Veçoritë e ummetit të Muhammedit, alejhisselam
Rezymeja e hutbes: domosdoshmëria e rishikimit të veçorive të ummetit/ veçoria e nënshtrimit para Zotit dhe Pejgamberit/ serioziteti dhe ikja nga lozja dhe gjërat e kota/ bashkimi dhe lidhshmëria/ ummeti më i mirë që ka dalur për njerëzimin/ fitoreja, krenaria dhe mëkmëbësia i takojnë këtij ummeti/ njohja e kushteve të fitores/ metoda e ummetit islam
HUTBEJA E PARË
O ju musliman, e porosis vehten dhe juve që të keni frikë nga All-llahu, sepse me te, dalim nga çdo ngushticë, me të arrijmë shpëtimin nga vuajtjet:
” e kush ka frikë All-llahun, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare “. (Et-Talak: 2-3).
Musliman të nderuar!
Ummeti islam sot, edhe pse është në udhëkryq, vuan nga sulmet e njëpasnjëshme të armiqve, sprovohet me llojlloj sfidash, përjeton dëme të ndryshme, jeton nën reziqe te shumta, ka shumë nevojë që të përmirëson gjendjen e vet dhe t’i drejton çeshtjet e veta. Ai sot ka shumë nevojë për gjëra që ia kthejnë vetbesimin dhe qetësinë, për gjëra që ia forcojnë rrigën e krenarisë dhe epërsisë, që e shtyjnë rrugës së shpëtimit dhe lumturisë.
Ummeti islam sot ka shumë nevojë për të rishikuar veçoritë e veta, ti kupton komponentet përbërëse të tij, sepse një ummet që ka veçori nuk mund të jeton jetë të mirë, nuk mund të hypë shkallëve të plotësisë, nuk mund të rreshtohet në rradhët e të lumturve, fitimtarëve, shpëtimtarë dhe krenarë, përveç se duke i zbatuar ato.
Musliman të nderuar!
Veçoria më e madhe e këtij ummeti është fakti se ai i nënshtrohet All-llahu dhe Atij i dorëzohet në çdo gjë të jetës së tij, duke patur parasysh ajetin:
“Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)!”. (El-Enam: 162- 163).
Pra, është dorëzim i plotë para All-llahut dhe Pejgamberit në të gjitha sferat e jetës, në gjërat e mëdha dhe në ato të voglat, duke zbatuar fjalën e All-llahut:
“Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht”. (En-Nisa: 65).
Ummeti islam nuk mund të arrijë lumturi,, shpëtim, krenari dhe mëkëmbësi, vetëm se duke e realizuar tërësisht besimin e pastër dhe të kulluar:
“Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë”. (El-Enam: 82).
Siguria dhe qetësia në të gjitha segementet nuk mund të arrihet pa besim, sepse njeriu me besim të fuqishëm vetëm All-llahut i frikohet, sepse ai e di se çdo fuqi para fuqisë së Zotit është asgjë, çdo pushtet para pushtetit të Zotit është vegim. All-llahu, subhanehu ve teala, duke folur për Ibrahimin, alejhisselam, thotë:
” Unë nuk u frikohem atyre që ju ia bëni shok, vetëm nëse Zoti im do ndonjë send (të më godas, ai më godet). Me dijen e Tij Zoti im ka përfshirë çdo send, a nuk e merrni me mend?”. (El-Enam: 80).
Vëllezër musliman!
Prej veçorive të ummetit islam është edhe qëndrimi larg gjërave të kota në çdo formë të sajë dhe në të gjitha sferat. Ikja nga veprimet e kota dhe epshet e ndaluara, pasiqë është ummet që dëshitron të mbetet në pozitën e vet të lartë, të cilën e kërkon besimi në All-llahun si Zot të tyre, islamin si fe të tyre dhe Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, si pejgamber të tyre. Është ummet serioz dhe i përmirësimit. E mbush tërë jetën e vet me gjëra të dobishme dhe shfrytëzon tërë potencialin e vet për zhvillim, ndërtim dhe epërsi.
Ummeti Islam është ummet që e lidh shoqërinë e vet me pastërtinë dhe dlirësinë në tërë sjelljet dhe dëshirat e veta. Ajo çdo herë ngadhnjen ndaj epshit të vet, egoizmit dhe pasionet personale, në përjashtim të gjërave që i ka lejuar Zoti, i Plotfuqishëm. All-llahu, subhanehu ve teala, duke i sqaruar veçoritë e ummetit të Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:
“Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët: ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit, ata të cilët i shmangen të kotës (fjalë a punë), dhe ata të cilët rregullisht e japin zeqatin, dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime), me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar,..”. (El-Muminun: 1-6).
Musliman të nderuar!
Ummeti islam prej veçorive më të dalluara, komponenteve të krenarisë dhe shkaqeve të mirësisë ka principin e pajtimit në çdo të mirë, bashkimi në çdo bamirësi dhe uniteti nën hije të besimit islam dhe premisave të kësaj feje. All-llahu subhanehu ve teala, thotë:
“Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e All-llahut, e mos u përçani!…”. (Ali Imran: 103).
Kurse Pejgamberi ynë, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na thotë:
“All-llahu ua pëlqen tre gjëra dhe ua urren tre tjera. Ua pëlqen: Ate ta adhuroni dhe në adhurim mos ti përshkruani shok, të kapeni për litarin e All-llahut të gjith dhe mos të përçaheni. Kurse u urren: thashethëmet, pyetjet e shumta dhe humbjen e pasurisë”. (Muslimi).
Andaj, çdo herë që ummeti largohet nga këto veçori, përçahen mes vehte, kanë qëndrime të ndryshme ndaj ndodhive, eliminohet uniteti, atëherë dobësohet fuqia e këtij ummeti, largohet prestigji i tij dhe dështon në të gjitha çeshtjet e veta.
“Dhe respektojeni All-llahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete, e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake). Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të durueshmit”. (El-Enfal: 46).
Ummeti sot duhet ti haroj mosmarveshjet dhe ti jep përparësi interesit të përgjithshëm pata atij të veçantë, të ecë hapave të tjerëve, duke i zbatuar shkaqet e unitetit dhe bahskimit në udhëzim, mirësi dhe përmirësim.
Prej veçorive të këtij ummeti është fakti se ata janë ummeti më i mirë që kanë dalur për njerëzimin:
“Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni në All-llahun. “. (Ali Imran: 110).
Në realitet ky ummet ka dalur që të jetë në krye dhe udhëheqëse në çdo të mirë. Obligimi i tij është nxerja në shesh për popujt tjerë mirësinë e cila personifikohet në besimin e shëndoshë, moralin fisnik dhe principet e vlefshme. Pra, është ummeti më i mirë për shkak se realizon besimin e shëndoshë, i zbaton detyrat e ummetit të mira, me të cilat e ruan jetën e njerëzimit nga çorodia, e keqeja dhe kobi. Thirrja që e ban ky ummet për vlera dhe jetë të pastër shpien në peshojë të drejtë dhe vlera të mira.
Për këtë, çdo herë që ummeti i humb këto komponente të mirësisë, të cilat janë të veçanta për te, ose e le mangut ndojë shkak prej shkaqeve, bjer në dëme, sprova dhe e kaplojnë të gjitha të këqijat dhe kobet. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:
“Pasha Ate në Dorë të të Cilit është jeta ime, ose do të urdhëroni në të mirë dhe do të ndaloni nga e keqeja, ose së shpejti All-llahu do të dërgoj mbi ju denim prej Tij, pastaj do të luteni, mirëpo nuk do tu përgjigjet”. (Hasen, Tirmidhiu).
Musliman të nderuar!
Ummeti islam prej veçorive të veta ka edhe faktin se është ummet i ndihmuar nga Zoti, pa marë parasysh se çfarë pengesa janë vënduar para tij, pa marë parasysh se sa kundërshtime ka në këtë rrugë, pa marë parasysh se sa e përdorin ithtarët e të kotës fuqinë e zjarit, reklamat e ndryshme dhe shpifjet cinike, ai ka premtime për ngadhnjim dhe krenari të plotë, në fenë dhe dynjanë e vet, në luftën dhe paqën e vet. Mirëpo kjo fitore është e kushtëzuar me vërtetësi të besimit, zbatim të islamit, veprim sipas sunnetit të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, orinetim sipas jetëpërshkrimit të tij, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:
“E tashmë fjala (premtimi) e jonë u është dhënë më parë robërve tanë të dërguar, se ata, pa dyshim do të jenë të ndihmuar. Dhe se ushtria jonë do të jenë ata ngadhënjyesit”. (Es-Saffat: 171- 173).
“Ne patjetër do të ndihmojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote, edhe ata që besuan, e edhe në ditën e prezentimit të dëshmive”. (Gafir: 51).
Ummeti islam ka premtime për mëkëmbësi të ruzullit tokësor, për sundim të fuqishëm me fenë e vërtetë, për jetë të sigurtë nga reziqet dhe dëmet. Mirëpo ky premtim është e ndërlidhur me zbatimin e të gjitha obligimeve që dalin nga kjo fe, ta respektojmë Zotin në të gjitha vendimet e Tija, duke mos lërë në mesin tonë epsh në zemër dhe çdo veprimtari në këtë botë ta bëjmë duke pasuar udhëzimin e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
“Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu u premtoi se do t’i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si i pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t’ju dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillët janë ata më të prishurit. Falni rregullisht namazin, jepni zeqatin dhe respektoni të dërguarin në mënyrë që të mëshiroheni”. (En-Nur: 55- 56).
Ky është besimi, i cili e shtyn ummetin të drejtohet ka Zoti me sinqeritet, në sferën e besimit dhe adhurimeve, në legjislacion dhe vendime, në veprimtari, sjellje dhe lëvizje. Besim i cili na shtyn që islamin ta kemi metodë jete, për ta realizuar mëkëmbësinë në ruzullin tokësor, mëkmëbësi të cilën e ban ummeti i Muhammedit, alejhisselam, i cili mer përsipër procesin e përmirësimit dhe ndërtimit e jo të prishjes dhe çorodisë, ummet i cili zhvillohet në bazë të drejtësisë dhe bamirësisë, e jo në bazë të padrejtësisë dhe zullumit.
Ti, o, ummet i vlefshëm! Zbatoni kushtet, kuptoni premtimet dhe të premtuarat dhe përkujtoni se gjatë historisë së ummetit të Muhammedit, alejhisselam, kur ata kanë përqendruar në metodën e kënaqshme, çdo herë që kanë ecur sipas këtij rregulli Kur’anor, çdo herë që kanë gjykuar këtë metodë hyjnore dhe kanë pëlqyer me te në të gjitha çeshtjet, atyreve u është realizuar atyreve premtimi për mëkëmbësi, siguri, shpëtim dhe lumturi, kurse çdo herë që kanë kundërshtuar këtë metodë, ata kanë mbetur në bishtin e karvanit, janë mposhtur pas krenarisë, u ka futur frika në mesin e tyre pas sigurisë dhe e kanë sulmuar armiqët nga çdo anë.
O ju musliman!
Si ka mundësi që ummeti islam të kërkon shpëtim, kur ka humbur shumë komponente të veta?! Si ka mundësi të synon krenarinë dhe mëkmëbësinë, kur i kanë lënë pas dore bazat dhe kushtet?! Si ka mundësi të shpëtojë një ummet, i cili nuk gjykon me ligjin e All-llahut dhe kur jetën e vet e orineton sipas udhëzimeve tjera?! Si ka mundësi të shpreson shpëtimin nga reziqet, kur i ka lënë pas dore në shumë segmente bazat e përmirësimit, që është urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga të këqijat, në jetën e vet dhe mes fëmijëve të vet?! Si ka mundësi që ummeti të arrijë në krenari dhe zotërim, fitore dhe lumturi, kur muslimanët janë dhënë pas epsheve, duke mos respektuar asnjë rregull të sherijatit të pastër, i cili i rregullon mangësitë dhe e mbron ummetin nga çorodia në çdo sferë?! Si ka mundësi ummeti të shpëton nga fatkeqësitë dhe sprovat që i kaplojnë ithtarët e vet nga vet populli i vet, ata që veprojnë për ta devijuar shoqërinë muslimane, që janë shkak për përhapje të imoralitetit, nëpërmjet programeve të pavlera, të cilat përmbajnë çdo të keqe dhe çdo dëm?! Kurse All-llahu, Zoti ynë, thotë:
“Ata, të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet imoraliteti, ata i pret dënimi i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër. All-llahu di (të fshehtat) e ju nuk i dini”. (En-Nur: 19).
All-llahu na bekoftë me Kur’anin, na bëftë të kemi dobi nga zotëriu i njerëzimit. E them këtë që dëgjuat dhe kërkoj falje për mua, për ju dhe për mbarë muslimanët nga çdo mëkat, andaj edhe ju kërkoni falje prej Tij, sepse ai është Falës dhe i Mëshirshëm.
HUTBEJA E DYTË
All-llahun e falënderojmë për bamirësinë e Tij ndaj nesh, e falënderojmë për suksesin dhe begatitë. Dëshmoj se ska hyjni tjetër përveç Tij, i cili është Një dhe pa ortak, duke e madhëruar Ate dhe dëshmoj se zotëriu dhe Pejgamberi ynë, Muhammedi, është robi dhe i Dërguari i Tij, i cili ka thirur për te kënaqësia e Tij. All-llahu ynë, dërgo salavatet dhe selamet te Pejgamberi, familja, shokët dhe vëllezërit e tij.
O ju musliman!
Ju porosis ju edhe vetveten që të kemi devotshmëri, sepse kjo është porosia e Zotit për mbarë njerëzit, të parët dhe të fundit.
Musliman të nderuar!
Ummeti islam është ummet që ka metodë të qartë, metoda e tij është metodë e udhëzimit dhe besimit, metodë e sherijatit dhe islamit, çdo herë që i kundërshtohet dhe largohet nga rregulli, e godet vuajtja e dynjasë para se të vjen ajo e ahiretit, jeton në dilema dhe kaos, e kaplon vësjtirësia nga çdo anë:
” Nëse u vjen nga Unë udhëzim (libër e pejgamber) kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në Dunja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër). E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër”. (Taha: 123- 124).
All-llahu na ka urdhëruar me një urdhër të madh, i cili na e pastron jetën, e ajo është ta shtojmë dërgimin e salavateve mbi Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Husejn Alu Shejh, Xhamia e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem
Medinë: 12/2/1425
Përktheu: Bekir Halimi
www.alminbar.net,
9.4.2004