Vallë a dini diç për xhehenemin?
Ah, sikur ta dinte populli im se ç’është xhehenmi?!

Zjari, All-llahu na ruajtë nga ai

Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] shpesh lutej dhe thoshte:

“All-llahu im, kërkoj prej Teje xhennetin dhe ajo që më afron te ai, qoftë fjalë ose vepër, dhe strehohem te Ti nga zjari dhe ajo çka më afron te ai, qoftë fjalë ose vepër. Të lus që çdo caktim që e ke bërë për mua të jetë mirë për mua”.

Malik ibn Dinari thoshte:

“Po të gjeja ndihmëtar, do t’i shpërndaja anë e mbanë botës që të thërrasin: o ju njerëz, kujdesuni nga zjari, kujdesuni nga zjari.

Ata Sulejmiu thoshte:

“Kur të përmendet xhehenemi nuk më ëndja as ushqimin e as pijen”.

Tavusit i shtrohej shtrati, shtrihej dhe rrotullohej në te ashtu siç rrotullohet kokrra në tavë. E pastaj ngritej, e drejtohej nga kibleja deri në mëngjes dhe thoshte:

“Përkujtimi i xhehenemit e largoi gjumin nga ata që i frikësohen atij”.

Zjari, vallë e dini se çka është zjarri

Transmeton Imam Muslimi në sahihun e tij nga Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu], i cili tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Do të sjellin atë ditë xhehenemin, i cili do t’i ketë shtatëdhjet mijë frerë, secilin fre do t akapin shtatëdhjet mijë melek për ta tërhjekur”.

1- Nxehtësinë më të madhe ose acarinë më të madhe që e ke përjetuar ndonjëher në jetën tënde dije se ajo është vetëm një frymëmarje e xhehenemit.

Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Është ankaur zjari te Zoti i saj dhe ka thënë: Zoti im, njëra pjesë ma han tjetrën. Atëherë All-llahu i lejoj që të ketë dy frymëmarje: një një dimër dhe një në verë. Kjo është kur e dnieni nxehtësinë më të madhe dhe acarinë më të madhe të zemheririt”. (Buhariu dhe Muslimi).

Abdull-llah ibn Omeri [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Kur të shtohet të nxehtit, namazin falne kur të ftohet, sepse të nxehtit e madh është nga zierja e xhehenemit”. (Buhariu dhe Muslimi).

2- Zjari i dunjasë është një pjesë e shtatëdhjet pjesëve të saja.

Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Ky zjari juaj, të cilin e dhez biri i Ademit është një pjesë e shtatëdhjet pjesëve të zjarit të xhehenemit. I thanë: o i Dërguar i All-llahut! Edhe kjo mjafton. Tha: ajo është edhe ma e nxehtë për gjashtëdhjet e nëntë pjesë, secila pjesë është e nxehtë sikurse nxehtësia e sajë”. (Buhariu dhe Muslimi).

3- Vështirësitë dhe telashet më të mëdhaja që i përjetoni nuk krahasohen me një fundosje në te.

Enes ibn Maliki [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Do të sjellin njeriun që më së shumti është kënaqur, mirëpo që është banor i xhehenemit, Ditën e Kijametit, dhe do ta fusin një her në xhehenem, e pastaj do ti thonë: Biri i Ademit, a ke parë ndonjëher të mira? A të ka kaluar ndonjë kënaqësi? Do të thotë: Jo, vall-llahi, o Zot. Pastaj do të sjellin njeriun që më së shumti ka vuajtur në dunja, mirëpo që e meriton xhennetin, do ta fusin një her në xhennet, e do ti thonë: Biri i Ademit! A ke parë ndonjëherë të keqe? A ke kaluar ndonjë vështirësi? Do të përgjigjet: jo, vall-llahi, o Zot! Nuk kam parë asnjëher vështirësi a të keqe”. (Muslimi).

4- Denimi më i lehtë

Ebu Seid Hudriu [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Njeriu nga banorët e zjarit me denim më të vogël është ai që vishet me këpucë të zjarta, nga nxehtësia e tyre vlojnë trutë”. (Buhariu).

5- Në te do të hyjnë edhe njerëz pa llogari.

Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Do të del nga zjari një qafë, e cila ka dy sy që shohin, dy veshë që dëgjojnë dhe gjuhë që flet, e do të thotë: jam autorizuar për tre lloj njerëzish: për secilin tiran kryeneç, për secilin që i lutet edhe tjetërkujt përveç All-llahut dhe për vizatuesit”. (transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu, kurse shejh Albani thotë se hadithi është sahih).

6- Xhehenemi është shumë i thellë.

Utbe ibn Gazvani transmeton nga Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem]:

“Një shkamb i madh do të hudhet nga buza e xhehenemit, e do të fluturon në te shtatëdhjet vjet pa arritur në fund”. (transmeton Tirmidhiu, kurse shejh Albani ka thënë se hadithi është sahih).

Kurse Enesi tregon një hadith merfu’:

“Poqëse hedhet një gurë sa shtatë hilafate hidhen nga buza e xhehenemit, do të fluturojnë shtatëdhjet vite, pa arritur në fund”. (transmeton ibn Hennadi, kurse shejh Albani thotë se është hadith sahih).

Na shpëto o Zot, na shpëto.

7- Xhehenemi nuk ngopet.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“(Përkujto) Ditën kur Ne Xhehennemit i themi: “A je mbushur?” E, ai thotë: “A ka ende?”. (Kaf: 30).

Enes ibn Maliku [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Do të vazhdohet të hidhen njerëz në xhehenem, kurse ajo vazhdimisht thotë: “åóáú ãöäú ãóÒöíÏò”- “a ka ende”, gjersa ta vëndon mbi te Zoti i Krenarisë këmbën e vet, e ajo të mbledhet palë palë e të thotë: mjaft më, mjaft më, pasha Krenarinë dhe Bujarinë tënde. Kurse në xhennet do të mbetet edhe më tej tepricë, për të cilën All-llahu do të krijoj krijesa, të cilat do ti banojë në tepricën e xhennetit”. (Buhariu dhe Muslimi).

8- Xhehenemi i ka shtatë dyer.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“E s’ka dyshim se Xhehennemi është vendpremtimi i të gjithë atyre. Ai (Xhehennemi) i ka shtatë dyer, çdonjëri prej tyre ka shtegun (derën) e caktuar (nëpër të cilën do të hyjë)”. (El-Hixhr: 43- 44).

9- Ushqimi i banorëve të xhehenemit është zekumi. Vallë a e dini se ç’është zekumi?!

Ibn abbasi [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Poqëse një pikë e zekumit pikon në këtë botë, do tua prishte njerëzve tërë jetën e tyre, vallë si është puna e tij, që këtë e ka ushqim?!”. (transmeton Tirmidhiu, shejh Albani thotë se hadithi është sahih).

Ebu Derda [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Banorët e xhehenemit do të uriten. Harojnë denimin në të cilin gjinden dhe kërkojnë ndihmë në ushqim, e u jipet ndihma ushqim nga barishte me ferra helmuese, i cili as nuk trash e as nuk ngop. Sërish kërkojnë ushqim, e u jipet ushqim nga therrat. Ju kujtohet se në dunja ata ushqimin e dërgoni te poshtë në fyt me ujë, andaj kërkojnë ujë, atëhere u jipet valë e nxehtë, i cili u derdhet nga kazanat e hekurt, e kur u afrohet fytyrs, ua djeg fytyrën, e nëse u depërton në ushqim ua bënë barkun copë copë. Atëherë thonë; thërritni mbikqyrësit e xhehenemit, kurse ata do tu përgjigjen: a nuk ju erdhën pejgamberët më fakte. Do të thonë: gjithsesi. Atëherë do tu thonë: lutuni, e lutja e pabesimtarëve është e kotë. Do të thonë: thërritne Malikun. Do t’i drejtohen atij duke i thënë: Malik le të le të na shkatërron Zoti jot. U përgjigjet: ju do të mbeteni këtu”. A’meshi tregon: më ka ardhur lajmi se mes lutjes së tyre dhe përgjigjes së Malikut kalojnë njëmijë vjet. Do tu thuhet: lutne Zotin tuaj, sepse askush s’është më i mirë se sa Zoti juaj. Atëherë do të thonë: “Zoti ynë. Na zotëroi fatkeësia jonë, e ishim popull i lajthitur. Zoti ynë, na nxjer nga kjo, e nëse kthehemi atëherë jemi zullumqar. Atëherë u përgjigjet All-llahu: “Heshtni e mos flitni”. Në këtë moment u humbin të gjitha shpresat nga çdo e mirë dhe fillojnë të vajtojnë, mjerohen dhe t’ju vjen keq”. (Tirmidhiu).

Vëllezër

Çka pastaj?!

A nuk duhet nxituar në pendim para se të vdesim që të garantohemi nga e keqja e xhehenemit?1

Vëlla, qaj për mëkatin tënd sot, para se ta qajsh nesër me gjak.

Ebu Musa [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Banorët e zjarit do të qajnë, saqë edhe anija mundet të lundrojë në lotët e tyre. Ata do të qajnë me lotë gjaku”. (transmeton Hakimi, kurse shejh Albani thotë se hadithi është hasen).

Vëllezër

Rujuni nga zjari, sepse nuk e dini se sa vështirë është atje!

Rujuni nga zjari duke bërë mes jush edhe zjarit pengesë!

Ofroni flijime tani para se të ikë mundësia!

Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Bëni mes jush dhe zjarit pengesë, po qoftë se edhe me një gjysmë hurme”. (Taberaniu, hadithi është sahih).

Edhe për fund disa ajete që flasin për banorët e xhehenemit:

“Po disa prej tyre i besuan atij (Muhammedit), e disa e refuzuan. Për ta mjafton zjarri i Xhennemit. Është e vërtetë se ata që mohuan argumentet Tona, do t’i hudim në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne ndërrojmë lëkura të tjera që të shijojnë dënimin. All-llahu është i plotëfuqishëm, i drejtë. ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t’i fusim në Xhennet nën të cilin burojnë lumenj, ku do te jenë përgjithmonë. Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme”. (en-Nisa: 55- 57).

“O bijtë e Ademit, juve ju vijnë të dërguar nga mesi juaj, ju përkujtonë faktet e Mia (shkoni pas tyre). E kush ruhet dhe përmirësohet, për ta s’ka as frikë as s’kanë përse të pikëllohen. E ata që i konsideruan të rreme faktet tona dhe kryelartësi u larguan prej tyre, ata janë banues të zjarrit dhe në të janë përjetë. Kush është më mizor se ai që trilin shpifje ndaj All-llahut, apo i përgënjeshtron argumentet e Tij? Ata e arrijnë pjesën e tyre që u është caktuar (në shënime) deri kur t’u vijnë atyre të dërguarit tanë (mekaiket) t’ju marrin shpirtine u thonë: “Ku janë ata që pos Zotit i lutshit?” Ata thonë: “Kanë humbur prej nesh” dhe ashtu dëshmojnë për vete se ishin mohues (kafira). (All-llahu) Ju thotë: “Hyni në Xhehennem me atë popull që ishte para jush nga xhinët dhe nga njerëzit (e që ishin si ju). Sa herë që një gruphyn në të, e mallkon atë të mëparshmin derisa kur të arrijnë në të të ggjithë, grupi i fundit i tyre thotë për grupin e parë: “Zoti ynë, këta (pari) na kanë humbur neve (nga rruga e drejtë), pra shtoju dënimin me zjarr atyre!” (All-llahu) Thotë: “Për secilin (grup) është (dënimi) i shtuar, por ju nuk po dini. Të parët e tyre (paria) të mbramëve të tyre ju thotë: ” Ju nuk keni përparësi ndaj nesh (pse vetë keni bërë kufur), shijone pra dënimin për atë që e fituat!” Nuk ka dyshim se ata që përgënjeshtruan argumente Tona dhe nga mendjemadhësia u larguan prej tyre, atyre nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në Xhennet deri të përbirojë devja vrimën e gjilpërës. Ja, kështu i shpërblejmë kriminelët. Për ata është përgattitur shtrat nga zjarri dhe mbulojë (mga zjarri). E kështu pra i shpërblejmë zullumqarët. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e Ne as që obligojmë ndoken çka nuk ka mundësi (të veprojë), të tillët janë banues të Xhennetit dhe në të janë përgjithmonë. Nga zemrat e tyre kemi hequr (kemi zhdukur) çdo gjë që ishte krijuar nga zilia (nga urrejtja), janë në Xhennet, ku rrjedhin lumenj, e ata thonë: “falënderojmë All-llahun që na udhëzoi për këtë (për iman, për punë të mira,na hoq zilinë, na futi në Xhennet), pse sikur të mos na drejtonte All-llahu, ne nuk do të dinim të udhëzoemi. Vërtet, të dërguarit e Zotit na e thanë të vërtetën dhe ne i besuam!” E atyre u drejtohet thirrje: “KY është Xhenneti, iu dha juve për atë që vepruat. Ata të Xhennetit i thërrasin (i pyesin) banuesit e zjarrit e u thonë: “Ne e gjetëm të vërtetë atë që na e pat premtuar Zoti në, e ju (banues të zjarrit) a e gjetët të vërtetën atë që pat premtuar Zoti juaj?” Ata (banuesit e zjarrit) thonë: “Po”. Atëherë në mes të tyre (mes dy grupeve) thërret një zë: “Mallkimi i All-llahut qoftë mbi zullumqarët!””. (El-A’raf: 35- 44).

“9:34. O ju që besuat, vërtet një shumicë e parisë fetare e jehudive dhe e të krishterëve, në mënyrë të paligjshme e hanë pasurinë e njerëzve dhe pengijnë të tjerët nga rruga e All-llahut. Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e All-llahut, lajmëroji për një dënim të dhëmbshëm.

9:35. Atë ditë kur ajo (pasuri e deponuar) fërgohet në prushin e Xhehennemit, e me të (ashtu zharavë) lyhen ballët, anët dhe shpinat e tyre (do t’u thuhet): “Kjo është ajo që e dispozituat për veten tuaj, pra shijoni atë që e depozitonit!””. (Et-teube: 34- 35).

“Ata që mohuan të dërgarit e vet thanë: “Për Zotin, ne do t’ju dëbojmë nga vendi ynë, ose ju domosdo do të ktheheni në fenë tonë!” E atyre (të dërguarëve) Zoti u shpalli; Ne gjithqysh do t’i shkatërrojmë zullumqarët. Dhe pas tyre Ne do t’ju vendosim në atë tokë. E këtë (ndihmë) për atë që i frikësohet pranisë Sime dhe i frikësohet dënimit Tim. Ata (të dërguarit) e kërkuan ndihmën, ndërsa çdo kryelartë idhnak pësoi dështim. E pas tij (kryelartit) është Xhehennemi, në të cilin i jepet ujë të ndyrë (që rrjedh prej lëkurave të djegura. Përpiqet ta përbijë, po nuk mund ta gëlltis atë, atij i vjen vdekja nga të gjitha anët (sipas shenjave shkatërruese), po ai nuk vdes (e të shpëtojë prej vuajtjeve), atë e pret dënim shumë i rëndë. Shembulli i veprave të atyre që nuk besuan është si hiri, të cilin me puhi e shkapërderdh era në ndonjë ditë të stuhishme, e ata nuk mund të realizojnë asgjë nga veprat që kanë bërë, e ky është ai dështimi i madh”. (Ibrahim: 13- 18).

Kjo është pjesa e fundit nga ky material.

p.s. Origjina e materialit është e shejh Muhamed Husjen Jakub, mirëpo unë e kam përpunuar, duke mënjanuar ose duke shtuar, ashtu siç kam menduar se është më mirë.

Përshtati: bekir halimi

Bekir Halimi,
24.10.2002