- Ai që e njeh veten e vet, nuk do të merret me të metat e të tjerëve, por me përmirësimin e vetvetes.
- Dy gjëra e shkatërrojnë zemrën: siguria dhe gafleti.
- Kur zemra të bëhet e vrazhdë, syri thahet.
- Mendjes i kthehet qeverisja vetëm atëherë kur të çlirohet nga pushteti i epshit.
- Njeriu nuk është ndëshkuar me diç më të madhe se vrazhdësia e zemrës.
- Paaftësia është ortak i privimit.
- Sinqeriteti dhe dashuria për lëvdata e fjalë miradije nuk bashkohen në një zemër.