tha:
“A nuk ka agjëruar pas tij një Ramazan, a nuk ka falur gjashtëmijë rekate namaz?! E kaq e kaq rekate namaz?!”. (Ahmedi, sahih).
Vëlla, na mundësoftë All-llahu të arrijmë muajin e Ramazanit për shumë vjet dhe na mundësoftë që ta jetojmë jetën e lumtur në këto ditë dhe në ditët tjera me punë të mira.
2- Vëlla, a ke përgaditur qëllim të sinqertë?!
Vëlla musliman!
A ke përgaditur qëllim dhe vendoshmëri të sinqertë para agjërimit tënd?!
Vëlla, a e ke hulumtuar zemrën tënde duke e pritur Ramazanin?! Që të mësosh sinqeritetin dhe vendoshmërinë?!
Vëlla, të shumtë janë ata që hyjnë në këtë muaj pa qëllim të sinqertë! Nuk kam për qëllim qëllimin e agjërimit, sepse këtë e posedon secili agjërues, mirëpo, vallë ke për qëllim të bësh agjërim të sinqertë dhe adhurim të vërtetë në këtë muaj?!
Vëlla, a e ke të pranishëm këtë vendshmëri të fuqishme para agjërimit tënd?!
Vëlla, mendimi yt mbi harxhimet e Ramazanit dhe përgaditja e ushqimit për këtë muaj, nuk është gjë me të cilën veçohesh ti, mirëpo përgaditja për ushqimin e shpirtit dhe mendimi yt për pastrimin e shpirtit, drejtimi kah All-llahu në këtë muaj të bekuar, kjo është ajo me të cilën mundesh të veçohesh!
Vëlla, a janë të barabartë, ai që e ka këtë qëllim dhe ai që nuk e posedon këtë qëllim?!
Nëse dëshiron të shohish dallimin mes këtyre dy qëllimeve ndalu te hadithi i Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem]:
“Ai që e agjëron muajin e Ramazanit me besim dhe shpresim (të shpërblimit), i falen mëkatet që i ka bërë më herët. Kush gjallëron Natën e Kadrit me besim dhe shpresim, i falen mëkatet që i ka bërë më herët”. (Buhariu dhe Muslimi).
Ibn Haxheri duke komentuar fjalën “me besim” thotë: “domethënë duke i besuar premtimit të Zotit për shpërblim, kurse “me shpresim” domethënë duke kërkuar shpërblimin, e jo për ndonjë far qëllimi tjetër, siç është syfaqësia, ose diç tjetër”. (“Fet’hul-Bari”, 4/ 251).
Ibn Rexhebi [rahimehull-llah] thotë: “Kur të shtohet mallëngjimi i shpirtit për gjërat që ia ka ëndja, të cilat mundet t’i posedojë, e i le për hirë të All-llahut [subhanehu ve teala], në një moment kur nuk e sheh askush përveç All-llahut, kjo është argument se imani i tij është i gjallë”.
Vëlla, përgadit sinqeritetin e vërtetë dhe vendoshmërinë në vigjilje të Ramazanit, për ditën e Bajramit.
Sinqeritetin dhe vendoshmërinë më të vërtetë që e përgadit për agjërimin tënd është vendoshmëria ytë për të bërë adhurime, për ta pritur këtë muaj me pendim të sinqertë, me vendoshmëri për të hapur faqe të bardhë, të cilën do ta mbushish me vepra të mira, faqe të kulluar nga njollat e mëkateve, e cila i përngjan pastërtisë dhe shkëlqimit të këtij muajit të bekuar.
Kurse vendoshmëria për ditën e Bajramit është që të jesh i vendosur që t’i vzhdosh punët e mira që i ke bërë gjatë këtij muajit, muajit të mëshirës, bereqeteve dhe faljes.
Vëlla, nëse e pret muajin e agjërimit me pendim, nënshtrim dhe i vendosur për punë të mira, nëse ditën e bajramit e pret i vendosur për ta vazhduar këtë rrugë, atëherë do të jeshë me të vërtetë fitimtar i fryteve të agjërimit dhe erërave të mëshirshme të këtij muajit të bekuar!
Vëlla, përgadite zemrën plotësisht për të pritur këtë muaj bëhet duke e pastruar zemrën dhe duke e ushqyer me sinqeritet gjatë adhurimeve ndaj All-llahut [subhanehu ve teala]:
“Thuaj: “Unë jam i urdhëruar ta adhuroj All-llahun, të jem i snqertë në adhurimin ndaj Tij!”. (Ez-Zumer: 11).
Vëlla, na dhuroftë Zoti sinqeritet në fjalë dhe vepra dhe na bëftë nga njerëzit e vërtetë në jetën sekrete dhe publike.
3- Vëlla, muaji i Ramazanit është muaji i faljes, vallë e ke llogaritur vetveten?!
Vëlla musliman!
Sa Ramazane u kalojne njerëzve e ata të shkujdesur?! Ata nuk u intereson asgjë tjetër përveç Ramazanit që e jetojnë!
Vëlla, para se të ikin ditën e Ramazanit, para se të thuash: erdh Ramazani tjetër, duhet ta dish se Ramazani vjen, je ti ose nuk je, mirëpo, vallë a the: jetova derisa e arrita Ramazanin mirëpo sa vepra të mira kam bërë në shumë Ramazane që më kan kaluar?!
Vëlla, a e ke llogaritur ndonjë herë vetveten sinqerisht para se të vjen Ramazani?!
Vëlla, lëre edhe këtë, a e ke llogaritur vetveten në ndonjë Ramazan që e ke përjetuar?!
Vëlla, nuk besoj se ke haruar të përgaditish buxhetin e Ramazanit për ushqim dhe pije, mirëpo si duket ke haruar të përgaditish buxhetin e punëve të mira, të pendimit, faljes, lujtes, etj?!
Vëlla, buxheti i atyre veprave duhet ta posedon një dosje me emrin “kthimi te All-llahu”.
Kurse titulli i parë që do të ballafaqohesh në këtë dosje është: “Llogarit vetveten”.
Nëse arrinë sukses të mbushish këtë titull me përgjigje të sakta, do të kalosh në titullin tjetër: “Pendimi”.
Nuk mundesh ta kalosh këtë titull me sukses nëse nuk sjell fakte të vërteta gjatë mbushjes së titullit të kaluar, nëse dëshiron që pendimi yt të jetë i sinqertë!
Vëlla, llogarit vetveten para agjërimit, që të mbetet agjërimi yt i pastër..që të jesh agjërues i vërtetë!
Hasan Basariu [rahimehull-llah] thotë:
“Robi është në të mira, përderisa ka këshillues të brendshëm dhe ambicia e tij është llogaria”.
Vëlla, të shumtë janë ata që nuk e përgadisin vetveten duke e pritur këtë muaj, e hynë në këtë muaj të njëllosur me mëkate dhe gabime! Te këta nuk ndikon edhe aq shumë agjërimi, nuk i dridh namazi, e dalin nga ky muaj ashtu si kanë hyrë!
Vëlla, mëkatet lënë gjurmë të rënda në zemrën e njeriut! Kurse Ramazani është muaj i pastrimit, muaji i zemrave të buta, e nëse nuk përgadit zemër të butë, e të pastër prej mëkateve, të ikë anija e shpëtimit e mbetesh i vetmuar në bregdet, i privuar nga çdo e mirë dhe pret kush do të të shpëton! Vëlla, ji i vërtetë me Zotin tënd në këtë muaj, do ta gjesh afër vehtes..
4- Vëlla e ke përgaditur vendoshmëri të vërtetë për të hapur faqe të re?!
Vëlla, nëse ke faqe të jetës tënde të përlloçura me mëkate, dije se Ramazani është mundësi për ta pastruar atë faqe, e për ta mbushur me vepra të mira dhe të reja, të cilat janë të bardha mus ikur faqeja e bardhë!
Vëlla, mos i bën ditët e Ramazanit sikurse ditët e rëndomta, por le të jenë lauretë e bardhë në ballin tënd!
Xhabir ibn Abdull-llahi [radijall-llahu anhu] thotë:
“Nëse agjëron, le të agjëron edhe veshi, edhe syri, edhe gjuha nga gënjeshtra, ndalesat, largohu nga dëmtimi i fqiut. Ki seriozitet, qetësi gjatë agjërimit. Mos e bën atë dit që agjëron të barabartë me atë ditë që nuk agjëron”.
Vëlla nëse para Ramazanit ke qenë demble dhe nuk ke qenë i pranishëm në namazin me xhemat vendos që gjatë Ramazanit t’i vizitosh shtëpitë e Zotit vazhdimisht, me shpresë se All-llahu do të jep sukses. Të mbetemi vizitor të xhamiave deri në vdekje.
Nëse ke qenë koprac, Ramazanin bëje kohë të flijimit dhe bujarisë, sepse është muaj i bujarisë, bamirësisë dhe shumfishimit të shpërblimit.
Nëse ke qenë shpërfillës i përmendjes së All-llahut, Ramazanin bëje ditë të përmendjes (dhikrit), lutjes, leximit të Kur’anit, sepse është muaji i Kur’anit.
Vëlla, kujdesu që agjërimi yt të mbetet i pastërt, ashtu siç kujdesesh për pastërtinë e rrobave tuaja. Largohu nga biseda e kotë, fjalët imorale, sjellje e keqe. Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Agjërimi nuk është nga ushqimi dhe pija! Por nga fjalët e kota dhe imorale! Nëse ndonjëri të ofendon ose sillet keq me ty, thuaji: jam agjërueshëm”. (Ibn Huzjeme, sahih).
Mos u ban nga ata që i ka përshkruar Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem]:
“Sa e sa agjërues nga agjërimi kan vetëm uri e etje. Kurse sa e sa nga ata që falin namazin e natës kanë vetëm pagjumësi”. (Taberaniu, sahih).
Vëlla, ky është ai që agjëron nga ushqimi dhe pija, mirëpo nuk agjëron nga harami dhe gjërat e kota, pra, siç e pe edhe vet, këtij agjërimi nuk i bën fare dobi.
Hasan Basriu [rahimehull-llah] thotë:
“All-llahu [subhanehu ve teala] muajin e Ramazanit e ka bërë mejdan për krijesat e veta, ku bëjnë gara që me adhurimet e tyre të fitojnë kënaqësinë e All-llahut. Ata që janë të shpejtë fitojnë, e ata që janë të ngadalshëm humbin. Habi është puna e atij që lozë dhe qeshet, në ditën kur fitojnë bamirësit, e humbin përtacët”.
Vëlla, bëre agjërimin tënd shkollë, ku do ta edukosh vetveten, do t’ia mësosh sjelljen e mirë, vlerat dhe moralin e lartë, që kur të përfundon Ramazani të ndiesh rezultatet e mira të agjërimit, e të përfitosh nga ky muaj i bekuar
5- Vëlla, a je bërë gati që të bëhesh nga të liruarit nga zjarri i xhehenemit?!
Vëllau im musliman!
Ky është qëllimi për të cilin agjërojnë besimtarët dhe për të cilin bëjnë gara muslimanët, lirimi nga zjarri i xhehenemit!
Vëlla, i lumtur është ai që del nga agjërimi i tij me mëkate të falura dhe i shënuar nga banorët në begati të përhershme.
Vëlla, a i ke folur vetvetes para Ramazanit që të bëhesh nga të shpëtuarit nga zjarri?! A e ke përgaditur vetveten me frikë nga zjarri i denimit të All-llahut?!
Vëlla, ai është zjarri, që nga frika prej tij etshohen burrat e devotshëm dhe durojnë nxehtësinë e kësaj bote, që të fitojnë siguri dhe hije në ditën e Kijametit
Vëlla, të pakët janë ata që e kan përgaditur vetveten para Ramazanit për ta pritur me frikë dhe shpresë!
Vëlla, nëse udhëton për ndonjë punë tënden tredhjet ditë, dhe në fund të udhëtimit kthehesh duar bosh, puna dhe mundi yt shkon bosh, si do të ndiheshej?!
Vëlla, ky është shembulli i atij që e agjëron Ramazanin, qëllimi i të cilit është arritja e faljes dhe shpëtimit nga zjari, mirëpo nuk e arrinë këtë qëllim! Ky me të vërtetë është i privuari!
Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“All-llahu në çdo bajram ka të liruar nga zjarri”. (Ahmedi, sahih).
Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu] kur përfundonte Ramazani thoshte:
“Kush është i pranuar prej nesh t’ia urojmë, e kush është i privuar, ta ngushëllojmë”.
Vëlla, kujdesu që të të kaplojë era e mëshirës së këtij muajit, me shpresë se All-llahu fundin ta ban të mirë. Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Bëni punë të mirë tërë jetën, eksponohuni erës së mëshirës së All-llahut, sepse All-llahu ka erë të mëshirës, me të cilën e kaplon cilin do nga robërit e Tij. Lutne All-llahun tua mbulon të metat dhe tu garanton nga trishtimi”. (Taberaniu, sahih).
Vëlla, po i përmbylli këto letra, me lutje drejtuar All-llahut që të na e përmbyll këtë muaj të bekuar dhe të na ban të mëshiruar me agjërimin e tij.
Vëlla i imi musliman!
Është muaj i bekuar, lutju të bëhesh nga ata që e takojnë dhe mirë e kalojnë.
All-llahu na dhuroftë vërtetësi të agjërimit, na bëftë nga të dhënurit pas namazit, posedues të veçorive të të devotshmive, na ringjalltë me të shpëtuarit dhe na mundësoftë të arrijmë gradat e të njerëzve të afërt me Zotin.
Amin.
Ez’heri Ahmed Mahmud
Përktheu: Bekir Halimi
Bekir Halimi,
6.11.2002